Vasile schrieb:
In Rumänien ist es ein bekanntes und verbreitetes Begrüßungslied bei den Militärparaden. Sehr wenige RUmänen wissen dass es auch der Nationalhymne eines Staates ist.
Aber in der Hymne wird doch auch das Wort "Albanien" erwähnt. 8)
Obwohl Albanien nach meiner Meinung nach eine neue Hymne braucht, etwas mit mehr Power & Patriotismus...
Eine alte rumänische
HIMNI I VJETER RUMUN
MI FLAMURIN T'ONE
Mi flamurin t'onë është shkruar bashkim,
Bashkim në vetëdije dhe në ndjenja
Dhe nënë hijen e tij të madhërishme
Do përballim çdo goditje.
Në luftën e rëndë trembet ay,
Që vetë është mëndje-arratisur,
Po ne të bashkuar në çdo kohë
Do jemi, do jemi mundës.
E armatosmë dorën t'onë
Që të mpruajmë një vend të shtrenjtë,
E drejta jonë është zotëronjëse,
Dhe qëllimi ynë i shenjtë.
Dhe në librën e përjetësisë shkruan
Se shumë kombe do humbasin,
Po Rumanija jonë e Shtrenjtë
Përjetë, përjetë do lulëzojë.
Shkruar nga Ioan Barsan
[hr:8e1d1711bf]
Von Gjergj Fishta
HYMNI I FLAMURIT KOMBTAR
Porsi fleta e ejllit te Zotit
Po rreh flamuri i Shqypnis
E thrret t'bijt e Kastriotit
Me u mbledhe tok ne cete t'ushtris
Bini toske, ju. bini gege!
si dy rrufe qe shkojn tue djege!
A ngadhnjyesa a t'gjith deshmore!
Trima, mbrende! me dore! me dore!
Per mbas flamurit te vet shqiptari
kur rrok armet per t'drejta t'veta
Atje lufta ndezet zhari,
atje armiku vehet m't'lehta
Bini toske... etj
Mbi njate flamur Perendia
Me dore t'vet Ai e ka shkrue
Per shqyptar do t'jet Shqypnia
Kush ua preke, ai kjofte mallkue
Bini toske... etj
Shka? Athue at toke t'bekueme
qi vete Zoti na e ka dhanun
sot me e shkele kamba e poshtnueme
e nji t'hueji na kem me ia lanun?
Bini toske... etj
Ah, JO, kurr. njiqind here para
Kem me u shkri me gra me fmi
Kem me mbete kortare nder ara
se me e shkele lame t'huej n'Shqypni
Bini toske... etj
M'kambe Sokola te Shqypnis
Flamuri yne qe ne ajer po shtiellet
Si pol veshje 'Perendise
Kah na ban hije prej qiellet
Bini toske... etj
Ma mire dekë me u shue nen hije
T'flamurit tone n'fushe t'mejdanit
se me rrnue nji jete robnije
per nen sukuj t'hueje t'ballkanit
Bini toske... etj
Armet e besen na i njeh bota
trima n'za kem pasun t'Paret
Luften ne na e msoi Kastriota
Kë, thue, frike do t'ken shqyptaret?
Bini toske... etj
Urra! djem eh u dhashte e mbara
Sot a kurr me dekë per Atdhe
Flamuri yne qe u nis perpara
ndimo Zot per Atdhe e Fe
Bini toske... etj