H
Hamëz Jashari
Guest
22 Shkurt 2012 - 15:51 | Kosova
T
EULEX: Serbia të tregojë ku ndodhen varrezat masive
PRISHTINË – EULEX-i i kërkon Serbisë të tregojë se ku ndodhen varrezat masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës. Lajmi vjen një ditë pasi disa media në Kosovë raportuan se EULEX-i ka informacione mbi një varrezë masive me rreth 300 shqiptarë, në afërsi të Rashkës.
EULEX-i i ka kërkuar Serbisë që të informojë opinionin publik nëse në afërsi të Rashkës ka me të vërtetë një varrezë. Qeverisë së Serbisë i kërkohet gjithashtu që të lirojë qasjen në dokumentet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dokumentacionin e Ushtrisë së Serbisë të vitit 1998 –1999, në të cilat ndodhen informacionet për luftën gjatë këtyre viteve në Kosovë. Sipas EULEX-it këto dokumente janë me rëndësi për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Sipas EULEX-it ende nuk dihet asgjë për fatin e 1790 personave të zhdukur gjatë luftës. Gjatë vitit 2011 ekspertët e mjekësisë ligjore, kanë kryer 84 hulumtime në terren dhe kanë gjetur trupat e 42 personave të vrarë. Gjatë këtij viti janë identifikuar 30 lokacione të reja, të cilat pritet të hulumtohen.
Ashtu si vitin e kaluar, sfida më e madhe do të jetë gjetja e informacioneve, te cilat çojnë në zbulimin e varrezave masive. Sfidë tjetër është edhe përcaktimi i identitetit të trupave pa jetë mbi bazën e ADN-së.
(er.nu/BalkanWeb)
EULEX verlangt von Serbien Informationen zu Massengräbern von Albanern die im Krieg getötet wurden. Diese Forderung kam einen Tag später nachdem kosovarische Medien darüber berichtet hatten, dass die EULEX Informationen zu einem Massengrab von bis zu 300 Albanern in der Nähe von Rashke besitzt.
EULEX zu folge werden noch 1790 Menschen in Kosova vermisst.