Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Die Kosovo-Regierung unter Thaci

Unbekannte haben 60 Meter von einem Zaun einer Grab- und Gedenkstätte abgerissen und gestohlen. Die drei Verdächtigen wurden auf Drängen der Kommunalverwaltung Skenderaj freigelassen.

----------------

Vjedhësit e identifikuar të rrethojave në Marin të Skenderajt, janë në liri


Prishtinë/Skenderaj, 22 dhjetor - Personat që pretendohet se kanë vjedhur rreth 60 metra të rrethojave në kompleksin memorial të dëshmorëve në fshatin Marin edhe pse janë identifikuar nga policia janë në liri. Vendimin për ta e ka marrë prokurori komunal në Skënderaj pasi ata kanë deklaruar se nuk janë kryesit e veprës. Ndërsa rastin e kanë dënuar organizatat e dala nga lufta.

Rreth 60 metra rrethoja të aluminit janë vjedhur në kompleksin memorial por të dyshuarit kryesor mbetën të lirë.

Edhe pse policia ka identifikuar 3 persona që dëmtuan varrezat në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Marin, prokurori komunal në Skënderaj ka dhënë urdhër për lirimin e tyre.

Zëdhënësi i policisë për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë KTV-së përmes telefonit se ata kanë arritur të identifikojmë 3 personat që kanë kryer veprën por rasti tash i takon organeve gjyqësore.

“Ndalimi nga ana e policisë nuk mund të bëhet pa autorizimin e prokurorit. 3 të dyshuarit janë nga Skënderaj dhe ne kemi identifikuar edhe deponinë metalike ku janë shitur ato, por pasi kanë dhënë dëshminë të dyshuarit duke mohuar vjedhjen, janë liruar”, ka thënë Hoti.

Ndërsa rrethojat nuk ishin dëmi vetëm që kishin bërë, ata dëmtuan edhe pllakat e mermerit dhe rrjetin elektrik.

E këtë akt e kanë dënuar shoqatat e dala nga lufta, të cilët e vlerësojnë si vepër të shëmtuar.

Rreth 60 metra rrethoja të aluminit vlera e të cilave sillet rreth 60 euro për metër janë shitur në një deponi metali në Mitrovicë.

Në kompleksin memorial në Marin janë të shkruar 2100 emra të dëshmorëve nga mbarë Kosova.

Ky kompleks është projekt i organizatës Amerikane “Miqtë Amerikan të Kosovës” të cilët edhe paguajnë një rojë por i cili nuk ruan 24 orë e as në ditët e vikendit.

Vjedhësit e identifikuar të rrethojave në Marin të Skenderajt, janë në liri - Kronika - Koha Net
 
In den abgehörten Telefonaten hat Grabovci sich bei Hashim Thaci und Vlora Citaku nach einer Arbeitsstelle für seine Verwandten erkundigt. 1 Monat hatte Adem Grabovci Zeit sich zu überlegen, was er wenige Minuten vor den Kameras zur Entschuldigung sagen wird, doch so dumm wie er und Konsorten sind, hat er jetzt wohl ein Gerichtsverfahren am Hals. :lol:

Vetternwirtschaft (Nepotismus) ist ein Übel und wird auch juristisch bekämpft, aber laut Grabovci ist das ein Wert, den die PDK vertritt. :lol:

Grabovci: Rehatia e familjarëve, vlerë e PDK-së


Nepotizmi, ose “rehatimi i familjarëve” i Grabovcit duhet të hetohet

Nepotizmi si "vlerë" politike

Grabovci: Rehatia e familjarëve, vlerë e PDK-së - Lajme - Koha Net
Nepotizmi, ose “rehatimi i familjarëve” i Grabovcit duhet të hetohet - Lajme - Koha Net
Nepotizmi si "vlerë" politike - Lajme - Koha Net
 
Ist ja nichts Neues von unseren grossen Patrioten & Kriegshelden. Ohne die Minderheitenparteien (ausschliesslich Serben) hätte dieser Typ gar keine Mehrheit mehr:

“Thaçi e mban pushtetin me serbët”


[...]

"As njëri dhe as tjetri nuk janë të pranueshëm, por realiteti i jetës na shtyn të bashkëpunojmë me të dy. Mendoj se serbët brenda institucioneve duhet të luftojnë për të drejta të veta. Thaçi ka krijuar një qeveri pakicë shqiptare e cila e mban pushtetin me ndihmën e serbëve dhe komunitetet tjera. Rezultat i kësaj është se të gjitha ligjet që u pëlqejnë shqiptarëve me planin Ahtisaari janë miratuar, edhe pse serbët kanë mundur ta rrëzojnë ose dhe ta kushtëzojnë qeverinë shumicë. E në terren as këto ligje nuk zbatohen", ka thënë Trajkoviq duke shtuar se Beogradi nuk e ka krijuar partinë e saj porse më vonë e ka përvetësuar.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë Trajkoviq ka thënë se të gjithë e dinë se Thaçi ka problem në parti dhe në parlament.

[...]

“Thaçi e mban pushtetin me serbët” - Lajme - Koha Net

Im Parlament zeigt Rada Trajkovic statt einer erhobenen Hand (für eine Stimme) lieber ihre drei, fauligen Finger. Albin Kurti und seine Parteikollegen ignorieren dieses fette, provokante Schwein einfach:

https://www.youtube.com/watch?v=m2aMT9ZdNGg
 
Wer sowas auch nur hinterfragt ist ein Anti-Amerikaner, wie die Vetevendosje. Ne cilin mut shtet perzihet ambasadori e nje shtetit tjeter per punet te brendshme?

-------------------------

“Paratë e tenderit të pasaportave- te firmat e qeramikës e të betonit”


Besnik Berisha, i pezulluar para pak kohësh nga detyra e Drejtorit të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në MPB, ka rrëfyer pjesën e tij të tregimit për skandalin e pasaportave.

Në “Interaktiv” të KTV-së ai ka dhënë detaje të panjohura më parë rreth skandalit. Berisha ka thënë se “të mëdhenjtë” nuk ia kanë lejuar menaxhimin e kontratës me austriakët, edhe pse kjo ishte përgjegjësia e tij.

Sipas tij, këshilltari i ministrit Rexhepi, Fisnik Rexhepi me një letër në dorë ka thënë se është rekomandim i Ambasadës Amerikane dhe ambasadorit Dell që tenderin ta fitojnë austriakët, kjo mbase edhe për faktin se makinat e prodhimit të pasaportave janë amerikane.

Ministri Rexhepi na ka ftu në takim, edhe në dorë i ka pas xhirollogaritë ku janë bartë paratë e tenderit. Kanë qenë nja tri firma të qeramikave e betonit. Ai ia ka dhënë këtë Policisë që të bëjë hetimet”, ka thënë Berisha duke pohuar se është i inatosur me ministrin Rexhepi për pezullimin sepse ai nuk ka bazë ligjore.Për këtë ka paralajmëruar padi ndaj MPB-së. /Telegrafi/

?Paratë e tenderit të pasaportave- te firmat e qeramikës e të betonit? « Lajme - Telegrafi


Ministri Rexhepi s’mërzitet s’e ku shkuan paratë!


Ministri Rexhepi s’mërzitet s’e ku shkuan paratë! - Lajme - Koha Net
 
Diese SHIK Regierung ist der größte Scheißhaufen! Bis auf ein paar wenige Ausnahmen sind das doch alles Analphabeten. Darüber hinaus kommt jetzt noch einer gerade aus Den Haag raus und meint er müsste jetzt Premierminister werden, obwol seine Partei nicht mal 13% der Stimmen bekommt und seine Leute zugleich ganz Dukagjin abkassieren!! Hajt medet per ne kon e kene ne kry te Shtetit
 
Kamishi e Lushtaku marrin pensione invalidore!


Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Publikuar: 20.01.2013 - 17:42

Prishtinë, 20 janar - Ministrit të Arsimit, Ramë Bujës nuk i duket e udhës të marrë pension invalidor edhe pse ishte plagosur gjatë luftës. Ai nuk do të marrë pension pasi do që ta ruajë simbolikisht buxhetin për invalidët, mirëpo bashkëpartiakët e tij, deputeti Bekim Haxhiu, dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e kanë marrë beneficionin prej disa mijë eurove në vit, ndonëse kryejnë dhe paguhen mirë për punë të tjera. Dy politikanët e pushtetshëm nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, dhe Sami Lushtaku, të ardhurat vjetore të të cilëve kalojnë 20 mijë, përkatësisht 45 mijë euro në vit, janë përfitues edhe të pensionit invalidor që ndahet nga buxheti i Kosovës.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se deputeti “Kamishi” e gëzon këtë beneficion prej 1 prillit të vitit 2003, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nga 1 janari i vitit 2008, ndonëse të dy punojnë në detyra që paguhen mirë.

Kamishi e Lushtaku marrin pensione invalidore! - Lajme - Koha Net

Ka familja qe s'kan buke me hanger...
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Akuzat ndaj Limajt, zbulohen mesazhet “korruptuese”


Publikuar: 23.01.2013 - 16:04

Prishtinë, 23 janar - Nga 80 milionë euro, sa kishin deklaruar në fillim, EULEX-i zbret shumën e keqpërdorimit të buxhetit të Kosovës, në çështjen e Ministrisë së Transportit, në 250 mijë euro.

Përmbajtja e aktakuzës kundër ish-ministrit të këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe katër bashkëpunëtorëve të tij i referohet tre tenderëve, që u janë dhënë kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat premtonin pagesën e gjobës përkatëse, në shumën prej 20 për qind nga vlera e përgjithshme e kontratës.

Këtu përmendet veçanërisht kompania “Tali”, e cila kishte fituar tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve rajonale, për vitin 2009-2010, shkruan Top Channel.

Në aktakuzën prej 150 faqesh, EULEX-i ka zbardhur përmbajtjen e mesazheve telefonike, ndërmjet shefit të kabinetit të ministrit, Fatmir Limaj dhe pronarit të kompanisë fituese Florim Zuka, i cili po ashtu akuzohet për veprën penale “Dhënie e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Autorizimeve në Ekonomi”.

“O Endrit shefi, pasnesër çelen ofertat. Si mendon, a mundemi të bëjnë diçka o shef dhe unë të kryej detyrimet ndaj teje, ndërsa ti ndaj eprorëve të tu? Ta jap o shpirt atë 25-she me katër zero (250,000). Kalofsh mirë dhe më lajmëro”, ishin fjalët e Florim Zukës, nga kompania fituese e tenderit.

“Përshëndetje Tali! Po, po, e di që hapen nesër ofertat, kismet ti e merr, se kam fol edhe me vllain e këtij shefit më të madh edhe ty ta kanë dhënë, mirëpo edhe ti duhet të mbash fjalën për atë 25-shen që kemi folur, se tani prishen punët nëse nuk tregohesh korrekt”, ishin fjalët e Endrit Shalës, ish-shef i kabitenit të Ministrisë së Transportit.

Është kjo shumë prej 250 mijë euro, për të cilën prokurori ndërkombëtar pretendon se janë marrë në emër të Fatmir Limajt, i cili ishte ministër i Transportit.

“Në mars të vitit 2009, pas diskutimeve të hollësishme të zhvilluara lidhur me ryshfetin ndërmjet Endrit Shalës dhe Florim Zukës, për të cilat ishte në dijeni Fatmir Limaj, kompanisë Tali iu dha tenderi me vlerë 1,192,844,94 euro, në këmbim të pagesës së një ryshfeti, që arrinte shumën prej 250 mijë euro, që do t’i kalonte familjes Limaj”.

“Paratë e ofruara të ryshfetit, në shumën prej 250 mijë euro, përbën 20% të shumës së përgjithshme, që iu ishte kërkuar më parë edhe Mehmet Shkodrës e një ofertuesi tjetër, nga shefi i prokurimit Nexhat Krasniqi”, thuhet në aktakuzën e EULEX-it.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, hedh poshtë të gjitha këto pretendime, duke thënë se aktakuza është një roman i shkruar keq dhe pa fakte inkriminuese për Limaj.

Pjesa tjetër e aktakuzës, të cilën e ka siguruar Top Channel, flet për vlerësimin që ekspertë ndërkombëtarë i kanë bërë cilësisë së rrugëve në rajonin e Gjilanit. Ekspertët, veç të tjerash, kanë konstatuar se në rrugë të caktuara mungojnë shtresa asfalti, për çka ministria ka qenë në dijeni. Kjo lëndë është iniciuar nga dëshmia e pronarit të një kompanie rrugësh më 2009-në.

Janë gjithsej shtatë vepra penale, të cilat rëndojnë mbi deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili nga 24 nëntori i vitit të kaluar po mbahet në paraburgim, nën akuzën për krime lufte.

Akuzat ndaj Limajt, zbulohen mesazhet “korruptuese” - Lajme - Koha Net

Langsam wird es eng für Fatmir Limaj und seiner kriminellen Familie.
 
Kosovo, das neue Russland / China / Venezuela / Weissrussland / Nordkorea.
Nun versucht die PDK die Führung und Verwaltung des staatlichen Sender RTK mit parteinahen Mitgliedern zu besetzen.

[h=1]PDK-ja synon ta dominojë Bordin e RTK-së[/h]
Prishtinë, 27 janar - Kuvendi i Kosovës nuk pritet të ketë rrjedhë normale të punës as javën që vjen. Kjo për faktin se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk do të tërhiqen nga kërkesa për ta shfuqizuar votimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

E gjasat që kjo gjë të ndodhë, nëse seanca udhëhiqet nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, janë minimale, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas gazetës, burime brenda kësaj partie kanë bërë të ditur se strukturat drejtuese të partisë nuk janë të kënaqura me rezultatin që ka sjellë votimi i së enjtes, pasi nga ky proces ka dalë një anëtar që dyshohet të jetë i afërt me AAK-në dhe ka mbetur jashtë një anëtar tjetër që është i pranueshëm për partinë.

I afërt me AAK-në është cilësuar Faton Mehmetaj, kurse i pranueshëm për PDK-në, Murat Musliu.

“Siç dihet, të enjten janë zgjedhur për anëtar të Bordit të RTK-së Besa Bytyqi dhe Faton Mehmetaj. E para është e pranueshme, por jo edhe Mehmetaj. PDK-ja ka dashur që të zgjidhet edhe Murati, por ai tash ka mbetur jashtë lojës”, ka thënë zyrtari i PDK-së.

Problem, sipas tij, paraqet fakti se edhe dy kandidatët që kanë mbetur për t’iu nënshtruar votimit, asnjëri nuk shihet si i afërt me PDK-në. Është fjala për Mustafë Halilin dhe Blerta Zeqirin.

http://koha.net/?page=1,13,132511
 
Zurück
Oben