Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

archäologische funde in albanien

CrazyDardanian

Gesperrt
Busti i Apollonise …ndoshta i Aleksandrit të Madh
Atë mbasdite të datës 13 gusht 2010, në orën 17:15, ndala makinën nën hijen e ullirit të madh dhe me miqte e mi francezë Mari-Kristine, Farida, Didier dhe Frederik u afruam te vila romane, aty pranë ullirit, në anën perendimore të tij.
“Më vjen mirë Ilir që ndodhesh këtë ditë dhe këtë moment në Apolloni”– dëgjoj të më përshëndesë drejtori i qendrës arkeologjike të Apolonisë, zoti Haxhimihali, një nga arkeologët sot në zë të Shqipërisë.
“Jemi duke punuar për nxjerrjen e një statuje”- vazhdoi ai. “Jemi në çastin e fundit, atë të ngritjes me kujdes dhe transportimit. Eshtë bust i mrekullueshëm, i pa dëmtuar, një nga gjetjet më të rëndësishme të pesëdhjetë vjetëve të fundit. Në përbërje të ekspeditës franko-shqiptare që kryen këtu punime prej vitesh, fati i takoi spatulës së studentit kosovar Aranit Buqinça të ndeshë mbi kokën e bukur të këtij busti.”
Emocionet prej një lajmi të tillë na mbajtën aty gozhduar, derisa e pamë bustin. I tërë i bardhë, bukur i pastruar nga arkeologët.
Aty tek kaloi pranë nesh statuja me sytë dhe qëndrimin burrëror u duk sikur tha : “Pas dymijë e treqind vjetësh më në fund më gjetët, këtu në rrënojat e qytetit tim të dashur të Apollonisë të Ilirisë”.
“Alek… ?”- fola me zë pa pasur guxim të përfundoj fjalën.
“Vazhdo - tha Frederiku -është lajm i madh dhe i bukur për të gjithë ne.”
“Më përngjasoj ai bust me portretet e Aleksandrit të Madh në Luvër, Muzeun Britanik dhe mozaikun e Pompeut.”
“Edhe mua –tha Frederiku – pamja e atij busti më ngjallën Aleksandrin e Madh, ashtu si e kam të ngulitur në kujtesë, prej dëshmive në muzetë e botës”.
Bisedën tonë e ndërpreu zëri i një arkeologu, i cili tek jepte aty pranë një intervistë televizive tha se busti ishte ai i një atleti të kohës romake. Pastaj biseda vazhdoi me pyetje mes nesh për të arritur në përfundimin se : “Vetëm gjoksi nudo dhe burrëror i bustit, nuk është i mjaftueshëm për cilësimin e tij busti si busti i një atleti.”
Ju kthyem fakteve të grumbulluara aty në vend.
Busti u gjet në cep të një grope me gjerësi më të vogël se një metër dhe me gjatësi pak më shumë se një metër (matje tona me sy) të rrethuar me mur të fortë tulle, mbështetur vertikalisht mbi tokë të rrafshtë. Busti është në gjëndje të plotë dhe pa thyerje. Ai jep portretin e një burri të ri me mjekër të lehtë, me kokë me flokë të dredhura, të kthyer pak djathtas. Në bazën rrethore të bustit, ka një reljef me një nimfë me krahë dhe dy kuaj. Busti nuk ka gjë të shkruar në bazë.
Nga këto fakte të mbledhura nxorrëm se burri i ri është mbi të tridhjetat. Ai duhet të ishte person i njohur në mjedisin ku u gjet, përderisa në bazë nuk ka të shkruar emrin. Reljefi, ndoshta, na jep mundësinë të nxjerrim emrin e njeriut të bustit. Vendgjetja e bustit, me vendosje mes muresh të fortë, në pozicion qëndrimi normal dhe jo i rrëzuar, jep idenë se busti aty është fshehur me qëllim dhe nuk është pozicion rastësor i sjellë nga koha.
Cili është ai burr i ri, mbi të tridhjetat, me pamje serioze, me trup të bukur, i njohur nga të gjithë pa pasur nevojë t’i shkruhet emri, i paraqitur në antikitet me flokë të dredhur, i dhënë pas kuajve, i ndihmuar nga një nimfë me krahë, i ruajtur me kujdes pranë një vile romake?
Përgjigjia: “ndoshta është Aleksandri III i Maqedonisë, i quajtur i Madh, djali i Filipit II, adhurues i kuajve (dy kuajt në reljef) dhe i Olimpisë, vajzës së Neoptolemit të Epirit, e cila sipas Plutarkut dhe Aristotelit ka dhënë vetë ajo disa varjante në lidhje me lindjen hyjnore të të birit, një prej të cilave është legjenda se i biri ka lindur nga një ëndër. Madje sipas Plutarkut, vetë Aleksandrit, kur hipi në fronin e Emadhes i pëlqente varjanti i prejardhjes së vet nga Zeusi, ashtu si e gjejmë në një monedhë të kohës, ku nga njëra anë kemi profilin e tij dhe nga ana tjetër Zeusin me shqiponjën në dorën e djathtë.”
Përgjigja ndoshta është me vend si hipotezë, qoftë edhe për të nxitur punën e specialistëve për shpjegimin e altoreljefit që ndodhet ne bazë të bustit. Hipoteza ka bazë, sepse Aleksandrin e Madh e gjejmë në truallin e Ilirisë që nga luftrat e tija të para me ilirët e deri në preambulën e statutit të shekullit XIV të qytetit të Shkodrës, përfshirë edhe emrine qytetit të Lezhës.
Sa për emrin e përgjithshëm “aristokrat romak” që i kanë dhënë më pas bustit, ai duket i çuditshëm, po të kemi parasysh se aristokratët romakë nuk mbanin mjekër ashtu si atë e ka busti i burrit të ri të Apolonisë.
Duhet parë me kujdes, në se busti i gruas së gjetur në vilën romake, pranë bustit të burrit të ri, është ai i Olimpias nënës së Lekës. Fillin e studimit, ndoshta duhet të niset nga mënyra e krehjes së flokëve të atij bustit femëror.

Marre nga MILOSAO
(d.b/BalkanWeb)

Balkanweb | Busti i Apollonise …ndoshta i Aleksandrit të Madh - Kulturë

Top Channel - Video: Zbulim i ri në Apoloni
 
Cakrani, fshati që fsheh thesaret e mbretërve ilirë të Jugut

Cakrani, komuna e qytetit të Fierit, fsheh në tokat e veta thesare të Ilirisë së lashtë. Ky është zbulimi më i ri që ka bërë një ekspeditë e kryer në këtë komunë nga arkeologët shqiptarë. Sipas vëzhgimeve të bëra në këtë zonë, arkeologët kanë hedhur hipotezën se në fshatin Gurzezë të kësaj komune, mbretërit e Ilirisë jugore mund të kenë pasur rezidencat e tyre, ku sigurisht kishin edhe thesaret e mbretërisë. Gurzeza, një qendër e lashtë dhe e zhvilluar ilire gjendet në Fier në një hapësirë prej 23 hektarësh. Pak ditë më parë, ajo ka pritur arkeologë nga Tirana, për të treguar të fshehtat që ka në gjirin e saj, të fshehta që vijnë në ditët tona që nga thellësia e shekujve para Krishtit. E financuar nga Komuna e Cakranit, kjo në fakt një risi në financim, ekspedita nxori në pah mjaft fakte të veçanta e të panjohura më parë për zonën. Sipas profesor Skënder Muçajt, arkeolog që mori pjesë në ekspeditë, një ndër këto fakte të reja janë edhe gjurmët e periudhës mesjetare që vijnë përmes një kalaje të shekujve 13-14. Një tjetër zbulim i arritur gjatë kësaj ekspedite ishte zbulimi i vitit kur qyteti është shkatërruar, që sipas specialistëve është ai 167 para Krishtit. Ndër të tjera, në këtë zonë janë vërejtur edhe dy shtëpi, të cilat brenda tyre kanë mozaikë mjaft të rrallë që i përkasin shekullit të tretë, e njëjta periudhë së cilës i përket edhe mozaiku i njohur i Bukuroshes së Durrësit. Por një problem që u përpoq të zgjidhte kjo ekspeditë, ka të bëjë me ndërhyrjet klandestine të objekteve arkeologjike. Ka zëra që e çojnë këtë problem deri në ekzistencën e një rrjeti trafikimi të mirorganizuar, që i çon objektet nëpër muze por edhe jashtë vendit.
Ekspedita
Komuna e Cakranit është komuna e parë që ka menduar të realizojë në zonën e saj gërmime arkeologjike. Gatishmëria e komunës, e kryetarit të saj, Vladimir Korçari dhe e kryetarit të këshillit, Riza Iljazi, në vazhdimësi është një hap përpara me të gjitha pushtetet lokale në territorin e Shqipërisë. Sipas arkeologut Skënder Muçaj, turizmi nuk është vetëm bregdeti. Duke qenë se kjo është një zonë arkeologjike, mendohet se pas një sërë ekspeditash dhe gërmimesh, kjo komunë mund të bëhet edhe një qendër turistike. Këtë zonë e bën të veçantë vendi ku është ndërtuar qyteti i lashtë dhe mënyra e ndërtimit të tij. Ndryshe nga zonat e tjera arkeologjike që janë të ngjashme me arkeologjinë e vendeve fqinje, kjo pjesë e Fierit është e veçantë. Gurzeza që gjendet në komunën e Cakranit, është në një kodër në lartësinë 512 metra dhe qyteti është ndërtuar në shpat shumë të pjerrët. Sipas Muçajt, qyteti është ndërtuar në një faqe gati vertikale dhe kjo është risi për periudhën helenistike. Për shkak të veçantisë që kanë të gjithë elementët për t'u bërë një qendër e vizitueshme. Gërmimi aty mund të avancohet shumë më mirë se në vendet e tjera, sepse pjerrësia bën që objektet të dalin shpejt në sipërfaqe. Në këtë qytet të lashtë gjenden gjurmë të jetës që nga paleoliti, e duke ardhur deri tek periudhat e mëvonshme historike. Kjo është quajtur një nga zonat më të rëndësishme protourbane të Ilirisë. Qyteti i Gurzezës, që e merr emrin nga dy gur të zinj që gjenden aty, ka një sipërfaqe prej 23 hektarësh, dhe nga hapësira, vjen i dyti pas Bylisit, i cili ka një hapësirë prej 30 hektarësh. Skënder Muçaj thotë se Gurzeza ka pasur një zhvillim të madh. Aty janë gjetur shtëpi me mozaikë që i përkasin shekullit të 3-të para Krishtit. Mozaikë të këtij shekulli janë mjaft të rrallë, siç është edhe ai i Bukuroshes së Durrësit. Deri tani janë dokumentuar vetëm dy shtëpi, por numri i tyre mund të jetë më i madh. Gurzeza, si një qendër mjaft e zhvilluar ilire, ka edhe furrat e veta të qeramikës. Në këto punishte janë prodhuar tulla dhe tjegulla, por edhe qeramikë. Prodhimi i tyre lidhet me themelimin e qytetit, sepse tullat janë përdorur për ndërtimin e mureve. Kjo është e njëjta situatë si në Apoloni. Punishtet më të mëdha në territorin e Shqipërisë janë në Gurzezë, ku deri tani "njihen" rreth 20 pronarë që kanë prodhuar tjegulla këtu, por prodhimet e tyre i kanë shpërndarë. Bëhet fjalë për shekullin e tretë dhe fillimin e shekullit të dytë para Krishtit. Kjo tregon se qyteti ka pasur një qendër të prodhimit të qeramikës. Nëse për të tjerat flitet me hamendje, për këtë sipas Muçajt flitet me siguri. Një nga synimet e ekspeditës ka qenë pikërisht identifikimi i të gjitha furrave të prodhimit të materialit të qeramikës. "Në një zonë të caktuar ne identifikuam shumë furra, ku njëra prej tyre ishte për prodhimin e tullave. Ajo nuk u gërmua këtë vit sepse nuk ishte mundësia për ta bërë, por në vazhdim, objekt i ekspeditave do të jetë gërmimi i furrave të pjekjes së qeramikës. Mes furrave private të Gurzezës është edhe një "shtetërore" që ka edhe vulën e vet. Kjo, është hera e parë që gjendet një vulë aty. Pra nga njëra anë prodhonte privati por nga ana tjetër edhe qytet-shteti. Në Gurzezë është gjetur edhe një numër i madh monedhash e mes tyre një vend të rëndësishëm zënë ato të mbretit Monun, të vitit 290-280 para Krishtit. Është gjetur një thesar në një zonë pranë Cakranit, por edhe brenda mureve rrethuese të Gurzezës. Këto zbulime kanë bërë që arkeologët të hedhin hipoteza të ndryshme. Ndër ta, arkeologu Neritan Ceka mendon se qendra e mbretërve jugorë të Ilirisë, të ketë qenë pikërisht Cakrani, e thënë ndryshe, kjo zonë ka qenë rezidenca e tyre. Ka edhe të dhëna të tjera që të çojnë në këtë hipotezë, jo vetëm thesaret e Monunit, por edhe monedha që janë gjetur po aty. Kjo edhe për faktin se zona e Mallakastrës është zona më e zhvilluar e qytetërimit ilir. Synim i ekspeditës, ndër të tjera ishte edhe realizimi i një harte arkeologjike të zonës, si edhe vënia në mbrojtje e saj. Ekspedita ishte një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë, Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik në Ministrinë e Kulturës, komunës së Cakranit që ishte financuesi i kësaj ekspedite edhe punonjës të ndryshëm që merren me arkeologji.
Rezultatet
Rezultati i parë që u arrit, i cili ishte edhe synimi kryesor i ekspeditës, ishte ndërprerja e ndërhyrjeve të klandestinëve. Në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërhyrjet klandestinë kanë qenë të pranishme që nga viti 1990. Sipas arkeologut Skënder Muçaj, ndërhyrësit kanë qenë të inkurajuar edhe nga të huajt, sidomos nga disa qarqe që merren me lëvizjen klandestine të objekteve arkeologjike. "Kjo ndodh edhe për faj të qeverisjes sonë të gabuar, që jo vetëm nuk i mbron, por ka krijuar disa lehtësira për këta persona. Legjislacioni ynë, megjithëse ka qenë korrekt gjatë të gjithë periudhave, ka lënë hapësira që të mblidhen materiale arkeologjike, gjoja të trashëguara. Sot ka njerëz që dalin në organet e shtypit e në televizione, reklamohen shumë si shpëtues të thesareve arkeologjike shqiptare, por në fakt ata janë porositësit kryesorë të gërmimeve klandestine. Disa objekte shkojnë nëpër muze, por shumica destinacionin e kanë jashtë", - shprehet Muçaj. Sipas tij, këtij problemi nuk i ka shpëtuar as zona e Cakranit, e cila ka shumë pasuri në monedha. Në rrëfimin e tij, arkeologu që mori pjesë në ekspeditën e Cakranit, u shpreh se ndërhyrësit veprojnë me detektorë (metalkërkues), duke gjetur e marrë monedhat. Sipas tij, me detektorët, jo vetëm që marrin objektet arkeologjike metalike, por dëmtojnë edhe monumentet. "Ne punuam me komunën e Cakranit që të neutralizojmë këtë problem, por edhe me policinë dhe prokurorinë, në mënyrë që këtë ta bëjmë çështje kombëtare", -tregon Skënder Muçaj. Nga vëzhgimi i këtij specialisti, që nuk është vetëm në konstatimin e tij, trashëgimia jonë po shkatërrohet nga dita në ditë në mënyrë të organizuar. Ai mendon se për këtë problem duhet të sensibilizohen të gjitha struktura shtetërore që mund ta parandalojnë atë. Për herë të parë u arrit identifikimi i sistemit urbanistik në Gurzezë të Cakranit, në Fier. Mendimi paraprak ishte se për shkak të pjerrësisë në të cilën janë ndërtuar banesat e zonës, nuk do të ishin bazuar në sistemin e kohës, i cili ka rregulla për hapësirat e banesave. Por ishte zbatuar në mënyrë rigoroze sistemi i kohës. Një tjetër zbulim i arritur gjatë kësaj ekspedite ishte fakti se qyteti ishte shkatërruar në vitin 167 para Krishtit. Sipas arkeologut Muçaj, qyteti është djegur në Luftën e Tretë iliro-romake. Të dhënat flasin për shkatërrimin e qyteteve në Epir, por këtë e ka vuajtur e gjithë Iliria e Jugut. Pjesa e madhe e materialeve që i kanë shpëtuar djegies ka mbetur në vend. Sipas vëzhgimeve të kësaj ekspedite, shtëpitë e zonës, nuk ishin të ndërtuara më gurë, por me tulla dhe në pjesën e sipërme ka mundësi që të jenë ndërtuar me dru. Një tjetër risi e ekspeditës ishte vërejtja e gjurmëve të periudhës mesjetare, e cila nuk ishte vërejtur më parë. Aty gjendet një kala e kohës së Mesjetës, që sipas materialit të deritanishëm i përkiste shekujve 13-14. Ndër të tjera është gërmuar edhe një kishë që i përket kësaj zone, e cila për fat të keq kishte pasur ndërhyrje. Muçaj u shpreh se afresku i kësaj kishe ishte në gjendje shumë të mirë dhe figurat njerëzore të tij ruheshin. Sipas gjetjeve të ekspeditës, në këtë zonë ka pasur edhe një ngjarje në vitin 1372. "Kjo nuk është shumë e qartë, por sipas materialit të grumbulluar vërehet se nga njëra anë ishin anzhuinët dhe nga ana tjetër, ose Topiajt, Balshajt, Muzakajt apo Bizanti. Monedhat e tregojnë praninë e tyre. Dimë që në këtë periudhë ka pasur një përleshje mes anzhuinëve dhe Karl Topisë. Kjo ekspeditë do të vazhdojë edhe më tej. Ne po përgatisim një vëllim për të parë kulturën e zonës nga një periudhë në tjetrën", - tregon Muçaj.

Gazeta Shqiptare Online
 
Zbulohen në Finiq 6 ndenjëse të teatrit antik

Publikuar: Sot, më 16 shtator 2010
16finiq4.jpg


Pogradec, 16 shtator - Ekspedita italo-shqiptare ka nxjerrë në dritë dje gjashtë ndenjëse prej guri të teatrit të Finiqit, i cili, sipas të dhënave, është dhjetë herë më i madh se ai i Butrintit.
“Është një moment që shënon një hov të ri në punën e arkeologëve për nxjerrjen në dritë të teatrit të madh të Epirit e Ilirisë së Jugut”, u shpreh arkeologu Dhimitër Çondi. Ndërkaq, profesor Çodni thotë se do të duhen vite për ta zbuluar tërësisht këtë teatër me shkallaret e saj. Finiqi vlerësohet si një nga vendbanimet arkeologjike më të pasura.

Në mënyrë të veçantë veçohen akropoli në kodrën e Finiqit dhe Nekropoli që gjendet në pjesën aktuale të banuar të Finiqit të sotëm. Gërmimet që po kryhen në Bazilikën dhe teatrin e Finiqit, kryesohen nga drejtoresha e Institutit Arkeologjik në Tiranë, Shpresa Gjongecaj dhe nga profesor Sandro de Maria për palën italiane.

Në prag të promovimit të një bashkëpunimi shumëvjeçar shqiptaro-italian që do të bëhet këto ditë, gërmimet që po kryhen në Bazilikën e Finiqit, sipas profesorit të Arkeologjisë në Universitetin e Bolonjës, Enriko Xhorxhi, janë në një fazë mjaft interesante. Këto gërmime do të ndihmojnë arkeologët dhe studiuesit për rindërtimin e hartës së vendbanimit antik, si dhe rivitalizimin e sitit duke synuar që ai të bëhet i vizitueshëm.

Zbulohen në Finiq 6 ndenjëse të teatrit antik - Kulturë - Koha Net
 
Realizohet harta e arkeologjisë nënujore shqiptare

6169_106413179299_95753569299_2200527_6897485_n.jpg


TIRANE - Shqipëria tashmë do të ketë hartën e saj arkeologjike nënujore, e cila në formatin e saj tredimensional përcakton qartë vendndodhjen e pasurive nënujore arkeologjike. Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se anije të mbytura, amfora, qeramikë dhe objekte të tjera që prej shekujsh dergjen në thellësinë e ujërave shqiptare, falë kësaj harte do të mund të zbulohen, të përmirësojnë të dhënat për lashtësinë e vendit tonë, të shfrytëzohen nga shteti, të ruhen nga thesarkërkuesit e antikes, por mbi të gjitha kjo pasuri tashmë do të ketë një vendndodhje të përcaktuar qartë dhe të studiuar nga specialistët e fushës. E gjitha kjo falë një projekti, i cili sipas të dhënave po realizon qëllimin e tij.

Projekti
Harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar realizohet falë një projekti që po zhvillohet me arkeologë amerikanë të Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale. "Kjo hartë e bregdetit shqiptar është në formatin elektronik dhe i përket teknologjisë më të avancuar të kohës, sepse hartat janë dixhitale e tredimensionale", -shprehet Adrian Anastasi, njëri prej arkeologëve që marrin pjesë në projekt. I filluar prej kohësh, ky projekt ka si supervizor prof. Neritan Cekën, ndërsa bashkëdrejtor i tij është Jeff Royal, e koordinator Auron Tare. Siç tregon Anastasi, "realizimi i kësaj harte në nivel kombëtar siç po e aplikojmë ne, e bën Shqipërinë të vetmin vend në Mesdhe që zotëron këtë hartë arkeologjike. Asnjë vend në Mesdhe nuk e ka një hartë kombëtare të arkeologjisë nënujore. Vendet e tjera po realizojnë pjesë harte për fragmente të bregdetit të tyre, e këto vende janë Izraeli, Franca, Italia dhe Turqia, ndërsa këtë vit filloi edhe Kroacia e Mali i Zi", - tregon Anastasi. Në këtë rast Shqipëria është edhe një lloj promotoreje e kësaj pune që është e dallueshme në nivel shkencor. Skanimi i bregdetit është procesi i parë i realizimit të hartës. Procesi i dytë është një software i programit që tregon ose shfaq anomalitë që janë në fund të detit. Këto anomali, sipas Anastasit, janë pikat që evidentohen si të dyshimta e ku mund të ketë material arkeologjik. Më tej arkeologu tregon se anomalitë analizohen. Deri në 50 metra analizën e bën grupi i arkeologëve nënujorë, ndërsa më thellë se 50 metra testimin e bën roboti nënujor.

Harta dhe zbulimet
"Si skanim kemi arritur deri në veri të Porto Palermos, diku afër Dhërmiut. Pjesën tjetër të projektit do ta realizojmë vitin tjetër. Gjatë këtij viti janë gjetur zona me të dhëna arkeologjike të cilat janë mjaft të rëndësishme", - tregon arkeologu. Testimet e këtij viti u përqendruan në veri të Sarandës diku në Kepin e Qefalit dhe gjetja më e suksesshme që pati ky grup pune, pati një jehonë të madhe shkencore botërore. Bëhet fjalë për një relit i cili i përket gjysmës së dytë të shekullit të IV-t pas Krishtit, pikërisht viteve 350-400. "Është një ngarkesë e plotë, kryesisht me amfora afrikane dhe materiale qeramike. Ne nuk kemi bërë ndërhyrje në sajt akoma, por kemi bërë vetëm analiza që nuk dëmtojnë relitet. Janë realizuar disa filmime dhe verifikime sipërfaqësore pa ndërhyrje të hollësishme", - tregon Anastasi. Sipas tij, përveç amforave u gjetën edhe pjesë të enëve që i përkisnin ekuipazhit. Këto të fundit përbëjnë një kompleks të bukur e të kompletuar, e po ashtu mbase më interesantin që mund të jetë zbuluar këto 10 vite në Mesdhe. Kjo u zbulua në mesin e majit. Krahas këtyre është gjetur edhe një material i shpërndarë arkeologjik, që ka qenë i hedhur ose ka rënë gjatë mbytjeve të anijeve. "Prezenca e tij në fundin e detit tregon për tipologjinë e qeramikës që qarkullonte në bregdetin shqiptar në periudha të ndryshme kohore. Nëpërmjet informacionit arkeologjik të shpërndarë në fundin e detit, ne arrijmë të krijojmë ide të qarta. Krahas materialit të shpërndarë u përqendrua puna në thellimin e studimit të hartës së sitit, të një reliti që ne e kemi evidentuar në vitin 2007", - tregon Adrian Anastasi. Sipas tij, është një relit që i përket fundit të shek. 3 dhe fillimit të shekullit të 2-të para erës sonë. Këtu është punuar me krijimin e një foto-mozaiku dhe krijimit të planimetrisë së këtij siti. Në një relit të shek. 4 para erës sonë, janë marrë dy kampionatura që i përkasin dy tjegullave me dimensione 75 me 52 cm, për të parë në mënyrë më të afërt këtë lloj ngarkese që ka pasur ky sit.

Përfitimet
Por cilat janë përfitimet reale që shteti ynë dhe organet që merren drejtpërdrejt me këtë fushë, kanë nga harta dhe të dhënat që sjell ajo? Për sa i përket relitit të lartpërmendur, Anastasi thotë se "ky është reliti i vetëm në Mesdhe që ka qenë i ngarkuar me tulla dhe këto janë gjetje që evidentojnë vendin tonë në fushën shkencore të arkeologjisë navale". "Kjo, sepse ne flasim për tipologji relitesh që mungojnë në shumë vende mesdhetare dhe në këto kushte afirmojnë edhe idenë se bregdeti ynë nuk ka ndonjë dallim nga bregdeti i Italisë apo ai i Greqisë, të cilët në atë periudhë kanë qenë superfuqitë e kohës", - thekson arkeologu. Përmes këtyre kërkimeve dhe studimeve, specialistët e fushës arrijnë të kuptojmë se cilat kanë qenë rrugët detare të bëra drejt vendit tonë. Këto nuk shihen si lundrime të thjeshta në vetvete, por si rrugë detare tregtare që konfirmojnë se cilat ishin lidhjet ekonomiko-shoqërore të bregdetit shqiptar me qendra të tjera në kohëra të ndryshme. Përmes kërkimeve mundësohet zbulimi i të dhënave të reja. Pra, çfarë përfiton shteti shqiptar nga ky projekt? "Duke e theksuar edhe njëherë se ky është një projekt kombëtar, produkti final është harta arkeologjike nënujore tredimensionale dixhitale, që do të thotë se bërja e këtij kontenitori në të cilin pozicionohemi me një saktësi të madhe, kam parasysh që luajmë me centimetra sa i takon të gjitha pasurive tona nënujore kulturore", - sqaron arkeologu. Këtu fillojmë që me shekullin e VI-të, në të cilin është evidentuar në bregdetin tonë, për të arritur deri tek anijet e Luftës së Dytë Botërore. Duke i evidentuar në hartë, në fund ne do të kemi një pasuri kulturore. Sipas Adrian Anastasit, po të pyesësh instancat shtetërore, askush nuk është në gjendje të flasë apo të shtojë më shumë gjëra se sa kemi bërë ne deri tani. Ai thotë se ky produkt ka vlera të padiskutueshme shkencore, dhe në këtë aspekt sjell gjithmonë të renë, të krahasueshmen me gjetjet e vendeve të tjera. "Ne akoma nuk kemi filluar të gërmojmë, por kur ta bëjmë, këto të dhëna që ne i kemi të përgjithshme do të detajohen. Informacioni do të jetë më i plotë, më i gjerë dhe mundësitë për ta rindërtuar historinë do jenë më të mëdha dhe të sakta. Në aspektin shkencor ne kemi tërhequr deri tani institucionet më të rëndësishme të fushës së arkeologjisë navale në botë, dhe këtu në mënyrë të drejtpërdrejtë i referohem Institutit Amerikan të Arkeologjisë Navale", - deklaron Anastasi.

http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=43082

21ccoyq.jpg
 
Albania dusts off ancient treasures

By Brian Ayers
Director of Butrint Foundation

999999.gif


Just 20 years ago, when communism was starting to crumble across Eastern Europe, the idea of isolated, totalitarian Albania embracing Western project management would have been fanciful.

o.gif
_45628618_baptisterymosaic226b.jpg


But it has happened - at Butrint, a Unesco World Heritage Site.
Just 5km (three miles) from the vibrant Greek holiday island of Corfu, Butrint preserves the tranquil, classical atmosphere beloved of 19th Century tourists such as Lord Byron.
Ancient ruins are lapped by water and shrouded by foliage. Massive Hellenistic walls share the site with precise Roman structures, Byzantine mosaics and two Venetian castles. The local ferry is still a raft, the views are sublime and the sunsets magical.
How has Albania managed to safeguard Butrint, when so much of its recent history has been turbulent, with communist dictatorship giving way to freewheeling capitalism?

The answer lies in partnership between local, national and international bodies, and the careful nurturing of systems new to the country.
The creation of a national park, and modern legislation to control it, led to a protected zone, which is now backed by international bodies including the World Bank.
A UK-based charity, the Butrint Foundation, is working with Albanian officials to develop the heritage site in a way that is sustainable and attractive to tourists. Archaeology, conservation and museum management are all areas where Albania is benefiting from Western expertise.

Pioneering project
Diana Ndrenika, director of Albanian heritage, says the national park "is not only a story of success in its own right, but it has set the pace within the Albanian context of how such a resource should be run".

_45628619_alb_butrint_226.gif


She says it has had a big impact on other sites in Albania and has become "the model, the standard to which everyone working in this sector refers".
The site occupies a low wooded hill, with vistas of the Ionian Sea to one side and the expanse of Lake Butrint to the other.
Its mythical foundation was by refugee Trojans, with archaeology indicating that Butrint has been occupied since at least the 8th Century BC.
It was a local tribal centre by the 4th Century BC, part of the Kingdom of Pyrrhus, the inveterate enemy of the Romans. Then it was a Roman colony founded by Emperor Augustus a few years after his great victory over Anthony and Cleopatra, which occurred at Actium, only a few miles to the south.

Butrint's later history was turbulent, amid power struggles between Byzantium and its Western enemies - Normans led by Robert Guiscard, Angevin French under their dour King Charles of Anjou, scheming Venetian politicians and the banner of Islam borne by the victorious Ottoman Empire. Since 1912 it has been part of independent Albania.

Continuing challenges
The collapse of communism in 1992 caused much damage. Then civil unrest in 1997 led to looting of the museum at Butrint, though many artefacts have now been returned thanks to international co-operation.

_45628620_butrintboat226.jpg


The breakdown of old organisational structures has inevitably brought problems as well as opportunities for Albania, impacting on Butrint. Development pressure, often illegal, remains an issue.
There remains much to do at the site itself. Car parking, given rising visitor numbers, is inadequate, toilet facilities need considerable improvement, conservation of both the natural and historic environment is an ongoing challenge, and rising water levels threaten mosaics and walls. But investment in the local community should help tackle these issues.
International donations are paying for the training of young Albanian professionals. Some are already working in other parts of the country. The projects include an archaeological training school at Butrint, run by Albanian archaeologists for both domestic and foreign students.

BBC News - Albania dusts off ancient treasures
 
Zurück
Oben