Ilir B
UNITED STATES OF ALBANIA
Statement für FSHF von TKZ mit Absprache mit Plisat: beleidigende, rassistische Forderung. Die Fans werden sich nicht trennen, entweder alle oder gar keiner nach Belgrad!
DREJTUAR FEDERATES SHQIPTARE TE FUTBOLLIT
Pas lajmeve të fundit lidhur me pjesëmarrjen ose jo të tifozëve shqiptarë në ndeshjen Serbi – Shqipëri më 14.10.2014, përfaqësuesit e Tifozave Kuq e Zi dhe Plisat, pas një takimi të përbashkët, dolën me këtë deklaratë:
Pas përpjekjeve të shumta të Federatës serbe të futbollit për shmangien e udhëtimit të tifozëve shqiptarë në Beograd, sot erdhi edhe një kusht që përveçse është absurd, tall tifozerinë dhe federatën shqiptare të futbollit.
Kushti i vënë nga autoritetet serbe për shitjen e biletave vetëm dhe ekskluzivisht për personat që janë të pajisur me pasaportë shqiptare është përçarës, fyes dhe i papranueshëm për ne.
Qëndrimi jonë i përbashkët është që Federata Shqiptare e Futbollit të mos pranoj kushtet e federatës serbe që bëjnë diskriminimin e tifozëve shqiptarë në bazë të nënshtetësisë, përndryshe vet FSHF-ja po vihet me ose pa qëllim në krah të këtyre kushteve raciste.
Andaj, i bëjmë me dije FSHF-së se në Beograd tifozët shqiptarë nuk ndahen, ne do të udhëtojmë ose të gjithë bashkë, ose asnjë!
Për fund, ju bëjmë me dije se organizimi jonë për ndeshjen e 14 tetorit veçse është në pikun e tij dhe se nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën e pamohueshme që të jemi në krah të Kombëtares tonë.