A
Ardian
Guest
Mitrovicë, tre vëllezër sulmohen nga serbët, vdes 1, plagosen 2 të tjerë
29/08/2014, 12:07
Përditesuar: 29/08/2014, 12:07
Mitrovicë- Një i ri ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë në Mitrovicë. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok, përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë.
Viktima dhe të plagosurit, përkatësisht të moshave 19, 17 dhe 16 vjeç mësohet se janë vëllezër. Ata kishin shkuar në mal për dru dhe se një person me uniformë serbe ka shtënë me armë në drejtim të tyre.
Ndërkaq një nga dy vëllezërit që mbijetoi nga sulmi policor në Mitrovicë ndodhet tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë tha për KosovaPress se i plagosuri ka plagë në gjoks, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Po e kemi pranuar para 20 minutave një person i plagosur në gjoks nga arma e zjarrit të cilin e kanë sjellur nga veriu i Mitrovicës. Ai për momentin është në ekzaminim dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.
Ndërkaq ai bëri me dije se janë njoftuar për ardhjen edhe të plagosurit të dytë, gjendja e të cilit është shumë më e rëndë se e atij që ndodhet aktualisht në Emergjencë në Prishtinë.
Drei albanische Brüder(zwei davon minderjährig) wurden im Norden Kosovos von einem uniformierten Serben beschossen. Einer von ihnen ist gestorben und die anderen beiden sind schwer verletzt.