Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Gratë deputete dënojnë gjuhën denigruese të hoxhë Salihut

Sazan

Arvanit
Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, shpreh indinjatën e thellë për gjuhën denigruese, poshtëruese, fyese dhe të pamoralshme, e cila është përdorur nga hoxhë Irfan Salihu, imam në xhaminë Suzi Zerrini të Prizrenit, ndaj grave të Kosovës. Ky diskurs nuk mbështetet as mbi vlerat universale që ka krijuar njeriu, as mbi vlerat e besimit islam, e as mbi vlerat kombëtare shqiptare.

“Kjo është gjuhë e papranueshme, jo vetëm për gratë, por për çdo qenie njerëzore. Kjo gjuhë denigruese e ka vetëm një qëllim, të helmojë mendjet e besimtarëve me ide të papranueshme edhe për shoqëritë më fanatike; të denigrojë figurën e gruas, nënës, vajzës, ta poshtërojë atë deri në pikën e fundit dhe t’i hapë rrugë nënshtrimit dhe pabarazive shoqërore.

Kjo gjuhë e këtij hoxhe, por edhe e disa udhëheqësve të tjerë fetarë në Kosovë është gjuhë e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja të pariparueshme për të ardhmen në Kosovë, në lidhje me unitetin e shoqërisë, mund të shkaktojë përçarje dhe urrejtje. Kosova nuk është një shoqëri me përçarje sektare prandaj secili prej nesh duhet të mbrojë vlerat që i kemi kultivuar me shekuj.

Gjuha e përdorur nga hoxhë Salihu bën thirrje për dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës. Populli i Kosovës i ka përcaktuar aspiratat e veta me këtë Kushtetutë ku thuhet: “Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.”
Çfarëdolloj thirrje apo predikimi që shkon në kundërshtim me këto vlera është antikushtetues dhe antikombëtar.

Prandaj:

Grupi i Grave Deputete kërkon nga Bashkësia Islame e Kosovës të distancohet publikisht nga gjuha e hoxhë Irfan Salihut dhe të sqarojë publikisht nëse ai është i emëruar nga BIK-u.

GGD kërkon nga të gjithë aktorët e shoqërisë dhe institucionet e Kosovës që të dënojnë ashpër gjuhën poshtëruese kundër grave që vjen nga udhëheqes fetarë, të cilët keqpërdorin lirinë e shprehjes brenda institucioneve fetare.

GGD gjithashtu i bën thirrje mediave që të raportojnë me profesionalizëm dhe në mënyrë të balancuar lidhur me këto raste dhe të mos krijojnë opinione të shtrembëruara në lidhje me përkrahjen që gëzojnë këta persona në shoqëri”, thuhet në reagim .


http://www.rtklive.com/new/index.ph...0Z2zzzeRG0m8sL3NixcDlF73&z&1w85ET0+Fd-3x0_iW8


------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
viele kosovo-albanerinnen haben sich über die wortwahl des imams der Suzi Zerrini- moschee, irfan salihu, beschwert. sie verlangen von der bashkesia islame dieses verhalten nicht weiter zu tolerieren und sich von dem imam zu distanzieren.
 
:haha:

hier kritisiert er die männer von heute

Um diese Inhalte anzuzeigen, benötigen wir die Zustimmung zum Setzen von Drittanbieter-Cookies.
Für weitere Informationen siehe die Seite Verwendung von Cookies.
 
Was ist das für ein Gefühl, sich als Erwachsener von so einer Gurke fertig machen zu lassen ...
 
Der Knecht verdient es nicht Hoxha zu sein ein Diener Gottes sollte nicht so eine banale wortwahl haben!
 
Zurück
Oben