Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Es geht voran in Kosova

4% Wirtschaftswachstum im Kosovo

Kosova shënon ngritje ekonomike për 4%
vija_lajmi.jpg
Është shënuar ngritje ekonomike në Kosovë për 4%, edhe pas përballjes me efektet të krizës globale ekonomike, kështu u prezentua në një raport vjetor për vitin 2009 të Bankës Qendrore të Kosovës.... Postuar: 14:22:15 / 29.01.2010
Deri sa kriza globale ekonomike u ka shkaktuar hubje të mëdha shteteve të zhvilluara, Kosova ka shënuar ngritje të ekonomisë për 4 % dhe kjo për shkak se institucionet financiare nuk kanë qenë të implikuara në tregjet botërore të cilat kanë pasë hubje, kjo u bë e ditur në një konferencë me gazetar të Bankës Qendrore të Kosovës .Në këtë raport sipas BQK-ës ajo që ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë kosovare kanë qenë rënja e investimeve të huaja për 22 % dhe rënia e të hyrave të emigrantëve për 8%.Hashim Rexhepi guvernator i BQK-së ka thënë se viti 2009 ka qenë sfidues për shkak të ndikimeve të mundshme nga efektet e krizës globale financiare.
Ndërsa si faktorët kryesor të ekonomisë, bankat vazhdojnë të dominojnë në sektorin financiar të Kosovës me rreth 80%. Ndërsa sipas BQK-së ka pasur edhe rritje vjetore të kredive, edhe përkundër interesit ende të madh të bankave.

Ndësra sa i përket marrjes së kredisë për autostradën Vermicë- Merdare guvernatori Rexhepi ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme të mos ngarkohet me borxhe jashtë limiteve të caktuara me ligj.
 
Qytezat profesionale



Malisheva dhe Skenderaj pas pak muajsh do të kenë nga një shkollë të mesme profesionale të standardeve evropiane. Ndërtimi i tyre është bërë nga një donacion i qeverisë norvegjeze. Ato do të kushtojnë mbi 10 milionë euro.

Nga Dafina Myrtaj më 01.02.2010 në ora 8:06
Dy shkolla të mesme profesionale me kosto shumëmilionëshe, në shtator të këtij viti do t’i hapin dyert e tyre për 1700 nxënës kosovarë.

Këto dy shkolla, të filluara në tetor të vitit të kaluar në Malishevë dhe Skenderaj, do të përfundojnë në fillimin e këtij viti të ri shkollor.

Sipas planifikimeve të bëra, shkolla e Skenderajt është themeluar për të ofruar mësim dhe trajnim për studentët në fushën e ndërtimit dhe konstruktimit, kurse shkolla në Malishevë do të ofrojë mësime në fushën e ekonomisë, kontabilitetit, administratës dhe tregtisë.

Buxheti i përgjithshëm i paraparë për ndërtimin e dy objekteve shkollore, është prej 10,7 milionë eurosh. Në këtë projekt, Ministria e Arsimit ka marrë pjesë me 1,2 milion euro dhe pjesa tjetër e buxhetit prej 9,5 milionë euro është dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme norvegjeze (NMFA). Ky projekt është implementuar nga Grupi Ndërkombëtar i Menaxhimit – SND.

“Ky është projekti më i madh që kemi në vazhdim në këtë periudhë”, kishte thënë ambasadori norvegjez, Sverre Johan Kvale me rastin e vënies së gurthemelit të këtyre dy shkollave në tetor të vitit të kaluar.

Sipas konceptit të disenjit për ndërtesën, shkolla për konstruktim dhe ndërtim e Skenderajt, do të ndërtohet në kodër të kësaj qyteze dhe do të ketë kapacitet për 850 nxënësish, ndërkaq sipërfaqja e saj bruto do të jetë 9600 metra katrorë.

Sipërfaqja e brendshme e ndërtesës në të cilën përfshihen hapësira për multi-media, biblioteka, amfiteatri, kabinetet e mësuesve, menaxhmenti, kantina, salla sportive, depo, tualetet dhe korridore etj, do të përfshijë një hapësirë prej 1800 metrash katrorë. Një hapësirë e njëjtë do të jetë e rezervuar edhe për pjesën e jashtme të shkollës, për oborr dhe shtigje të gjelbra. Shtrirja e tërë shkollës në natyrë është planifikuar të jetë në rreth dy hektarë e gjysmë.
Ndërkaq, vetëm klasat dhe laboratorët profesionalë janë paraparë të shtrihen në 1560 metra katrorë.

Hiç më e vogël nuk do të jetë edhe shkolla për ekonomi, kontabilitet dhe administratë e Malishevës, e cila po ashtu do të ketë kapacitet për 850 nxënës.

Kjo shkollë profesionale është paraparë të shtrihet në kodrën pranë Malishevës, e cila do të zërë tre hektarë të kësaj kodre.

Sikurse shkolla në Skenderaj, edhe shkolla profesionale e Malishevës është paraparë që përpos klasave dhe laboratorëve të ketë edhe hapësirë për multi-media, bibliotekë, amfiteatër, kabinet të mësuesve, sallë sportive, depo etj.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, këto dy institucione do të përfaqësojnë një qasje të re në arsimin dhe aftësimin profesional në Kosovë. Si të tilla, ato do të jenë dy nga shtatë qendrat e kompetencës në Kosovë në pajtueshmëri me Strategjinë për zhvillimin e arsimit parauniversitar 2007- 2017.

“Qëllimi i ndërtimit të tyre është krijimi i profesionistëve të rinj të arsimuar dhe të përgatitur mirë, të cilët do të jenë të gatshëm për të marrë detyrat dhe përgjegjësitë në vendin e tyre të punës, të harmonizuara me kërkesat e tregut, të ofruar nga mësimdhënës kompetent dhe të trajnuar në hapësira shkollore të pajisura mirë dhe në mënyrë adekuate”, thuhet në një komunikatë të lëshuar kohë më parë nga MAShT-i.

Përpos hapësirave të mëdha dhe moderne, e që janë të rralla ne vendin tonë, këto dy shkolla do të jenë më ndryshe nga të tjerat me faktin se që të dyja do të përdorin burime ricikluese të energjisë.

Sipas planit të ndërtimit, disenjet për ndërtesat duhet të nxisin konsum më të ulët të energjisë.

Shkolla e Skenderajt edhe ajo e Malishevës do të ngrohen përmes energjisë së quajtur gjeo-termale, e cila është planifikuar të kursejë deri në 60 për qind të energjisë së ngrohjes.

Rrezet e diellit do të bëjnë që këto dy shkolla ta shndërrojnë atë në energji solare, e që do të shndërrohet në energji elektrike, kurse reshjet e shiut do të grumbullohen për të pastruar shkollën dhe për të ujitur hapësirat e gjelbra.
Në vënien e gurthemelit të këtyre shkollave, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi kishte thënë se ky projekt është ndërtimi më i fuqishëm në Ballkan dhe se tashmë nxënësit kosovarë do të shkollohen në bazë të standardeve të larta evropiane.

“Është një përgjegjësi, por edhe mundësi e re e cila ka munguar. Për Kosovën shtet të pavarur janë hapur mundësitë e mëdha, këto mundësi po shfrytëzohen me ndërtimin e shkollave, të cilat do të krijojnë hapësirë dhe perspektivë për zhvillimin më të fuqishëm ekonomik që të rinjtë tanë të jenë më afër tregut të punës, në mënyrë që të ndërtojmë edhe mirëqenie sociale shumë më të lartë”, kishte thënë Thaçi.

Zbatimi i këtij projekti është planifikuar të jetë për një total prej 25 muajsh, duke filluar nga nëntori 2008 deri në fund të dhjetorit 2010. Dy ndërtesa shkollore janë parashikuar të vihen në funksionim për vitin e ri shkollor, në shtator të vitit 2010.

Koncepti i disenjit për ndërtesën e shkollës në Skenderaj

• Numri i nxënësve: 850
• Sipërfaqja e ndërtimit bruto: 9.600 m2
• Sipërfaqja e brendshme e ndërtesës: 1800 m2
• Sipërfaqja e jashtme e punishteve: 1800 m2
• Sipërfaqja e klasave dhe laboratorëve: 1560 m2
• Sipërfaqja e zonës në natyrë: 25000 m2

Koncepti i disenjit të ndërtimit të shkollës në Malishevë

• Numri i nxënësve: 850
• Sipërfaqja e ndërtimit bruto: 9200 m2
• Sipërfaqja e brendshme e ndërtesës : 1300 m2
• Sipërfaqja në klasa dhe laboratorë: 1670 m2
• Sipërfaqja e zonës në natyrë: 30.000 m2
 
Luxembourg to build two vocational schools in Kosovo

3.02.2010, 16:18

The Government of Luxembourg has signed an agreement with the Kosovo Government to finance the construction of two vocational schools in Kosovo, in Prizren and Ferizaj, with the total value of € 8 million.

According to the agreement, Kosovo Government will invest additional €1.2 million for the construction of two schools.

The agreement for the construction of these schools was signed in Luxembourg by the Kosovo Minister of Education, Enver Hoxhaj and a representative of the Luxembourg Government, Maria Jakobs.

The agreement foresees the modernization of education and professional development through the construction of two centers of competence, the secondary school for Trade in Prizren and the secondary school for Nursing in Ferizaj.

This project aims to developed curricula for the two centers of competence, training teachers, developing educational resources and cooperation of these centers with many professional schools in the region and abroad.

Kosovo has the youngest population in Europe. Investments in secondary vocational schools is considered crucial for economic development of Kosovo, as these schools will prepare qualified workers for small and medium enterprises in Kosovo.

According to Minister of Education, Enver Hoxhaj, education system in Kosovo is adapted to the needs of the labor market and will contribute to sustainable economic growth.
 
Edhe një muaj afat

t1-490x320.jpg


Ministria e Energjisë dhe Minierave ua ka shtyrë afatin për shprehje të interesit për Kosovën e Re, investitorëve, edhe për një muaj. Me kërkesën e investitorëve, afati për pranimin e ofertave do të jetë deri më 26 shkurt

Nga Zekirja Shabani më 04.02.2010 në ora 12:00
Projekti për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re po vazhdon me zvarritje. Përveç ndryshimit të kapacitetit prodhues nga 2000 MW në 500 MW, investitorëve nuk u ka mjaftuar koha e caktuar paraprakisht nga Ministria e Energjisë dhe Minierave për dorëzimin e ofertave për shprehje të interesit.

Afati për aplikim në këtë tender është shtyrë për një muaj, i paraparë të përfundonte më 29 janar, për shkak se disa prej kompanive të huaja e kanë pasur të pamundur të parakualifikohen në tenderin e shpallur nga MEM-i.

“Pas kërkesave të ofertuesve në Konferencën e Investitorëve të mbajtur më 20 janar 2010, afati për pranimin e shprehjeve të interesit shtyhet deri më 26 shkurt 2010 në ora 17:00, sipas kohës së Prishtinës”, thuhet në vendimin e ministres Justina Pula.

Investitorët, merret vesh se kanë kërkuar të paktën që ky afat të shtyhet deri në fund të shkurtit, pasi kishte shumë kompani të cilat ishin të specializuara vetëm në një sferë, në mihje apo në termocentral dhe në këtë konferencë edhe zyrtarisht kanë kërkuar partnerë për të hyrë në garë.

Shtyrja e afatit për shprehje të interesit do të ndikojë edhe në shtyrjen e kohës për shpallje të interesit. Sipas planit të mëhershëm të Ministrisë për Energji dhe Miniera, tenderi duhej të shpallje në shkurt, ndërkaq afati për përzgjedhjen e kompanisë fituese ishte shtatori i vitit 2010.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ndërtimi i këtij termocentrali do të fillojë në vitin 2011. Pjesët e tjera të projektit nuk kanë ndryshuar ende, ndërkohë që nuk është përcaktuar as sa do të jenë aksionet e Qeverisë së Kosovës në këtë projekt. Deri më tani është për e ditur vetëm se do të krijohet një korporatë e linjitit dhe një tjetër e gjenerimit, ku investitori do të participojë me kapacitete që do të ndërtojë dhe në ndërtimin e elektranave të reja.

Një vit më parë, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re ishin parakualifikuar katër kompani ndërkombëtare dhe për shkak të krizës financiare dhe kushteve të tenderit, dy ofertuesit gjermanë janë tërhequr.

Në garën për ta marrë projektin kanë mbetur konsorciumi italiano-grek “ENEL & Sencap” dhe ai çeko-amerikan “CEZ &AES”.
 
Schon Wieder "Prizren" und "Ferizaj".
Sie sollten dem Westen mal unter die Arme greifen.
 
Wie wärs mal mit deutscher Sprache ihr Luschen? :birdman:
Gibt auch nicht-Albaner die das interessiert...
 
Alles :cool:

Ne die aktuellen Postings halt...
Ministria e Energjisë dhe Minierave ua ka shtyrë afatin për shprehje të interesit për Kosovën e Re, investitorëve, edhe për një muaj. Me kërkesën e investitorëve, afati për pranimin e ofertave do të jetë deri më 26 shkurt
von Dukagjin

Das Ministerium für Energie hat das Ablaufdatum für Investoren (geht um das KKW) um einen Monat verschoben.

Der Rest ist gar nicht wichtig, nur leere Wörter ohne Inhalt, so wie es üblich ist in den Balkanmedien.
 
Zurück
Oben