Ciciripi
Sfiduesi Demokrat
ANKARA- Kryeministri Sali Berisha dhe homologu i tij turk, Rexhep Taip Erdogan i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si “vëllazërore”.
“Marëdhëniet tona me Shqipërinë janë vëllazërore. Shqipëria është aleati ynë strategjik në Ballkan. Shqiptarët janë një faktor jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e Maqedoni.”- tha Erdogan.
Ai njoftoi se sot janë nënshkruar dy marrëveshje mes dy vendeve, ndërsa të tjera pritet të nënshkruhen. Sa i përket shkëmbimeve tregtare, Erdogan tha se në këto momente vlera është në 400 milionë dollarë, synimi ynë shtoi më tej ai është ta çojmë në 1 miliardë dollarë.
Erdogan duke sjellë në vëmendje 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, përfitoi për të uruar shqiptarët.
Kryeministri Berisha e nisi fjalën e tij me një falënderim për kryeministrin Erdogan dhe popullin turk, për mbështetjen 100 vjeçare që i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjet për liri dhe dinjitet kombëtar.
Kryeministri Berisha tha se prioritet për qeverinë e tij është rritje e investimeve turke në Shqipëri, duke shtuar se, dy vendet kanë bashkëpunim të mirë në arsim, shëndetësi, siguri, rend dhe investimeve në çdo fushë.
Në fund Berisha iu drejtua kryeministrit Erdogan me fjalët; “E theksuat ju, kemi lidhje gjaku. Çdo delegacion turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, u shtroj një pyetje; Cili nga ju ka gjak shqiptarë ndër deje?, nuk ua kam shtruar ju këtë pyetje, iu drejtua ai Erdoganit, pasi e di që nuk bëni përjashtim.
http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/berisha-erdogan-marredheniet-tona-vellazerore/
Berisha trifft sich mit Erdogan in der Türkei .
Es wurden zwei Geschäfte abgeschlossen von 400.Millionen Euro .
Berisha sagt das die Beziehungen zwischen diesen beiden Völkern brüderlich seien .
Erdogan sagte auch das die Beziehungen zwischen Albanien und Türkei brüderlich sind , und Albanien ein wichtiger Partner im Balkan sei , wie auch die Albaner im Kosovo und Mazedonien
