F
Fan Noli
Guest
Bis zum 22 August waren dieses Jahr ca. 2.575.000 Touristen in Albanien. Im Vergleich zum Vorjahr eine Steigerung um 32 Prozent.
Xhaferri: Turizmi ka pësuar rritje, Rama të shikojë realitetin
TIRANË- Shqipëria është gjithnjë e më shumë një destinacion i preferuar turistik në rajon, ku vetëm për 8 muajt e parë të vitit 2010 shifrat flasin për mbi 2 milion e 500 mijë turistë. Të dhënat i bëri të ditura vetë ministri i Turizmit dhe Kulturës Ferdinand Xhaferri, i cili theksoi gjithashtu se për periudhën e verës, rritja e turistëve është 32% më e madhe se vitin e shkuar
“Nga janari deri në 22 gusht, pra më pak se 8 muaj në Shqipëri kanë hyrë 2 milion e 575 mijë vizitorë”, - u shpreh Xhaferri.
Në fjalën e tij ministri u ndal të analizonte arsyet e këtij suksesi, të cilat sipas tij lidhen me përmirësimin e infrastrukturës turistike si dhe me promocionin e gjërë që i është bërë vendit. Ministri i Turizmit i kërkoi me këtë rast edhe Partisë Socialiste ta shohë realitetin sic duhet, pasi rritja e turizmit është një lajm i mirë për gjithë shqiptarët.
“Na vjen keq kur dëgjojmë nga lidershipi i opozitës piskama dëshpërimi që shikojnë vetëm errët dhe nuk duan ta pranojnë këtë realitet tepër pozitiv që ekspozon Shqipëria në turizëm”,- shtoi më tej Xhaferri.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Balkanweb | Xhaferri: Turizmi ka pësuar rritje, Rama të shikojë realitetin - Shqiperi