Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Helden von ILIRIDA

-ILIRIDA-

Balkanspezialist
ich finde man kan nur wenig über die geschichte der albaner aus ilirda im internet finden von daher leiste ich auch ein beitrag

nga
Arif Kapetani

Unë duke parë gjendjën vendosa përseri te dal disi në Greqi. arrijta vet i 12 dhjeti:Hysen dhe Gjel Kalishti, Bilall Simnica(katundar i Xhemë Gostivarit), Brahim Qela me vllan, Neshat Gora nga Qegrani, Qinan Garipi, Nazmi Malku nga Reçani, Hamit Reçani, Nazmi Hasipi, Ilmi Koloveri nga Strojani, Sefulla Demiri nga Prapadeshi, Hilmi Kaloveri nga Strajani, Boshko Petro nga Miletini. Nëna e Boshkos ma pruni djalin nga se ai ishte me Kralin dhe e lypshin me denue-vra. ka qenë profesor. e pranova dhe kerkova falje mos të ma marrin për tê keq!?

Por me i dhanë me kuptue serbit se ne mish të coft nuk hajmë. Ne po si te na dorzohet e nderojmë për nderin e shqiptarizmës. Ai në Greqi nuk u nda prej nesh, sepse atje kishte serrb. Pra nuk ështê nda prej nesh gjerë ka shkue në Australi. Me kan falenderue nëna dhe gruja e tij.

Në Atinë kemi bisedue prap me intelektualet;ana e jugut kan pasê lidhje me greket. Diverzantêt:Fikri Dina, Hysen Trepeza. Pasi shkuem në Itali Hysen Trepeza ia la Mehmet Agë Rashkocit, i cili ka vazhdue me que diverzanta në Kosovë, keto janë fakte tê sigurta qe din krejt emigracioni. Bashkë me grekët: Ismajl Kishnapolen, Qerim Godenin(i Gjilanit), Nuhi Shaqirin(i Tetovës) kanë berë përpjekje gjoja për ta ndrrue pushtetin në Shqiperi, nepermes shqetsimeve dhe duke rrezikue edhe popullatën.

Grupi i intelektualve tinez e ben një mbledhje. Kêta na than nêmes tjerash:A e shifni vllazêr se jan ka e shesin Shqiperin grekut dhe serrbit!?Neve duhêt me ra nê marraveshje me shqipetaret dhe me lajmrue Shqiperin, ta lan rexhimin komunist, krahun rus, po Shqiperia është e jona, e popullit shqiptar. Duhêt të punojmë për atdheun tonë e t'a mbrojmë. Na pa tjeter duhêt tê merremi vesh dhe ne e vendosem njëzerit, do ta lajmrojmë, do ta mbrojmë me çdo kusht.

Pasi ishim kthye në kamp, nje natë heret u ndalen dritat në kambp. Kjo ishte nje signal

pas ne nuk kkishim pranue te bashkpunonim per sherbimet greke!?U thash shokëve vazhdon xha Xhelë;”Kjo nuk është shenjë i mirë. andaj duhet me qenë të pregaditur për cdo eventualitet.

Arif Kapitani (i rane 1948) Heroj nga Tetova, ishte nje nga kryngritsit te randsishem ne shqiperin lindore per shkeputjen e tokes shqiptare nga shtetet fqin grek-serb-bulgar.

45008_103512003041182_100001471475656_28072_6526501_n.jpg

Arif Kapitani (lindur?, vdekje 1948)
 
NË KUJTIM TË ATDHETARIT DHE MËSUESIT TË SHKOLLËS SHQIPE HOXHË REXHEP VOKA-TETOV

Njëri nga figurat e ndritura të Rilindjes Kombëtare për mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare është Rexhep Voka-Tetova. Për këtë figurë kombëtar është shkruar shumë, por vitet e fundit bie në sy mos ftesat e nipave të Vokës nëpër aktivitete përkujtimore me rastin e Kongresit të Manastirit të mbajtur në nëntor 2008 në Shkup, Korçë si dhe të Kongresit të Dibrës mbajtur në korrik 2009 në Dibër. Në këto aktivitete ishin të ftuar nga një përfaqësues të familjeve të ish-pjesëmarrësve në vitet 1908 dhe 1909. Ndërsa organizatorët “harruan” përfaqësuesit e Rexhep Vokës të cilët nuk janë pak.
Rexhep Voka(Rexhep Xhaudi Bin Nuredin Voka) lindi në vitin 1847 në fshatin Shipkovicë të rrethit të Tetovës. Kishte një vëlla, Mehmetalin dhe një motër të quajtur Feride. Ndoqi shkollën e mesme të Medresesë në Tetovë, ku ra në sy inteligjenca dhe krenaria e tij kombëtare. Shpesh herë nxënësi Rexhep Voka kundërshtonte mësuesit e Medresesë kur binte fjala për identitetin kombëtarë. Ai e ndante fenë nga kombi dhe kundërshtonte ata që e ngatërroni atë si në mesjetë. Në vitin 1868 u regjistrua në Fakultetin Islam në Stamboll, dhe e mbaroj atë shkëlqyeshëm. Profesorët e Fakulteti Islam ngulmuar që Rexhep Voka të jepte mësim në këtë Institucion. Për pak vite dha mësim në Fakultetin Islam, por zemra e prof.Vokës rrihte për përhapjen e dijes në vendlindje, atje në Shipkovicë të Tetovës. Më 1895 kthehet nga Stambolli dhe angazhohet për përhapjen e gjuhës shqipe. Edhe pse ai nuk kishte mësuar në gjuhën shqipe, i këshillonte shqiptarët që të mësonin në gjuhën amtare.
Në viti 1903 hoxhë Rexhep Voka do të emërohej myfti i Vilajetit të Manastirit, ky Vilajet përbëhej nga rreth 2200 fshatra. Më 1906 morri pjesë në Kongresin e Bukureshtit bashkë me Ismail Qemal Vlorën.
Më 1907 ishte pjesëmarrës në mbledhjen e Ferizajt si përfaqësues i Tetovës. Fjala që mbajti Rexhep Voka u prit me një entuziazëm nga pjesëmarrësit në këtë tubim të madh shqiptar.
Duke qenë myfti i Vilajetit të Manastirit Hoxhë Voka u bë pritësi dhe përkrahësi kryesor i Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe ose Kongresit të Manastirit që u mbajt 14-22 nëntor 1908. Rexhep Voka bashkë me Fehim bej Zavalani ishin drejtuesit kryesorë të këtij Kongresi. Më 19 nëntor ai mbajti kumtesën me temë: “Dobitë e bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të bashkëpunimit të tyre me komitetin xhonturk”.
Edhe pse në Kongresin e Manastirit mendimet e Rexhep Vokës për alfabetin shqip me shkronja arabe ndeshën në kritika të mëdha, ai nuk e ndali aktivitetin kombëtar në të mirë të çështjes shqiptare. Në vitin 1909 Rexhep Voka morri pjesë në Kongresin e Dibrës. Në këtë aktivitet mbarë shqiptar ishte përkrah atdhetarëve të tjerë si Hafiz Ali Korça, Abdyl Ypi, Qenan Manastiri, Haxhi Ali Elbasani etj., të cilët shpalosën mendimet e tyre kombëtare përballë qëndrimeve antishqiptare të Xhonturqve dhe filoturqve të cilët tradhtuan premtimet që u kishin bërë shqiptarëve pasi të vinin në pushtet. Këta atdhetarë në diskutimet e tyre mbrojtën gjuhën dhe kombin shqiptar përballë mendimeve antikombëtare për asimilimin e shqiptarëve.
Myftiu Rexhep Voka u zgjodh në Pleqësinë e Kongresit të Dibrës. Kjo Pleqësi përbëhej nga 45 përfaqësues nga katër vilajetet shqiptare. Rexhep Voka bashkë me atdhetarë të tjerë pjesëmarrës i dhanë një popullaritet Kongresit të Dibrës për bashkim kombëtar në mbrojtje të gjuhës dhe kulturës shqipe me anë të shkrimeve që botuan në shtypin e kohës. Kjo ishte një punë e madhe përballë propagandës antishqiptare që po bënin Xhonturqit me vasalët e tyre. Gjatë punimeve të Kongresit deputeti i Shkodrës, Riza bej Kopliku dhe Sadik Pasha deklaruan se nuk na duhet gjuha shqipe se na mjafton gjuha turke. Atëherë myftiu i Manastirit Rexhep Voka-Tetova u ngrit dhe u shpreh me indinjatë: “Bobo sa turp i madh! Qysh thuhet s’na duhet gjuha kombëtare?”. Në këtë kohë çohet Seid Kruaj i cili e mbështet Rexhep Vokën duke thënë: “Turqishtja nuk na voli në gojë, pasha zotin, ne do të këndojmë në shqip”.
Pas këtyre aktiviteteve kombëtare dhe mos kompromisi me turqit në dëm të çështjes shqiptare bëri që Rexhep Voka të pushohet nga detyra e myftiut të Manastirit dhe kështu dijetari i madhe kthehet në vendlindje. Por edhe në Shipkovicë e Tetovë ai ndiqej nga turqit dhe serbët. Pasi serbët pushtuan tokat shqiptare me zemër të pikëlluar dhe lot atdhetari dhe mësuesi Rexhep Voka largohet përgjithmonë nga vendlindja, nga bjeshkët e Sharrit ku u edukua me frymën kombëtare që në fëmijëri. Thuhet se në fillim u strehua në Bukuresht të Rumanisë diku nga viti 1913. Më pas u vendos në lagjen Lule-Burgas të Stambollit, por edhe aty ai u ndoq nga pushteti turk sepse njihej veprimtaria e tij kombëtare. Rexhep Voka ishte një shqiptar i cili kishte qenë kundërshtar i asimilimit të shqiptarëve si nga serbë, grekët por edhe nga turqit. Për të ruajtur njerëzit e familjes së tij nga ndjekësit turq ai ndërroj emrin dhe mbiemrin dhe punoj deri sa vdiq në vitin 1917 luleshitës(mendohet se në këtë vit vdiq, por nuk ka një vit të saktë të dokumentuar). Ai la dy djem dhe një vajzë të cilët humbën çdo lidhje me vendlindjen e babait të tyre. Thuhet se njëri djalë u largua për në Siri dhe punoi bukëpjekës. Ndërsa djali tjetër i cili quhej Ahmetahsin mbeti në Turqi bashkë me motrën(këto janë disa të dhëna gojore nga bashkëvendësit e tij që jetonin në Stamboll).
Rexhep Voka nuk ishte thjeshtë një hoxhë, një myfti, por ai me veprimtarinë e tij kombëtare në të mirë të gjuhës dhe kulturës shqiptare kishte dëshmuar si i përkiste kategorisë së lartë të Rilindjes Kombëtare pavarësisht nga paragjykimet ideologjike. Thëniet e tija për bashkim kombëtar i botoji në librin “Mendime” të cilin e botoj në gjuhën shqipe me alfabetin arab dhe me disa shkronja që i shpiku vetë. Që nga viti 1906 e deri 1912, botoj një sërë librash si: “Mendime”, “Arnaudçe Mufassal Ilmihal”, “Kujtimet për Kongresin e Dibrës, ca këshilla për vllaznit shqiptarë”, “Elifbanë(abetare) Shqipe”, “Gramatikën elementare shqipe”, etj.
Për veprën në të mirë të çështjes kombëtare emrin e tij sot me nder e mban shkolla 8 vjeçare në Shipkovicë “Rexhep Voka”, si dhe Shoqëria Kulturore e Shipkovicës “Rexhep Voka”. Busti i këtij Rilindasi është vënë në qendër të fshatit të lindjes në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për kontributin e tij atdhedashës. Më 26 janar të vitit 1993, Kryetari i Republikës së Shqipërisë prof.dr.Sali Berisha e nderon Rexhep Vokën me urdhrin për veprimtari patriotike të klasit të parë me motivacionin “Udhëheqës, propagandues e luftëtar për mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit e ripushtuesit, duke qenë shembull për pasuesit në luftën për pavarësi e çlirim”. Ky vlerësim i madh ju dha këtij atdhetari për punën e madhe që ai bëri gjatë jetës së tij duke sakrifikuar gjithçka.
Edhe pse ende nuk dihet varri i Rexhep Vokës, ai ka lënë gurin e kujtimit në Shipkovicë, Manastir, Dibër, Ferizaj e Bukuresht. Figura dhe vepra e Rexhep Vokës u bë udhërrëfyesi i dhjetëra brezave shqiptar të cilët luftuan për ruajtjen e indentitetit kombëtar kundra pushtuesve të ndryshëm duke mos u mposhtur asnjëherë.
Përpjekjet për një alfabet të gjuhës shqipe

Në vitin 1910 Rexhep Voka, myftiu i Manastirit, kishte qëndruar në Stamboll dhe pas kthimit hartoi alfabetin me shkronja arabe për gjuhën shqipe. Meqë, alfabeti arab kishte 28 germa bazë, dhe nuk mund të plotësonte nevojat e gjuhës shqipes prandaj pedagog Voka bëri edhe disa kombinime për tinguj: c; e; ë; ll; nj; o; rr; y; x. Ky alfabeti i ri arab për gjuhën shqipe i krijuar nga Rexhep Voka me bazë të alfabetit arab ishte më i godituri nga të gjitha alfabetet për gjuhën shqipe me bazë nga alfabeti arab. Abetaren që shtypi Rexhep Voka e hapte me thënien: “Popullit të zgjuar shqiptar që fëmijët të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e vet amnore, kështu që të arrihet një përparim material e shpirtëror”. Kjo Abetare u mbështet fuqishëm nga klubi “Arnavud Mahfeli Maarifi”, si dhe nga qeveria xhonturke që kishte prapavijën e saj politike në dëm të shqiptarëve. Abetaria në fillim u botua në 5000 mijë copë të cilat u shpërndanë në Kosovë dhe Maqedoni. Por shumë shpejtë shumica e anëtarëve të shoqërisë “Arnavud Mahfeli Maarifi” dhe Rexhep Voka do të kuptonin hilen e mbështetjes së qeverisë së Xhonturqve për Alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja arabe dhe do ta braktisnin idenë për alfabetin arab. Ata mbështetën në fillim të muajt prill të vitit 1910 Kongresin e dytë të Manastirit për Alfabetin e gjuhës shqipe që vendosi përfundimisht që gjuha shqipe të shkruhej vetëm me shkronja latine.
Urdhri nga Kryetari i R.SH.Sali Berisha I shkolluar nëpër shkollat islame, Rexhep Voka nuk mund të shkëputej lehtë nga ndikimet e dashurisë për kulturën e botës arabe. Duke parë se shumica e shqiptarëve ishin të fesë islame mendonte që gjuha shqipe po të shkruhej me alfabetin arab do të mësohej më shpejtë duke pasur parasysh se shumica e intelektualëve shqiptar ishin edukuar nëpër shkollat islame dhe të punësuar në administratën e perandorisë Osmane. Një tjetër shkak që mund të ketë menduar që shqipja të shkruhej me alfabeti arab duhet të ketë qenë mbrojtja e shqiptarëve nga ndikimet greke, sllave dhe latine. Duke parë se latinët katolik i braktisën shqiptarët duke i lënë nën pushtin sllav dhe ortodoksit shqiptar ishin nën ndikimin grek. Ai mendonte se afrimi i shqiptarëve me botën islame do të kishte një mbështetje politike, një shpëtim ndaj pretendimeve të grekëve për grabitjen e tokave shqiptare në jug. Këto mendime të Hoxhë Vokës për alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja arabe u kundërshtuan ashpër nga atdhetarët shqiptar që kërkonin një pavarësi kulturore dhe gjuhësore nga bota islame, ortodokse dhe katolike. Pas daljes së Abetares së Vokës me shkronja arabe ajo u kritikua nëpër shtypin e kohës deri në akuza si i shitur. Në të vërtetë Rexhep Voka nuk e bëri abetaren me prapavija politike, por si një nevojë e kohës, ku feja dhe kultura islame dominonte ashpër në çdo aspekt të jetë kulturore, politike dhe shoqërore tek shqiptarët. Rexhep Voka besonte në politikën e Xhonturqve të cilët u kishin premtuan shumë shqiptarëve pasi të vinin në pushtet, por kur erdhën ata, ju vërsulën me egërsi kulturës dhe gjuhës shqipe.
Hoxhë Voka e kishte dëshmuar që në bankat e shkollës se ishte një shqiptar i pastër që para çështjes kombëtare dhe gjuhës shqipe nuk vinte asgjë. Ai nuk ishte kundër shkollës shqipe, por kundër alfabetit shqip me shkronja latine e greke. Dhe për kohën që jetoj edhe punoj nuk kishte ndonjë të keqe duke pasur parasysh rrethanat politike dhe shoqërore që gjendeshin shqiptarët. Vite me radhë për të shkruar gjuhën shqipe përdoreshin sisteme e alfabete të ndryshme, me shkronja greke, latine e arabe.

Nga Arben LLALLA
301667_152334664862488_152333854862569_223700_1096705125_a.jpg

REXHEP VOKA-TETOVA (1847-1917)

200442_10150114768837210_182132672209_6273412_7969623_n.jpg

Shkolla REXHEP VOKA në Shipkovicë me mësues Mirtezan Katzadei
 
Pjesë nga libri “MENDIME” të Rexhep Vokës të shkruar në gjuhën shqipe
me shkronja arabe. Në këtë libër jepen këshilla për shqiptarët, por bie në sy
edhe kritikat e ashpra në drejtim të çdo qeverie turke të atyre viteve.

Din e dije

O burra! O bijë, mirë ta dini që feja e dija
janë dy fletë për njerëzinë nga Perëndia.
Me ato njeriu nëse do veten ta lartësojë
tërë jetën do të ëndërrojë.
Njerëzia e njerëzive me fe e me dije
fetari i dijshëm edhe te Zoti është i dashur,
edhe në sy të çdo kujt është i ndershëm.
Feja dhe dija të tëra të mirat i sjellin e gjithë të këqijat i përcjellin.
Njeriu fe e dije kur të ketë, atëherë ka gjallëri të vërtetë.
Një njeri që nuk ka fe e dije
sado që e sheh të gjallë, të vdekur dije.
I lutem Zotit në këtë jetë shqiptarë të pa fe mos të ketë.
Edhe kjo fjalë, është e zgjedhur, nga dijetarët e mentarët që i besuan të mbarë se:
Njerëzia e njerëzive me fe e me dije
bagëtia e bagëtive është me haje e me pije.
Një njeri që shikon vetëm të hajë e të pijë,
e nuk mundohet të fitojë virtyte të mira dhe të mësojë fe e dije
s’dallon dot prej bagëtive, përveç se me haje e pije.
 
PËRMBI URËN E GURIT NË SHKUP

Nga: Prof. Dr. Vebi XHEMAILI
Në gazetën “Shpic”, të Shkupit, doli një shkrim për Xhemë Hasë Gostivarin me plot falsifikime, trillime e insinuata, si e kanë pasur zakon sllavët dhe shërbëtorët e tyre, në veçanti familja e Çedo Filipovskit, e cila u shit, vetëm për një përmendore që i ngritën komunistët e Titos në sheshin e Gostivarit. Por këto insinuata nuk janë të sakta, se Çedo Filipovski, me aminin e nënës së tij, e cila ka llafosur vetëm shqip, e ka porositur djalin e saj “se ka për borxh të luftoj vetëm për Shqipëni”. Ndërsa Çedo Filipovski i është përgjigjur:” nanë unë për Shqipëni jam duke luftuar”,neqoftëse më tradhton nënë, kurr nuk ta bëj hallall qumështin e gjirit, i ka thënë kjo nënë fisnike shqiptare. Kështu e ka zakon çdo nënë shqiptare, kur e përcjell të birin për të luftuar për atdheun e vet. Por si duket komunizmi me dekada e ka falsifikuar të vërtetën për shqiptarët ortodoks të Maqedonisë. Kjo politikë antishqiptare ka lënë prapavijë të errët brez pas brezit midis rinisë sllavo-maqedonase, jo vetëm gjatë sundimit tejet të vrazhdë të pushtetit komunist, por edhe te djemtë dhe nipat e tyre, që sot e kësaj dite nuk mund të çlirohen nga albanofobia. Sa për këto akuza të pabaza: “se xhemë Hasa ka vrarë maqedonas dhe shqiptarë nuk është e vërtetë”, por vërteta është ndryshe:komunistët çmendeshin kur dëgjonin emrin e Xhemës. Sllavo-komunistët në luftë kundër Xhemës i çonin vetëm komunistët shqiptarë, ndërsa vetë fshiheshin në birë të miut dhe nuk guxonin ti afrohen, e jo të luftojnë kundër tij, deri sa ishte gjallë ky komandant. Ndërsa duart të lara me gjak shqiptari i kanë mbushur komunistët deri në bryla, duke vrarë, burgosur dhe zhdukur familje të tëra shqiptare dhe anëtarë të VMRO-s”.Kjo fletë qartë se ata për qëllime politike e injorojnë historinë tonë komëtare që ka luftuar nacionalizma shqiptare për bashkimin e trojeve etnike. Në këtë rrugë kombëtare ka vepruar edhe heroi ynë kombëtar Xhemë Hasa. Sot pa paragjykime dihet dhe ekzistojnë dokumente se kush është Xhemë Hasa dhe kush është Çedo Filipovski. Të parin e kanë në zemër forcat nacionaliste shqiptare, ndërsa çedo Filipovskin e ka shpallur për heronj të tyre shteti sllavokomunist, i cili përgatiti kryengritjen në trojet shqiptare. E cila ishte pastër Kryengritje ideologjike dhe luftonte për idealet e Jugosllavisë së Madhe.Ndërsa absurditeti shkon në skajshmëri, apo çmenduri politike, kur në këtë anë të Maqedonisë multi-etnike, multi-kulturore dhe multi-konfenicionale. Pra, politika maqedonase po ngrenë shtatore në sheshin e Shkupit, edhe pse të gjithë e dinë duke filluar nga kreu i shtetit, akademikët, profesorët dhe qytetarët e saj, se këta figura kur nuk kanë luftuar për Maqedoninë si shtet, por ka qenë për politikën ekspansioniste të ashtuquajtur bullgaro-madhe. E dyta, shumë figura nuk janë meritor të pushojnë në qendër të Shkupit, pasi shumica nga ata kurrë nuk e ka parë Shkupin dhe kurrë nuk e kanë krisur një plumb për çlirimin e këtij qyteti, pasi ata e kanë ditur se Shkupi ishte në atë kohë kryeqytet i shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, deri me ardhjen e serbëve në tetor të vitit 1912.Politika ditore maqedonase nuk donë të pranojë realitetin, se shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë Etnike, ata kur nuk kanë pranuar sundues të huaj osmanë, as serb e më pak e kanë pritur këtë të keqe nga fqinjët e tyre maqedonas, apo siç i njeh ndryshe historia sllavët e jugut, ndërsa sipas krahinës ku u vendosën, u pagëzuan sllavët e krahinës së Maqedonisë.Këto troje shqiptare të Shqipërisë Lindore, që pas ardhjes të komunistëve në pushtet e pagëzuan Maqedoni Perëndimore, e cila deri në vitin 1912 ka qenë pjesë e pandarë e Vilajetit të Kosovës. Por pas luftës së Dytë Botërore në mënyrë të padrejtë ngelën nën sundimin jugosllav në krye me Titon i cili e falsifikoi marrëveshjen e bërë me Enver Hoxhën, ku thuhej: “se pas përfundimit të luftës këto territore shqiptare do ti kthehen Shqipërisë. Ky komunist sllav i kalitur si nxënës i Kominternës diti me perfiditet ta mashtron popullin shqiptar nëpërmjet të misionarëve të vetë dhe ta lidhë ngushtë Enver Hoxhën me ideologjinë komuniste të cilët në të gjitha takimet me masën shqiptare deklaronin: “se pas luftës, populli shqiptar i Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare do të bashkohet me Shqipërinë”. Por komunistët jugosllav këto deklarata të tyre pas luftës shumë shpjet i harruan, në mënyrë arbitrare duke përdor ushtrinë, Kosovën e futën nën Serbi, ndërsa territorin e Maqedonisë Perëndimore ia falën shtetit maqedonas, që u themelua më 2 gusht të vitit 1944 në Prohor Pçinski.Tradhtinë komuniste dhe mesazhin e tyre për bashkëpunim e dinin nacionalistët shqiptarë. Prandaj ata kurrë nuk i besuan komunizmit sllav, këtë e dinte edhe Enver Hoxha se Shqiptarët të udhëhequr nga nacionalistët shqiptarë në krye me Xhemë Hasën dhe të tjerë, se kurrë nuk do ta pranojnë shtetin komunist maqedonas si shtet të tyre, por me të gjitha format e rezistuan dhe e luftuan komunizmin sllavo-titist. Për fat të keq këtij shteti antishqiptar i ndihmuan edhe disa shqiptarë të kuq, të bindur se në të ardhmen do të forcohet një farë “vëllazërim bashkimi me sllavët”. Këta shqiptarë shkurt pamës, i harruan masakrat e serbo-malazeze pas Kongresit të Berlinit, kur e sakatuan Shqipërinë Verilindore duke i marrë edhe Ulqinin. Sa për hir të kujtesës edhe në Luftën e Parë Ballkanike, u bë hy e pluhur Kosova nga ushtritë serbo-bullgare-malazeze, ndërsa maqedonasit morën pjesë krahë për krahë me ta, kundër Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Populli e din mirë në bazë të kaluarës historike “se maqedonasit gjithmonë na kanë tradhtuar dhe kanë mbajtur krahun e tyre”. Prandaj shqiptarët duhet të jenë sy çelë dhe unik, se këta janë të paparashikueshëm. I kanë pasur dhe i kanë zakon sulmet dhe shpifjet prapa shpine, ta mëveshin edhe atë që nuk e ke. Mund të na ngjaj si rasti Cezarit, kur në darkë Bruti dhe Kasi e sulmuan Cezarin. Këta kur nuk mund ta bindin veten, ta ndajnë pushtetin me shqiptarët.Sllavët e Maqedonisë assesi nuk mund të–pranojnë të jetojnë të barabartë me shqiptarët. Ata nga hegjemonizmi shpirtërorë gjithmonë e kanë parë Selanikun si pre të luftës edhe pse të gjithë e dinë se Selaniku kur nuk ka qenë i tyre. Ndërsa kur është në pyetje Filipi II, dhe Leka i Madh, e dinë grekët por e dinë edhe këta se Filipi i II, është dhëndër shqiptar, ndërsa nga venët e gjakut të Lekës së Madh rrjedh vetëm gjak shqiptari. Se në këto troje kanë jetuar ilirët me mbretërit e tyre Teuta, Genci, Pleurati e tjerë. Sllavët e Maqedonisë në atë kohë nuk e dinin se në këto troje po luftonin mbretër shqiptarë kundër grekëve dhe romakëve. Këta mësuan për Lekën e Madh, se ka qenë mbret i Shqiptarëve pas ardhjes së tyre në Ballkan, kur donin të plaçkitnin qytetet shqiptare; Janinën, Selanikun dhe Adrianopojën.Për fat të keq kësaj radhe krejt bota e din, se jeni të ardhur si sllav të jugut në këto troje, prandaj kot mundoheni ta mashtroni civilizimin botëror pasi deri në këtë kohë kanë kaluar mbi 2000 vjet, me ato piskama të trashëguara nga vendlindja e juaj andej Karpateve, se ju, jeni pasardhës të Aleksandërit, ndërsa shqiptarët dhe grekët paskan ardhur pas juve në këto troje. Me këtë tezë e keni mashtruar vetveten me ëndrra dhe fantazira. Poashtu e keni “bindur” botën se civilizimi i juaj është më i vjetër se i dorëve, trojanëve, pellazgëve e civilizimeve tjera. Për çudi të të gjithëve pse u ka bërë kaq padrejtësi Herodoti, u ka anashkaluar juve që e keni shkruar “Biblën”, pasi ju keni “merita” dhe ajo ju takon vetëm juve, pasi u keni dhënë civilizim botës, ndërsa Herodoti e ka futur në haresë civilizimin tuaj. Prandaj Herodoti nuk ka dashur të shkruaj dhe tu përmend në veprat e tij, për kulturën dhe civilizimin antik që i keni ofruar mbarë botës, me prejardhje të përzier kulturash antiko-sllavo-maqedonase. Me plotë të drejt me këtë bagazh të pasur kulturor, mund ti kundërviheni helenizmit grek, duke i përvetësuar statujat dhe kulturën paraheleniste.
Në këto kondita bashkëkohore maqedonasit shumë pak dinë për udhëheqësit e vetë kombëtar. Por edhe për ato figura që dinë se kanë orientim probullgar, tentojnë ti përvetësojnë dhe ti vjedhin nga historiografia bullgare. Pra këta atdhetarë bullgarë nuk e kanë vendin këtu, që sot po u hapin vare në qendër të Shkupit; si Nikolla Karevit, Goce Dellçevit, Dame Grujevit e tjerë, që gjithmonë kanë luftuar për bashkëngjitjen e krahinës së Maqedonisë me Bullgarinë. Poashtu edhe Kryengritja e Ilindenit në historiografinë bashkëkohore është e nominuar si kryengritje bullgare e iniciuar nga diplomacia ruse, franceze dhe ajo bullgare.Edhe pse të gjitha këto lëvizje kanë qenë me karakter pro-bullgar. Në këto raste kur falsifikohet historia e mjedisit, për të krijuar një fantazmë, që kur nuk ka vepruar për kauzën maqedonase. Ne shqiptarët këtë punë e dimë mirë se gjithçka nga historia bullgare e keni përvetësuar për vete, por përsëri kemi konsideratë dhe kemi qenë të përmbajtur, prandaj kur nuk i kemi ofenduar këto figura pasi këta jan bullgar e jo maqedon. Këta herojnë kanë luftuar kundër interesit të Maqedonisë dhe vetë popullit maqedonas.Për fat të keq, këto gabime po përsëriten edhe nga gazetarët e sotëm të Maqedonisë, p.sh. Kosovarët nuk janë kosovarë, por shqiptarë, ndërsa maqedonasit për ka etnogjeneza janë vetëm sllavë të Maqedonisë. Mos e mashtroni veten me antikën, se çdo kush sot din të lexojë faksimilet nga antika deri më sot. Sot shtrohet pyetja;”Të jetosh me shekuj midis dy popujve sllav; atij bulgar dhe serb, a veten ta prezantosh si antikë, diçka me ju nuk është në rregull, Deri dje sllavofon e sot e keni shpallur veten antik. Por me ndërimin etnogjenezën suaj, kot po mundoheni ta ndëroni prejardhjen tuaj nëpër institucionet e huaja. “U bëtë u bëtë gazi i botës”. E verteta per XHEMË HASËN është kjo: se ky luftoi për mbrojtjen e popullit shqiptar, deri në Shkup, ku e çoi lartë flamurin kombëtar te ura e gurit më 12 shtator 1944. Duke i sinjalizuar komunistëve se nga Shkupi deri në Dibër ka qenë dhe do të mbetet tokë shqiptare.Ndërsa Çedo Filipovski-Dame luftoi në emër të komunizmit për rikthimin e Jugosllavisë.Xhemë Hasa lindi në fshatin Simnicë në vitin 1908. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë gjatë sundimit jugosllav. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar në atë kohë me anë të abuzimeve të llojllojshme, i ka përjetuar, personalisht edhe Xhemë Hasa me familjen e vet. Sjellja arrogante e personave të pushtetit serbo–sllav, e ka irrituar dhe detyruar këtë trim që ta braktisë pasurinë dhe familjen e tij e të hidhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e shqiptarëve nga torturat e pushtetit jugosllav, që në atë kohë edhe ju maqedonasit e keni përjetuar të njëjtin fat si ne shqiptarët, të abuzuar në të gjitha fushat; duke filluar nga reforma agrare, deri në abuzimin total të gjuhës kulturës dhe historisë nacionale. Xhemë Hasa në atë kohë ka rezistuar këtë sistem antipopullor, që për shqiptarët dhe ju maqedonasit ka qenë i huaj. Xhemë Hasa nuk ka qen ushtarë, por vullnetarë që ka luftuar kundër të gjithë pushtuesve të huaj. Me kapitullimin e Jugosllavisë në prill të vitit 1941, ai kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte. Pra siç dihet shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni forcat italo-gjermane i kanë pritur si çlirues. po ashtu edhe populli maqedonas e ka pritur me lule ushtrinë fashiste bullgare në Shkup dhe Ohër.Gjatë sundimit italian shqiptarët arritën për herë të parë në Gostivar dhe qytetet tjera shqiptare të Maqedonisë të mësojnë historinë e vetë, të mësojnë dhe shkruajnë shqip. Pra fituan më shumë të drejta sa që kishin gjatë sundimit serb.Ideologjia komuniste dëshironte të ruaj kufijtë e Jugosllavisë së vjetër me sistem të ri politik- komunist. Me këtë rast dua tua përkujtojë një të vërtetë, se ju sllavët e Maqedonisë nuk keni gatishmëri ta pranoni se fituat pavarësi nacionale dhe themeluat shtet falë komunizmit. Ndërsa ne shqiptarët edhe pas kësaj lufte të ashtuquajtur “Nacional-çlirimtare” edhe më tutje ngelëm nën sundimin jugosllav. Shqiptarët gjatë të këtij sistemi titist, kurrë nuk do ti harrojnë ato tortura dhe vrasje nga OZN-a komuniste, pas luftës së Dytë Botërore deri më sot.Për hir të vërtetës historike “Balli Kombëtar” kurr nuk ka qenë në pushtet as në Shqipëri as në Maqedoninë Perëndimore, siç dezinformoni ju me shkrimin në gazetën “Shpic”, të datës 10 shkurt 2010. Për hir të lexuesve të kësaj gazete dhe më gjerë e kamë për obligim moral si historian të njoftoj opinionin se forcat e Xhemë Hasës, kanë qenë forca vullnetare për mbrojtjen e kufijve etnik, deri te “Guri i shpuar” mbi fshatin Shishovë për gjatë lumit Ilirida.Me këtë vërtetohet se në këto troje në atë periudhë historike të luftës Dytë Botërore ka funksionuar shteti shqiptar, ku bënte pjesë edhe prefektura e Dibrës. Prandaj nuk jemi dakord me shkrimin tuaj tejet tendencioz “se Ushtria e Ballit Kombëtar ka qenë në shërbim të armikut, jo por ka qenë në shërbim të popullit të vet.Sa për hir të vërtetës historike; Mithat Frashëri gjatë luftës kishte mosmarrëveshje të ashpra me kreun e PKSH në krye me Enver Hoxhën, pasi Mithati donte ato forca të Enver Hoxhës ti kthente nga froni anglo-amerikan. Pasi në atë kohë këto dy shtete i kishin ofruar Partisë Komuniste Shqiptare 300 mijë tonelata materiale lufte, që Enver Hoxha ti bashkëngjitet paktit anglo-amerikan në luftë kundër fashizmit. Por Hoxha duke dashur më shumë pushtetin e refuzoi këtë kërkesë të anglo-amerikanëve, duke vazhduar bashkëpunimin me Armatën e Kuqe të Rusisë dhe Beogradit. Ky orientim i Enver Hoxhës kah e majta, e goditi fuqishëm çështjen kombëtare shqiptare, që sot e kësaj dite ato pasoja komuniste, po i ndien në çdo familje shqiptare, si andej kufirit, edhe këndej, ku numri i viktimave këndej kufirit është shumë më i madh. Pasi pushteti maqedonas i shpalli si armiq të komunizmit dhe të shtetit të tyre, edhe pse Maqedonia d deri në këtë kohë fare nuk ka ekzistuar.Në këto troje kanë luftuar bijtë më të mirë të kombit shqiptarë që u radhitën vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Vullnetare Shqiptare të komanduara nga Xhemë Gostivari. Ky hyri në Shkup, më 12 shtator 1944, ku e ngriti lartë flamurin kombëtar. Prandaj Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë i propozon Këshillit për Shkupin 2014, që mbi urën e gurit të shkëlqej kjo figurë madhore e këtij kolosi shqiptar, që luftoi deri në fund kundër komunizmit jugosllav. Vepra e këtij kolosi është meritor të shkëlqejë mbi urën e gurit në Shkup, pasi këtë urë e kanë ndërtuar artistët shqiptar, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.Prandaj ky kolos që luftoi kundër komunizmit nga Gostivari deri në Shkup e ka vendin edhe në sheshin e Gostivarit. Ndërsa Çede Filipovski, që tradhtoi kombin e vet dhe luftoi për interesa-komuniste, prandaj nuk e ka vendin në sheshin e Gostivarit.

305724_254840631221994_251617011544356_688340_1075119804_n.jpg

Xhemë Hasë Gostivari
 
Zuletzt bearbeitet:
XHEM HASA GOSTIVARI

Heroikisht duke luftuar ,

Deri tek Guri i Shpuar ,

Atje mbi fshatin Shishovë ,
N’ Iliridë deri në Kërçovë .

Në Tetovë e Gostivar ,

Ngriti lartë flamur kombëtar !

Mirë po i prinë Xhema flamurit –
Deri n’Shkup te Ura e Gurit !
Më 12 Shtator, Dyzet e Katër –
Xhema hyri n’Shkup pa hatër !
Bashkë me trimat vullnetarë –
Ngriti lartë flamurin kombëtar !.

XHEM-HASA-GOSTIVARI.jpg

Zurück
Oben