Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Bashkimi Kombetar! United Albania! Verintes Albanien!

Dardania

Gesperrt
Shqiptarët dhe Eurozona: Promovimi i bashkimit kombëtar
Publikuar më 11 maj, 2009 në orën 17:38 ( Para 21 orë e 55 minutave ) Ramiz Bojaj | Lajme |

Para se të arrihet integrimi Euroatlantik, shqiptarët do të konfirmojnë integrimin brenda rajonal (Minishentgenin ballkanik), si element bazë të bashkimit kombëtar.

Shqipëria si një vend i moderuar në rajon, tashmë i integruar në NATO, dhe në rrugën e integrimit në BE, si dhe shteti i pavarur i Kosovës(inkuadrimi në FMN), janë projekti më i madh ndërkombëtar për integrimin euroatlantik të Ballkanit. Por, shqiptarët kanë zgjedhur modelin e integrimit fillimisht brenda rajonal, duke krijuar ura lidhëse për qytetarët e rajonit(versioni nacional). Në parim kjo është edhe e vetmja mënyrë e ecjes integruese të projektit kombëtar, për faktin se Kosova dhe Shqipëria janë çështje unike të ndërlidhura në kontekst politik, historik dhe nacional.

Në këndin historik, shqiptarët janë një komb, i cili padrejtësisht i është privuar e drejta për të jetuar i lirë në trojet e veta autoktone(të bashkuar), ndërkaq në këndin politik, bashkimi kombëtar mbetet i vetmi opsion. Pa dyshim se meritat e kryeministrit Berisha, dhe ekipit të tij politik(qeveritar), janë elementët kryesorë të cilët e dërguan Shqipërinë në aleancën Euro-atlantike të NATO-s dhe aderimin për në BE. Ajo që bien më shumë në sy në diplomacinë shqiptare(politika zyrtare e Shqipërisë) është fjala Kosovë, (lobimi për njohjen e shtetit të pavarur), në kontekst të të cilit vetvetiu kuptohet se bëhet fjalë për politikë nacionale(si element i pashmangshëm). Kjo do të thotë se elementet kombëtare janë segmente të pandashme, natyrisht edhe të përhershme.

Në këtë kontekst nuk mund të pasqyrohen pikëpamje diversive për momente elektorale(fushata patriotike për pushtet) për faktin se Shqipëria në NATO, dhe BE, nuk ishte justifikim për gara politike, (as në Kosovë dhe as në Shqipëri)për faktin se aderimi në “kontingjentin” e botës së fortë është arritur falë një procesi të gjatë të kombit shqiptar në ecjen e vet drejt integrimeve. Pa dyshim ky është një sens krenarie për shqiptarët, si festë e gjatë dhe e përhershme, ashtu siç është pavarësia e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, i cili mbetet moment historik i papërsëritshëm.

Integrimi i Shqipërisë në NATO, dhe BE, është vetëm pranim i realitetit të ri të politikës shqiptare, për faktin se edhe Kosova(shtet sipas standardeve demokratike) është një tjetër Shqipëri, e cila do ti bashkohet botës së civilizimit modern. Para se të arrihet integrimi Euroatlantik, shqiptarët do të konfirmojnë integrimin brenda rajonal (Minishentgeni ballkanik), si element bazë të bashkimit kombëtar. Por, një gjë e tillë sërish do të nënshkruhet nga ati i demokracisë së Shqipërisë, Sali Berisha, i cili do të bëjë promovimin e bashkimit kombëtar, i cili sublimohet pas ndërtimit të autostradës nacionale Durrës-Merdare,(bashkimi nacional si ndërkomunikim). Një gjë duhet të kuptojnë të gjithë; shqiptarët po rriten dhe fuqizohen dita-ditës. Duke u mbështetur në filozofinë; trimi i mirë më shumë, kjo u dëshmua se “shokët e shumtë” të shqiptarëve janë vërtet ata të fortët e Globit. Dhe, armiqtë e kombit shqiptarë kanë shumë arsye të ndihen në siklet për këtë. Sikleti antishqiptar vazhdon të dalë në skenë në momente të rëndësishme për shqiptarët(propaganda sllave antishqiptare në procesin e lobimimit dhe integrimit e Kosovës në FMN) si dhe rasti i mosftesës së presidentit të Kosovës, dr. Sejdiut, në promovimin e udhëheqësit të ri të shtetit fqinj Maqedonisë, vend ky i cili është i përbërë nga më shumë se 30% të bashkëkombësve tanë-shqiptarë. Askush nuk mund të defaktorizojë rolin politik dhe kombëtar të Kosovës. Tek e fundit Sejdiu dhe Berisha, janë presidentë të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Hyrja e Shqipërisë në NATO, dhe pavarësia e Kosovës padyshim janë dy ngjarje ndër më të arriturat e kombit shqiptar në fushën e integrimeve ndërkombëtare, ndërkaq, bashkimi kombëtar është një proces i pandalshëm.
 
Skopje (Shkup) Mazedonien, Podgorica Montenegro, Nis Serbien , Ioannina (Janina)

Griechenland gehören zu Albanien
 
Eine Deutsche übersetzung bitte.

Kurz und knapp: Durch die Intergration von Albanien, Kosovo sowie Mazedonien in die euro-atlantischen Strukturen, wird es früher oder später zu einer Vereinigung der Albaner kommen.
 
Zuletzt bearbeitet:
Zurück
Oben