Novljanin
Top-Poster
Bujanoc: Dëmtohen varrezat e shqiptarëve - Lajme - Koha Net
Publikuar: 03.02.2013 - 14:01
Bujanoc, 3 shkurt - Në fshatin etnikisht të përzier Oslarë të Bujanocit, gjatë natës në varrezat e familjes Shabani janë dëmtuar disa varreza, raporton B92.
Dëmtimin e varrezave në këtë fshat e ka pohuar edhe Drejtoria e policisë në Vranjë.
"Në këtë moment jemi të njoftuar vetëm se ka ndodhur rrënimi i disa gurëve të varrezave në këtë fshat. Më shumë detaje do të kemi më pas, pasi që hetuesia dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes që në mëngjes”, ka thënë për B92, zëdhënësi i policisë së Vranjes, Dragan Stamenkoviq.
Kryetari i Bashkësisë Lokale, Naser Bajrami ka thënë për B92 se nuk mbahet mend të ketë ndodhur diçka e këtillë jo vetën në fshatin Oslarë, por as në Bujanoc, ngase te shqiptarët varreza është vend i shenjt i cili nuk preket me asnjë çmim.
Fshati Oslarë gjendet rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bujanocit.
Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, në këtë fshat jetojnë 904 banorë, prej tyre 498 shqiptarë dhe 400 serbë.
kurze erklärung bitte