Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Filmi "10 Shkurti"

Jeta e zhveshur, ose pse vrasja nuk është krim

Problemi i teoreticientëve dhe librave të njohur (si Agamben, Zizek, pastaj librat si Empire, Homo Sacer, Orientalism...) është se ata më shumë citohen dhe përmenden se sa që lexohen. Kjo është faza më e lartë e eksploatimit të teorisë dhe mendimit në tërësi. Madje më e rrezikshmë se sa keqinterpretimi i qëllimshëm ose leximi i pjesërishëm i teksteve teorike. Kohëve të fundit, është bërë e modës të shohim “konstruktime të diskurseve” të cilat janë rezultat i mosleximit por i citimit, ose i leximit të pjesërishëm por keqinterpretimit të (pa)qëllimshëm. Dhe çka fitojmë si rezultat është: eksploatimi i teorive emancipuese për të racionalizuar të tanishmen.

Çështja është se cila është e tanishmja jonë politike, ekonomike e kulturore? Në realitetin tonë politik, shumë shpesh, gjërat shfaqen në të kundërtën e tyre: eksploatimi si barazi, dominimi si demokraci, etj. Kur flitet për Agambenin dhe konceptin e tij për “jetën e zhveshur” – kjo nuk shkëputet nga koncepti i gjendjes së jashtëzakonshme. Ose, kur shkruhet për Zizekun, të gjithë e kritikojnë atë (mes tjerash) për thirrjen e tij për dhunë, edhe pse siç shihet nga interpretimi, askush nuk e ka lexuar librin e tij të fundit “Violence”(Dhuna).
Andaj, të provojmë që nëpërmjet Agamben ta lexojmë realitetin shoqëroro–politik të Kosovës. Libri i tij, besoj më i njohuri, “Homo Sacer: Fuqia Sovrane dhe Jeta e Zhveshur” (1998) fillon me analizën e sovranitetit. Paradoksi i sovranitetit, thotë Agamben konsiston në pozitën e dyfishtë të sovranit përbrenda dhe jashtë rendit juridik. Agamben niset nga teoria e Carl Schmitt se sovrani është ai i cili vendosë për gjendjen e jashtëzakonshme (Political Theology, 2005). Sipas Schmitt, kjo do të thotë se sovrani është ai të cilit rendi juridik ia garanton fuqinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe rrjedhimisht suspendimin e validitetit të vet rendit. Kjo do të thotë që, sovrani qëndron jashtë rendit juridik sepse e deklaron gjendjen e jashtëzakonshme, sidoqoftë ai është po ai rend, sepse varet prej tij nëse do ta suspendon kushtetutën apo jo. Sipas Agamben, ky paradoks formulohet kështu: “ligji është jashtë vetvetes”, ose “Unë, sovrani, që qëndroj jashtë ligjit, deklaroj se jashtë ligjit nuk ekziston asgjë”. Fjalinë e fundit e dëgjojmë për çdo ditë nga fuqia sovrane në Kosovë pra, nga administrata ndërkombëtare, që nga viti 1999 e tutje. Po këtë fjali e dëgjuam edhe me 10 shkurt 2007. Sovrani vrau dy dhe plagosi mbi 80 vetë. Pastaj, na thanë se është zbatuar ligji. Siç thotë Schmitt, sovrani e prodhon dhe e garanton situatën në totalitetin e vet.

Në Republikën e Kosovës fuqia sovrane padyshim se nuk janë qytetarët e Kosovës. Si qëndrojmë ne karshi fuqisë sovrane? Ne nuk jemi subjekti i sovranit – qytetarët e Kosovës gëzojnë statusin e objektit në raport me fuqinë sovrane, e cila tani na shfaqet në formën e një dokumenti politiko–juridik të quajtur Plani i Ahtisaarit. Pozita e këtij Plani është e dyfishtë: ai ekziston si burim i së drejtës së Republikës së Kosovës, dhe në te njejtën kohë ai materializohet në rendin juridik, duke u bërë vet rendi juridik. Plani i Ahtisaarit, si ligji suprem i Kosovës, qëndron jashtë rendit juridik të vendit, dhe deklaron se jashtë ligjit nuk ekziston asgjë. Garanti i implementimit të tij në rendin juridik është vet Plani, nëpërmjet agjentëve politik si ICO dhe aparateve represive si KFOR dhe EULEX. Në analizën e tij për fetishizmin e mallit, Marksi thotë se në vështrimin e parë, malli duket si një gjë shumë e thjeshtë dhe banale. Por, analiza e tij tregon se “ai është një gjë tepër e ngatërruar, plot kleçka metafizike dhe dredhira teologjike”. Kjo vlenë edhe për KFOR-in? Në vështrimin e parë, gjithçka duket në rregull me KFOR-in: thonë se është këtu për ne, për të garantuar siguri dhe paqe për të gjithë banorët e Kosovës. Dhe pikërisht këtu është problemi. Në emër të sigurisë, KFOR-i kryen aksione policore nëpër Kosovë – këto aksione kanë status mbi–ligjor. Pjesë e aktivitetit të KFOR-it janë arrestimet, bastisjet, pikat e kontrollit nëpër rrugë, etj, por ai nuk i përgjigjet asnjë autoriteti. Prandaj, misioni i tij nuk e përfshinë “mbrojtjen” (që është roli primar i një ushtrie) por “sigurinë”, që dmth i ka duart e lira për të kryer çfarëdo veprimi, që e sheh si të nevojshëm për “ruajtjen e sigurisë” në Kosovë. Rrjedhimisht, KFOR-i është elementi qenësor i gjendjes së përhershme të jashtëzakonshme që ekziston në Kosovë.

Çka do të thotë kjo? Të kthehem përsëri tek vrasjet në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007. Qytetari i Kosovës e gëzon statusin e Homo Sacer. Agamben e merrë termin Homo Sacer nga traktati Mbi rëndësinë e Fjalëve të Festus-it. Sipas interpretimit në të drejtën Romake, Homo Sacer ishte njeriu i gjykuar për një krim – nuk është e lejuar të sakrifikohet ky njeri, por ai që e vret, nuk do të akuzohet për vrasje. Kjo konsiderohet të jetë forma më e vjetër e dënimit në të drejtën Romake. Por, çka është jeta e zhveshur sipas Agambenit? Kujtojeni vrasjen e dy demonstruesve dhe plagosjen e mbi 80 të tjerëve. Këto vrasje nuk përbënin krim. Homo Sacer është njeriu i cili është i zhveshur nga çfarëdo subjektiviteti, vrasja e të cilit nuk përbën krim. Kjo vrasje, sipas Agambenit, nuk kualifikohet si sakrificë, as si ekzekutim, sakrilegj, apo dënim me vdekje. Pra, njeriu është i përjashtuar si nga ligji njerëzor ashtu edhe nga ai i shenjtë. Dhe këtu është thelbi i Agambenit: limiti i sferës së veprimit njerëzor ruhet vetëm në raport me përjashtimin. Kjo është sfera e vendimit sovran, që e suspendon ligjin në gjendjen e jashtëzakonshme dhe kështu e implikon jetën e zhveshur përbrenda saj.

Rrjedhimisht, kur shkruhet dhe flitet për jetën e zhveshur, ajo nuk mund të shkëputet nga gjendja e jashtëzakonshme. Por, në çfarë konteksti shfaqet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë?

Zyrtarisht, Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Praktikisht, Republika e Kosovës është një vend që e ka shpallur pavarësinë por nuk ka sovranitet, nuk ka ushtri, nuk e ushtron pushtetin shtetëror në tërë territorin shtetëror – thënë me një fjalë, Republika e Kosovës nuk funksionin dhe nuk sillet si shtet i pavarur dhe sovran. Dhe këtu hyn në punë Zizeku. Raporti formë – përmbajtje është i rëndësisë primare në Kosovë. Në nivelin formal ndoshta edhe dukemi si shtet. Por, në analizë më të thellë, gjërat nuk duken mirë. Pavarësia e Kosovës e solli përmbajtjen e njejtë (të UNMIK-ut) në një formë të re. Ky është problemi i NewBorn Ideologjisë. Fenomenet të cilat përceptohen si te reja, në fakt ishin në Kosovë përgjatë gjithë kohës (që nga 1999): ndryshimi është vetëm në formën e tyre shoqërore të shfaqjes ose manifestimit. Kjo gjendje e ka një emër dhe ajo quhet kolonizim. Në Të Mallkuarit e Botës, Frantz Fanon thotë se “dekolonizimi nënkupton krijimin e njeriut të ri”. Në Kosovë është krijuar njeriu i ri, por Kosova nuk është dekolonizuar. Përkundrazi, me shpalljen e pavarësisë, në vend se të çlirohemi nga të gjitha strukturat ekzekutive e ushtarake/policore ndërkombëtare, ne u ngarkuam edhe me dy struktura të reja: ICO-në dhe EULEX-in. Por, megjithatë njeriu i ri u krijua: NewBorn Ideologjia e krijoi njeriun e quajtur Kosovarë. Ky është subjekti i ri ideologjik par excellance. Njeri i zhveshur nga të gjitha atributet subjektive, një “figurë e heshtur” (siç thuhet në psikoanalizë). NewBorn Kosovari është produkt i ideologjisë sunduese.

Në një vend të kolonizuar, gjendja e jashtëzakonshme është domosdoshmëri politike për ta mbajtur atë vend të kolonizuar. Jeta e zhveshur është pasojë e natyrshme e gjendjes së jashtëzakonshme. Demonstratat e 10 shkurtit vetëm sa na e konfirmuan këtë. Po bëhen dy vjet nga ato demonstrata. Si mund të arsyetohet ndryshe mosndëshkimi i vrasësve përveç se nëpërmjet gjendjes së jastëzakonshme dhe jetës sonë të zhveshur. Nëse Zizeku bën thirrje për më shumë dhunë, atëherë ne duhet ta lexojmë këtë thirrje si mënyrën e vetme për të dalur nga gjendja e të qenurit të kolonizuar. Toleranca megjithatë nuk po na çliron.
 
sehr schöne unterhaltung....super film.....wie wärs wenn ihr für die anderen dies übersetzt oder soll ich das für euch tun....die sprache der orks fällt mir zwar schwer aber ich kanns versuchen wenn ihr möchtet! :D
 
sehr schöne unterhaltung....super film.....wie wärs wenn ihr für die anderen dies übersetzt oder soll ich das für euch tun....die sprache der orks fällt mir zwar schwer aber ich kanns versuchen wenn ihr möchtet! :D


Am 10 Februar2007 wurden bei Demonstrationen 2 junge Studenten ermordet, einer erblindete völlig und es gab dutzenden Verletzte.

Die Rumänische Polizei verwendete bei ihrer Aktion Gumigeschossen die mit einem Metallmantel umhüllt waren, die in ganz Europa und durch die Menschenrechten der UN-Charte weltweit verboten sind.

Daraufhin reisten albanische Journalisten nach Rumänien,und natürlich, waren die Geschossen auch dort Verboten.

Die Rumänischen Polizisten konnten aufgrund der politischen amnestie ungestraft aus Kosova ausreisen, die rumänische Einheit worin diesen 2 angehörten wurden in Rumänien mit einem Staatsverdienskreuz geehrt.

In Rumänien hat man eben einen anderes Verständnis von Recht.

Zwei Junge unschuldige Studenten sind tot, und einer erblindet, die Verantwortlichen laufen in Rumänien frei herum, und können ihre Aufgaben als Staatsangestellte Polizisten die für Sicherheit und Recht sorgen weiterhin nachgehen.
 
Vetvendosja-Propaganda......

Das heist Vetevendosje;)

Was soll daran Propaganda sein? Verbotene Gummigeschosse mit Metallummantelung sind verbotene Gummigeschosse.

Und dass 2 Studenten dabei umkamen, sind die Folgen solcher Geschosse, und deswegen sind diese Geschosse auch verboten.

was verstehst du daran nicht?

Sorry, aber du bist doch nicht ganz dicht das als Propaganda abzustempeln.
 
Zurück
Oben