Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Craig Jurisevic

Një film në Hollywood kushtuar UÇK-së
Postuar nga admin on Feb 23, 2010 | Miratimi per Komentet
Kirurgu Craig Jurisevic tregon angazhimin e tij me UÇK-në në një libër, i cili tani po bëhet film – luan aktori i njohur Sam Worthington (nga filmi Avatar) ndërsa producente është një fituese e çmimeve Oscar dhe Emmy
Craig Jurisevic është kirurg i specializuar për zemrën dhe lektor në universitet. Me prindër sllovenë, por i lindur dhe rritur në Australi ai njihet për guximin e tij për të punuar në zonat më të rrezikshme të luftës.
Në vitin 1999, ai udhëtoi për në Shqipëri dhe filloi punën si mjek në Spitalin e Kukësit, që u bë qendra kryesore e mjekimit dhe rehabilitimit fizik të luftëtarëve të plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Puna në këtë spital shpejt bëri që Craig të përfshihej emocionalisht në kauzën shqiptare dhe një ditë të bukur la pas spitalin dhe iu bashkua Batalionit Atlantiku që hynte në Kosovë. Craig mori pjesë në luftime në kuadrin e këtij formacioni të përbërë nga shqiptaro-amerikanët që shkuan të luftojnë për lirinë e atdheut përtej oqeanit dhe të batalionit të 123-të të Malit të Pashtrikut.
Gjatë periudhës së luftës, Craig bëri dhjetëra operacione duke shpëtuar luftëtarë dhe civilë shqiptarë. Ai mori pjesë edhe në patrulla të UÇK-së që depërtonin përtej vijës serbe dhe u bë dëshmitar i masakrave të kryera nga ushtarakët dhe paraushtarakët serbë.

Sot, më shumë se dhjetë vite mbas kësaj aventure (Craig Jurisevic ka pasur edhe shumë të tjera në Afganistan, Timorin Lindor etj), kirurgu pro-shqiptar ka botuar një libër me titull “Blood in My Hands” (Gjak në duart e mia) të botuar në Australi.
Libri është shkruar në bashkëpunim me Robert Hillman, një autor i njohur biografish që në vitin 2005 fitoi Çmimin Kombëtar Australian për Biografitë. Libri i tij “My Life as a Traitor” (Jeta imë si tradhëtar) i shkruar bashkë me Zarah Ghahramani-n është botuar në shumë vende të botës dhe u shpall Libri i Vitit nga gazeta e njohur “San Francisco Chronicle”.
Libri “Blood in My Hands” që përshkruan rrethanat tragjike të luftës në Kosovë dhe përvojat personale të mjekut që vendosi t’i bashkohej UÇK-së ka pasur sukses ndërkombëtar dhe po botohet në disa vende të botës. Faqja në internet e botimit të këtij libri është: Index of /
Historia e përshkruar në libër është përdorur për një skenar filmi në Hollywood që do të flasë për luftën në Kosovë. Filmi, siç bëri të ditur Craig, gjatë një telefonate nga Australia me gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York do të dalë në kinema vitin e ardhshëm.
Kirurgu i njohur tha për gazetën “Illyria” se rolin kryesor në film do ta luajë aktori i njohur Sam Worthington (i cili është bërë i famshëm me rolet e tij në filmat “Avatar”, “Clash of the Titans”, “Terminator Salvation”).
Craig thotë se njoftimi për Sam Worthington nuk është bërë ende publik. Ai thotë se pret që njoftimi të jepet javën e ardhshme. Ndërkohë, sipas tij, Sam e ka lexuar librin dhe “e mbështet kauzën”.
Kirurgu australian që sot kryen operacionet e tij në një spital të njohur të Adelajdes tha për gazetën “Illyria” se burime serbe dhe ruse po përgatisin një fushatë propagandistike kundër filmit për ta penguar realizimin e tij.

Për fat të mirë, producentja që ka marrë përsipër financimin e filmit është Eva Orner, fituese e çmimve Oscar dhe Emmy.
Craig thotë se filmi do të jetë i pari prodhim i kësaj përmase në Hollywood që do të përshkruajë tmerret e luftës në Kosovë.
“Me emra të till të mëdhej aktorësh dhe producentësh”, thotë ai, “filmi do të ndihmojë në ndërgjegjësimin e botës në një nivel më të lartë për masakrat sebe.” (“Illyria” – New York)
 
Interview mit Craig Jurisevic


Rrëfehet Jurisevic


Nga Express më 28.02.2010 në ora 14:33
Fituesja e Çmimit Oscar, Eva Orner angazhohet si producente e filmit për UÇK-në në Hollywood.

Pritet angazhimi edhe i skenaristit të filmit Black Hawk Down, Ken Nolan. Sipas të gjitha gjasave rolin kryesor do ta interpretojë Sam Worthington, protagonist i Avatar.


Craig Jurisevic, autor i librit ‘Blood in my Hands’ mbi të cilin do të ndërtohet filmi, rrëfehet për Radio Dukagjinin.

Së pari Z. Jurisevic faleminderit që pranuat intervistën.

Jo është kënaqësi për mua, ju faleminderit.

Craig ju keni qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe keni marrë pjesë në luftën e vendit tim, cilat janë përvojat tuaja gjatë kësaj kohe?

Është vështirë për mua t’i përmbledh të gjitha përvojat e mia në një intervistë të shkurtër por roli im kryesor ka qenë: unë iu bashkova UÇK-së në Elshan, pastaj u transferuam në Krumë të Shqipërisë ku punova për pak kohë në spitalin fushor norvegjez, i cili udhëhiqej nga Norwegian Aid Council dhe UÇK-ja, pastaj jam nisur përpjetë në malin e Pashtrikut ku krijova një ekip të vogël kirurgësh në një shpellë vetëm 300 metra larg vijës së parë të frontit dhe pozicioneve serbe.

Ju keni shkruar një libër për këto përvoja. Ky libër ka tërhequr vëmendjen e filmbërësve. A është kjo e vërtetë?

Po është e vërtetë. Ne kemi një producente e cila është fituese e shpërblimit Oscar, emri i saj është Eva Orner, ajo fitoi shpërblimin Oscar për dokumentarin më të mirë në vitin 2008 me dokumentarin e saj “Taxi to the Darkside”. Tema e këtij dokumentari është për luftën në Afganistan ku tregon vdekjen e të burgosurve afganë në duart e ushtarëve amerikanë. Ajo po ashtu ka bërë edhe shumë filma të tjerë.
Ajo do ta bëjë këtë film bazuar në librin tim. Ajo po bisedon me disa regjisorë të njohur të Hollywoodit, të cilët ende s’mund t’i bëjë publik, si dhe disa aktorë shumë të mëdhenj me siguri do t’i bashkohen këtij filmi. Njëri prej tyre është Sam Worthington, i cili tash së voni përfundoi xhirimet e filmit “Clash of the Titans” dhe ka luajtur po ashtu edhe në filmat “Terminator Salvation” dhe “Avatar”.

Ai luan rolin kryesor në “Avatar”?

Po është. “Avatari” është njëri ndër filmat më të suksesshëm të të gjitha kohëve. Ai ka shitur më shumë bileta se “Titaniku”.

Çfarë mendoni kur do të jetë gati ky film?

Plani është që ky film të përfundojë nga mesi i vitit 2011, ku pritet të jepet premierë gjatë verës së vitit të ardhshëm. Për momentin janë duke u zhvilluar biseda me skenaristë të ndryshëm, po ashtu skenaristë të njohur si skenaristi i filmit “Black Hawk Down”, pra janë njerëz shumë të mirë të cilët po punojnë në këtë projekt.
Pasi komuniteti shqiptar në Amerikë dhe vendet tjera ka dëgjuar për këtë lajm kemi marrë shumë oferta për para, për financimin e filmit. Po ashtu kam oferta nga shumë kosovarë të rinj përfshirë këtu edhe Mehmetin me të cilin kam qenë në front që dëshirojnë të luajnë në këtë film. Ka shumë aktorë të rinj në Kosovë të cilët janë të gatshëm të luajnë.

Z. Jurisevic, a do të zhvillohet ngjarja e filmit në Kosovë?

Rrëfimi do të nis në Kukës në Shqipëri sepse roli im i parë ishte si kryekirurg në spitalin e Kukësit dhe isha përgjegjës për 150 mijë refugjatë. Pastaj pas disa problemeve me zyrtarët lokal në Kukës, të cilat unë i përshkruaj në libër, ku përfshihet shumë korrupsion dhe aktivitete kriminale, më pas u ngjita së bashku me UÇK-në në mal t’i ndihmoj jo vetëm ushtarët por po ashtu edhe refugjatët të cilët iknin nga forcat serbe përgjatë vijës së frontit për në Shqipëri.
Pra libri nis në Kukës, pastaj vazhdon me udhëtimin tim në Elshan, Krumë dhe libri përfundon me vijën e frontit në malin e Pashtrikut.
Unë po ashtu kam patrulluar me UÇK-në, në prapavijën e forcave serbe, për t’i marrë kosovarët e plagosur dhe ushtarët e plagosur.

Të kthehemi në Kosovë, a jeni të njoftuar me atë se çfarë po ndodhë sot në Kosovë?

Po është një shqetësim, unë kam luftuar në Kosovë dhe jam larguar prej saj ditën që përfundoi lufta me shpresën se brenda disa viteve atje do të ketë paqe dhe harmoni dhe një pavarësi formale që do të njihej nga të gjitha shtetet.
Pas dhjetë vjetëve Kosova është shtet i pavarur por një pavarësi e vështirë për shkak të rezistencës së Serbisë, e që nuk është vetëm Serbia por edhe Rusia dhe disa shtete tjera. Por mendoj se ndoshta për dikë 10 vite janë shumë por pas një lufte aq të tmerrshme dhjetë vjet nuk janë një kohë shumë e gjatë. Shpesh duhet të kalojë një gjeneratë për të pasur një paqe të qëndrueshme. Mendoj se pas dhjetë viteve Kosova do të jetë një shtet i rangut evropian.

Craig ke plane qe ta vizitosh Kosovën?

Do të doja ta vizitoja Kosovën. Kam nevojë t’i shoh malet e Kosovës që dukeshin të mira me sy por edhe më të bukura në kohë lufte. Më pëlqen ta vizitoj Prishtinën dhe prej aty ku isha në luftë në majën e Pashtrikut mund të shihja paralagjet e Gjakovës, por për fat të keq kishte bombardime gjatë tërë kohës dhe s’kam mundur ta shoh mirë. Do të kisha dëshirë t’i vizitoja këto qytete për të parë se si janë ndërtuar dhe si njerëzit janë duke jetuar të lumtur. Por do të më pëlqente t’i vizitoj po ashtu edhe kafetëritë e Prishtinës.

Kjo ishte pyetja ime e fundit, Z. Jurisevic dhe dëshiroj të të falënderoj që keni luftuar për vendin tim.

Faleminderit është nder për mua. Kur u nisa për Kosovë s’e kisha ndërmend të luftoja për njërën anë apo tjetrën, qëllimi im kryesor ishte t’i ndihmoj njerëzit që po vuanin dhe në atë kohë ishin refugjatët kosovarë, ata ishin dëbuar nga shteti i tyre si kafshë, por këta njerëz meritojnë mirënjohje, edhe UÇK-ja vlen të nderohet, por po ashtu edhe njerëzit tjerë që punuan si vullnetarë, që punuan me refugjatët siç ishin shumë organizata të OKB-së dhe Kryqi i Kuq.

Craig e dini se jeni i mirëseardhur këtu në Kosove?

Është interesant mbiemri im “Jurisheviq”, është mbiemër tipik jugosllav, nëna ime është sllovene ndërsa babai Australian. Unë së pari e konsideroj veten australian kështu që mbiemri im nuk ndikon në atë se kush jam në të vërtetë dhe çfarë bëj. Gjithmonë kanë qenë disa mahi me komandantët në vijën e frontit “ja ku është një kirurg që punon për UÇK-në, me mbiemrin Jurisevic”

Z. Jurisevic ju po ashtu keni zemër shqiptari.

Ju faleminderit!

(Intervista është realizuar nga gazetari Ermal Panduri nga Radio Dukagjini)

http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../25717/C6/C21/




ps. Wieso wurde der Thread geschlossen?

http://www.balkanforum.info/f17/hollywood-dreht-film-fuer-uck-125828/
 
Buch im Kosovo

CIMG5632.JPG.aspx


CIMG5633.JPG.aspx



Berge des Pashtrik
Photo-16.jpg.aspx
 
Zurück
Oben