Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

bereits 12.000 Karten für Unikkatil Konzert verkauft

  • Ersteller Ersteller Gelöschtes Mitglied 13212
  • Erstellt am Erstellt am
G

Gelöschtes Mitglied 13212

Guest
Rapper Unikkatil kommt am 15.07 nach Prishtina und tretet in Kosova somit zum ersten mal auf.
Trotz allem dass er nie Videoclips veröffentlicht, selten auftritt oder Interviews gibt ist er eine lebende Raplegende unter den Shqipes.

Von den 15.000 Karten wurden bereits 12.000 verkauft

Shiten 12 mijë bileta për koncertin e Unikkatilit

f1_unikkatil1341994370.jpg


Publikuar: 11.07.2012 - 10:13Prishtinë, 10 korrik - Pesë ditë para se të dalë për herë të parë para publikut të Kosovës, rap këngëtari i shumëpërfolur e ka të sigurt që në Stadiumin e Prishtinës do të tubohen se paku 12 mijë adhurues të tij. Nga 15 mijë bileta që janë nxjerrë në shitje për koncertin e Unikkatilit, në dispozicion të adhuruesve të tij kanë mbetur vetëm edhe tre mijë sosh. Lajmin e kanë konfirmuar përfaqësues të “Powow Music Fest”, që organizon koncertin. Ata që kanë arritur të bindin Unikkatilin të performojë për herë të parë në Prishtinë, presin që sot (e mërkurë) të mos mbetet as edhe një biletë pa u shitur. Në Shqipëri, biletat për koncertin e Unikkatilit janë shitur vetëm gjatë ditës së martë, derisa pikat tjera të shitjes përveç Kosovës janë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia. Për koncertin e Unikkatilit çmimi i biletës së thjeshtë është 15 euro, ajo VIP kushton 20 euro, ndërkaq çmimi për biletën “VIP Premium” është 30 euro.

“Deri më sot janë shitur 12 mijë bileta. Presim që deri nesër të shiten të gjitha”, ka thënë Albba Morina, zëdhënëse e “Powow Entertainment”. Morina ka thënë se organizatorët që kur kanë marrë përsipër të sjellin Unikkatilin në Kosovë e kanë paraparë interesimin e madh.

“Por kjo është edhe një dëshmi për ne se sa i pëlqyer është Unikkatili”, ka thënë ajo.

Sa i përket agjendës së reperit, Morina nuk ka zbuluar shumë detaje, por ka siguruar që përgatitjet për koncertin janë duke shkuar si duhet.

“Agjenda e tij nuk është finalizuar ende. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Produksioni do të jetë i një niveli të lartë që nuk është parë deri më tani në Kosovë. Skena do të jetë gjigante”, ka thënë Morina.

Ajo ka bërë të ditur se përveç Unikkatilit, në skenën e ngritur në Stadiumin e Prishtinës do të ngjiten edhe parabendet.

“Parabende të Unikkatilit janë TBA dhe Gjira”, ka thënë ajo.

Sipas Morinës, dyert e Stadiumit të Prishtinës do të hapen pesë orë para fillimit të koncertit. “Do të mbyllen fiks në orën 21:00. Askush nuk do të mund të hyjë pasi të mbyllen dyert”, ka shtuar ajo.

Koncerti i Unikkatilit është pjesë e festivalit “Powow Music Fest”, i cili sivjet ka edicionin e parë. Festivali i organizuar nga “Powow Entertainment” më 5 të këtij muaji solli në Prishtinë rep këngëtaren amerikane Eve. Jo më shumë se 3 mijë e 500 veta grumbulloi ajo në koncertin në sallën “1 Tetori”

Unikkatil konsiderohet si njeriu që e ndryshoi rap skenën shqiptare. Karrierën muzikore e filloi në vitin 2004, ndërsa pasi u zhvendos në Bronx të New Yorkut e intensifikoi përkushtimin e tij ndaj muzikës rap, duke qenë anëtar i grupit A.B.I. (Albanian Boys Incorporated) dhe më vonë e krijoi grupin T.B.A. (The Bloody Alboz) apo në shqip “Shqipet e përgjakshme”. Tekstet e këngëve të tij shpeshherë janë ofenduese dhe me këtë ai përpos që ka krijuar adhurues, në të njëjtën kohë ka krijuar edhe armiq, sidomos në mesin e rap këngëtarëve. Deri më tani ka incizuar katër albume, ndërsa megjithëse ka pasur kërkesa të mëdha, ai asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë koncert në Prishtinë.

Shiten 12 mijë bileta për koncertin e Unikkatilit - Kultura - Koha Net
 
Zuletzt bearbeitet von einem Moderator:
Zurück
Oben