Lorne Malvo
Biden 2020
| Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë të mërkurën propozoi që gjuha kineze të mësohet si gjuhë e dytë e huaj në shkollat shqiptare. Duke prezantuar projektligjin e ri për arsimin parauniversitar, Berisha tha se ky dokument parashikon edhe zyrtarizimin e mësimit të gjuhëve të huaja në Shqipëri, përveç anglishtes dhe frëngjishtes, që janë gjuhë kryesore të huaja. Një nga gjuhët që duhet shtuar, sipas kryeministrit, është edhe ajo kineze. "Shqiptarët janë poliglotë të lindur. Askush nuk ka aparatin e të folurit më me lehtësi të gjuhëve si shqiptarët, qoftë grupi anglo-sakson, apo sllav e kinez. Shqiptarët të hapen më shumë ndaj gjuhës kineze dhe kjo gjuhë bashkë me atë spanjolle të zyrtarizohen si gjuhë të dyta", tha kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë, i cituar nga mediat e Tiranës. Sipas kryeministrit Berisha, në projektligjin e ri, të hartuar sipas rekomandimeve të OECD-së dhe BE-së, vendosen në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit. (Nga CRI) Kryeministri Berisha kërkon mësimin e gjuhës kineze në shkollat shqiptare |
[TD="width: 100%"][/TD]
[TD="class: defaultfont, width: 100%, align: justify"][/TD]