Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

archäologische funde in albanien

Guri i Zi

Guri i Zi eshte fshat shume i bukur dhe piktoresk. Vete shtrirja e tije ne shpat te malit e ben kete fshat shume te bukur e terheqes. Kete kane thene dhe shum vizitore te huaj qe kane vizituar Gurin e Zi. Emrin Guri i Zi e ka marre nga nje shkemb i zi qe ndodhet ne qender te fshatit. Karakteristike eshte se ky gure nuk eshte i ngjashen me guret e tjere qe ndodhen ne kodrat dhe malet per rreth. Gojedhenat thone se ky eshte nje gure meteor qe ka rene shum shekuj me pare. Guri Zi nuk ka nje date te sakte se kur ka fillu te popullohet,por disa dokumenta dhe fakte ekzistojne se jemi nje fshat me tradita të hershme.

Nje fakt eshte se rreth vitit 1881 Konsulli Italian i asaj kohe M.Parrod i blen nje fshatari nga Guri i Zi nje statuj bronxi e cila perfundoi ne galerine e Luvrit ne Paris ku ndodhet akoma dhe sot.

Ne ate kohe zbulimi i kesaj statuje beri buje shume te madhe ne qarqet Arkeologjike Europiane.
Ate e quajten "Nje dame antike shqiptare". Statueta peraqet nje grua me nje veshje teper te veçante. Ajo mban nje fustan me gryke te zbuluar dhe me menge te shkurtra ne fundin e te cilave ka disa motive te thjeshta. Fustani eshte i gjate dhe i ngushte dhe arrine pran fundit te kembeve, ne te cilat ka mbathur opinga lekure te shtrenguara me lidhese. Siper fustanit ajo ka vendosur nje perparese te ndare me disa breza me pese rradhe motivesh dekorative. Ne tre te poshtmit mund te dallojme si motive stilizime te thithkave, ndersa ne dy te sipermit dallojme disa si luspa peshku. Gruaja ka floke qe i leshon deri ne shpatulla dhe me kaçurrela te rregullta. Mbi koke ajo ka te vendosur nje kolothos, ne nje forme pak si te çuditshme, qe zgjerohet gradualisht duke u ngjitur dhe qe perfundon pothuaj ne nje disk. Ne qafe ka vendosur dy pale rruaza ne forme sferike. Me doren e djathte gruaja mban nje ojnohe dhe me te majten ka nje kyliks te vogel ( duket qe hedh vere nga ojnoheja ne kyliks ).

Skulptura ka rendesi se shum tipare te kesaj veshje jane trashiguar gjere ne kohen tone ne kete treve ku eshte gjendur. Pra kemi te bejme me nje vazhdimesi veshjeje mbi njezetshekullore nga iliret te shqiptaret. Kjo tregon qarte se Guri i Zi bashke me fshatrat qe e rrethojne trashigon nje kulture te lashte. Me te bukur e me terheqes Gurin e Zi e bejne dhe Kalaja dhe shpella e Gajtanit,Shurdhahu,shpella e Jubanit e shume te tjera qe ndodhen ne zonen e Gurit te Zi.

Guri Zi: GURI I ZI

2rqf3ie.png
 
Zbulohen në Valare disa varre antike

21lpy4h.png


Katër varre antike, që i përkasin periudhës historike të shekullit IV- III para Krishtit, janë zbuluar ditën e djeshme nga një ekspeditë arkeologësh në qendër të luginës së Drinosit, në fshatin Valare të komunës së Lunxhërisë në rrethin e Gjirokastrës. Varret e vjetra ndodhen në fund të një parcele ndanë bregut të majtë të rrjedhës së lumit Nimica, një prej degëzimeve që pasi zbret nga shpatet e malit të Lunxhërisë, ushqen me derdhjet e tij lumin Drino. Zbulimi i grupit të varreve antike është bërë gjatë inkursioneve të një ekspedite informative të organizuar nga Sektori Arkeologjik i Butrintit, në bashkëpunim me Parkun Arkeologjik të Antigonesë për të fotografuar dhe dokumentuar kështjellat, sitet dhe objekte të tjera arkeologjike që gjenden në Luginën e Drinos.

Prof. Dr. Dhimitër Çondi, arkeolog i njohur, tha dje për median se fillimisht varret janë zbuluar në fillim të viteve ‘80 gjatë punimeve të mjeteve bujqësore për sistemimin e parcelave përreth ish-kompleksit të mbarështimit të gjedhit, por prej asaj kohe askush nuk ka treguar interes për gërmimin dhe studimin arkeologjik të këtij objekti të rrallë të lashtësisë. Sipas tij, objekti monumental në luginën e Drinos, (bëhet fjalë për një varrezë antike me diametër rreth 30 metra), që si rezutat i ndërhyrjes brutale dhe shkatërrimit me buldozerë rreth 30 vjet më parë, tani i kanë mbetur vetëm 4 varre, dy prej tyre të plotë dhe dy të dëmtuar pjesërisht. “Kemi të bëjmë me 4 varre të rregullt të ndërtuar me pllaka monolite prej guri nga shtufi i zonës përreth, që janë pjesë e një varreze më të madhe në formë rrethore, e cila i përket periudhës historike antike, të cilët për çudi, as janë identifikuar nga strukturat e ruajtjes së monumenteve dhe as janë gërmuar deri tani nga ekspertët e arkeologjisë”, shprehet arkeologu Dhimitër Çondi.

Nga një vështrim i shpejtë i vendit, më shumë se ¾ e saj janë dëmtuar plotësisht dhe gjurmët e dhunimit janë të dukshme, pasi një pjesë e gurëve të mëdhenj të varreve gjenden në faqet e pjerrëta të bregut të lumit të Nimicës. “Kemi të bëjmë me një dëmtim serioz të monumentit nga mjetet e rënda bujqësore dhe nga një varrezë e strukturuar antike në formë rrethore me diametër rreth 30 metra, kanë shpëtuar dy varre të plota dhe dy të tjerë të dëmtuar, që ruajnë prerjen në mes të tyre.Por pavarësisht nga ky dëmtim, pjesa e mbetur ofron një material kulturor të jashtëzakonshëm, që duhet trajtuar me kujdes nga arkeologët dhe ekspertët e monumenteve pasi gjendet e vendosur në qendër të luginës së Drinos”, thotë Çondi.

Varret e mbetura kanë formë paralelopipedi të rregullt, ku çdo faqe e varrit formohet nga një gur i vetëm shtufi me dimesione që shkojnë nga 1,8 deri në 2,3 metra të gjatë dhe nga 0,7 deri në 1 metër të gjerë, ndërkohë që trashësia e gurëve varion nga 18 deri në 23 centimetra. Katër varret e zbuluar së fundi, të mbetur nga një varrezë e plotë, janë të vendosur në formë të harkuar gjysmërrethore me shtrirje nga lindja në perëndim, në një gjatësi rreth 18 metra. Varre të ngjashme monumentale janë ndeshur edhe në disa pika të tjera të luginës së Drinos, si në Antigone, Jergucat, Sofratikë dhe Melan. “Vlerësimi i këtyre varreve antike monumentale të Valaresë, paraqet interes të veçantë edhe për t’u kthyer në një pikë të vizitueshme, pasi këtë gjë e favorizon së tepërmi, prania e siteve dhe objekteve të tjera arkeologjike dhe historike në luginën e Drinos. Vendndodhja e tyre rreth 800 metra larg zyrave të komunës së Lunxhërisë dhe sidomos fakti që varret ndodhen rreth 200 metra larg “Hanit të Xharave”, ku Ali Pashë Tepelena, masakroi burrat e Kardhiqit në fillim të shekullit të 19-të, e bëjnë pozicionin e këtij monumenti mjaft të përshtatshëm për t’u vizituar”, shprehet Ëngjëllush Serjani, drejtori i Parkut Kombëtar Arkeologjik të Antigonesë. Zbulimi i kësaj varreze antike, zgjoi menjëherë interesimin e autoriteteve të komunës së Lunxhërisë.

Kryetari i kësaj komune Ilia Kuro, është shprehur se “Që nga sot, ka nisur hartimi i procedurave për të propozuar shpalljen e objektit “Monument Kulture” dhe hartimin e një projekti për ta vënë në mbrojtje këtë monument, duke e rrethuar për të mos u dëmtuar dhe për ta kthyer në një pikë të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj”.

Gazeta Tema
 
Dimali, qyteti ilir nga ku romakët morën veshjet !

Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara te Ilirese Jugore,dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake.Ne vitin 219 para Krishtit, Demeter Fari Mbreti i Ardianeve,qe me pare kishte qenë komandant i ushtrise se Mbretereshes Teuta,kishte vendosur një garnizon me Dimalin,e konsidiruar si qytet qe smerrte dot dora e armikut.Dalmatika ilire u përdorsi veshje në rrethet më të larta romake. Pastaj,iu ndërrua stofi, forma e stolia, u bë veshje zyrtare dhe ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona.

Vendbanimi antik i kalasë së Krotinës ndodhet në përëndim të malësisë së Shpiragut në komunën Cukalat, të rrethit të Beratit. Kjo kala e ka marrë emrin nga lagjja me të njëjtin emër e fshatit Allabmres, që shtrihet në pjesën jugperndimore të kodrës. Kalaja e Krotinës ngrihet mbi një kodër të bukur, e cila fillon rrëzë faqes përëndimore të Shpiragut dhe vazhdon në krah të majtë të rrugës nacionale Berat–Fier. Nga lindja dhe jugu kalaja kufizohet nga fshatrat Bistrovicë e Allambres dhe në anën veriore dhe përëndimore kodra zbret në një varg taracash që arrijnë deri në luginën e përroit të Cukalatit. Pozicioni gjeografik, si dhe pozita mbizotëruese e kodrës së kalasë kanë krijuar kushte të mira për një mbrojtje të fuqishme natyrore të këtij vendbanimi ilir. Sipas historisë, Dimali ka qenë një nga qytetet më të fortifikuara të Ilirisë Jugore dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat iliro-romake. Në vitin 219 Para Krishtit, Demeter fari, mbreti i Ardianëveçë më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së mbretëreshës Teuta, kishte vendosur një garnizon në Dimal, i cili konsiderohej si një qytet që s’e merrte dot dora e armikut. Banorët e fshatit Krotinë mbajnë të gjallë një gojëdhënë të ardhur deri në ditët e sotme e cila thotë: “Dimalin e krijoi përëndia ndaj nuk mund të merret nga njerëzia”. Ushtritë romake të komanduara nga Luç Emili mundën ta shtien në dorë qytetin pas një rrethimi, duke përdorur shumë mjete sulmi. Në vitin 205 Para Krishtit, Dimali figuron përsëri i rrethuar nga ushtritë romake, por kësaj radhe ai ndodhej në duar të maqedonasve. Në kushtet e paqës që iu parashtruan Filipit V-të, nga prokonsulli romak Semproni, Dimali kalonte në duar të romakëve. Një nga arsyet që Dimali lakmohej kaq shumë si prej maqedonasve, ashtu edhe prej romakëve ishin padyshim edhe fortifikimet e tij, prej të cilave sot ruhen vetëm gjurmë shumë të pakta. Ato përfaqësohen nga blloqe të veçuara guri, të punuara në forma të rregullta drejt kendëshe, që rrethonin një kodër të përbërë nga dy kreshta, prej të cilave ajo më e larta shërbente si akropol. Dalmatika Ilire Etnografët mendojnë se në gjetjet e sotme të kërkimeve arkeologjike mund të njihen disa petka, të përdorura nga ilirët në Epir. Etnologët sintetizojnë të dhëna dokumentare dhe historiografike për të arritur në përfundimin se këtu është fjala për veshjet, që ilirët dhe epirotët kanë përdorur. Linja, ose “dalmatika” është një petk i gjatë e i gjërë, me rrip në ije, i punuar me fije leshi. Isidore de Seville shkruan: “Dalmatica vestis primum in Dalmatia (Illyricum)…” Dalmatica është zbuluar në bustin e “gruas së Dimalit”, në Krotinë. Në një gur varri, të zbuluar në Drashovicë është riprodhuar një burrë, i veshur me dalmatica burrash. Ky petk ilir më pas është zbuluar edhe në tërë Ilirinë dhe në Epir. Historiani austriak, dr. C.Praschniker, i cili në vitin 1923 ka kryer disa studime në Dimal, shton se mbi këtë dalmatika ilire hidhej krahëve një mantel me rrudha. Ky petk ilir mbahej në shpatullën e djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte krahun e majtë, ndërkohë që krahu i djathtë ngelte i pambuluar. “Më vonë kjo dalmatikë ilire, - vazhdon historiani vienez, - u bë modë në Itali dhe duke filluar nga koha e perandorit Commodus (180-192 të e. s.) u përdor si veshje në rrethet më të larta romake; pastaj, iu ndërruan stofi, forma e stolia dhe u bë veshje zyrtare e ngeli si petk liturgjik në kishën katolike deri në ditët tona”. Fustanella dhe Llapana prej Leshi Ky petk ilir është zbuluar në monumentet e Ribic-it (Slloveni), në Glasinac (Bosnje) etj. “Vajza e Vlorës” mban gjithashtu një fustanellë për gra. Karakteri ilir i fustanellës është pranuar nga shumë specialistë në etnografi (F. Nopcsa, 1959). F. Konitza mbron iden se, “… fustanella pak kohë më parë ishte një pjesë e veshjes kremtërore të çdo njeriu prej dere të mirë si në Shqipëri të sipërme, ashtu edhe në Shqipëri të poshtme. Puna që të tilla moda veshjeje mund të gjenden dhe në vendet fqinje s’tregon tjatër gjë, veç influencës së fortë që shqiptarët kanë ushtruar në kohën e shkuar mbi kombësitë rreth e rrotull… Ky kostum u përhap mes grekëve në shekullin e katërmbëdhjetë, kur shqiptarët nën Gjin Bua Shpatën shkelën dhe pushtuan Greqinë”. Për fustanellën shqiptare shkruan dhe poeti i madh anglez, Bajroni: “Shqiptarët me veshjen e tyre, më madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë… - me pisqolla dhe jatagane të stolisur me argjend…” Çajld Harold (Bajron). Po ashtu, Llabana është një kapuç i thjeshtë prej leshi. Busti i “gruas së Krotinës” (Dimal) jep dëshminë e parë për këtë element të veshjes ilire të sh. III-II Para Krishtit, Llabana del në reliev edhe në objekte të tjera arkeologjike,të zbuluar në Durrës dhe në Koplik. Llabanën e liburnëve e përmend edhe M. V. Martial, (cucullus liburnicus). Ky kapuç mund të gjendet dhe sot në Epir. Llabana përdoret edhe në krahina të tjera të Shqipërisë si Korça, Mirëdita etj. Dimali i Harruar Askush nuk të jep përgjigje se përse janë ndërprerë punimet për studime arkologjike në qytetin antik të Dimalit, i cili, sipas arkeologëve, është ndër të paktit nekropole që nuk ka mbivendosje të kulturave të tjera, duke qenë kështu dëshmi e pastër e kulturës ilire të shekujve III-II Para Erës Sonë. Pas historianit vjenez dr.Praschniker i ardhur në Dimal gjatë Luftës së Parë Botërore, të fundit që kanë kryer studime arkeologjike në nekropulin e Dimalit kanë qenë arkologia shqiptare prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkëshorti i saj, Buhran Dautaj. Këta dy arkeologë zbritën në qytetin antik të Dimalit në vitin 1963-1964, përpara se të nxirrnin në dritë pjesën më të madhe të teatrit antik të Apolonisë. Ata kaluan në këtë zonë të Shpiragut, duke ecur kështu në gjurmët e historianit austriak të Luftës së Parë Botërore, C. Praschniker. Në vitin 1963, arkeologët Mano dhe Dautaj zbuluan kalanë e Krotinës, qytetin e Dimalit, i përmendur në luftërat iliroromake dhe një vit më pas zbulojnë disa mbishkrime. Zbulimi më i rëndësishëm i këtyre dy arkeologëve është ai i katër vulave të fragmentura që përmbajnë emrin e qytetit Ilir të Dimalit. Gjithashtu, zbulimi i katër tjegullave me vulë Dimalitan sipas B. Dautajt (“Zbulimi i qytetit ilir Dimal”), i ka ndihmuar këta arkeologë në lokalizimin e qytetit ilir të Dimalit. Gjatë punimeve të zhvilluara nga këta arkeologë në verën e vitit 1963, në faqen jugore të Kreshtës së Akropulit janë zbuluar mbeturinat e një portiku, monument shumë i rëndësishëm ky, prej të cilit është ruajtur vetëm një mur me nishe që formonte sfondin arkitektonik të monumentit të supozuar. Ky mur që shërbente në të njëjtën kohë edhe si mur taracimi, zgjatet në drejtimin lindje- përëndim dhe ka një gjatësi prej 29.40 m. Ai formohet nga shtatë nishe që kanë formën e një gjysmë rrethi, me përmasa 2.98 m. Midis dy krahëve të nisheve, thellësia arrin në 1.47 m. Balli i mureve midis nisheve është 0.98 m. Po sipas arkeologëve Mano dhe Dautaj, muri me nishe i Krotinës është i ngjashëm, si nga pikëpamja e teknikës së ndërtimit, ashtu edhe e kompozimit arkitektonik me atë të portikut të njohur të Apolonisë, që daton reth shek. IV Para Krishtit, gjë që tregon se e kësaj kohe është edhe kalaja e Krotinës, në qytetin antik të Dimalit. Zbulimet arkeologjike në kalanë e Krotinës tregojnë se në këtë qytet ka qenë e zhvilluar prodhimi i qeramikës, prodhimet artistike në gurë dhe qeramik, si dhe ato të zejtarisë, nga ku me mjaft interes paraqitet busti i një gruaje, kushtuar ndonjë yjneshe ilire. Gërmimet e arkeologëve, prof. dr. Aleksandra Mano dhe bashkëshortit të saj, Burhan Dautaj, ishin të fundit sipërmarrje në këtë zonë ilire. Më pas, ato u ndërprenë për të mos filluar më kurrë deri në ditët e sotme. Banorët e zonës përreth nekropolit shprehen: “Çuditërisht, që nga ajo kohë në qytetin antik të Dimalit nuk ka shkelur më këmbë arkeologu dhe më e keqja qëndron në faktin se kjo zonë nuk është as e ruajtur dhe as e konservuar për studime të ardhshme arkeologjike.

Gazeta Tema
 
Zurück
Oben