Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albaner / Islam

  • Ersteller Ersteller Mudi
  • Erstellt am Erstellt am
[h=1]Hoxha Kadri Prishtina[/h]


Ish ministër i drejtësisë​

Hoxha Kadri Prishtina lindi më 1878, vdiq më 20 janar 1925 ka qenë e do të mbetet një nga figurat e shquara kombëtare, shembulltyrë frymëzimi për çështjen shqiptare. Hoxha Kadriu, përveç se ishte besimtar, ka qenë dijetar, atdhetar, politikan, diplomat, publicist, jurist.
[h=2][redakto]Biografia[/h]Lindi në vitin 1878, në vitin historik, kur u themelua “Lidhja e Prizrenit”, organizata politike-ushtarake, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare në të gjitha trojet shqiptare.
[h=3][redakto]Edukimi[/h]Mësimet fillestare i kreu në Prishtinë, në gjuhën turke, ndërsa ato të mesme në Shkup, në shkollën e njohur “Dar ul-Mualimin”. Studimet i vazhdoi në Stamboll, në shkollën e quejtur “Dar-ut-Tedris”, që ishte Shkollë e Lartë Pedagogjike. Atëherë, menjëherë, u regjistrua në Medresenë e famshme “Fatih”, ku edhe aty diplomoi me rezultat të shkëlqyeshëm.
[h=3][redakto]Veprimtaria patriotike[/h]Në vitin 1904, në moshën 26 vjeçare, Hoxha Kadri Prishtina jo vetëm që ishte jurist, por ai tashmë kishte fitue titullin Myderriz (Profesor) dhe titullin Hoxha, (Dijetar). Po në këtë vit, me 1904, Kadri Prishtina, duke qenë jurist, profesor e hoxhë, në moshën 26 vjeçare, u arrestue në Stamboll, ku edhe u burgos për veprimtari atdhetare.
Gjatë pesë vjetëve, sa ishte në burg, në Jedikule, ku vuanin dënimin edhe të burgosur tjerë politikë, Hoxha Kadriu u sëmur rëndë, aq rëndë sa iu desh të bënte premjen e këmbës mbi gju (amputimin). Hoxha Kadriu, edhe pse me një këmbë të amputuar, kurrë nuk është dorëzuar, e vazhdoi veprimtarinë e tij, që Shqipnija të bëhet Shqipni, e pavarur, e bashkueme e përparueme.
Këtë e dëshmoi, kur në Shkodër, me 1915, e krijoi një komitet me emrin “Komiteti i Fshehtë”, kurse pas tri vjetësh me një grup atdhetarësh, intelektualësh, kryesisht nga Kosova, e themeloi një organizatë politike, e cila do ta organizonte popullin shqiptar në luftë për çlirim e bashkim kombëtar.
Kështu, si fryt i kësaj veprimtarie, nën udhëheqjen e Hoxha Kadriut, me 1 Maj 1918, në Shkodër, u themelue Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në përbërje të tij kishte Këshillin Qendror, ku bënin pjesë shtatë anëtarë, të cilët e zgjodhën kryetar Hoxha Kadri Prishtinën, nënkryetar Hysni Currin dhe sekretar Bedri Pejanin.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, përveç degëve që kishte në gjithë Shqipninë, e kishte organin e vet, gazetën “Populli”, e cila botohej në Shkodër, nën drejtimin e mësuesit atdhetar,Sali Nivica. Në vitin 1919, për t’u ndihmuar kryengritësve Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, në udhëheqjen e Hoxha Kadriut, përgatiti Programin e përgjithshëm të kryengritjes në Kosovës me këtë përmbajtje :

  • I. Asnjë kryengritës nuk guxon t’i dëmtojë shkiet e vendit veç atyre që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.
  • II. Asnjë kryengritës nuk guxon të djegë shtëpia, të rrënojë kisha e gjëra të tjera.
  • III. Plaçka është jasak (e ndaluar) e kryengritjes.
  • IV. Asnjë kryengritës nuk guxon të bëjë ndonjë shëmtim mbi trupat e të vrarëve të armikut, as t’i zhvesh ata armiq që vdesin a plagosen ose që zihen robër.
  • V. Veprimi më i gjallë është kundër ushtrisë, xhandarmërisë, kundër komitëve të armikut që kundërshtojnë me armë në dorë...
  • VI. Një tradhtar që kundërshton luftën krahas me armikun ose veç është kundër qëllimit shqiptar, ka për t’u vrarë pa gjyq e pa afat e kushdo që të jetë. Por, një tradhtar pa armë në dorë ka për t’u gjykuar para gjyqit të kryengritjes (pas) e ka për t’u dënuar mbas dokumentesh e jo vetëm sipas thashethemeve të hallkut.
  • VII. Me të zbatuarit e jo me të çliruar të një katundi serb, shkiet e vendit, ashtu edhe çarshia të ruhen me njerëz, besnikëria e kryengritjes të ndjekë armikun pa afat e pa bjerrë asnjë dakik nëpër qytet e nëpër katunde.
  • VIII. Kot e pa nevojë, as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit të armikut, s’ka pse të derdhet. Por aty ku është nevoja një kryengritës nuk guxon të kursejë aspak gjakun e vet.
  • IX. Çka i përket këtyre ka për t’u ruajtur me njerëz më besnikë e me të marrë vesh.
  • X. Të vrarët shqiptarë s’kanë për t’u shti në dhe derisa të vijë një komision i huaj. Mizoritë e bëra prej armikut kanë për t’u shënuar dhe për t’iu dëftuar Evropës e Amerikës (Dr. Limon Rushiti, “Lëvizja kaçake në Kosovë”, Prishtinë, 1981, f. 94 – 95).
24 prill 1919, filluan të shpërndahen thirrjet për kryengritje. Në ato, pos tjerash, shkruhej: “Vëllazen koha âsht tepër me rândësi. S’kemi asnji minutë për të kapërcye në gjumë”. Dita e fillimit të kryengritjes u caktua dita e Shëngjergjit, më 6 maj 1919. Sinjalin për fillimin e kryengritjes së përgjithshme në Kosovë, që më shumë do të njihet si Kryengritja e Llapushës, e dhanë Azem dhe Shotë Galica në Radishevën legjendare. Edhe në qendrat e tjera të Kosovës kishte filluar kryengritja në të njëjtën kohë. Në Llapushë lufta kishte shpërthyer shumë ashpër. Atje udhëheqnin trimat e njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut, Ramadan Shabani i Kijevës dhe Beqir Rexha i Kërnicës. Kryengritja përfshiu tërë Kosovën. Numri i kryengritësve arriti në rreth 10.000 veta.
Në Kongresin e Lushnjës (27 -31 janar 1920), ku iu vunë themelet e Shqipërisë, u zgjodh qeveria e re shqiptare, e dalë nga vendimet e kongresit që kryesohej nga kryeministri Sylejman Delvina, kurse Ministër i Drejtësisë u zgjodh Hoxha Kadri Prishtina.
Në qeverinë e Kryeministrit Sylejman Delvina, përveç Ministrit të Drejtësisë, Hoxhës Kadri Prishtina, u zgjodhën edhe këta ministra: Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtëme, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, Drejtori Përgjithshëm i Postë-telegrafave.
Hoxha Kadriu është zgjedhur disa herë përfaqësues i popullit (deputet) në parlamentin shqiptar në Tiranë, kurse në Shkodër, ku punonte si avokat, e botonte revistën mujore me titullin “Udha e s’Vërtetës”, numri i parë i së cilës doli në dritë në muejin tetor të vitit 1923.
Për veprimtarinë atdhetare të Hoxha Kadriut janë shkrue shumë artikuj, punime, studime, janë organizuar Sesione Shkencore, është shkruar në Historinë e Shqipërisë, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në Fjalor Enciklopedik, Toena, Tiranë, 2002.
Është botuar edhe një monografi nga Eqber Skëndi me titull: ”Hoxhë Kadriu (Kadri Prishtina), 1992, por askund nuk është shkrue për veprimtarinë e tij fetare, përveç nga studiuesi, Mr. Qemajl Morina, prof. në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, i cili që në vitin 1997, në revistën “Dituria Islame”, revistë mujore, fetare, kulturore, shkencore, ka shkrue në disa vazhdime studimin me titull: “Idetë Islame të Hoxhë Kadriut në revistën “Udha e s’Vërtetës”.
Hoxha Kadriu ndrroi jetë me 20 janar 1925, në moshën 47 vjeçare, por la gjurmë të pashlyeshme për çështjen fetare-kombëtare. Duke marrë parasysh se Hoxhë Kadriu mbeti invalid qysh i ri, si pasojë e burgut në Turqi, ai meriton të jetë shembulltyrë për shqiptarë, për Shqipni.

 
[h=1]Hafiz Ali Korça[/h]



Hafiz Ali Korça (1874-1957) lindi në Korçë, më 1874 dhe vdiq në Kavajë, më 1957.
Midis hoxhallarëve të përndjekur nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tyre është dhe Hafiz Ali Korça. i rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor Korçar të pastër, ai u brumos me bindje dhe parime bazë, që e ngriten lart emrin e tij. Për këto ai, në vitin 1893, kur ishte në moshën 20 vjeçare, u internua në Sinop, sepse ndërsa udhëtonte me trenin Sofie-Stamboll, iu kapen librat shqip, atëherë të ndaluar. Më 1900, u internua në Anadoll, për aktivitetin në mësonjëtoren e Korçës. Pas Kongresit të Dibrës ia shkatërruan shtëpinë. E gjejmë pjesëtarë në Komisinë ShqypShkodër. Më pas, Kabineti i Telat Pashës e dënoi me vdekje, por me ndërhyrje u fal. Më 1924 u përjashtua nga Këshilli i Lartë i Sheriatit. Më 1925 botoi në Tiranë pamfletin "Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit". Hfz. Ali Korça zhvilloi një veprimtari intensive në disa drejtime dhe kryesisht në fushën e kulturës, të fesë dhe të publicistikës. Ai ka shkruar një varg veprash origjinale në prozë e poezi fetare dhe laike. Ndër to shquhen: "Mevludi" (1900). "303 fjalë të Imam Aliut" (Botuar në Korçë më 1910). "Historia e shenjtë dhe të katër halifetë" (Botuar në Tiranë më 1931, fq.288). "Jusufi me Zelihanë" (Botuar në Elbasan më 1923). "Gjylistani", përkthim nga Saadiu, (1918). "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", poezi, (Botuar në Tiranë më 1944). "Tefsiri i Kur’anit", (mbetur dorëshkrim, me një vëllim prej 2000 faqesh, R.Z.) punuar gjatë viteve 1920-1924. "Rubaijjati Khajjam"(Hajjam, përkthim nga O. Kajami, 1930- Ribotim 1942 në Tiranë). Një rëndësi të veçantë kanë gjithashtu edhe tekstet shkollore si : "Abetare shqip" (1910). "Fe Rrëfenjësi, morali" (1914). "Gramatika, Syntaksa shqip—arabisht edhe fjalime", (1916). Hafiz Ali Korça ka lënë edhe një numër të konsiderueshëm dorëshkrimesh e përkthimesh. Hafiz Ali Korça, duke përkthyer kryeveprat si "Gjylistani", "Rubairat" si dhe "Jusufi me Zelihane", i bëri të flasin shqip poetët e mëdhenj si Saadiun, O.Kajamin etj. Hafiz Ali Korça qe ndër mësuesit e parë të mësonjëtores së parë shqipe në Korçë dhe bashkëpunoi ngushtë me Pandeli Sotirin, drejtorin e mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Aty dha pa pagesë edukatë islame . Pas shpalljes së Pavarësisë, iu ngarkuan detyra të rëndësishme. Qe këshilltar i Ministrisë së Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm po i kësaj Ministrie, Shef i Fetva-minit pranë Këshillit të Lartë të Sheriatit në Shqipëri, pedagog në Medresenë e Lartë të Tiranës etj. Gjatë jetës së tij Hafiz Ali Korça bashkëpunoi me një varg figurash që luajtën rol të rëndësishëm në historinë e kohës së re të Shqipërisë, siç janë: Kristo Luarasi, Jusuf Turabi Kërçova, Pandeli Sotiri, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci, Sali Nivica etj.

  • Mësues në Mësonjëtoren e Parë Shqipe të Korçës
  • Pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës
  • Këshilltar dhe Drejtor i Përgjithshëm në Qeverinë e përkohshme të Vlorës të kryesuar nga Ismail Qemali (1914)
  • Pjesëmarrës në Komisia Letrare Shqipe në Shkodër(1916-1918)
  • Drejtor i Arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin(1916)
Po paraqesim disa prej thenieve te tij me te spikatura:
-O Mëmëz o halle-madhe ç'gjëmë e zezë të ka zënë Bijt 'e tu s'mentohen fare rrugëvet të kanë lënë Të pamëshirçmit s'të shohin , nuk kujdesen për ty fare Të kanë lënë të shkretë, xhveshur,zbathur e pa ngrënë.
Hafiz Ali Korça.

-Për Shqipërinë u perpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime.
(Hafiz Ali Korça në kryeveprën e tij 7 ënderrat e Shqipërisë)
-Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa Ndër këmbë' u muar e shenjta besa, Xhami e kish s'lan' i rrënuan, E kësi punësh djajt i shënuan, Priftërinjtë e hoxhët si kec i grinë, Inteligjentët në dhet i shtrinë.
Hafiz Ali Korça "Bolshevizma çkatarimi i njerëzimit

-Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë
Hafiz Ali Korça
Disa prej veprave, ndër të tjera, janë:
Treqind e tri fjalët e Imam Aliut, 1900.Historija e shenjt dhe kater halifet, 1900Mevludi shqip, 1900.Jusufi me Zelihanë, 1900Abetare, 1910Alfabeti arabisht, 1914Muslimanija, 1916Gramatika dhe syntaksa, Shqip-Arabisht, 1916Shtat ëndërrat e Shqipërisë, 1924Bolshevizma çkatrrim i njerëzimit, 1925Kur’ani i Madhënueshëm e thelbi tij, 1926Gjylistani (Trëndafilishtja), e Sa’adiut, 1925Rubaijjati (Katroret) e Umer Khajjamit, 1930…Lidhje të jashtme:

 
Xhamia "Martiraj "ne Vushtrri

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
ich find es sehr schön, wie respektvoll man in der türkei mit den älteren menschen umgeht. das handküssen sieht man bei uns fast nur noch bei besonderen anlässen, wie z.b. auf hochzeiten, da küsst die braut die hände der familienmitglieder des bräutigams.. oder bei beschneidungen küssen die kinder die hände der besucher.. also es ist auch noch nicht ganz verschwunden bei uns.

Die Braut küsst nicht die Hand :D
sie nimmt die Hand der Person und führt sie Richtung Mund und Stirn berührt die Hand aber nicht mit den Lippen oder mit der Stirn.
Das mit der Beschneidung hab ich bei uns noch nie gesehen kann aber sein dass es bei einigen gemacht wird.
 
Die Braut küsst nicht die Hand :D
sie nimmt die Hand der Person und führt sie Richtung Mund und Stirn berührt die Hand aber nicht mit den Lippen oder mit der Stirn.
Das mit der Beschneidung hab ich bei uns noch nie gesehen kann aber sein dass es bei einigen gemacht wird.

So ist es!

Bei meine Beschneidung war das der fall....und wenn Bajram ist bei älteren Leuten...
 
Myftiu Tërnava priti një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim

BY AGRON HAZIRI

bankaislame.jpg
Myftiu i Kosovës, Mr. Nim Tërnava priti një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.
Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe i njoftoi ata mbi ecurinë dhe nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe investimeve në vakëfe. Gjithashtu, Myftiu edhe njëherë falenderoi për investimin në ndërtimin e selisë së Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit dhe kërkoi që të vazhdojnë edhe në komunat tjera.
Delegacioni i Bankës falënderoi Myftiun për kohën edhe pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë që edhe në të ardhmen të ndihmojnë në zhvillimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame në Kosovë dhe ftuan Myftiun Tërnava për vizitë në selinë e Bankës Islame për Zhvillim.
/bislame/




 
Hoxhe Jakup Hasipi

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.

.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Kommandant Hoxha

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.

.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.

.
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Zurück
Oben