Shqipëria fton Ylli Cërmjanin
Ylli Cërmjani është anëtari më i ri i Kombëtares shqiptare. Mesfushori shqiptar i lindur dhe rritur në Gjermani, aktualisht luan me FC Ingolstdt U23.
Në një bisedë për portalin asport.info, 18 vjeçari me origjinë familjare nga Gjakova shpreh falenderimin për shtetin gjerman për gjithçka çfarë ata i kanë ofruar dhe për siç thotë ai , kushtet fantastike që i janë mundësuar.
Cërmjani flet edhe për kontaktin me krerët e FSHF-së për afrimin e tij ne Kombëtare, “Kontaktin e parë me FSHF e kam patur përmes menaxherit tim, ai ka folur me Altin Lalën (trajnerin e Kombëtares U19). Më pas jam ftuar në grumbullim me datë 16 prill, ku pritet të përgaditemi për dy ndeshjet kundër Bosnjës, më 21 dhe 23 prill.
Por cffarë e shtyri një djalosh të lindur e rritur në Gjermani të pranonte ftesën e Shqipërisë?, Cërmjani thote se e dëgjoi zemrën e tij, pavaresisht që jam krijuar dhe rritur si futbollist në Gjermani unë jam shqiptar dhe zemra ime rreh kuq e zi, e zgjedha Shqipërinë ngase është më shumë se ëndërr e imja është thjesht obligim që çdo futbollist shqiptar të jetë pjesë e Komëbtares kuq e zi.