Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Partei Aleanca Kuq e zi

  • Ersteller Ersteller Hamëz Jashari
  • Erstellt am Erstellt am
kann jemand AlbNYC von hier bannen kann doch nicht sein dass er alle albanischen Threads vollspammt.
Am Besten alles was nicht zum Thema gehört löschen.
 
Spahiu: PD e PS pjella të komunizmit, partia AK erë ndryshimesh
spacer.gif

spacer.gif
spacer.gif
51225_1.jpg
TIRANË-Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu deklaroi sot gjatë një emisioni televiziv se më muajin Maj te ketij viti do të zhvillohet Kongresi i Aleanca Kuq e Zi ku do të përzgjidhen delegatët e partisë.
Spahiu theksoi se shndërrimi në forcë politike për këtë lëvizje ishte në kohën dhe momentin e duhur.
“E kisha deklaruar se në momentin kur Aleanca Kuq e Zi do të kthehej në parti politike unë do të largohesha nga detyra. Përpara vizitës në Uashington unë dhashë dorëheqjen dhe njëkohësisht vizita përkonte me 17 shkurtin që është një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët.”.

Ai akuzoi se PS e PD janë pjella të komunizmit ndërsa Aleanca Kuq e Zi do të jetë erë ndryshimesh në politikën shqiptare. Sipas tij, në Shqipëri sot ka vetëm pjella të regjimit të Ramiz Alisë që janë hapur në dy parti kryesore qoftë PS apo PD duke krijuar një sistem antikushtetues një mënyrë për të eliminuar kundërshtarët politikë.
“Aleanca Kuq e Zi vjen si një erë ndryshimesh që kërkon të pastrojë këtë skenë të politikës nga uji i ndotur që fatkeqësisht e ka emrin pluralizëm por është një pluralizëm fiktiv. Kemi lidership të trashëguar nga komunizmi, kemi disa pjella nga Ramiz Alia që kanë marrë rol të majtë dhe të djathtë dhe kanë konsoliduar disa rregulla demokratike dhe kanë krijuar nëpërmjet një sistemi proporcional të kontrollueshëm duke elimininuar gjithë kundërshtarët e tjerë politikë”, u shpreh Spahiu.

“Procesi zgjedhor në Aleancën Kuq e Zi do të jetë nata me ditën në krahasim me këto parti”, tha ai.

Sistemi i drejtësisë
Spahiu theksoi se sistemi i drejtësisë ka shumë probleme me korrupsionin ndërsa vuri në dukje se në Shqipëri politika e kontrollon komplet këtë sistem.
“Sistemi i drejtësisë nuk po mund dot të pastrojë klasën politikën nga llumi i korupsionit. Socialistët dhe demokratët kontrollojën komplet sistemin e drejtësisë. Në bankën e të akuzuarve nuk është dënuar asnjë politikan, dhe kur ka ndodhur është kontrolluar politikisht cështja. Cfarë bën mafia më shumë? Atje ku sistemi politik godet sistemin e drejtësisë kemi të bëjmë me një sistem që del jashtë kontrollit”.

Spahiu më pas thekson se kërkesa për dorëheqjen e tij si nënkryetar i Këshillt të Lartë të Drejtësisë nuk ështe e para nga qeveria 'Berisha'.
“Në muajin e tretë të mandatit tim pasi shkarkova tre gjyqtarë që i kishin dhënë pafajsinë Mihal Delijorgjit u kërkua shkarkimi im dhe KLD-ja dha përgjigjen kësaj kërkese. Kam patur presione të shumta që dëshironin të vinin nën kontroll sistemin e drejtësisë. Kam qenë vazhdimisht nën presione dhe këtë e thonë mjaft qartë edhe kabllogramet e Uikiliks”, tha Spahiu.

(d.b/BalkanWeb)
 
Zurück
Oben