J
Jehona_e_Rahovecit
Guest
Ein Londener Gericht hat das Auslieferungsgesuch Serbien für Ejup Ganic abgelehnt.
Somit wird der ehemalige bosnische Präsident, der auf Verdacht wegen Kriegsverbrechen an 40 serbischen Soldaten beschuldigt wird nicht an Serbien ausgeliefert.
Ganic nuk do të ekstradohet
Një gjykatë në Londër ka hedhur poshtë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-presidentit të Bosnje Hercegovinës, Ejup Ganic, lidhur me akuzat se ai ka qenë i përfshirë në krime lufte në Bosnje në fillim të viteve 90-të.
Ndaj ish-presidentit Ganic dhe 18 personave të tjerë Beogradi ngriti akuzën për vrasjen e më shumë se 40 ushtarëve jugosllavë, të cilëve iu ishte lënë rrugë e lirë që të largoheshin nga Sarajeva në vitin 1992.
Duke dhënë vendimin për këtë çështje, gjykatësi britanik tha se kërkesa për ekstradimin e zotit Ganic kishte motive politike dhe se Serbia nuk kishte paraqitur prova të mjaftueshme për ta mbështetur këtë kërkesë.
Ejup Ganic, ish-zyrtar i lartë boshnjak, kreu përkohësisht funksionet e presidentit të Bosnje Hercegovinës, kur presidenti Alija Izetbegovic u mbajt peng nga forcat serbe në aeroportin e Sarajevës.
Ish-presidenti 64-vjeçar i Bosnjës, i cili i ka hedhur poshtë akuzat, u ndalua në një nga aeroportet e Londrës teksa po largohej nga Britania pas një vizite te shkurtër akademike në mars të këtij viti. Gjatë shqyrtimit të kërkesës së ekstradimit, ai ishte lënë i lirë.
Ndonëse vendimi i gjykatës britanike nuk la asnjë shteg të hapur për apelim, zv.kryeprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekaric, ka deklaruar se Beogradi do të apelojë ndaj këtij vendimi.
Kurse korrespondenti i BBC-së në Beograd, Mark Lowen, ka thënë se serbët mendonin se gjykimi i ish-presidentit Ganic për krime lufte do të vendoste ekuilibrin e ballafaqimit të të gjitha palëve me drejtësinë lidhur me pasojat e konfliktit në ish-Jugosllavi. /Telegrafi/
Ganic nuk do të ekstradohet « Lajme - Telegrafi