Kastrati: Dua Shqipërinë!
Posted date:
April 01, 2013

aSport – Sulmuesi i ri shqiptar, Flamur Kastrati, ka shprehur dëshirën e tij që të luajë me Kombëtaren shqiptare. Ndonëse ka luajtur me të gjithë reprezentacionet e Norvegjisë, përveç skuadrës A, Flamuri thotë se dëshira e tij është që tani të luajë me Shqipërinë.
Duke folur për gazetën Tribuna, sulmuesi i gjermanëve të Erzgebirge Aue
ka thënë se gjithmonë ka pasur interesim të veçantë për të luajtur me Shqipërinë. “Unë edhe më parë kam shprehur interesim që të luajë me Kombëtaren shqiptare. Unë jam një shqiptar dhe dua të luajë me vendin tim. Gjithsesi, ende nuk ka asgjë konkrete.
Ditëve të fundit nuk kam pasur kontakte nga Federata Shqiptare e Futbollit, mirëpo kam dëgjuar se ata janë të interesuar për mua”, u shpreh Kastrati. Ky i fundit është pjesë e rregullt e Norvegjisë U21, me të cilët vetëm kohë më parë shënoi gol dhe atë kundër Spanjës.