A
Ardian
Guest
[h=1]Rama: BE t’i hap rrugë Kosovës ose ndodh bashkimi[/h]
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë filluar të përdorin gjuhë më të ashpër, për të mos thënë kërcënuese drejtuar Bashkimit Evropian, lidhur me perspektivën e Kosovës drejtë këtij unioni.
Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Ulqini në një intervistë të përbashkët me Hashim Thaçin, në Klan Kosova, ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë, dhe sipas tij janë dy forma të këtij bashkimi.
Ai ka thënë se forma e bashkimit të këtyre dy shteteve është në dorën e BE-së. Sipas tij, nëse BE vazhdon t’i mbyllë rrugën e integrimit Kosovës, atëherë ajo do të detyrohet t’i bashkohet Shqipërisë në formën klasike, e jo në Bashkimin Evropian, formë për të cilën janë të përcaktuar aktualisht shqiptarët në të dy anët e kufirit.
Edhe Thaçi ka folur për këtë temë, duke thënë se kjo formë e komunikimit me BE-në, nuk është kërcënim, por një realitet i cili mund të vijë në të ardhmen, i imponuar nga izolimi që BE po i bënë Kosovës.
Rama e ka ritheksuar atë që e kishte thënë javë më parë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e cilësuar si turp të BE-së.
Ndërsa Thaçi ka thënë se Kosova i ka kryer obligimet e veta sa i përket liberalizimit të vizave, dhe BE duhet të tregohet më unike në raport me Kosovën.
Rama sagt, dass wenn die eu den Kosovo weiterhin so isoliert die albaner sich vereinigen werden. Kosovo hat als einzigstes Land keine Visafreiheit in Europa. Langsam ist man auch mit der Geduld am Ende.