Fatmir_Nimanaj
Gesperrt
In Kosovo ist es zu Auseinandersetzungen zwischen der Kosovo-Police und den Winzern aus der Weinanbau-Region Rahovec.
Protesta e vreshtarëve në qendër të Rahovecit është përshkallëzuar në dhunë, tha Policia e Kosovës.Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka dalë nga kontrolli.
“Ka gjuajtje në objektet e 'Stone Castle'. Protesta ka kaluar në dhunë. Ndërhyri njësia speciale e policisë dhe ka të ndaluar. Është përdor gaz lotsjellës.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe pa ndonjë zgjidhje të shpejtë”, tha Berisha.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe përfaqësuesi i Shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shehu.
“Ne kemi qenë ne bisedime me përfaqësuesit e kompanisë 'Stone Castle' dhe nuk kemi arritur ndonjë zgjidhje, pas kësaj situata është tensionuar", tha Shehu, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente. l/Telegrafi/
Rahovec, 14 shtator – Sezoni i vjeljes se rrushit në Kosovë këtë vit do të fillojë me problemin e plasimit të sasive të grumbulluara nga vreshtarët, shkruan sot “Koha Ditore”. Një ditë para fillimit zyrtar të vjeljes, vreshtarët janë në hall se çfarë të bëjnë me produktin nga i cili jetojnë mijëra familje kosovare. Bodrumet më të mëdha të verës tash e shtatë muaj kanë paralajmëruar se këtë vit nuk do të pranojnë asnjë kokërr rrush. Ndaj këtij paralajmërimi nuk është përgjigjur askush deri në ditët e fundit kur edhe pritet të fillojë sezoni i vjeljes. Vreshtarët paralajmërojnë se në rast se Qeveria e Kosovës nuk u del ndihmë këtyre ditëve vreshtarëve të Rahovecit, atëherë vreshtaria rahoveciane do të gjendet në kolaps të plotë. Këtë shqetësim e ka nxjerrë në shesh Labinot Shulina, kryetar i shoqatës së vreshtarëve ”Vreshtari”, një ditë para përfundimit të afatit dhënë nga kultivuesit, në adresë të dy kompanive vreshtare “Stonecastle” dhe “Haxhijaha” si dhe Qeverisë së Kosovës, për zgjidhjen e problemit të pranimit të rrushit në bodrumet e këtushme. Kompanitë nuk i shqetëson fare ultimatumi i qindra protestuesve dhe ripërsërisin qëndrimin e tyre se nuk kanë hapësirë për pranimin e rrushit të vreshtarëve. Nëse veraritë nuk i hapin dyert për pranimin e rrushit, e vetmja zgjidhje mbetet eksporti i rrushit në shtetet fqinje. Për këtë duhet intervenimi i Qeverisë e cila deri më tani nuk ka dhënë shenja se është duke u marrë me këtë problem.
Vreshtarët dhe partitë opozitare akuzojnë Qeverinë e Kosovës dhe institucionet tjera vendëse për krizën e krijuar. Sipas tyre, kjo krizë është ditur se do të ndodhë, meqë kompanitë për përpunimin e rrushit kanë paralajmëruar se kanë vështirësi në shitjen e produktit të tyre. Këto kompani kanë paralajmëruar që në muajin mars se për shkak të grumbullimit të stoqeve të verës nuk kanë hapësirë që të pranojnë rrushin e vjelë nga vreshtarët këtë vit.
Kreu i vreshtarëve rahovecianë, Labinot Shulina, vetë prodhues me 4 hektarë vreshta, ka shtuar se nëse Qeveria e Kosovës nuk gjen zgjidhje në favor të vreshtarëve, shoqata nuk merr kurrfarë përgjegjësie për veprimet radikale që do të marrin ata pas së hënës (sot) kur edhe përfundon afati prej shtatë ditësh. Sipas tij, po të hënën do të takohet Kuvendi i Shoqatës së Vreshtarëve, ku anëtarët do të njoftohen se çka është bërë deri tash dhe çfarë duhet bërë ditët në vijim.
Zyrtarët e Qeverisë thonë se janë në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për vreshtarët. Sipas Syleman Balajt, nga Ministria e Bujqësisë, bëhet fjalë për rreth 7 mijë tonë rrush. “Një pjesë e kësaj mund të grumbullohet nga bodrumet e vogla, por një pjesë mund të mbetet nëse nuk gjejmë zgjidhje të shpejt”, thotë Balaj. Sipas tij të hënën pritet të ketë një takim me përfaqësuesit e Shqipërisë, nga të cilët do të kërkohet ndihmë për grumbullimin e kësaj sasie të rrushit.
Por Shoqata e Vreshtarëve nuk pret shumë nga ky takim pasi, sipas tyre, tashmë është vonë për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shtetet fqinje, si Shqipëria dhe Mali i Zi
“Fajin për këtë e ka Qeveria e Kosovës, e cila nuk ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me shtetet e fqinje”, është shprehur kryetari i Shoqatës së Vreshtarëve, i cili ka kërkuar nga Qeveria që të urdhërojë doganat e Kosovës të ndalojnë hyrjen e prodhimeve të rrushit nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, ngase këto prodhime sipas tij janë të disfavorshme për tregun tonë.
Vreshtarët nuk do të ndalen së kërkuari që rrushin ta dorëzojnë në bodrumet e verës në Rahovec. Muharrem Berisha, një nga vreshtarët e shumtë nga fshati Drenaj, nuk mban mend që bodrumi të refuzojë pranimin e rrushit.
“Ne, duke u mbështetur në bodrumin kemi kultivuar rrushin, tash erdh koha që rrushin ta lëmë në vreshta. S’kemi ku ta dërgojmë”, është ankuar Berisha.
Sipas menaxherit të “Stonecastle”, Shani Mullaabazi, ultimatumi i vreshtarëve nuk është drejtuar ndaj ndërmarrjeve, por institucioneve.
“Ne kemi vërtet problemin tonë real, ndonëse na shqetëson situata e krijuar. Mundësitë janë ato që i kemi, nuk kemi hapësirë të depozitojmë rrushin në bodrumet tona. Para shtatë muajve ua kemi bërë me dije të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare”, ka ripërsëritur Mullaabazi.
Mirëpo, pohimet e këtij të fundit i ka mohuar Hysen Canziba, ish-drejtor i NBI ”Rahoveci”, cili 3 vjet para privatizimit ka drejtuar këtë ndërmarrje.
“Nuk është e vërtetë, në bodrumet e kompanisë “Stoncastle” ka vend edhe për 30 milionë litra verë, më saktë aty edhe për dy vjet ka vend për rrushin e vreshtarëve”, ka shpjeguar Canziba, me profesion inxhinier i vreshtarisë. Sipas tij, kapacitetet e kësaj kompanie janë 45 milionë litra, por ata arsyetohen se kinse enët për verë janë ndryshkur. Ndërkohë, bashkëpronari i bodrumit të vjetër “Haxhijaha”, Nevzat Haxhijaha, nuk ka dashur të komentojë asgjë. Burimet e gazetës thonë se ky podrum pritet t’i grumbullojë rreth 20 për qind të rrushit. /kohaditore.
Rrushin e pashitur vreshtarët do ta «hedhin» para Qeverisë
Rahovec
Vështirësitë e paraqitura rreth dorëzimit të rrushit të vreshtarëve të Rahovecit në bodrumet e këtushme i kanë detyruar këta të fundit që të martën (nesër) nëpërmjet një proteste t’i shprehin pakënaqësitë e tyre nëpër rrugët e qytetit deri në dy bodrumet e verës. Ky vendim është marrë gjatë një tubimi me vreshtarët e kësaj komune, organizuar nga shoqata e vreshtarëve “Vreshtari”.<br />Ndërsa është thënë se me gjithë angazhimin e anëtarëve të kësaj shoqate nuk kanë hasur në mirëkuptim për pranimin e rrushit nga ana e menaxherëve të bodrumeve të këtushme. Të fundit, për mospranimin e rrushit nga vreshtarët arsyetohen se për shkak të grumbullimit të stoqeve të verës nuk kemi hapësirë që të pranojmë rrushin e vjelë nga vreshtarët e kësaj komune.
“Menaxheri i “Stonecastles” ka thënë se nuk do të pranojmë rrushin sivjet me arsyetimin se bodrumi është i mbushur me stoqe, por ai nuk e ka thënë të vërtetën”, ka thënë Labinot Shulina, kryetar i shoqatës “Vreshtari”, në tubimin me mbi 100 vreshtarë.
Vreshtarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për atë se kur do t’i dorëzojnë mijëra kilogramë rrush nga vreshtat e tyre. Shulina i ka informuar ata se as takimi me ministrin e Ministrisë së Bujqësisë dhe as njoftimi i kryeministrit Thaçi nuk ka pasur kurrfarë rezultati për zgjidhjen e problemit rreth grumbullimit, përkatësisht dorëzimit të rrushit në bodrumet e Rahovecit, ashtu siç bënin çdo vit. ”Të shkojmë të gjithë dhe ta shkatërrojmë bodrumin”, ka kërcënuar Ramadan Morina, vreshtar nga Rudina. Ai është përkrahur edhe nga zëra të tjerë, përderisa Januz Dula për gjendjen e krijuar ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe ministrin Ahmet Shala, për të cilin ka thënë se ka qenë në krye të privatizimit.<br />“Ta organizojmë njëherë një protestë para Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës, të shkojmë secili me traktor dhe me nga 5-6 arka rrush që do ta hedhim para dyerve të tyre, le ta shohin ndërkombëtarët si trajtohen bujqit kur Kosova synon të hyjë në Evropë”, ka qenë kërkesa e vreshtarit, Betim Behluli. Akuzat nuk kanë munguar edhe për menaxherët e bodrumit të verës. “Kemi me e blloku krejt Kosovën, sikur rusët që nuk i kemi lënë të hynin në Rahovec për tre muaj”, është shprehur Enver Hamza. Kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska, u ka thënë vreshtarëve se kreu komunal është duke punuar në zgjidhjen e këtij problemi. “Me problemin tuaj janë të njoftuar edhe kryeministri, Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, të cilët po punojnë në këtë drejtim. Pritet edhe angazhimi i MEF-it”, është shprehur Qeska, duke bërë të ditur se është duke mbajtur takime të vazhdueshme edhe me menaxherët e bodrumeve të kësaj komune. “Unë do t’ju mbështes juve çdo ditë deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe të jeni të bindur se nuk do të jeni vetëm”, ka premtuar kryetari i Rahovecit. Në Komunën e Rahovecit janë tre mijë hektarë vreshta, të cilat si pasojë e kësaj situate mund të ndodhë që sasi të mëdha të rrushit të mbeten pa vjelë nëpër vreshta.