Drangue
Geek
Në Klinë u be shugurimi i Kishës “ Zoja e Këshillit të mirë
Klinë, 22 maj - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi, të dielën e ka quajtur Klinën kryeqytet të tolerancës fetare, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit. “ Klina është kryeqytet i tolerancës fetare, bashkëjetesës dhe mirëkuptimit. Ky është shembulli me i mire i bashkëpunimit si vëllezër të një gjaku”, këto kanë qenë komentet e kryeministrit Thaçi, i cili bashkë me deputetin e PDK-së Berat Buzhala, ka marrë pjesë ne shugurimin ( bekimin ) e Kishës Katolike Shqiptare “ Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. Sipas kryeministrit, në Kosovën e re do të ketë vetëm ditë të mira dhe se kjo që kemi sot arrihet vetëm me një harmoni siç e kemi krijuar deri me tash dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.
Personalitete të shumta të jetës politike e ushtarake nder ta edhe komandanti i KFOR-it Erhard Buhler kanë marrë pjesë në ketë manifestim të madh që është përcjelle me një meshe të shenjte që e ka udhëhequr Ipeshkvi i Ipeshkevisë së Kosovës Dodë Gjergji. Ky i fundit ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e këtij tempulli ku do të lutën besimtarët. Me ketë rast ai e ka shpallur kumbare të kësaj kishe ish komandantin e KFOR-it gjermanin gjeneral Roland Kather. “ Ju gjeneral keni dhëne një kontribut të madh në ndërtimin e kësaj kishe, keni dhuruar kryqin, përherë do ta kujtojmë veprën tende, jemi tepër të lumtur që ke pranuar të jesh kumbara i kësaj kishe”, ka thënë Dodë Gjergji i cili i ka dhuruar me ketë rast gjeneralit gjerman një dhuratë me hartën e Kosovës.
“ Për mua sot është një dite e madhe. Ju realizuat një mision një mrekulli, simboli i tolerancës është realizuar sot në ketë vend. Klina e ka shtëpinë e vet të takimit me zotin”, ka thënë ish komandanti i KFOR-it në Kosovë Kather i cili është shprehur tepër i lumtur me nderin që i është bërë. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, me ketë rast ka thënë se zoti është i pranishëm në jetën tonë kudo dhe ai na udhëzon që të gjithë të jetojmë mirë. Ai porositi që të jemi në shërbim të njëri tjetrit dhe bashkërisht ti ndajmë të mirat dhe të këqijat. “ Në të kaluarën kemi vuajtur shumë, nuk dëshirojmë të kthehemi mbrapa, ky vend duhet të jete tempull ku kumbon zëri i zotit. Do të mësoni të jetojmë ndershëm me dinjitet, do të mësoni si ta doni zotin dhe të ndihmoni njerëzit. Të mirat që i kemi nuk janë pronë e jona por dhurate e zotit që duhet ti gëzojmë bashke sidomos me ata që nuk kanë. Duhet të jemi promovuës të paqes”, tha Dome Gjergji sipas të cilit ky tempull është vend strehim i së mirës, moralit, të drejtës, dashurisë familjare, besnikërisë, dashurisë ndaj kombit dhe ruajtjes së familjes. Ai uroi që çdo njeri të gëzoj paqen, gëzimin dhe lumturinë.
Në Klinë u be shugurimi i Kishës “ Zoja e Këshillit të mirë” - Kosovë - Lajme - Koha Net
_________________________________________________________________
Kurz und bündig: Thaci hat heute sozusagen Klina als Hauptstadt der religiösen Toleranz und des Zusammenlebens gekürt und die Bewohner gelobt, die trotz unterschiedlichem Glaubensbekenntnis zusammenhalten.