[h=1]Lista ‘Serbia’ kapitullim për Kosovën[/h]
Prishtinë E enjte, 05 Shtator 2013 15:03
KosovaPress
Pjesëmarrja e kandidatëve serbë për kryetarë të katër komunave veriore nga lista e përbashkët unike e quajtur ‘Serbia’, për zgjedhjet lokale të nëntorit që do të mbahen në vendin tonë, do të jetë kapitullim për shtetin e Kosovës. Kështu ka vlerësuar për Kosovapress, Adem Demaçi.
Po ashtu, sipas Demaçit, me zgjedhjet që do të organizohen në veri të vendit, Kosova do të dalë humbëse, ndërsa ajo që do të fitojë, sipas tij, do të jetë Serbia.

“Nëse del një listë me emrin Serbia do të jetë mjaftë e rrezikshme. Sepse këta me këtë gjë po vlerësojnë se këtu është Serbi. Dhe, nëse lejohen që të marrin pjesë me atë listë është një kapitullim. Këto votime janë shumë të dëmshme për neve dhe ne nuk fitojmë asgjë, ndërsa Serbia do të dal fituese nga këto zgjedhje”,
Duke folur për vendimin e KQZ-së për heqjen e simboleve shtetërore nga fletëvotimet, Demaçi është i sigurt se ky vendim nuk është i KQZ-së, po sipas tij, kjo është si pasojë e marrëveshjes së Brukselit. "KQZ-ja nuk e hoqi logon. Këtë punë e bëri vendimi që është marrë në Bruksel. Nuk po më vjen mirë që kryeministri po mundohet të fajëson KQZ-në. E KQZ-ja dihet se është instrument i pushtetit që i zbaton urdhrat që i vien. KQZ-ja nuk ka mundur t’i ngul këmbët e të thotë se nuk i heq, sepse kishin ‘fluturuar” të gjithë dhe kishin ardhur të tjerë. Kryeministri e të tjerët po lëshojnë pe. Evropa po ia plotëson të gjitha kërkesat Serbisë, me qëllim që ta përfshijë Serbinë në BE dhe NATO”, ka pohuar ai.
Sipas Demaçit, përpjekjet e BE-së për ta përmirësuar Serbinë janë të kota, përderisa në krye të saj të jenë 'fashistët dhe kriminelët', që sipas tij, nuk njohin gjuhë tjetër përpos urrejtjes dhe dhunës./Kosovapress/