Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Albanien, Kosovo und Mazedonien bringen geimeinsame Briefmarke raus!

  • Ersteller Ersteller IbishKajtazi
  • Erstellt am Erstellt am
I

IbishKajtazi

Guest
Ein gutes Beispiel für Zusammenarbeit auf dem Balkan; Albanien, Kosovo und Mazedonien bringen eine gemeinsame Briefmarke zu Ehren des 100. Geburtstages von Mutter Thereza heraus. Eine tolle Sache, Gratulation!

Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, pullë e përbashkët me Nënë Terezën
E MERKURE, 05 MAJ 2010 18:06 SOCIALE
Tiranë, 5 maj, NOA – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të kenë një pullë të përbashkët postare me rastin e 100-vjetorit të lindjes së nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Emëtimi i saj u bë sot në 97-vjetorin e pullës së parë shqiptare, mbështetur në platformën e bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet këtyre tre shteteve.

Nga ana e tij, ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit,  Genc Pollo e vlerësoi këtë akt si një marrëveshje, e para në histori për nga lloji i vet.

“Mendoj që do kemi një shkëmbim shumë të mirë dhe të madh dhe përfitime nga të gjitha ata që marrin zarfe, dërgojnë pako apo në mënyra të ndryshme përfitojnë nga shërbimet postare”, shtoi ai lidhur me një fakt të tillë.

Përfaqësuesit e tre vendeve kanë vënë në dukje se “misioni i Nënë Terezës dhe shërbimit postar është i njëjtë në shërbim të njerëzve dhe prandaj, ai po fiksohet në një pullë, duke përjetuar në këtë mënyrë jetën dhe veprën e saj”.

n.e/NOA

Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, pullë e përbashkët me Nënë Terezën | Agjencia e Lajmeve NOA - Minute pas minute, lajme nga Shqiperia, Kosova, Ballkani dhe bota

MfG

Ibish...
 
Zurück
Oben