Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Bosnien verliert 100 Mio. €

IbishKajtazi

Furunkel am Arsch



Reciprociteti ndaj Bosnjës

Pamje nga Sarajeva

09.08.2011
Nadie Ahmeti
Vendimi i fundit i Kosovës për masa reciprociteti ndaj importeve të Serbisë dhe për vënien nën kontroll të pikave kufitare në veri, ka bërë bujë të madhe ndërkombëtare. Por, Prishtina ka vendosur edhe taksë doganore prej 10 për qind në importet nga Bosnja. Ky hap është projektuar për, siç thuhet, nxitjen e Sarajevës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Në fund të muajit të kaluar, Prishtina vendosi masa reciprociteti kundër të gjitha importeve nga Serbia, në hakmarrje të masave të ngjashme, të vëna nga Beogradi. Vendimin e pasoi urdhri i Prishtinës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri me Serbinë – çfarë çoi në përleshje dhe një polic të vrarë.
Pa efekt në mbledhjen e të hyrave.


Më 20 korrik, Prishtina mori edhe një tjetër vendim – vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Bosnja fqinje. Ndonëse dy masat janë maskuar me gjuhën e reciprocitetit të tregtisë, çështja e vërtetë është fakti se asnjëri nga këto dy vende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, thotë për Radion Evropa e Lirë se taksa e re për mallrat e Bosnjës, është masë reciproke për taksën e njëjtë që ka vënë Sarajeva për produktet kosovare, në dhjetor të 2008-ës. Bosnja po ashtu ka refuzuar të njohë vulat doganore të Republikës së Kosovës.



Ne nuk kemi parë ndonjë lëvizje pozitive nga ana e Qeverisë së Bosnjës, në raport me vulën doganore të Kosovës, edhe pse vula doganore e Kosovës ka qenë në përputhshmëri me Rezolutën 1244, ka qenë e pranuar nga të gjitha institucionet tjera dhe vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë dhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, shpjegon Kusari - Lila.

Taksa e re mund ta godasë rëndë Bosnjën. Kosova është vendi i vetëm, me të cilin Bosnja ka një bilanc pozitiv tregtar. Eksportet e saj në Kosovë kapin shumën prej 100 milionë eurosh në vit, ndërsa importet llogariten në vetëm 20 milionë euro.

Dulko Hasiq është kreu i seksionit për tregti të jashtme në Dhomën Tregtare të Bosnjës. Ai thotë se kjo organizatë ka paralajmëruar Sarajevën me vite për dëmin potencial.

Për fat të keq, vendimi i Qeverisë së Kosovës është thjesht politik. Të mos harrojmë se autoritetet e Bosnjës nuk e kanë njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, apo nuk kanë njohur vlefshmërinë e vulave të autoriteteve të saj doganore. Qeveria e Kosovës është kundërpërgjigjur dhe ky nuk është një problem i ri. Ne, Dhoma e Tregtisë dhe Shoqata e Eksportuesve të Bosnjës, kemi paralajmëruar një kohë të gjatë se problemi mund të rritet".

quote_1v2.gif
Ne, Dhoma e Tregtisë dhe Shoqata e Eksportuesve të Bosnjës, kemi paralajmëruar një kohë të gjatë se problemi mund të rritet.
quote_2v2.gif


"Ai është pikërisht kjo çfarë ka ndodhur. Me fjalë të tjera, grindjet politike mes Bosnjës dhe Kosovës kanë kaluar në marrëdhëniet tregtare dhe tani duhet të përballemi me pasojat, efektet e të cilave janë të vështira për t’u parashikuar. Ne kemi humbur një treg në vlerë prej 100 milionë eurosh”, thotë Hasiq.

Në fakt, shton ai, eksportet në Kosovë kanë kapur vlerën prej 80 milionë eurosh në gjysmën e parë të 2011-ës, çfarë ka treguar për një rritje të shpejtë, e cila sot është e rrezikuar.

Kosova ka paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet çështja e vulave doganore, Prishtina do të imponojë masa reciproke për mallrat e Bosnjës, identike me atë që ka vendosur kundër Serbisë.

Bosnja nuk e ka njohur Kosovën për shkak të shqetësimeve të separatistëve të saj në Republikën Serbe – entitet me shumicë serbe, i cili mban marrëdhënie të ngushta me Beogradin.

Sylejman Konushevci është menaxher në kompaninë “Inter” në Prishtinë, e cila prodhon lëngje dhe ushqime. Ai thotë se firma e tij ka eksportuar në Bosnjë, porse biznesi ka rënë kur Sarajeva ka refuzuar të njohë vulat doganore të Kosovës.

Masat e reciprocitetit është dashur të merren më parë. Kjo është një vonesë e qeverisë sonë. Produktet e Bosnjës, të cilat ndodhen në tregun tonë, mund të zëvendësohen lehtë”, thotë Konushevci.

quote_1v2.gif
Produktet e Bosnjës, të cilat ndodhen në tregun tonë, mund të zëvendësohen lehtë.
quote_2v2.gif


Dushko Tomiq, është udhëheqës i formës “TT Kabel”, e cila prodhon kabllo telekomi në Shiroki Brijeg të Hercegovinës. Ai thotë se taksat e reja e kanë larguar kompaninë e tij nga tregu kosovar.

Që kur TT Kabel ka nisur me prodhimin e kabllove tre vjet më parë, tregu i Kosovës ka qenë gjithmonë tërheqës për ne. Me taksën e re mbi produktet tona, të vënë nga autoritetet kosovare, ne nuk mund të jemi më konkurrues në atë treg”, thotë Tomiq.

Mosmarrëveshjet midis Kosovës e Bosnjës dhe Kosovës e Serbisë paraqesin një sfidë të rëndësishme për Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore – CEFTA – nënshkruese të së cilës janë të gjitha vendet e rajonit.

Bosnja ka shprehur pakënaqësi te presidenca e CEFTA-s në lidhje me taksën e re doganore, të vënë nga Kosova, por këtë vit është Prishtina ajo që drejton presidencën e radhës së këtij mekanizmi. (v.t.)

* Materialit i ka kontribuuar korrespondentja e Radios Evropa e Lirë në Sarajevë, Mirna Sadikoviq




Reciprociteti ndaj Bosnjës - Radio Evropa e Lirë © 2011



Bosnien verliert laut dem Vorsitzenden der Bosnischen Industrie und Handelskamer 100 Mio. € wegen der kosovarischen Reziprozitätsmaßnahmen. Dazu verliert es den einzigen Markt mit dem die bosnische Wirtschaft eine positive Billanz aufweist, denn Bosnien exportiert nach Kosovo eben diese 100 Mio., importiert hingegen nur 20 Mio €.

 
Übrigens: sollte Bosnien nicht bald die Zollstempel Kosovos anerkennen, wird es auch für bosnische Waren einen hundertprozentigen Importstop geben. Mal sehn, ob sich Bosnien so einen Luxus leisten kann, wir können die 20 Mio. verkraften.
 
Quadratkopf Thaci sollte sich mal in die Lage der bosnischen Politiker versetzen, ein Anerkennen Kosovos könnte grosse Probleme bereiten.
 
Quadratkopf Thaci sollte sich mal in die Lage der bosnischen Politiker versetzen, ein Anerkennen Kosovos könnte grosse Probleme bereiten.

Es geht nicht um die Anerkennung des Kosovo, es geht um die Akzeptanz der Zollstempel. Es gibt weder für Serbien, noch für Bosnien einen Grund die kosovarischen Zollstempel nicht anzuerkennen. Und um ehrlich zu sein, finde ich, dass Kosovo auch gegen Bosnien einen sofortigen Importstop verhängen sollte, denn es ist einfach eine bodenlose Frechheit von Bosnien unsere Produkte auf Grund diese Zollstempel zu blockieren.

Was denken die sich? Meinen die, die können alles nach Kosovo exportieren, aber dann Ayak machen? Nicht mit uns - wir haben genug Geduld gehabt.
 
Ihr könnt euch die 20 Mio weniger leisten als Bosnien die 100.

Unsere wirtschaft wird diese 20 Mio. wettmachen, indem es für Ersatz für die bosnischen und serbischen Produkte auf dem heimischen Markt sorgt. Bereits jetzt verzeichnen kosovarische Firme Wachstumsraten von über 30%, seit dem diese Maßnahmen greifen.


Wirtschaftlicher Weitblick liegt dir wohl nicht so.
 
Es geht nicht um die Anerkennung des Kosovo, es geht um die Akzeptanz der Zollstempel. Es gibt weder für Serbien, noch für Bosnien einen Grund die kosovarischen Zollstempel nicht anzuerkennen. Und um ehrlich zu sein, finde ich, dass Kosovo auch gegen Bosnien einen sofortigen Importstop verhängen sollte, denn es ist einfach eine bodenlose Frechheit von Bosnien unsere Produkte auf Grund diese Zollstempel zu blockieren.

Was denken die sich? Meinen die, die können alles nach Kosovo exportieren, aber dann Ayak machen? Nicht mit uns - wir haben genug Geduld gehabt.

Mit einer unstabilen Regierung lassen sich rationale Entschlüsse nun einmal nicht leicht durchsetzen.. Selbst die Akzeptanz dieser Zollstempel könnte einen fatalen Impuls auslösen, Bosnien halt.
 
Nur damit du es auch kapierst: Die 100 Mio., die normalerweise nach Bosnien gehen würden, bleiben zum Großteil im heimischen Markt.
 
Zurück
Oben