B
Bloody
Guest
Prishtinë, 24 dhjetor - Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës dhe Instituti i Historisë kanë organizuar sot një akademi u kujtesë, kushtuar 130 vjetorit të dëbimit të popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës. Pjesëmarrësit e këtij takimi synonin që nëpërmjet dokumeneteve dhe të dhënave faktografike të sjellin para publikut disa nga dimensionet e dëbimit të dhunshëm të popullatës shqiptare nga trojet e veta etnike në Sanxhak të Nishit dhe në rajonin e Toplicës. Kryetari i Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, Shefki Ukaj, tha se dëbimi masiv i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës është një histori e dhimbshme, kur Serbia përmes dhunës dhe terrorit të organizuar shtetëror, ushtroi gjenocid dhe spastrim etnik mbi 700 vendbanime dhe mbi 300.000 shqiptarë, të cilët jetonin në trojet e veta etnike, apo një hapësirë sa territori aktual i Kosovës. Ukaj përkujtoi se pastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare ndodhi pas Kongresit të Berlinit, më 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, kur pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore dhe në pronat e shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët. Popullata e dëbuar shqiptare, tha ai, u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe një pjesë në territorin e Maqedonisë. Shumë nga të dëbuarit përfunduan përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e me gjerë në Turqi. Ai i citoi një burim diplomatik të Londrës në të cilin thuhet se vetëm në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë (dokumentet osmane e vërtetojnë praninë e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit ) u plaçkitën dhe u dogjën 300 shtëpi. Burimet e kohës flasin për rreth 70.000 shqiptarë të vrarë në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këto burime, gjithashtu, thonë se, asokohe, nuk ishte vërejtur dispomim i fuqive të mëdha për të parandaluar këtë gjenocid serb mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit
http://www.kosova.com/artikulli/50826
http://www.kosova.com/artikulli/50826