Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Die Bestattung des Nationalhelden Isa Boletini

Wo sollte Isa Boletini bestattet werden


  • Umfrageteilnehmer
    15

Aligatori

Top-Poster
Einige Politiker wollen Isa Boletini in Albanien (Vlora) bestatten, also dort wo die Unabhängigkeit Albaniens ausgerufen wurde, andere wollen ihn im Dorf Boletin (Kommune Zveçan, Nordkosovo), dort wo er geboren wurde bestatten. Familienmitglieder von Isa Boletini möchten nicht, dass er in Albanien bestattet wird und das Dorf Boletin ist ihnen zu unsicher, da es umgeben von mehrheitlich von Serben bewohnten Gebieten liegt und eine Grabschändung durch Serben somit sehr wahrscheinlich wäre.
Prishtina die Hauptstadt Kosovos ist für sie jedoch akzeptabel, was meint ihr????

Ich bin klar für Prishtina, Isa Boletini ist zwar der Nationalheld aller Albaner aber er kam aus dem Kosovo und unsere Hauptstadt ist Prishtina, mit Vlora haben wir kaum was am Hut und besucht wird diese Stadt auch so gut wie nie von uns.

Kosovo_warrior_Isa_Boletini%2C_June_1914.jpg


20150526152328862646.jpg


Familjarët: Isa Boletini nuk e meriton të sakrifikohet për së vdekuri prapë


26 Maj 2015 - 15:21 Nga familjarë të Isa Boletinit i ka mbërri një reagim portalit tonë, Koha.net, me kërkesën që të publikohet.

Armend Murati thekson ndër të tjera se tjetërkush po merr vendime në emër të familjes së Isa Boletinit dhe se dëshirat janë një e realiteti tjetër.
Ai e thotë se Isa Boletini nuk e meriton të sakrifikohet për së vdekuri. Siç shkruan ai, eshtrat e Isa Boletinit do të ishte më drejtë të pushonin në Prishtinë.
Po e botojmë reagimin të plotë, me fare pak ndërhyrje gjuhësore.
“Këtë reagim të shkruar nga familjarët e Isa Boletinit mund ta botoni në Portalin e juaj të çmuar dhe të respektuar!
Nuk mundemi të durohemi më! Pasardhësit e Isa Boletinit, të gjithë me një zë jemi në hall dhe unë kam menduar që të kërkoj mendime nga i tërë kombi shqiptar, dhe të flas ashtu siç më kanë edukuar në shtëpi, më së shumti nga e ndjera gjyshja ime , Shehide Boletini Murati, e bija e Isa Boletinit, dhe nga babai im, i ndjeri Remzi Murati, i cili i solli eshtrat e gjyshit të tij në Kosove nga Podgorica, për të kryer premtimin ndaj nënës dhe gjyshit.
Si familje e Isa Boletinit, d.m.th, fëmijët të 3 grave të Isa Boletinit, nipat dhe mbesat dhe fëmijët të tyre, plus fëmijët e tyre, numërojmë një numër të kosiderueshëm, jemi të shpërndarë në mbarë Kosovën dhe Shqipërinë dhe gjithashtu në vendet perëndimore. Kur babai im solli eshtrat në Kosovë para luftës në Kosovë, e tërë familja është dridhur nga mendimi se një ditë do të pushon gjyshi ynë i dashur në Boletin. Mbas luftës në Kosovë filluan planet për rivarrimin e Isa Boletinit në Boletin dhe ideja e dëshiruar nga familja dukej sikur do të realizohet. Këtë e përshkruaj në këtë mënyrë që të gjithë të kuptojnë se çfarë dëshiroj të them në rreshtat që vijojnë.
Si situatë e krijuar viteve pas luftës, është shtyrë vendimi për rivarrim për arsye që të gjithë i dimë por nuk i flasim, për këtë dua unë të flas njëherë si i takon hijes së Isa Boletinit , se nuk jemi asgjë tjetër pos hije e tij.
Dëshiroj që të shpreh brengat e tërë familjes dhe pyetjet të cilat dikush duhet t’i qes në mejdan, kështu që populli të zgjohet dhe të kuptojë se çka kërkohet nga Isa Boletini dhe nga të gjithë ne, duke filluar nga familja, qeveritë, populli dhe vetë kombi shqiptar.
Fakti që Boletini është në veri të Kosovës, dhe që gjendet në komunën serbe të Zveçanit, është një moment që na brengos. Si familje e Isa Boletinit besoj se kemi të drejtë kur mund të shprehemi se serbëve kurrë nuk mund t’i besosh, dhe fakti që gjyshi do të pushojë në "gojën e ujkut", na brengos shumë. Garancione kurrë askush nuk ka mundur të japë, dhe fakti se sa shumë herë është shtyrë rivarrimi flet për vete. Brengosemi që ndoshta këtë herë ekzistojnë scenario tjera që mund të kompromitojnë Isa Boletinin, dhe nëse ekziston mundësia prej vetëm 0,5% për këtë, a nuk është obligim i gjithë kombit t’i dalë në pri familjes dhe t’i mbështet në brenga të justifikuara?
Nuk dua të flas për situatën e krijuar për rivarrimin e Isa Boletinit në Vlorë, pasi që ndoshta në gjithë këtë rrëmuje që është krijuar, një gjë e papërshkruar ka rezultuar nga tërë kjo situatë. POPULLI KA FOLË!! Asnjëherë nuk kemi përjetuar dashuri më të madhe ndaj Isa Boletinit nga populli se në ato ditë.
Është obligim i familjes sonë të shprehim brengosje pasi që pas situatës së krijuar, të gjithë të inkudruarit në proces të rivarrimit na jepin asgjë tjeter pos përshtypjen se çdokush e bën për levërdinë e vet personale, familja është anashkaluar dhe Isa Boletini përdoret për interese të ndryshme, por ASNJË për interes të Isa Boletinit. A nuk e meriton Isa, që i dha të gjitha në jetë për këtë komb, vetën, familjen, dhe zemrën e tij , që Kombi Shqiptar, populli i Kosovës, qeveritë e dy shteteve shqiptare, Komuna e Mitrovicës dhe individ që janë të përzier në këtë organizim, të ndalen dhe të thonë "JO PËR NEVE KËTË HERË, KËTË HERE PO MENDOJMË PËR BACËN ISË, SE E KA MERRITUAR ME GJAK E ME FAMILJE"
Duam të shprehim mendime dhe fakte që meritojnë përgjigje:
Si është e mundur që Komuna e Mitrovicës ( Komune Shqiptare) dhe Qeveria e Kosovës të përgatisë kufomën e Heroit Kombëtar Isa Boletini dhe ta varros në Komunën e Zveçanit që është Komunë Serbe? Në gojën e Ujkut ?!
Qfare qasje do të kene Shqiptaret nga të gjitha trojet Shqiptare deri në Boletin?
A e meriton Isa të mos ketë garancë për sigurinë e varrit të tij, a e meriton familja e tij të flejë gjithmonë me ndjenje të pasigurisë se Isa pushon në gojën e ujkut? A nuk kemi përvoja të duhura që të dimë që ujkut mund t’i bie gjithçka në mend?
Ka pasur bile edhe signale nga Komuna e Zveçanit që ata do të merren me këtë çështje pasi që është nder juridiksionin e tyre.
Duket si Isa Boletini pritet që të bashkojë veriun me Kosovën?! A nuk e ka merituar të pushojë edhe 100 vjet pas vrasjes se tij?
Familja e Isa Boletinit, shumica e saj, shpreh brengosje për këtë. Në një Kosovë ideale do ta varrosnim Isa Boletinin me ushtrinë e tij, pasi që ai është Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, qoftë ajo e Shqipërisë ose e Kosovës, por realiteti na dhemb të gjithëve. Besoni që dhimbjet me të mëdha janë të familjes. Por Isa Boletini nuk e meriton që të sakrifikohet për së vdekuri prapë, nuk e meriton të mbytet prapë, dhe si familje e tij e kemi obligim të mos e lejojmë këtë të ndodhë. Si popull duhet mbrojtur atp që na ka ngritë si Komb.
VLORA NUK ËSHTË OPCION – DËSHIRA E POPULLIT
BOLETINI NUK ËSHTË OPCION - FAKTET FLASIN DHE ËSHTË DËSHIRA E FAMILJES
Shume e thjeshtë është, nuk mendojmë për interese personale, por mendojmë objektivisht. Dëshira është një, realiteti është ndryshe.
Si opsion ku mund të bëhet rivarrimi në mënyrë madhështore, dhe në mënyë publike na mbetet Prishtina. Aty Isa do jetë në epiqendër, do të këtë efektin më të madh edukativ ndaj gjeneratave që vijnë, përndryshe duhet shpjeguar fëmijëve si dështuam të mbrrojmë Isa Boletinin, dhe e varrosëm në gojën e Ujkut!!!
Ka menduar dikush që nëse ndodh bashkimi i trojeve shqiptare, ekziston mundësia që Isa Boletini do mbetet në anën e gabuar të kufijve?!?
Dhe shumë e shumë pyetje tjera dalin që duhet ballafaquar, por po e lëmë me kaq dhe shpresojmë se esenca është kuptuar nga ata që e lexojnë.
Këto janë mendimet e Nipave, Mbesave, Stërnipave dhe Stërmbesave të Isa Boletinit, që rrjedhin nga gjaku i tij... Me këtë shprehim mospajtimin tonë në lidhje me mosmenaxhimin drejtuar atyre që janë përgjegjës për tërë këtë proces, ku ne si pasardhës jemi anashkaluar, por zëri jonë është i përbashkët dhe me këtë shkresë nuk pajtohemi me vendimet e marrura në emër të familjes. Nuk janë reale !!!
DHE KEMI NEVOJË PËR KOSOVËN
Të nderuar shqiptarë,
Të juaj në besë
Pasardhësit e Isa Boletinit”

Familjarët: Isa Boletini nuk e meriton të sakrifikohet për së vdekuri prapë ? KOHA
 
Die politiker sollen sich mal um richtige probleme kümmern.es gibt menschen die haben kein dach übern kopf oder deren haus kracht fast ein. kranke die dringend finanzielle hilfe brauchen. Denen wird nicht geholfen, aber für denkmäler gibt es genügend kohle. Wenn man mal alle zusammenrechnen würde hätte man eine enorme summe zusammen.
 
Ich habe für Vlore gestimmt, einzig und allein weil dort die Wiege des Albanischen Staates ist, und da dieser ein Albanischer Nationalheld ist, sollte er auch neben unserem anderen Nationalhelden Begraben sein, aber ich kann euch verstehen wenn ihr sagt ihr wollt es in Prishtina.

Und wenn die Nachkommen sagen sie wollen nicht Vlore dann ist es sozusagen ja schon beschlossen!
 
Zurück
Oben