Die Gegenmaßnahmen für Serbien und Bosnien haben uns wohl sehr geholfen
Reciprociteti rriti 20% punësimin
Sipas Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) që nga fillimi i masave të reciprocitetit me Serbinë e Bosnjën është rritur numri i të punësuarve në vend për 20 %. Kreu i AKB-së, Agim Shahini, këtë shifër e ka bazuar duke iu referuar një hulumtimi që kanë bërë me bizneset, anëtarë të AKB-së dhe konsumatorë.
Ai ka shtuar se prodhimi është në drejtim të rimëkëmbjes, bizneset tregtare kanë treguar fleksibilitet në gjetjen e partnerëve të rinj dhe zëvendësimin e shpejtë të mallrave nga Serbia dhe Bosnja.
Hulumtimi gjithashtu nxjerr në pah se numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimtarisë është rritur me 40 %, në industrinë ushqimore me 12 %, te transporti me 20 %, te tregtia dhe shërbimet me 10 %.
Sipas Shahinit, reciprociteti ka ndikuar në ngritjen e lehtë të çmimeve, ndërsa ka shtuar se mungesa e mallrave serbe nuk ka çrregulluar tregun dhe as nuk ka mungesë të produkteve.
Shahini ka pohuar se Kosova nga kjo situatë po përfiton si në aspektin ekonomik, duke ndaluar evazionin fiskal tash e 12 vjet dhe po i ndalon humbjet me miliarda euro në këtë periudhë, ndërsa në aspektin politik po tenton që të vërë nën kontroll tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se duke iu referuar shifrave të hulumtimit, del se bizneset pozitivisht e kanë pritur vënien e masave të reciprocitetit dhe se pos rritjes së punësimit, vënia e masave të reciprocitetit ka ndikuar në uljen e importit nga Serbia në masën prej 99 %.
“Prodhimi vendor është rritur rreth 20 %, po ashtu edhe punësimi në kompanitë vendore është rritur rreth 20 %, besimi te prodhuesit vendorë është rritur me 55 %, njëkohësisht është rritur për 96 %, por importi nga Serbia ka rënie 99 %”, ka thënë ai.
Shahini ka shtuar se te materiali ndërtimor është një mungesë më e theksuar, te lënda e parë, paketimi dhe po ashtu dhe te disa medikamente. Duke elaboruar pyetjen e hulumtimit në fjalë se konsumatorët a kanë besim në prodhim vendor, në krahasim me ato të huajat, 55 % deklarojnë që është rritur besimi, 20 % thonë jo, kurse 25 % deklarohen që nuk kanë përgjigje.
Në pyetjen se nga cilat vende i preferoni produktet më së shumti, përgjigjet e konsumatorëve ishin se 40 % nga BE-ja, 40 % nga Kosova, 10 % nga Azia dhe 10 % nga vendet e tjera.
AKB-ja ka pyetur konsumatorët edhe se a ishte vendimi i drejtë i Qeverisë për marrjen e pikave 1 dhe 31 nën kontroll, dhe 95 % kanë deklaruar që po, 3 % jo dhe 2 % janë shprehur se nuk e dinë.
Ndryshe, hulumtimi i AKB-së i prezantuar të mërkurën është zhvilluar nga periudha 21 korrik deri më 5 gusht, ku numri i kompanive që janë pyetur ka qenë 450, kurse numri i konsumatorëve 200, në 8 komuna të Kosovës.
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/31734/reciprociteti-rriti-20-punesimin/