Një copë tokë për trupin tim
I rashë botës para e prapa,
nëpër shtigje anë për anë,
si një hije erdh me hapa,
fjala jote morri mall.
Nga do shkova si ti nuk gjeta,
fjalë e urtë e hirë plotë,
s'më ngushëllon asgjë nga jeta,
si e shtrenjta balta jote.
Kosovë, tokë e bekuar,
ti që shpirtin ma ndezë flakë,
Ëndrra ime, jo nuk është mekur,
n'votrën tënde unë du me u plakë.
Nga do shkova unë n'ato vëndë,
udhën time oh ku ta gjej,
gjithmonë ndjeva frymën tëndë,
që me rrodhi oh nepër dejë.
Kosovë, tokë e bekuar,
këtu do ngelëm gjër' n'amshim,
falma pra moj, lokja ime,
një copë tokë për trupin tim.