Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albaner sind barbaren!!!!!

Status
Für weitere Antworten geschlossen.

Mbreti Bardhyl

Top-Poster
Prej malokëve, shqiptarët bëhen barbarë

25/04/2011 07:24:00

thumbnail.php


Në një intervistë për “Lajm”, anëtari i Komisionit nacional për tekstet shkollore flet për gabimet e ripërsëritura në librin e historisë së klasës së gjashtë, për çështjen e unifikimit të teksteve shkollore dhe shumë çështje të tjera.

LAJM: Jeni anëtarë i Komisionit nacional për rishikimin e tekste shkollore. Si ecën ky proces?

Hasani: Që nga pavarësia e Maqedonisë, gjatë 20 vjetëve plan-programet dhe tekstet mësimore nga lënda e historisë në vend që të jenë të përshtatshme, të kapshme për gjithë popullatën që jeton në Maqedoni, përkundrazi aty ka pas tendenca për dominim dhe për të treguar se kush është i zoti i kësaj shtëpie. Dhe jo rastësisht tendenca e tyre , ose lufta e maqedonasve për identitet, shfaqja e krizës së identitetit te popullata maqedonase ka bërë që populli shqiptar të shihet si konkurrent i shtetësisë së Maqedonisë dhe për këtë arsye elita politike maqedonase ka dëshiruar që ti baltos shqiptarët që të mos ketë konkurrent për shtet formimin e Maqedonisë. Aty është tendenca, gjeneza e problemeve se pse kemi kësi tekstesh mësimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që të mos ketë konkurrent për shtet-formësinë e Maqedonisë. Aty është tendenca, pse kemi kësi tekstesh mësimore, ku shqiptarët fyhen në mënyrë brutale dhe ka elementë fashiste në këto tekste. Për fat të keq elita politike shqiptare nuk ka mundur ti parandalojë këto tendenca të qarqeve maqedonase.

LAJM: Cili tekst shkollor ka mbërritur deri tek Komisioni nacional për rishikimin e teksteve shkollore?

Hasani: Para një muaji është formuar ekipi i ri i Këshillit nacional për tekstet shkollore. Në atë këshill përveç meje është edhe kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve, dhe tre shqiptarë të tjerë. Kemi mbajtur një mbledhje ku u njohëm me historinë e klasës VI, e cila kishte marrë bekimin nga Komisioni recensues. Dhe tani duhet që këshilli ynë të jap bekimin e këtij teksti dhe të tekstit të muzikës. Sipas procedurës pasi shpallet konkursi, konkurrojnë autorët e ndryshëm, pastaj formohet Komisioni recensues që bën rangimin e teksteve dhe pasi bëhet rangimi, teksti vjen në verifikim tek Këshillin nacional i cili vendos për botimin e teksteve.

LAJM: Historia e klasës VI që veç më është ranguar nga Komisioni recensues. A i plotëson kriteret e nevojshme, a ka më fyerja për shqiptarët?

Hasani: Në këtë libër është ndërruar taktika. Në vend të skandalit të parë ku i quanin shqiptarët të ardhur në mesjetë në këto vise, tani shkojnë dhe i nxjerrin shqiptarët problematik që në gjenezë. Fiset ilire në këtë tekst paraqiten si fise barbare, që nënkupton se shqiptarët janë problematik që në gjenezë dhe janë e keqja e shoqërisë. Deri më tani tekstet e historisë i paraqisnin shqiptarët se kanë ardhur nga malet pas luftërave austro-turke dhe kanë elemente të kafshëve. Duke e shikuar këtë librin e ri të historisë së klasës së gjashtë, për të cilin do të diskutojmë në mbledhjen e ardhshme shoh një tendencë edhe më të ashpër se në tekstet e mëparshme.

LAJM: Meqë paska një skandal të dyfishtë, çfarë planifikoni të bëni, a do të mund t’a ndaloni botimin e këtij teksti?

Hasani: Si anëtar i këtij Komisioni do të jap vlerësimet e mia për këtë tekst dhe do të kërkojë që këtij teksti të mos i jepet viza për tu botuar, sepse ky tekst përveçse është ofendues nuk i përmbahet as plan programeve të vitit 2003 dhe është në kundërshtim me Ligjin. Sipas ligjit, kur shkruhen tekste të reja duhet të ketë së pari plan program të ri. Meqë nuk ka program të ri, nuk është dash që të shpallet fare konkursi për tekste të reja. Më e keqja është se nuk kemi asnjë autor shqiptar dhe asnjë recensent shqiptarë. Nëse ky libër nuk hiqet ne do të dalim nga Komisioni dhe do ta informojmë opinioni. Ndërsa për nxënësit shqiptarë kemi dhe alternative të tjera.

LAJM: Cila është ajo alternativë, mos e keni fjalën për të mësuar nga tekstet e unifikuara që pritet të dalin?

Hasani: Po edhe ai variant ekziston.

LAJM: Meqë jeni dhe anëtarë i Komisionit për unifikimin e teksteve, a ka gjasa që në trojet ku jetojnë shqiptarë së shpejti të mësojnë prej tyre?

Hasani: Ai projekt ende është në fazën studimore, pasi është një projekt shumë serioz dhe nuk do të bëhet shkel e shko në mënyrë euforike. Së pari shkohet në studimin e situatës dhe pastaj Komisione të ndryshme do të ulen dhe do të bisedojnë pas konkluzave që do të dalin nga ky studim.

LAJM: Në fazën e parë të unifikimit është bërë analiza e teksteve me të cilat mësojnë shqiptarët në të gjitha hapësirat. Ku ka më shumë probleme?

Hasani: Fatkeqësisht ne në Maqedoni nuk kemi fare tekste shqiptare dhe gjenerata të tëra janë rritur pa e ditur se kush janë rilindësit tanë, cilët kanë qenë fiset ilire, etj.
Në Maqedoni historia shqiptare nuk ka qenë prezent fare.

LAJM: Juve dhe 35 shqiptarë të tjerë ju akuzojnë për ngjarjet në Kalanë e Shkupit. Çmendoni për këto akuza?

Hasani: Tendenca dhe programi i hartuar që më parë për de shqiptarizimin e qyteteve të shqiptarëve të Maqedonisë, siç ndodhi me Manastirin, me Kalanë e Ohrit, që nda viti 2006 ka kaluar në Kalanë e Shkupit. Synimi kryesor ka qenë që të de shqiptarizohet edhe kjo kala. Ne e kuptuam që atëherë këtë tendencë, ku për fat të keq faktori politik shqiptar nuk e kuptonte dhe ne në 2006 përveç që ballafaqoheshim me projektin për de shqiptarizimin e Shkupit dhe shkatërrimin e Kalasë së Shkupit, ballafaqoheshim edhe me subjektin politik shqiptar të asaj kohe. Ngjarjet e fundit ishin vetëm kulmim i gjithë asaj situate. Ne na vjen mirë që deri diku kemi arritur ta pengojmë, por përfundimisht pa ndikimin e subjekteve politike shqiptare, Kalaja e Shkupit vështirë se mbrohet.

LAJM: Edhe historianët e mbështesin iniciativën “Koha për bashkim”. Pse e bëni këtë?

Hasani: Në histori ndodhin ngjarje shumë të rëndësishme dhe vendimmarrëse. Siç ka ndodh edhe më herët shqiptarët janë vonuar në proces. Ne e shohim se që nda pavarësia e Maqedonisë shqiptarëve iu kanë imponuar përçarjet dhe ndarjet masive, vetëm e vetëm që të mos jenë faktor i fortë në Maqedoni, pasi sit ë tillë do të kërkonin realisht hisen e tyre. Ne e shohim se në fushatën parazgjedhore faktori shqiptar është de automatizuar dhe kjo do të ketë reprokursione shumë të mëdha në politikë bërjen pas zgjedhjeve. Unë si historian iu bashkëngjita kësaj iniciative që të bëjmë një hap për të unifikuar dhe alarmuar subjektet politike shqiptare që të bëjnë unifikimin, pasi të copëtuar do të jenë shumë të dobët. Për fat të keq partitë politike shqiptare nuk rezonojnë ashtu siç duhet në këtë iniciativë.

Tendencë edhe më të ashpër se në tekstet e mëparshme

Fiset ilire në këtë tekst paraqiten si fise barbare, që nënkupton se shqiptarët janë problematik që në gjenezë dhe janë e keqja e shoqërisë, thotë Hasani. Ai sqaron se deri më tani tekstet e historisë i paraqisnin shqiptarët se kanë ardhur nga malet pas luftërave austro-turke dhe kanë elemente të kafshëve. “Duke e shikuar këtë librin e ri të historisë së klasës së gjashtë, për të cilin do të diskutojmë në mbledhjen e ardhshme shoh një tendencë edhe më të ashpër se në tekstet e mëparshme”, thotë ai.



Të njëjtën pyetje ia kanë parashtruar edhe axhallarëve të mi

LAJM: Gjykatësi hetues kur ju ka marrë në pyetje gjatë gjithë kohës ka pyetur për origjinën tuaj. Si mendoni për çfarë i është dash atyre origjina?
Hasani: Është një e vërtetë që dua ta shpalos për së pari herë. Nuk është e rastësishme që më parashtrojnë pyetje për origjinën e familjes sime nga Kosova. Të njëjtën pyetje ia kanë parashtruar edhe dy axhallarëve të mi, të cilët kanë qenë të burgosur politik në monizëm. Tash edhe në pluralizëm, në vitin 2011 ma parashtrojnë edhe mua të njëjtën pyetje për origjinën time. Kjo është një lidhshmëri se edhe pse ka ra regjimi komunist, këta nuk kanë ndryshuar.




Ein weiterer Skandal in der mazedonischen Lehrbüchern aufgenommen. Dieses Mal in der Geschichte 6. Klasse, Albaner werden als Barbaren angesehen.
Einmal als Wilde und jetzt nennen sie uns Barbaren!!!!
Danke Ali Ahmetowski
Danke Menduh Qenefi
danke herr Gruewski.....
 
Albaner sind Barbaren

Genauso falsch ist es zu sagen Deutsche sind Barbaren...
Was die dort wohl noch alles lernen:lol:
 
Könntest du bitte eine Quelle posten, und um welches "Lehrbuch" es sich handelt?
Wir sind ja schliesslich auch Barbaren..
 
OK.

Ich habe den Text mal durch Google durchsausen lassen, es bezieht sich ganz klar auf die Illyrer und mein Gott, das war nunmal keine Hochkultur es waren Barbaren wie alle anderen Balkanvölker ausgenommen den antiken Griechen auch.

Hier wird mal wieder viel Wind um nichts gemacht.
 
Was isn das für 'n Scheiss-Thread? Hört doch auf euch alle selber schlecht zu machen. Albaner sind genauso wenig Barbaren, wie es die Illyrer waren!!

Heraclius
 
Status
Für weitere Antworten geschlossen.
Zurück
Oben