Durres sieht echt geil aus. Ist son richtiges Urlaubsort. Strand und Sonne.
Hier in dem Clip sieht man die Stadt richtig.
http://youtube.com/watch?v=t8638sR1Xt4
Ich war im April in Durres und Albanien und habe einige Dinge mal massiv angeleiert, sogar mit Hilfe de US Botschafterin Rise, welche am 26.4. deshalb beim Bürgermeister war und zuvor Minister Adminstration beim Präfekten.
Kurz gesagt, erhält Durres nun das alte System was 1995 mit mir und de Weltbank entwickelt wurde! Einen Yachthafen nördlich in der Currila mit praktischen eigenen Autonomen Status im Moment und einen Volks Park und für die Bevölkerung saubere Strände. Niemand erhält dort eine Legalisierung seiner illegalen Bauten und niemand wird dort noch was bauen.
Albanien erhält Abwasser Gesetze für die STrand Zonen und für das Land. Daran arbeite ich gerade und am Jahres Ende wird es umgesetzt.
Einige INfos hierzu! Erst Mal die Gegend um die Currila
Und das passiert gerade!
Sich kundig zu machen, besuchte das Touristische Komitee die Präfektur (man beachte, nicht den Bürgermeister, weil das Rathaus Durres, in die übelsten Grundstücks Skandale verwickelt ist) um sich kundig zu machen.
Das Rathaus in Durres, hat protokolierte Fakten über Grundstücke, welche aber immer wieder ignoriert wurden und zu Verhaftungen führte. Der Vorgänger des jetztigen Bürgermesiters, war ein übler Drogen Boss genannt: Lefter Koca, dem die grössten Hochhäuser in Durres gehören (auf illegalen Volks GRund gebaut, wo angeblich ein Kosovare der Verkäufer war) und die direkt auf der Öffentlichen Strand Promenade stehen, gegenüber dem von den Deutschen bezahlten Neuen Museum.
Sezoni, qyteti pa asnjë tabelë reklamuese
• Artur Korriku
Mungesa e sinjalistikave dhe tabelave turistike ka bërë që dje prefekti i Durrësit, Klodian Pajuni të mbledhë Komitetin e Turizmit, ku në fokus të diskutimeve janë vënë problemet e shfaqura në prag të sezonit të ri veror. Durrësi është qytet turistik jo vetëm për detin, por edhe antikitetin. Por, në asnjë zonë të tij nuk shënohen tabela turistike apo edhe sinjalistikat e thjeshta.
TAKIMI
Anëtarët e Komitetit të Turizmit kanë diskutuar për punën e kryer deri më tani, si dhe për problemet që kanë lindur në prag të këtij sezoni veror, ku numri i pushuesve pritet të jetë në nivele akoma më të larta se vitet paraardhëse. Prefekti i Durrësit, Klodian Pajuni theksoi në këtë takim, se “Durrësi nuk i ngjan një qyteti turistik, pasi mungojnë si tabelat e sinjalistikës rrugore, ashtu edhe tabelat orientuese”. Më tej, prefekti theksoi se “turistët të cilët dalin nga sheshi i trageteve, shpeshherë marrin gabimisht drejtimin e Tiranës, pasi tabelat orientuese për rreth mbikalimit nuk janë të mjaftueshme”.
ANTIKITETI
Ndërkohë, e njëjta situatë problematike paraqitet edhe për sa i përket mungesës së tabelave me vendndodhjen e objekteve muzeale, arkeologjike apo hoteliere. Tabela të tilla mungojnë thuajse fare, aq sa turistët e vizitorët vërtiten të hutuar nëpër rrugët e qytetit të Durrësit”, - u tha në takim. Disa objekte antike janë të pavizitueshme. Kështu ndodh edhe me amfiteatrin. Në këtë objekt mungon ciceroni si dhe ndriçimi. Kështu që turistët mund ta vizitojnë atë vetëm pjesërisht.
BULEVARDI
Problematikave të diskutuara dje në prezencën e prefektit Pajuni, iu është shtuar edhe mungesa e emërtimit të rrugëvë të qytetit, të cilat janë miratuar kohë më parë, por tabelat me këto emërtime ende nuk janë vendosur në vendet e caktuara. Po dje, ky komitet, në të cilin bëjnë pjesë drejtuesit e pushtetit vendor si dhe ata të institucioneve më të rëndësishme të Durrësit, vendosën që bulevardi kryesor gjatë sezonit veror të mbyllet nga ora 18:00 deri në orën 24:00, duke e transformuar atë në një shëtitore për pushuesit dhe banorët e qytetit. Për të mos krijuar konfuzion në qarkullimin rrugor, komiteti do t’i kërkojë ndihmë Kryeministrit Berisha, që ai të shikojë mundësinë e hapjes së dyerve të portit 2 orë në mbrëmje, në mënyrë që të shfrytëzohet rruga e tij për qarkullimin e automjeteve. Në këtë takim u tha se është e nevojshme që të ndërhyhet në disa rrugë rurale, në mënyrë që të zgjerohet gjeografia e plazheve. Në gjendje të rëndë ndodhet rruga Manëz-Gjiu i Lalësit, si dhe ajo që të shpie në plazhin e Rrushbullit. “Për zgjidhjen e kësaj problematike, u tha në mbledhje, - puna do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur”.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=12407
Remarks by U.S. Ambassador Marcie B. Ries following meeting with Durrës Mayor Mr. Vangjush Dako (April 26, 2007)
I am really delighted to be here in Durrës today. It is a beautiful city, with a great cultural heritage, and with economic potential, I think. The Mayor and I talked about the potential for business and tourism. I told him about our assistance program in the port, to improve port security, which is necessary for further development. I am really enjoying being here. I look forward to talking to some businessmen a little bit later, and I am optimistic about the development of the city and the region. I am very glad to be here.
http://tirana.usembassy.gov/07pr_0426.html
Volkspark um die Marina Durres, wird ab sofort nach den alten Plänen der Weltbank von 1995 geplant und niemand erhält eine Legalisierung seines besetzen Grundstückes und ein Öffentlicher Strand wird dort geplant. Bau bbeginn war schon.
Pushtetarë e deputetë zaptojnë troje në Currila
•
20/05/2007 - 10:25
• Artur Korriku
Më shumë se një kilometër plazh në Durrës ka dalë jashtë përdorimit, për shkak se është mbuluar nga mbeturinat inerte.
Bregdeti nga Currilat deri te blloku i lokaleve pranë Brrylit, është pushtuar nga male me mbetje inerte. Ky fenomen ka nisur rreth 3 vite më parë, për të ardhur deri në ditët e sotme, duke i marrë bregut të detit një vijë të konsiderueshme plazhi. Ky depozitim i mbetjeve, sidomos i ndërtimorëve, është bërë për të zaptuar territore nga pronarë të ndryshëm, të cilët nën petkun e pushtetit kanë arritur të marrin nga Komisioni i Pronave, e më pas edhe nga Hipoteka, certifikatën e pronësisë në formën e kompensimit të pronës së tyre.
KOMPENSIMI
Askush nuk përpiqet ta sqarojë këtë që ka ndodhur në këtë plazh, i cili nga durrsakët e vjetër quhet plazhi Zherom. Por nga burime konfidenciale, bëhet e ditur se grumbullimi i mbeturinave inerte në këtë pjesë të bregut të detit nuk ka qenë i rastësishëm dhe i detyruar nga nevoja që ndërtuesit kanë pasur për të depozituar mbeturinat pas hapjes së themeleve të pallateve. Por ky depozitim ka pasur si qëllim krijimin e territoreve mbi rërën e plazhit, e cila më pas ju është dhënë personave të caktuar, në formë kompensimi për pronat që ata kanë pretenduar se kanë pasur brenda territorit të qytetit të Durrësit. Po sipas këtij burimi, këta pronarë të rinj, të cilët kanë pushtuar territore në këtë pjesë të bregdetit të Durrësit, kanë mundur që të çajnë në ish- Komisionin e Pronave, duke “gllabëruar” territore të tëra mu në breg të detit, e madje kanë mundur që të shtien në dorë edhe certifikatat e pronësisë nga zyra e Hipotekës.
PRONARET
Megjithëse zyrtarisht askush nuk i referohet emrave konkret, burime konfidenciale pohojnë se këta pronarë janë ish-pushtetarë të disa viteve më parë, deputetë e persona të tjerë pranë tyre. Nën petkun e pushtetit, ata kanë munduar të uzurpojnë prona të bregdetit, të cilat për momentin janë të zëna me male inertesh. Një situatë e tillë ka shkaktuar jo pak indinjatë te banorët e qytetit të Durrësit, të cilët prej vitesh i kanë kaluar ditët e nxehta pikërisht në këtë plazh i cili ka qenë pronë publike. Por e keqja vazhdon edhe gjatë këtyre ditëve, kur në orët e natës makina me mbeturina inerte vazhdojnë të shkarkohen mu në breg të detit. Me gjithë këtë situatë të rëndë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një nga perlat turistike, askush nuk ka marrë masa për të parandaluar fenomenin. Në këtë pjesë të plazhit, hapësirat për pushuesit janë tepër të vogla. Megjithatë, janë të rrallë ata pushues ditorë që e vizitojnë këtë pjesë të plazhit, e cila thuajse është braktisur.
PREMTIMET
Gjatë fushatës së fundit elektorale për kreun e bashkisë së Durrësit, që të dy kandidatët e forcave kryesore politike premtuan se sapo të merrnin në drejtim bashkinë, do të evadonin mbeturinat inerte dhe do t’ju kthenin qytetarëve të Durrësit plazhin e grabitur padrejtësisht. Ndërkohë, qeveria i ka të gjitha instrumentet ligjorë që t’i shpronësojë pronarët e rinj nga trojet e pushtuara në mënyrën më të padrejtë të mundshme.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=13160
Und jetzt ist die Bau Mafia der Politiker pleite, weil endlich mal nach Gesetz was passiert.
Builders Forward Five Requests to Govt to Unblock Situation in Construction Sector
They said lack of building permits was bringing companies to collapse and urged the constitution of the Territory Adjustment Councils within May in Tirana as well as in main cities of the countryTIRANA – Albanian Builders Association has sent a 5-request petition to the government demanding the situation in the construction field to be unblocked.
http://www.albaniannews.com/
Weil Albanische Baufirmen wild auf fremden Grundstücken und Öffentlichen Parks und Antiken Stätten herum bauen und sich die Dokumente bisher nur zusammen fälschten, stehen viele Baufirmen vor dem Kollaps!
siehe auch
http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=6366