Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albania - Shqiperia Photos

Habe vor dieses Jahr zum ersten Mal nach Albanien zu fliegen. Aber noch nichts konkretes, werde mich vorher erkundigen wo und wie.

Bin in der Hinsicht nichtsahnend, werde mich auf mein Reisebüro verlassen.


Tipps ?

Riviera im Südwesten Albaniens


vlora.jpg


Dhërmi

albania--vlore--57700.jpg


Vlora



Saranda

182_min_AGIOI-SARANDA.jpg



Mirror-Saranda
525490912eeMSKn_ph.jpg


Ganz in der Nähe - die Ruinenstätte

Butrint

butrint_the.jpg


Apollonia

3784505872_f81b77b39a.jpg
 
Të gjithë në Shqipëri

Turistët nga Kosova pritet ta pushtojnë sivjet bregdetin shqiptar. Agjencitë turistike kanë filluar sezonin 10 ditë me herët dhe janë hapur edhe linja të reja direkte. Çmimi për biletë kthyese është nga 10-15 euro. Edhe ofertat “all inclusive” janë liruar dukshëm krahasuar me vitin e kaluar. Shkaktar i këtyre ndryshimeve është autostrada.

Radhët e gjata të turistëve në pikën kufitare në Vermicë tregojnë më se miri për fluksin e madh të kosovarëve që destinacion kanë bregdetin shqiptar. Qytetarët në kufi po ankohen për vonesa, por në fakt vitin e kaluar këto probleme nuk janë vërejtur shumë. Arsyeja sipas agjencive është rritja befasuese e numrit të turistëve kosovarë sivjet.

Në përgjithësi, statistikat zyrtare në fillim të sezonit flasin për rritje prej 10 për qind të turisteve në bregdetin shqiptar. Në periudhën 1 maj deri 12 qershor 2009, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 900 mijë turistë. Ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti janë regjistruar 1 milion pushues, apo 100 mijë më shumë. Shumica prej tyre janë turistë nga Kosova.

Për me tepër, autobusi tash e tutje nuk do të ndalet vetëm në Durrës. Agjencitë kanë krijuar edhe linja të tjera direkte, për Sarandë, Vlorë, Dhërmi dhe Himarë. Krejt kjo për shkak të interesimit të lartë.
Natyrisht se kësaj më së shumti i janë gëzuar agjencitë turistike. Për shkak të interesimi të madh, agjencitë kosovare kanë filluar sezonin 10 ditë më herët se zakonisht. Disa prej tyre shprehen të befasuara me fluksin e turistëve, qysh në fillim të sezonit.

Agjencia Saba tours, ndryshe nga vitet e kaluara, ka krijuar edhe katër linja të reja direkte për Shqipëri. Driton Bytyqi, menaxher në këtë agjenci, thotë se tani e tuje nuk do të jetë destinacion vetëm Durrësi.
“Kemi krijuar edhe linja direkte për Sarandë, Vlorë, Dhërmi dhe Himarë”, thotë ai.

Çmimi i buletave është 15 euro për biletë kthyese, që është e njëjtë me vitin e kaluar. Lirime vërehen tek ofertat “All inculsive”. Kështu, vitin e kaluar oferta njëjavore te kjo agjenci ka kushtuar 159 euro, e sivjet kushton 119 euro.
Sipas Bytyqit, nuk mbahet në mend për një start kaq të vrullshëm të sezonit turistik.

Natyrisht se autostrada ka ndikuar mjaft në këtë drejtim, duke shkurtuar ndjeshëm distancat, si dhe përmirësimet infrastrukturore në zonat bregdetare.
“Vërehet një interesim shumë më i madh i turistëve kosovarë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Për shkak të këtij interesimi i kemi hapur katër linja të reja”, thotë ai.

Vitin e kaluar kjo agjenci ka dërguar në Shqipëri 6800 pushues. Për sivjet, thotë Bytyqi, është herët të flitet për numrin e saktë, pasi sezoni është në fillim, por, sipas tij, bazuar në interesimin e madh të njerëzve, ky numër mund të shumëfishohet.

Agjencia tjetër nga Ferizaj “Endriti”, e cila vitin e kaluar pati befasuar kosovarët, pasi kishte ulur çmimet e biletave në 5 euro, sivjet do t’i ketë çmimet e njëjta sikur shumica e agjencive të tjera ferizajase – 10 euro biletë kthyese.
Isuf Sejdiu, pronar i “Endritit”, thotë se këtë fillim të sezonit nuk vërehet ndonjë dallim i madh me vitin e kaluar, sa i përket fluksit të turistëve.

Agjencitë, sipas tij, mezi po presin të përfundojë viti shkollor, pasi edhe pritet një valë e të interesuarve për t’ia mësyrë detit.
“Sivjet fluksi i pushuesve në Shqipëri do të jetë shumë më i madh. Kjo gjë vërehet në rezervime”, thotë Sejdiu.

Natyrisht se për t’u ditur shkaktari i këtij interesimi, pronarët e agjencive përmendin autostradën shqiptare. Sejdiu thotë se rruga e kombit ua ka reduktuar atyre shpenzimet, çka ka ndikuar edhe në çmimin e biletave. Mirëpo, ai heq mundësinë e lirimit të biletave edhe më tepër.

“10 euro është çmim real dhe është minimumi. Nuk do të këtë ulje në 5 euro, si vitin e kaluar”, ka thënë ai.

Edhe agjencia turistike “Barileva” është duke u bërë gati për një valë turistesh në korrik.
Arbnora Veseli, menaxhere, thotë se kërkesa ka pasur edhe në qershor, por korriku, sipas saj, pritet të jetë “bombastik” nga turistët.

“Deri në fund të korrikut, po flitet me pasë një fluks të madh të turistëve”, thotë ajo.

Çmimin e biletave kjo agjenci e ka 15 euro - biletë kthyese. Kurse, sezonin e ka filluar më herët se vitin e kaluar, për shkak të kërkesave.

Derisa Shqipëria sivjet pritet t’u sjellë shumë fitime agjencive turistike, ato nuk presin që kështu do të jetë edhe për Ulqin. Autostrada shqiptare dhe çmimet e shtrenjta atje, janë shkaqet që përmendin pronarët e agjencive turistike.

-

15 Euro hin und zurück nach Albanien :D
 
Zurück
Oben