Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albania - Shqiperia Photos

Shkoder

bashkejetesafetarebyfat.jpg


1414os.jpg
 
Albania Develops Tourism Infrastructure

BalkanTravellers.com


11 August 2010 | The Albanian government will allocate half a million euro for the development of tourism, and the number of foreign visitors to the country is expected to reach over 7 million in the next years, Albanian Prime Minister told national media recently.

According to Berisha, his government has mobilised entirely in order to realise as soon as possible the programme for the construction of a modern and secure tourism infrastructure, especially along the country’s coastal areas.
 
Në Shqipëri, 430 mijë vizitorë në 10 ditë

Tiranë 10 gusht - Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur kalanë e Himarës për të vijuar turin e nisur prej një jave në qytete të ndryshme bregdetare të Shqipërisë ku po promovon turizmin. Kalaja e Himarës është një ndër më të vjetrat e vëndit, me fillime në shek e 4-të para krishterimit, e cila ka shërbyer në shekuj e mijëvjeçarë si një mburojë e pamposhtur e kombit shqiptar. Pas rënies së Krujës, Gjon Kastrioti, djali i Skënderbeut, vendosi të bëjë mbrojtjen e trevave shqiptare nga kjo kështjellë. Kryeministri Berisha kujtoi këto detaje historike për të kujtuar para gazetarëve se Shqipëria është një vend jo vetëm me bregdet të mrekullueshëm por edhe me një histori, mbrojtja e së cilës është një prioritet për autoritetet e vëndit. Kryeministri theksoi se turizmi është një biznes fitimprurës për vëndin, të ardhurat e së cilit po rriten nga viti në vit. “Gjatë vitit që kaloi dhe këtij viti, të marra së bashku, turizmi u rrit me 60 për qind, ndërsa nga viti 2004 gjer në fund të vitit 2009, u rrit 10 herë. Nga 300 mijë vizitorë që Shqipëria pati në vitin 2004, arriti në 3 milion në vitin 2009, por ky numër po rritet me shpejtësi këtë vit. Për këtë, mjafton t’ju jap një të dhënë”, tha kryeministri Berisha. Sipas tij, nga data 31 korrik deri më 8 gusht, në Shqipëri hynë 430 mijë vizitorë, ose rreth 35 për qind më shumë, sesa në vitin 2004. “Vetëm tunelin e rrugës Durrës-Morinë, këto 9 ditë e kanë kaluar në të dy drejtimet, 15 mijë qytetarë më shumë, se gjatë gjithë gushtit të kaluar”, tha kryeministri duke e quajtur përmirësimin e infrastrukturës si dhe autostradën Durrës-Morinë si të rëndësishme për rritjen e numrit të vizitorëve. ”Kjo rrugë po rrit me shpejtësi marramendësi fluksin turistik në të gjithë ultësirën bregdetare dhe bregun e Jonit. Ne jemi të vendosur të kompletojmë me shpejtësinë më të madhe, të gjithë infrastrukturën e ultësirës bregdetare dhe bregut të Jonit. Sikundër mbetemi të vendosur të adaptojmë duke filluar nga viti që vjen, një politikë shumë më agresive, më aktive në drejtim të infrastrukturës së maleve të vendit, të cilat kanë gjithashtu bukuri mahnitëse”, tha kryeministri.

Shqipëri - Koha Net

Rreth 9 mijë kosovarë brenda ditës shkojnë në Shqipëri

Tiranë, 10 gusht – Mëse 9 mijë është numri mesatar i turistëve nga Kosova që kalojnë traun e pikës kufitare së Morinës gjatë këtyre ditëve për të mbërritur në Shqipëri, ku kalojnë edhe pushimet e verës, raporton NOA.
Fluks mjaft i lartë ky që ka vazhduar gjatë muajit korrik, por duket i tillë edhe gjatë gushtit. Sa u përket automjeteve, sipas të dhënave nga policia e kufirit gjatë këtij muaji nga dogana e Morinës brenda një dite hyjnë nga Kosova më shumë se katër mijë automjete, ndërsa gjatë muajit korrik kanë kaluar brenda një dite rreth 3 mije automjete.
Në total, në këtë pikë kufitare gjatë korrikut kanë hyrë në Shqipëri mëse 336 mijë qytetarë nga Kosova, të cilët i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar pushimet.
Duket se përveç tunelit të Kalimashit, në shtimin e këtij fluksi ka ndikuar edhe marrëveshja sipas të cilës, gjatë sezonit turistik, qytetarët do të kontrollohen
vetëm në një pikë kufitare.
Pra, të gjitha automjetet që kalojnë nga Shqipëria dhe futen në Kosovë do të kontrollohen në kufirin e territorit kosovar, ndërsa ato që nga Kosova futen në Shqipëri kontrollohen vetëm në kufirin shqiptar, duke shmangur kështu radhët apo pritjet e gjata.

Shqipëri - Koha Net
 
Zurück
Oben