Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

“Xhihadi” për BIK

Ciciripi

Sfiduesi Demokrat
Xhabir Hamiti, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, është kandidati i parë i cili ka shfaqur pretendimet për udhëheqjen e BIK-ut, të cilin institucion vazhdon ta udhëheqë myftiu Naim Tërrnava. As ky i fundit nuk i ka fshehur ambiciet edhe për një mandate të ri në krye të Bashkësisë Islame, pavarësisht se Kushtetuta e kësaj të fundit nuk ia lejon një gjë të tillë.
Jozyrtarisht mësohet se për drejtimin e këtij institucioni ekziston një garë e fortë mes klerikëve islamë në vend. Kryesia e Bashkësisë Islame është kritikuar së fundi nga anëtarësia e saj për keqmënaxhim dhe lejimin e radikalizmit islam në Kosovë.
Kandidati për ta marr “timonin” e BIK-ut, Xhabir Hamiti, e ka vlerësuar si të domosdoshme, që siç ka thënë ai, gjërat në BIK-së të vendosen në binar të duhur, pasi, sipas tij, kanë devijuar skjashmërisht së fundi, në mungesë të një riorganizimi të brendshëm administrativ, si dhe të një vizioni dhe vije të qartë karshi besimtarëve dhe opinionit në përgjithësi.
Ai ka thënë se reformimi në BIK mund të bëhet me ndihmën e të gjithëve, me vullnet të mirë dhe të sinqertë, duke paralajmëruar udhëheqësin aktuale se e ka përballë atë (Hamitin) në zgjedhjet e këtij viti.
”Kërkesat e shumë punonjësve të BIK-së dhe të besimtarëve të vendit në përgjithësi, çdo ditë e më shumë po rriten që unë të marr në dorë udhëheqjen e BIK-së gjatë mandatit të ardhshëm…”. Ai ka theksuar se feja islame nuk lejon që brenda saj të ketë grupe radikale apo ekstremiste, por lejon vetëm islamin që në themel ka paqen.
“Tendencat për të ndryshuar qasjen dhe mënyrën e predikimit dhe praktikumit të disa riteve fetare të vijës tonë tradicionale 600 vjeçare, të bazuar në shkollën juridike hanefite tek ne, janë evidente që nga vitet e 1990-ta, pra menjëherë pas rënies së sistemit komunist, kurse ato dukshëm janë rritur në dekadën e fundit. Konsideroj se uniteti fetar për ne është si alfa dhe omega dhe si ajri që frymojmë. Nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë porosi e Zotit, që në emër të fesë të përçahen besimtarët e njëjtës fe dhe të njëjtit komunitet fetar, si dhe as që në emër të fesë të ndihen të kërcënuar e të rrezikuar pjesëtarët e feve tjera”, ka thënë Hamiti.
Radikalizmat dhe eksremizmat në fe, sipas tij, kudo janë devijime, pra nuk janë feja, prandaj si të tilla ai i quan të rrezikshme për gjithë shoqërinë e jo vetëm për predikuesit tradicional autokton.
“Muhammedi a.s detyrë të tij kishte vetëm përkujtimin e mesazhit të Zotit në tokë dhe jo mbizotërimin e zemrave të njerëzve dhe se njerëzit nuk duhet urryer e nënçmuar vetëm pse nuk besojnë etj. Prandaj nëse këto janë porosi të Zotit në Librin e tij, Kur`anin, atëherë të gjitha veprimet të cilat bien në kundërshtim me këto parime dhe mësime nuk kanë mbështetje burimin e parë të Islamit Kur`anin e as praktikën autentike të Muhammedit a.s”.
Kundërshtohet kandidatura e tretë e Tërnavës
Reagimi i Hamitit është përkrahur nga Sindikata e BIK-ut, e cila ka dal pro kandidaturës së tij. Idriz Bilalli, kryesues i Sindikatës së BIK-ut ka thënë se Tërnava ka bërë dy mandate në krye të BIK-ut, e që bëjnë 10 vite, prandaj në bazë të Kushtetutës së BIK-ut, ai thotë se Tërnava nuk ka të drejtë të kandidojë për myfti të Kosovës për mandatin në vijim.
Bilalli tha se Tërnava e ka shpallë kandidaturën publikisht në media vizuele gjatë një deklarate,e që sipas tij, është një ambicie në kundërshtim me normativën e BIK-ut.
Tërnavës përveç normativa që nuk ia lejon kandidaturën, ai përmend dhe çështje tjera të cilat ia pamundësojnë kandidaturën si keqpërdorimet. “ Ai (Tërnava) ka bërë shkelje , parregullsi, nepotizëm, jo transparencë me financa”.
Sipas tij, Tërnava madje ka inkorporuar në BIK njerëz që kanë ideologji që bien ndesh me traditën e hoxhallarëve në Kosovë dhe traditën e Pejgamberit a.s., duke shkel rregullat e BIK-ut dhe lëshuar vendime për njerëz që nuk janë në përputhje me traditën e pejgamberit dhe shkollën juridike hanifite. Edhe imam të tjerë kanë qëndrime të ndryshme për udhëheqësin e BIK-ut.
Gazmend Haxhiu, imam nga Shtimja, ka thënë për gazetën se me Kushtetutë një mandat i tretë nuk i lejohet Tërnavës. “Tërnava e ka kryer detyrën e vet dhe duhet të shkojë në shtëpi”. Sipas tij gjatë udhëheqjes së Tërnavës imazhi i BIK-ut pati lëkundje dhe munguan iniciativat për t’i stopuar.
“Pati kërcënime, rrahje... që e kanë njollos imazhin e BIK-ut , ndërsa udhëheqësit e BIK nuk bënë asgjë për t’i stopuar”. Madje, ai thekson se edhe emërimet nëpër këshilla janë bërë në atë mënyrë që tregojnë se çfarë po ndodh realisht në BIK.
“ Nëpër këshilla ka pasur zgjedhje jo të rregullta, janë emëruar njerëz me shkolla të mesme në krye të këshillave si në Kaçanik, Ferizaj, Suharekë…,ndërsa ata me magjistratura nuk janë marrë për shkak se nuk kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Tërnavës gjë që e kanë bërë ( janë treguar të dëgjueshëm) ata me shkolla të mesme”. Imam Haxhiu thekson se imazhi i BIK-ut po humb, dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me çështjen ideologjike, por dhe atë administrative.
Sipas tij, nuk ka një pagesë të caktuar që paguan anëtarësia nëpër Kosovë. Ai thotë se ka qytete, ku anëtarësia paguhet një euro e të tjera deri në 7 euro. “Në Lipjan paguajnë 3 euro, ne në Shtime 4 euro, në Ferizaj 4 euro, Hani i Elezit 7 euro, Vushtrria 1.50 euro,…”.
Ky imam thekson se në BIK ai që vjen duhet ta meritojë atë vend, por edhe do të ketë punë të madhe të udhëheq me këtë institucion, në të cilin, sipas tij, ekzistojnë klane dhe profiterë.

Por, ai thotë se një pjesë e imamëve të Kaçanikut e përkrahin Tërnavën, pasi sipas tij, në strukturat menaxhuese të BIK-së, veçanërisht në Këshilla, kryetari i së cilit këshill dhe një i deleguar marrin pjesë në Kuvend kur votohet kryetari i BIK-myftiu, janë zgjedhur nga kryesia aktuale.
Këtë, ai e quan një veprim për të fituar ata që janë në pushtet në zgjedhje. Mirëpo, sipas tij, ekziston dhe pjesa tjetër që kundërshtuan Tërnavën dhe u ndëshkuan, ku e llogarit dhe vetën e tij.

Imam Vishi thotë se në vitin 2011 i ishte thënë që të dilte me propozim që posti i myftiut të Kosovës të jetë i përhershëm. Ai thotë se nuk e bëri këtë dhe u ndëshkua me largim nga posti i sekretarit të këshillit në Kaçanik. Imam Vishi thotë se ekzistonte një qarkore e panënshkruar që propozonte që myftiu të jetë i përhershëm dhe këtë i ishte thënë përmes telefonit nga “dikush ta propozonte”, por nuk e bëri, e tash është imam në fshatin Begracë.
BIK si partitë politike
Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut(KMDLNJ) ka apeluar që të mbahen zgjedhje të lira, të ndershme dhe të pandikuara në BIK. Kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, ka thënë se BIK është shndërruar në parti politike. Sipas tij, kjo bashkësi fetare po sillet kështu, pra si parti para zgjedhjeve. Ai thekson se para zgjedhjeve ka përpjekje për të larguar ata që nuk janë në vijnë e frymës së pushtetit.
“Po luftohet rryma e grupit të moderuar e ashtuquajtur e Xhabir Hamitit dhe imamëve të tjerë që janë në këtë frymë”. Shala vlerëson se ekziston monopol në postin e drejtuesit në BIK, madje ky post është bërë shumë atraktiv dhe po zgjon shumë interes duke përmendur se edhe mandati i dytë i Tërnavës është marrë me përplasje. Sipas Shalës ,Tërnava nuk ka mohuar ambicien për të marrë këtë post ( pasi ka deklaruar në media se nëse do ta kërkojnë qytetarët nga ai këtë do ta bëjë).
Shala thotë se sinjalet janë që të dal një ide iniciativë që të ndryshohet Kushtetuta dhe të ketë më shumë mandate kryetari BIK-së. Ai thekson se komuniteti islam në vend ka të drejtë të shoh zgjedhje të lira, të ndryshme dhe të paanshme të pandikuara në institucionin më të lartë fetar të tij…
Shala tha se ka pasur anëtarë që kanë kundërshtuar vijueshmërinë në BIK dhe janë rrahur sikurse ka ndodh dhe me Hamitin. “BIK ka nevojë për një reformë të shpejtë dhe kuadër të lidhur me Kosovën , jo të ndikuar nga jashtë. BIK duhet të depolitizohet të mos i ngjasojë një partie politike dhe të mos ketë monopol në të”.
Zeri.info | ?Xhihadi? për BIK

Naim Tervana wird dieses Jahr abgelöst , ich hoffe nur das der neue Myfti von Kosovo nicht dieser Xhabir Hamiti wird ... der kommt mir eher vor wie ein Politiker als ein Imam ! Ich wäre ja dafür das es ein alter Imam wird , ich finde es einfach schöner ... Der Vater von Daut Demaku zb .
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Aber ich gehe mal davon aus das der nächste Myfti von Kosove Sabri Bajgora wird , dafür werden hoffentlich schon die Imame von Kosove sorgen .... das es nicht irgendeiner wie Xhabir Hamiti , Mulla Osmani oder deren gleiches Wird .
 
Warum willst du nicht das Mulla Osmani nicht gewinnt oder Xhabir Hamiti?
 
Zurück
Oben