Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Die Kosovo-Regierung unter Thaci

Në prag të një Republika Serbska në Kosovë

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Publikuar: 20.05.2013 - 10:22
Revista prestigjioze për studime gjeopolitike – EUROASIA, bëri një intervistë me analistin dhe publicistin Shkëlzen Gashi, të cilën po e transmetojmë të plotë, duke pasur parasysh aktualititein e çështjeve me të cilat merret i intervistuari, po edhe për pikëpamjet e shfaqura në të.

-Dua që ta fillojmë këtë intervistë me lajmet e fundit për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës është nënshkruar në bazë të 15 pikave. Cili është skenari i ardhshëm që do të ngjajë në këtë situatë. Duket se jemi pranë një Republika Sprska të re.

Gashi: Sipas Marrëveshjes së Përkohshme për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë (Marrëveshja e Rambujesë, 1999), e cila qe pranuar nga Delegacioni i Kosovës, por jo edhe nga ai i Serbisë, parashihej që serbët në Kosovë të kenë autonomi brenda Kosovës, ama autonomi joterritoriale, dhe atë vetëm në disa fusha.

Me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (Propozimi i Martti Ahtisaarit, 2007), i cili qe pranuar nga Delegacioni i Kosovës, por jo edhe nga ai i Serbisë, serbëve në Kosovë u forcohet autonomia. Për më shumë, Propozimi i Martti Ahtisaarit i hapë themelet për autonomi territoriale për serbët në Kosovë, pasi që me të parashihej e drejta e komunave me shumicë sërbe për të krijuar partneritet ose asociacion mes vete dhe për të bashkëpunuar me institucionet e Sërbisë e për t’u financuar nga to.

Tani me Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve (Marrëveshja e Brukselit 2013), e cila është pranuar nga Delegacioini i Kosovës, e kësaj radhe edhe nga ai i Serbisë, zgjerohet autonomia e serbëve në Kosovë në fushat që s’i kishte paraparë as Marrëveshja e Rambujesë e as Propozimi i Ahtisaarit, e që janë fushat më të rëndësishme – gjyqësia, policia dhe institucionet politike – si dhe betonohen themelet e autonomisë territoriale të serbëve në Kosovë. Pra, e vërtetë, jemi në prag të një Republika Srpska të re dhe nëse serbët në Kosovë e shfrytëzojnë si duhet këtë mundësi, atëherë në fund të kësaj dekade mund të bëhen entitet politik sikur Republika Srpska.

-Në shikim të parë, mbas një analize të shpejtë, të krijohet përshtypja që “15 pikat” shkojnë përtej Propozimit të Ahtisaarit, i cili është refuzuar. Në esencë, cili është ndryshimi?

Gashi:
Propozimi i Ahtisaarit u ofron serbëve në Kosovë autonomi maksimale, të paparë deri tani, në: gjuhë, edukim, media, shëndetësi, financa dhe religjion. Prandaj, Serbia në Platformën Politike nuk ka kërkuar të drejta shtesë në këto fusha, e vetëdijshme se e ka të garantuar maksimumin me Propozimin e Ahtisaarit. Serbia në Platformën Politike ka kërkuar të drejta që tejkalojnë Propozimin e Ahtisaarit në këto tri fusha: polici, gjyqësi dhe institucione politike.

Në fushën e policisë, serbët në Kosovë në komunat ku janë shumicë, sipas Propozimit të Ahtisaarit, kishin të drejta në zgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore, ndërsa në nivel të Kosovës ruhej zinxhiri i unifikuar i komandës së policisë. Prandaj, Platforma Politike e Serbisë kërkonte polici autonome, formalisht pjesë e Policisë të Kosovës, por që do të funksiononte nën autoritetin e Këshillit Ekzekutiv të Bashkësisë së Komunave Sërbe të Kosovës. Marrëveshja e Brukselit garanton pak a shumë këtë që e kërkonte Platforma Politike e Serbisë. Deri tani strukturat serbe të sigurisë në veri të Kosovës janë paguar nga Qeveria e Serbisë, kurse tash e tutje do të paguhen nga Qeveria e Kosovës sepse ato formalisht do të jenë brenda kornizës së Policisë së Kosovës, kurse komandanti i tyre do të zgjedhet nga Bashkësia e Komunave Serbe të Kosovës.

Në gjyqësi, sipas Propozimit të Ahtisaarit, komunat me shumicë serbe, në njëfarë mënyre, kanë të drejtë të themelojnë gjykata themelore, kurse Platforma Politike e Serbisë kërkonte që gjykatat në rajonin e Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës të kenë autoritet të vendosin në të gjitha çështjet gjyqësore. Marrëveshja e Brukselit i njeh të drejtën këtij rajoni që të ketë deri edhe një panel të Gjykatës së Apelit, por në anën tjetër, marrëveshja e potencon se autoritetet gjyqësore atje do të operojnë brenda kornizës ligjore të Kosovës.

Në fushën e institucioneve politike, Propozimi i Ahtisaarit parashihte krijimin e një partneriteti të komunave serbe për zbatimin e përgjegjësive komunale dhe kompetencave të zgjeruara, me të drejtë për marrëdhënie të drejtpërdrejta me institucionet në Sërbi, por nuk i specifikonte saktësisht kompetencat e këtij partneriteti. Serbia në Platformën Politike kërkonte që Bashkësia e Komunave Sërbe të Kosovës të ketë një Asamble dhe një Këshill Ekzekutiv që do të jenë të ngarkuar me zbatimin e detyrave nga përkufizimi i përgjegjësive. Me Marrëveshjen e Brukselit, Bashkësia e Komunave Sërbe të Kosovës ka Asamble, Këshill Ekzekutiv dhe President. Do ta ketë edhe Statutin e vet. Marrëveshja e Brukselit është vetëm marrëveshja e parë, kështu që me marrëveshjet e radhës që do të arrihen së shpejti, do të definohen edhe më shumë kompetencat e këtij asociacioni, jo vetëm në fushat që përmenden në marrëveshje, por edhe në fusha tjera.

-Do të jetë e mundshme që të implementohet marrëveshja në terren? Çfarë probleme mund të ketë sa i takon implementimit të kësaj marrëveshjeje?

Gashi:
Janë dy pengesa për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit: serbët e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje!. Jam i bindur që serbët e Kosovës do të neutralizohen nga Serbia për shkak se nga implementimi i kësaj marrëveshjeje varet integrimi i Serbisë në BE dhe prej implementimit të saj serbët në Kosovë fitojnë larg më shumë se shqiptarët. Po ashtu, jam i bindur se as Lëvizja Vetëvendosje! nuk do të mund ta ndalë implementimin e kësaj marrëveshjeje, porse në zgjedhjet e ardhshme, kjo marrëveshje do të jetë një prej arsyeve që do të ndikojë në rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje!.

-Me të ashtuquajturin “normalizim” në Veri të Kosovës, Serbia e njeh “de jure” sovranitetin e Prishtinës, “de jure”, por jo “de facto”. Një pikë në favor të Beogradit është fshirja e dispozitës që do të lejontë hyrjen e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare. Kështu, a është kjo marrëveshje “fitues-fitues” apo njëra palë ka fitu më shumë se tjetra?

Gashi:
Është e vërtetë se me këtë marrëveshje Serbia e njeh legjislacionin e Kosovës, sidomos sa i takon policisë, gjyqësisë, organizimit të zgjedhjeve, e kështu me radhë. Por, me këtë Serbia e ka njohur implicit sovranitetin de jure të Kosovës, ndërsa, në anën tjetër, Kosova e ka njohur eksplicit autonominë e serbëve të Kosovës, madje me kompetenca shumë të forta. Kjo marrëveshje do të ishte “fitues-fitues”, vetëm nëse Serbia do ta njihte eksplicit Kosovën.

Në pikëpamjen time, Kosova duhet t’u japë serbëve në Kosovë autonomi, mes tjerash, edhe për shkak të asaj që kanë pësuar serbët e Kosovës pas 10 qershorit 1999, e sidomos më 17-18 mars 2004, por me kushtin që, përveç njohjes eksplicite të Kosovës nga Serbia, brenda territorit të autonomisë së serbëve në Kosovë, shqiptarët të kenë të drejta të njëjta me ato që i kanë serbët në kuadër të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, mos të harrojmë se pjesa veriore e Kosovës është lënë nën kontroll të serbëve të Kosovës dhe të Serbisë me mbështetjen e fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare sepse me futjen e trupave të NATO-s në Kosovë, pjesëtarët e UÇK-së kanë marrë urdhër nga eprorët e tyre që të mos e kalojnë urën e lumit Ibër sepse, në të kundërtën, NATO do t’i qëllojë pa paralajmërim.

-Tani, cila është e ardhmja e Kosovës? Cili do të jetë impakti në skenën politike të Kosovës?

Gashi:
E ardhmja e Kosovës është shumë e errët. Problemi më i madh që ka Kosova, për mendimin tim, është Kryeministri Hashim Thaçi, i cili për të shpëtuar nga akuzat për krime lufte dhe për pasurim të paligjshëm, është në gjendje të nënshkruajë gjithçka që i kërkon BE-ja. Prandaj, Serbia ka fituar shumë më shumë me këtë marrëveshje, falë faktit që Kosova është përfaqësuar në këto negociata nga Hashim Thaçi.

Sa i përket ndikimit të marrëveshjes në skenën politike në Kosovë, jam i sigurtë që partia e kryeministrit Thaçi do të ketë rënie, kurse partia e parë opozitare numerikisht Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të ketë rënie drastike, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje! do të rritet shumë.

-Sa i takon Shqipërisë së Madhe, është diçka e mundshme apo vetëm ëndërr politike? A do të ketë rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri farë rëndësie në të ardhmen e Kosovës?

Gashi:
Tani për tani shqiptarët nuk janë në gjendje ta imponojnë projektin e bashkimit Kosovë-Shqipëri. Ky projekt mund të realizohet vetëm nëse ai është në interes të bashkësisë ndërkombëtare ose thënë më saktë në interes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, sa i takon rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri, ai nuk do të ketë rëndësi për Kosovën sepse qasja e partive kryesore politike atje – PD dhe PS – karshi Kosovës është e ngjashme: ato e mbështesin çdo projekt të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën.

-Cili është mendimi juaj për punën e Bashkimit Europian si ndërmjetësues? A mendoni se BE ka mbajtë pozicion neutral dhe të balancuar mes palëve?


Gashi:
BE-ja si ndërmjetësues në këtë proces, s’i ka marrë parasysh dy sugjerime të vlefshme që i jep njëri prej ndërmjetësuesve më të zellshëm ndërkombëtarë në krizën në ish-Jugosllavi, ambasadori Geert-Hinrich Ahrens, në librin e tij Diplomaci mbi tehun e thikës – Pengimi i Konfliktit Etnik dhe Grupi i Punës për Minoritete i Konferencës për Jugosllavinë: 1) ndërbiseduesit duhet të zgjidhen me kujdes dhe të refuzohen ata që përfaqësojnë interesa kriminale; dhe 2) nuk është e kënaqshme arritja e një rezultati duke ushtruar trysni ndaj palës më të dobët.

-Cili është mendimi juaj për punën e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë?

Gashi:
Në esencë bashkësia ndërkombëtare vetëm na e ka ndërruar okupatorin. Tash nuk e kemi Serbinë, por e kemi një klasë politike kriminale që dallon shumë pak prej pushtetit të Serbisë. Një pjesë të konsiderueshme të fajit që e kemi këtë klasë politikë kriminale, e mbanë edhe bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, e cila ka pas kompetenca të plota në polici e gjyqësi dhe ka pas dëshmi të bollta, por s’i ka arrestuar dhe burgosur këta gangsterë që e kanë uzurpuar skenën politike në Kosovë.

-Si e ka pritë popullata dhe shoqëria civile marrëveshjen?

Gashi: Në Kosovë nuk ka shoqëri civile, kurse sa i takon pritjes së marrëveshjes nga popullata, kam përshtypje që një pjesë e konsiderueshme e popullatës e ka të qartë që Kosova do të nxirrte marrëveshje më të favorshme sikur të mos përfaqësohej nga Hashim Thaçi. Mirëpo, pjesa më e madhe e mediave në Kosovë, përfshi televizionin publik, janë nën kontroll të pushtetarëve.

-Pyetja e fundit: duke e parafrazuar titullin e librit të Denis MacShane,a është Kosova ende e rëndësishme në tabelën e shahut ndërkombëtar? Pse? Pse jo?

Gashi:
Kosova do të jetë e rëndësishme në tabelën e shahut ndërkombëtar, të paktën derisa BE-ja dhe ShBA-ja ta fusin nën kontroll Serbinë. Marrëveshja e Rambujesë (1999) është bërë me qëllim që NATO-ja ta fus nën kontroll, jo vetëm Kosovën, por tërë teritorrin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Pra, Kosova është përdorë si pretekst për futjen e Serbisë dhe Malit të Zi nën NATO. Ngjajshëm, BE-ja me Marrëveshjen e Brukselit për ta futë Serbinë në BE, po e përdorë Kosovën duke i legalizuar Serbisë prani të fuqishme në Kosovë përmes krijimit të entitetit autonom serb, madje pa e detyruar atë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në prag të një Republika Serbska në Kosovë - Lajme - Koha Net

Laut dem Analysten Shkelzen Gashi wird es noch in diesem Jahrzehnt zu einer "Republika Srpska" kommen. Thaci selbst ist bereit alles Forderungen der EU anzunehmen, da die Union wohl Beweise gegen seine kriminellen Aktivitäten und Kriegsverbechen besitzt, was Thaci erpressbar macht.

Immer klarer wird uns gezeigt, wie wir eigentlich verarscht werden. Die KS-Regierung selbst hat seiner Bevölkerung versprochen, einzig und allein innerhalb des Ahtisaari-Plans zu verhandeln und jetzt haben wir ein Abkommen, welches weit über diesen Plan hinaus geht.
 
Ministri Ismaili tenderët ia jepte kompanisë së themeluar prej tij


Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Publikuar: 24.05.2013 - 09:39
Prishtinë, 24 maj - Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomit të Kosovës, Fadil Ismajli, i emëruar në kuadër të riformatimit të Qeverisë Thaçi, për më shumë se dhjetë vjet me radhë i ka dhënë tenderë kompanisë që ka themeluar vetë “Komtel” në vlera prej miliona euro. Ismajli dyshohet për keqpërdorim të pozitave që ka mbajtur tash sa vjet me radhë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).

“Komtel” varësisht nga posti zyrtar që ka marrë Ismajli ka ndryshuar edhe veprimtarinë e saj, duke iu përshtatur kështu kompanisë publike që ka udhëhequr ai. Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentet që dëshmojnë se “Komtel” ka marrë tenderë mbi dhjetë milionë euro nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) sa ka qenë Fadil Ismajli në krye të saj dhe miliona euro të tjerë përmes dhjetëra tenderëve nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Tenderët të cilët janë dhënë në KEK sa ka qenë Ismajli në krye të saj janë hetuar edhe nga zyra e BE-së Kundërmashtrim OLAF e cila disa vite më parë kishte gjetur konflikt direkt interesi mes Ismajlit dhe kompanisë “Komtel”.

Sipas gazetës, tenderët janë dhënë për veprimtari të larmishme prej furnizimit me kompjuter, mirëmbajtje të softuerëve, furnizim me njehsorë e shumë të tjerë, që s’kishin të bënin asgjë me veprimtarinë fillestare që kishte pasur ky biznes.

Pas emërimit nëpër pozita zyrtare disa vite më parë, Fadil Ismajli, pronësinë e kompanisë “Komtel” e ka bartur në emër të mikut të tij, Vegim Gashi, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit. Gazeta ka gjetur se Fadil Ismajli ka fshehur se është aksionar edhe në disa kompani me kapital miliona euro duke mos i deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Ministri Ismaili tenderët ia jepte kompanisë së themeluar prej tij - Lajme - Koha Net

Der Minister für wirtschaftliche Entwicklung, Fadil Ismaili, hat während zehn Jahren Aufträge an die Firma "Komtel" vergeben, deren Eigentümer er ist. Diese Aufträge waren mehrere Millionen Euro schwer und Damit das Ganze nicht auffiel, hat Ismaili seinen Kumpel Vegim Gashi (AKR-Politiker) als Eigentümer der "Komtel" angegeben.

Zudem hat Minister Ismaili der Anti-Korruptionsbehörde verschwiegen, Aktionär mehrerer Unternehmen mit Millionenkapital zu sein.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Ich hoffe auf eine Koalition LDK - VV. Die manchmal radikalen, aber sehr guten Ansätze der Vetevendosje mit dem Intellekt und der Reife der LDK können sehr viel im Land bewegen.
 
Vetëvendosje: Assos, një firmë fantome me 2 punëtorë

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.




Prishtinë, 2 qershor – Lëvizja Vetëvendosje shfaqet të jetë e vendosur për ta kundërshtuar privatizimin e PTK-së. Përfaqësues të kësaj lëvizjeje, të dielën, nëpërmjet një aksioni e kanë vendosur një pankarte para objektit qendror të PTK-së me të dhënat krahasues midis PTK-së dhe kompanisë së përzgjedhur për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike, “Axos Capital”.

Për “Axos Capital”, ata thonë të jetë një firmë fantome, e regjistruar së fundi, qëllimi i së cilës shërben si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Paratë e pista vijnë prej bandave të kriminalizuar, të drejtuara nga Hashim Thaçi”, ka thënë aktivisti i VV-së, Zgjim Hyseni.

Gjatë prononcimit për media, Hyseni ka numruar të dhëna, të cilat sipas tij, flasin për përparësinë që ka PTK në performancë biznesi, qoftë në vlerë asetesh në krahasim me AXOS:

AXOS i ka 2 punëtorë ndërsa PTK i ka 3349 punëtorë.

AXOS ka asete në vlerë prej 155 mijë eurosh, ndërkaq shuma e aseteve të PTK-së arrin shifrën e 200 milionë eurosh.

AXOS nuk dihet të ketë ndonjë klient në fushën e telekomunikimit, por PTK i ka 1 milion e 200 mijë klientë.

AXOS nuk ka shpërndarë fare dividendë, PTK i ka dhënë shtetit të Kosovës dividendë në vlerë prej 55 milionë euro.

AXOS-it nuk i dihen të ardhurat vjetore, PTK i ka ato në shumën prej 165 milionëve.

AXOS është themeluar më 25 korrik 2012, PTK është themeluar më 21 dhjetor 1959.

Gjithë këto të dhëna flasin për një dallim shumë të madh midis PTK-së dhe AXOS. PTK është larg përpara kësaj kompanie qoftë në performancë biznesi, qoftë në vlerë asetesh, po ashtu edhe në shkallë profesionalizimi në fushën përkatëse. Por, krejt kjo logjikë përmbyset kur kuptojmë së është AXOS që e ka blerë PTK-në. Ndodh zakonisht përgjatë procesit që njihet si centralizim i kapitalit që kompania më e madhe, përmes mundësive më të mëdha konkurruese, ta fusë nën sqetull të voglën. Asnjë racionalitet, asnjë logjikë ekonomike nuk e shpjegon këtë transaksion absurd.

Shpjegimi megjithatë qëndron diku tjetër. AXOS, sipas Hysenit, është një kompani fantome që po paraqitet si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit e krimit të organizuar të bandave që udhëhiqen nga kryeministri Thaçi. Jo rastësisht as ish ministri Beqaj dhe as Kryeministri Thaçi nuk u përgjigjen kurrë se të kujt janë realisht paratë e fondit investiv AXOS. Si për ta vërtetuar gjithë këtë proces të shpronësimit grabitqar, kuptojmë se paratë për shitjen e PTK-së vijnë prej ishujve Cayman. Ky vend njihet si parajsë fiskale, ku nuk paguhet kurrfarë tatimi për paratë e investuara, por çfarë është më e rëndësishme, nuk kërkohet kurrfarë llogarie për prejardhjen e parasë, pikërisht siç i nevojitet pushtetit kriminal të PDK-së.

Secili subjekt politik që do të qeverisë nesër, nëse ka për qëllim ose jo mbrojtjen e interesit publik, do të matet me veprimet që (s)do të ndërmarrë lidhur me këtë shpronësim që po i bëhet popullit të Kosovës. Ekzistojnë të gjitha mundësitë argumentuese, nga ato ekonomike si dëmtim i interesit publik, deri tek shkeljet ligjore për ta kthyer mbrapsht këtë proces. Ne në Lëvizjen Vetëvendosje! jemi të vendosur për ta bërë këtë, përfundoi Hyseni.

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.


Vetëvendosje: Assos, një firmë fantome me 2 punëtorë - Lajme - Koha Net

Als Staat und Volk einfach versagt. :facepalm:

Man versucht die PTK zu 75% an eine Phantomfirma zu verscherbeln, die absolut nichts mit Telekommunikation am Hut hat und das ganze Geld über die Cayman Islands bezieht. Wer die Cayman Islands nicht kennt: Weltweit bekannt als Steuer- und Schwarzgeldparadies.

Das soll der "Geschäftssitz" dieser AXOS sein:

Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
 

Anhänge

    Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.
Ministrat “rehatojnë” gratë!

Publikuar: 06.06.2013 - 09:26

Shumica e ministrave dhe deputetëve të Kuvendit janë kujdesur që gratë e tyre t’i “rehatojnë” në kompani publike, apo në institucione të ndryshme shtetërore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, vite më parë e ka punësuar gruan në Postë Telekomin e Kosovës, para se kjo e fundit të privatizohej, ku merr një pagë vjetore prej 7000 euro.

Edhe më shumë se bashkëshortja e Rexhepit, paguhet gruaja e ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci, e cila ka rreth 12 mijë euro të hyra vjetore nga operatori i telefonisë mobile “Vala”.

Edhe bashkëpartiaku i Rexhepit dhe Stavilecit, deputeti Bekim Haxhiu i njohur me nofkën “Kamishi” e ka “rehatuar” gruan në PTK, ku merr pagë vjetore prej rreth 12 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e zëvendësministrit të Administratës Publike, Hajredin Hyseni, është e punësuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku paguhet 900 euro në muaj.

Edhe shefi i shefave të PDK-së, ashtu siç u bë i njohur në aferën e përgjimeve telefonike “Pronto”, Adem Grabovci, është kujdesur që bashkëshorten ta punësojë në kompaninë publike “Ibër Lepenc”, ku merr pagë vjetore prej 7960 euro, ndërsa djali i tij, Guxim Grabovci, i cili pati sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës, punon në Qendrën e Automjeteve të Kosovës, ku paguhet 5400 euro në vit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
Zeri.info | Ministrat ?rehatojnë? gratë!
 
Zurück
Oben