Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Flamuri i Dardanisë

  • Ersteller Ersteller Mudi
  • Erstellt am Erstellt am
M

Mudi

Guest
Flamuri i Dardanisë apo flamuri i kryetarit të Kosovës është futur në përdorim nga kryetari i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Publikimi i flamurit dhe propozimi për flamur shtetëror të Kosovës është bërë në vitin 2001 nga vetë kryetari i atëhershëm i Kosovës. Reagimet ndaj propzimit kanë qenë të ndryshme, që nga adhuruesit e propozimit deri te kundërshtimi i hapur që u shpreh edhe me revolta.

Flamuri përdorej nga ish-Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Pas publikimit një pjesë e popullit të Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të vendit ku hynte edhe toka e Kosovës, Toplicës, Shkupit etj.

800px-Flag_of_Dardania.svg.png

Të dhëna teknike

Flamuri ka dimesionet 1x1,5 metra, një stofë në të kaltërt si ngjyrë simbolizuese e paqës në mes të të cilit gjendet vula e Presidentit të Kosovës.

Përmbajtja e Vulës

1. Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar shqiptar - e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeu (1405 1468), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, simbas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.

2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.

3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror dardan .
Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll). Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike dardane. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).

4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Dardania.
Në baner shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.

5. YIli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.

6. Ky flamur tani mendohet se do të bëhet flamur identifikues i LDK-së (Lidhja Demokratike e Kosovës)

 
Der blaue Hintergrund muss weg, der stern, der gelbe Kreis und alles drum und dran bis letztendlich nur die shqiponje auf rotem Hintergrund übrig bleibt.
Im Text steht ja schon, dass sich hauptsächlich die LDK mit dieser Flagge identifiziert also sehr unangebracht.
 
Die Flagge gefällt mir auch nicht komplett, aber sie stammt von Ibrahim Rugova und wer sich damit identifiziert ist mir egal. Ich denke, dass man sich als Albaner aus Kosovo eher mit dieser Flagge identifizieren kann, als mit der jetzigen.

Etwas verändern könnte man sie auch. Klar gibt es auch wichtigeres, wenn es um Veränderungen geht, wie das Leben der Bevölkerung, aber die Republik Kosovo braucht eine neu Flagge und ich hoffe, dass man auch eine andere (mit albanischem Adler) einführen wird.
 
Zurück
Oben