Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Helden von ILIRIDA

Nga Ibrahim EGRIU

Pas arrestimit në banesën e tij nga policia sekrete jugosllave, ate e vunë nën torturat më çnjerëzore për ta detyrauar që ta tradhtojë çështjen e shenjtë kombëtare dhe bashkëluftëtarët e tij ilegalë që kishte në Prishtinë e Shkup, siç ishin: -Rifat Berisha i Drenicës, Xheladin Hana i Gjakovës, e të tjerë në Kaçanik, Dibër, Gostivar e gjetkë.

Udbashët e Beogradit e mbytën duke e torturauar gjatë natës 27-28 prill 1949 në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit.

Trupi i pajetë, i përshkuar nga bajonetat e udbashëve, u bart nga qelia e njomur me gjakun e tij dhe u vendos pas mesit të na tës në sheshin e Shkupit, ku u qëllua me një breshëri automatike për të krijuar përshtypjen në popull se u vra në tentativë arrati sje nga burgu, ku dhe qe mbatur Proçesverbal fiktiv.

Nexhat Agolli: “I heshtur, as në varr nuk dua të jem

- Nexhat Agolli s’ishte nga ata që mund të qëndronte indiferent, as ndaj aku zave e as ndaj krimeve antishqiptare. Ai u deklaronte autoriteteve jugosllave e maqedo nase: ”Pritja në heshtje nuk më pëlqen. I heshtur unë, as në varr nuk dua të jem”dhe,më tej u vinte në dukje se”në masat shqiptare vërehen zhgënjime përsa u është premtuar: Liria, barazia dhe plebishiti”.

Logjika e tij politike dhe juridike ishte e fuqishme aq sa këto detyroheshin që t’i përgjigjeshin disi me terminologji demagogjike e justifikuese të atij momenti politik:”Kah ajo ditë po shkohet, por le të kalohen njëherë plagët e luftës, e kë to, pa dhëmbje nuk kalohen”. Por, Nexhati, me një vizion të gjërë kombëtar, vërente se gjithçka që po ndodhte kundër popullsisë shqiptare nuk ishe as e rastit, as kalimtare dhe aspak e justifikueshme, por tërësisht e pafalshme.

Ai, së bashku me vëllaun e tij, Qemal Agollin, Haqif Lleshin, Sali Lisin etj. ngrinte zërin tek udhëheqësit serbë e maqdonas, përkatësisht tek Svetozar Vukmanoviq Tempo e Lazar Kolishevski për lirimin e dhjetëmijë shqiptarëve që mbaheshin në izolim në Stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë në gjendje torturash dhe pa shpresë shpëtimi, nga të cilët brenda një nate qenë masakruar 1.200 veta, ashtu siç ndodhi edhe në Gostivar, Kërçovë, Dibër e gjetkë; për të cilët spekulohej tmerrësisht nën akuzën:”bashkëpunëtorë të fashizmit”.

Ndërhyrja e Nexhat Agollit aq e guximshme përbën një akt të madh atdhe tar, duke shpëtuar mijëra jetë shqiptare nga vdekja e sigurt pa përfillur fatin e jetës së vet, kështu që mbi këtë bazë pati shumë familje shqiptare që e mbiquajtën meritueshëm shpëtimtar të jetës së tyre, e që e përcollën me buqeta lulesh.

Si deputet i popullsisë shqiptare, ai ngriti zërin që shqiptarëve t’u jepen të drejtat dhe liritë e premtuara, barazia kombëtare dhe simbolet e veta historike, e drejta e përdorimit të gjuihës,e drejta e arsimit dhe e kulturimit të masave shqiptare në gjuhën amëtare, barazia e përfaqësimit në pushtetin legjislativ, ekzekutin dhe gjuhësor.

Eshtë veçori e veprimtarisë kombëtare e tij që pa pritur se ç’do të ndodhte me fatin e vetëvendosjes kombëtare, krijoi dhe shtriu bërthama arsimore e kulturore në gjirin e vetë njësive ushtarake shqiptare gjatë luftës, si dhe në rimëkëmbjen e rrjetit shkollor e të aktiviteteve kulturo-artistike në terrenin e hapsirave shqiptare. Ai, qysh në procesin e vetëçlirimit nga pushtuesi nazifashist, i jepte rëndësi arsimit dhe kulturës, hallkë kryesore vlerësonte shkollën, kuadrin arsimor dhe tekstet shkollore.

Me përkushtim të veçantë siguroi hapjen e Kursit pedagogjik shqiptar në Shkup, krahas atyre që hape shin në Prizren e Prishtinë aso kohe dhe merrnin në ndihmë disa dhjetra arsimtarë nga shteti i pavarur shqiptar, pra nga Shqipëria. Më 1945 hapi shkollën ”Liria” në gjuhën shqipe, ndërsa për drejtor emëroi pishtarin e arsimit, Abdi Begun-Haxhiu.

Mandej, kujdesi i tij direkt ishte përqëndruar edhe tek nevoja e një Tribu ne publicistike të asj kohe, në bashkëpunim me bashkëluftëtarët e vet: -Xheladin Hanën në Prishtinë dhe Ali Mullain në Dibër nxorrën në dritë gazetën e parë shqipe”Flaka” Kështu, kjo Tribunë publicistike e nisi fillin e jetës, prej nga filloi të rreza tontemendimi dhe vullneti i popullsisë shqiptare, ndonëse pasoi cenzurimi dhe persekutimi i kësaj gazete së bashku me vetë nismëtaron e saj,Nexhat Agolli.

Në drejtim të vetëvendosjes kombëtare shqiptare, si Nexhati, poashtu edhe bashkëluftëtarët e tij dhe vetë popullsia shqiptare po vetëdijësoheshin se çështja e tërësisë kombëtare shqiptare po tradhtohej jo vetëm nga udhëheqja e shtetit jugosllav, por edhe nga vetë Fuqitë e Mëdha, të cilat deklaruan paprekshmërinë e kufijve të paraluftës, gjë që për kombin shqiptar përligjej ricoptimi i tij në dobi të Jugosllavisë. Dhe, nga baza juridike, Nexhat Agolli, gjithnjë e quajti Jugosllavinë krijesë artificiale, të ngritur mbi bazën e dhunës dhe të padrejtësisë kombëtare e njerëzore ndaj kombit shqiptar.

Nexhati e ndjeu thellë edhe shpatën tjetër të Beogradit ku, trevat shqiptare, nuk i la si një tërësi të vetme në përbërje të tij, por i coptoi midis tri republikave, ndonë se kishin kompaktësinë dhe vazhdimësinë etnike. Shovinistët jugosllav kishin vendosur që në përbërje të shtetit federativ të mos lejohej faktori unik shqiptar, ndërsa në të ardh men të mos ekzistonte faktori unik shqiptar as në Gadishullin Ballkanik. Ai, kishte ardh ur edhe në përfundim tjetër se: si fuqitë perëndimore edhe ata lindore ia kishin bërë me hile Shqipërisë si tërësi kombëtare dhe Shqipërisë si shtet i pavarur.

Dihet dhe fakti se, Nexhat Agolli dhe shumë atdhetarë të tjerë, kanë qenë të papajtueshëm me aneksimet e trevave shqiptare: - Serbisë, Maqdonisë e Malit të Zi, kur dihet se ato janë etni shqiptare. Figura e Nexhatit bëhet edhe më madhore përmes konfrontimeve në vazhdimësi dhe pas Konferencës së paqës në Paris të vitit 1946 e deri në vitin 1949, duke qenë në brendinë e planeve antishqiptare të qarqeve sunduese serboju gosllave; ai e thoshte fjalën e vet kundër pabarazive dhe padrejtësive ndaj popullsisë shqiptare dhe jo pak ishte impulsiv. Por, mendimet dhe qëndrimet e tij nuk ishin të mby llura në vetvete, ato gjenin pasqyrimin e tyre edhe në organizimin e veprimtarisë ilegale e të programuar, thelbi i së cilës ishte dhe mbeti - bashkimi mbarëkombëtar shqiptar.

Lidhja e tij me atdhetarët e tjerë të shquar, siç ishin: - Rifat Berisha ish –nën kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit, Xheladin Hana isht.drejtor i gazetës”Rilindja” dhe me disa aktivistë të tjerë, kishte tërhequr vemendjen UDB-së qëndrore të Jugosllavisë. Kështu, në maj të vitit 1948, shkarkohet nga funksionet ekzekutive, kurse në mesnatën e 15-16 prillit 1949, arrestohet në banesën e tij, ndër sa, më 27-28 prill *49 ekzekutohet barbarisht e tinëzisht.

Nexhat Agolli, si luftëtar i ditur dhe i guximshem e si atdhetar i paepur, qe kthyer në legjendë, ndërsa vepra e legjenda mbeten burim frymëzimi. Ai përbën njërën nga figurat më të kompletuara me dije, me botkuptim të thellë kombëtar dhe plot virtyte për çka meriton nderime dhe respekt të thellë e të përjetshëm. Figura dhe vepra e tij përbën kushtrim për liri dhe bashkim kombëtar.


316555_257443177628406_251617011544356_696798_1429043300_n.jpg
 
Fati e ka sjellë që pikërisht këtë vit, është 165 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vdekjes. Është një rastësi ndoshta që mund të na sjelli një situatë të re në Pollogun që është derdhur shumë gjak dhe që jo rastësisht Skënderbeu fitoi një ndër betejat më të fuqishme për hir të qumështit të nënës që ishte nga Gradeci i Pollogut. Në vitin 1843 kur lindi gjyshi im Mehmet Pash Deralla, pikërisht në Gradecin e Vojsavës në Pollog, ishin valët e kryengritjeve të mëdha të udhëhequra nga heroi kombëtar Dërvish Cara nga Pallçishti. Ishte viti kur shqiptarët e këtyre trevave drejtuan armët kundër Perandorisë Osmane, dhe siç shkruan prof. Seqirja Idrizi në studimin e tij botuar në 2007: "Pollogu në lëvizjen Shqiptare Kombëtare" 1899-1913, dhe në këtë lëvizje të fuqishme udhëhoqën dhe : Hasan Pash Deralla, Aqif Pash Deralla, Hifzi Pash Deralla. Nga gjiri i kësaj familje u rrit dhe u edukua dhe gjyshi im. Mësimet e para i mori ne vendlindje, shkollën e mesme e bëri në Shkup, (Shkruan Bardhosh Gace te gazeta "Flaka"1997, "Ata që shpallën Pavarësinë"). Studimet e larta i bëri në Stamboll, ndërsa Shtatëmadhërin përsëri në Stamboll ( 668 Gj. Titani), ishte koha kur Shqipërisë i mungonte një ushtri e vetja. Si ushtarak i lartë i Perandorisë Osmane M.P.Deralla u emërua Komandant i Xhandarmërisë në Bagdad të Irakut, Halep të Sirisë, ndërsa në vitet e Lidhjes së Prizrenit ishte emëruar komandant xhandarmërie në këtë qark në gradën "Gjeneral" që e kishte marrë që në moshën 35 vjeç. Nuk dua të shkruaj gjatë për gjyshin tim se me siguri do të shkruaj në këto dy përvjetorë prof. Vangjel Kasapi autor i monografisë, nga Shqipëria, prof. Zeqirja Idrizi studiues i thellë i trevës së Pollogut, Kryetari i Fush-Kosovës prof. Skënder Zogaj i cili ka shkruar në rrethana krejt të tjera, kur Kosova nuk ishte shtet që ndërmjet të tjerave thotë: Mehmet Pashë Derralla i njohur edhe me 4 mbiemra të tjerë: Tetova, Kallkandeli, Ruzhdija e Kosova. Është i pari gjeneral i vërtetë në historinë e ushtrisë shqiptare, i pari ministër lufte dhe themelues i Forcave të Armatosura Shqiptare. Në kulmin e karrierës së tij , në kuvendin e lidhjes së Prizrenit hoqi nga trupi uniformën grandioze të gjeneralit dhe nuk e veshi kurrë më. Kur vdiq sytë i mbetën të hapura për të parë Kosovën e lirë dhe të bashkuar me tokën amë.

Pse hesht Kosova për ministrin e vetëm në qeverinë e Ismail Qemalit nga Kosova,Tetova dhe trevat e tjera shqiptare. Nuk u arrit pavarësia vetëm me meritat Ashim Thaçit që nuk kujton asnjë nga këto figura në asnjë moment . Z. Ashim Thaçi ka shumë për të bërë për të arrit idealet dhe amanetet e këtyre burrave të kombit.

Me rastin e një përvjetori prof. Sefer Demiraj nga Shipkovica e heroit kombëtar Regjep Vokës shkruan: Jo veç trevën e Tetovës, jo veç krejt Shqipërinë lindore por tërë mëmëdheun e kanë nderuar me përmasa kombëtare një babë dhe një bir, Baba i quajtur Hasan dhe i biri Mehmet, mbiemri i tyre Derallë. Vërtet qenë familje me emër, vërtet u pasuruan por gjithë kamjen e tyre e derdhën për Shqipërinë tonë. Hasan Pash Deralla ky organizator i Lidhjes së Prizrenit, ky trim i çartur i dha shkollë trimërie të birit, aq sa burrat e mbledhur në Vlorë më 28 Nëntorin e 1912 kur krijuan për herë të parë shtetin Shqiptar pas 500 vjetësh robërie e emëruan Ministër Lufte, pra trimat e LABËRISË dhe të KOSOVËS të SHKODRËS e të MALSISË së MADHE , të TROPOJËS e të MIRDITËS të SKRAPARIT e të MYZEQESË i dhanë atë portofol me aq peshë e tension kombëtar M.P.Derallës dhe autori e mbyll artikullin me një apel: Ama ime!

Mblidhi në panteonin tënd trimat e tu! I ke anë e kënd të panumërt si rrezet e diellit.

Ndërsa Labëria ku u ngrit shteti i parë Shqiptar e hymnizoi si askërkënd tjetër, me këngën:

O Mehmet Pashë Deralla,

Rritur me përshesh baruti,

Të kishte shku fjala dhe palla,

Lisi i tyre je te supi.


Të këndon Labëria,

Siç këndonte për Gjon Lekën

Të këndonte historia,

Kur për nënën të japin jetën.



Po ku i rri valles së rëndë,

O Mehmet Pashë Tetovari,

Nëna prapë të do në këmbë,

Tundu dhe, çohu nga varri.

Ndërsa Zeqirja Idrizi duke folur për Mehmet Pashën thotë: Gjenerali i mbylli sytë e i pushoi zemra atje ku i rrahu për herë të parë. Po e linte Kosovën që i dha emër dhe nder në qëndresë heroike, por të pushtuar me këtë brengë i kaloi minutat e fundit duke lënë dhe amanetin.

"Amanet burra, katër shtyllat e kombit ( Katër Vilajetet Z.I se janë një bashkësi me një gjuhë, më një gjak dhe një histori.

Kështu, ky gjeneral i zbuluar tashmë nga terri i harresës, që tërheq pas emërtimit "Ministri i Parë i Luftës" që shkëlqeu në gjerdanin e personaliteteve ushtarake të kohës së tij mund të thuhet pa droje se ishte nga më të shndritshmit (40 vjet gjeneral), sepse vendosi themelet e para të Armatës Kombëtare Shqiptare së bashku me korpusin e ushtarakëve të tjerë të shquar që pati përkrah, një ndër të cilët ishte major, ALI SHEFQET SHKUPI, që e vendosi Shefin e Shtabit Madhor.

Unë uroj me rastin e 165 vjetorit të lindjes së gjyshit tim dhe 90 vjetorit të vdekjes, arritjet e mëdha për çështjen e Kosovës, por në një përvjetor sa më të afërt uroj një zgjidhje të vetme për gjithë Shqiptarët në trojet e tyre etnike, ideal për të cilin luftuan të gjithë paraardhësit tonë.

Faleminderit Labërisë



317541_253988967973827_251617011544356_686132_844101718_n.jpg

Mehmet Pash Deralla
 
Elez Isufi u shndërrua në simbol të trimërisë, besës , bujarisë, thjeshtësisë, fjalës së mençur e me peshë të maleve të Dibrës, karakter i pa epur njerëzor, njeriu që dinte të respektonte mikun dhe të urrente armikun, pabesinë dhe trdhëtinë. Shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi bujare. Aty do të hynin e të dilnin burrat me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do të vinin në këtë shtëpi edhe të huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj.

Në Tiranë, këto ditë në sallën e Muzeut historik Kombetar, Shoqata Patriotike Elez Isuf Ndreu, organizoi një takim përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së dy patriotëve, udhëheqësve dhe luftëtarëve të shquar të Dibrës, Elez Isufi dhe Isuf Xhelili, të cilët luftuan me përkushtim e trimëri përgjatë viteve 1911-1925 në mbrojtje të tërësisë tokësore dhe çlirimit kombëtar nga pushtuesit e huaj .

Në fjalën e hapjes kryetari i shoqatës Elez Isuf Ndreu. gjeologu Nexhat Hysa përshëndeti të pranishmit në këtë aktivitet dhe paraqiti në esencë rolin e këtyre dy figurave legjendare me kontribut kombëtare. Më pas drejtuesi i këtij aktiviteti, i cili moderonte takimin, zoti Hajri Mandri, ia dha fjalën për referatin kryesor doktorit të shkencave historike, pedagogut të Universitetit të Shkodrës, zotit Bajram Xhafa, i cili u ndal në veprimtarinë luftarake, rolin udhëheqës të Elez Isufit dhe bashkëluftetarit të tij, Isuf Xhelilit .

Studiuesi Xhafer Martini, autor i monografisë Elez Isufi, u ndal në koherencën dhe kontekstin e librit të tij duke shpjeguar madhështinë dhe elementet më pikante të figurës së Elez Isufit. Njiherë nji gjeneral serb shkon te shtëpia e Elez Isufit në Dibër për t’i ba disa propozime në dam të Shqipnisë. Atdhetari i flakë Elez Isufi i kundërshtoi të gjitha e, tue e përcjellë deri në kufi, ndigjon disa fëmijë shkolle që këndonin kangë shqiptare. - Shihni, zotni, - i tha atëherë plaku i Dibrës gjeneralit serb, - edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lanë këta fëmijë.

Intelektuali Eduard Ndreu foli mbi traditen patriotike të fisit Ndreu dhe u ndal në vlerat morale dhe frymëzuese që edukuan breza të tërë, me frymën e dashurisë për kombin dhe për lirinë e demokracinë shqiptare. Në takimin përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së patriotëve Elez Isufi e Isuf Xhelili, me interes u prit nga të pranishmit fjala e deputetit dibran, Sali Shehu, i cili evokoi qendresën dhe heroizmin e dibranëve si dhe rolin e Elez Isufit si organizator i lufëtrave dibrane për pavarësi kombëtare. Deputeti demokrat Shehu shtroi nevojen e elaborimit të historisë së Dibrës, vlerave historiko-kulturore, për t’u përcjelle brezave mesazhe mbi vyrtytet e larta morale dhe kombëtare që vijnë nga e kaluara si apel edhe për ditët tona.

Me interes në këtë takim u pritën edhe diskutimet e zotit Hysen Selfo, zonjës Nurie Hajdari dhe studiuesit Bardhosh Gaçe i cili përshendeti në emër të shoqatës Ismail Qemali. Ndërsa studiuesit dibranë, Shaqir Skarra dhe Hysen Cera, sollën mjaft fakte interesante që ndriçojnë detaje nga veprimtaria e lufta e Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit. Studiuesi Hysen Cera e hapi fjalën e tij duke cituar historianin Sabri Godo: Me bindje të thellë e them se sikur Elez Isufi me nipin e tij Suf Xhelilin, e miqtë e tij Bajram Curri, Islam Spahiu, Ramiz Daci, Hoxhë Kadriu e të tjerë të mos kishin luftuar ashtu siç luftuan, sot, kufiri i Shqipërisë mund të ishte përtej Drinit, ndofta te Lumi i Matit.

Këto burra të mëdhenj të kombit u bënë simbol i odës dibrane si askush tjetër. Populli i ka konsideruar si heronj legjendarë, janë shkruar dhjetra libra nga autorë të ndryshëm, janë kënduar mbi 40 këngë para dhe pas vdekjes; janë mbledhur kujtime e mbresa nga analistë të vendit dhe të huaj. Elez Isufi u shndërrua në simbol të trimërisë, besës, bujarisë, thjeshtësisë, fjalës së mençur e me peshë të maleve të Dibrës, karakter i pa epur njerëzor, njeriu që dinte të respektonte mikun dhe të urrente armikun, pabesinë dhe tradhëtinë. Elezi dhe Sufa ishin si dy luftëtarë binjakë, të kompozuar për të frymëzuar dhe udhëhequr mbarë forcat kryengritëse dibrane në ballë të çdo lufte duke qenë vetë heronjtë qëluftonin përkrah luftëtarëve të tjerë.

Elez Isufi nuk shkonte sipas thënjes shtatë hile e një trimni por shtatë trimni e pa asnjë hile. Ai bëri një punë kolosale duke dhënë shembullin i pari në pajtimin e gjaqeve . I zgjati dorën e pajtimit Dacit, i dha besën Islam Spahisë për t’i shkuar në ndihmë, në luftën kundër serbëve të cilët marshonin drejt Lumës. Lidhi besën me Bajram Currin, Haqif Pashë Elbasanin, Selim Petrelën, Hysen Krujën, në lëvizjen e Marsit, por i vetëm hyri në Tiranë dhe tronditi regjimin e asaj kohe. Kapedani i Mirditës kërkonte të dorëzohej vetëm te Elez Isufi sepse e dinte që në besë të tij do të shpëtonte. Shtëpia e Elez Isufit ishte shtëpi bujare. Aty do të hynin e të dilnin burrat me emër si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Islam Spahia, Ismail Strazimiri, Murat Kaloshi, Dine Hoxha, Halit Lleshi, Sulë Shehu, Hysni Dema, Ali Maliqi, Fiqiri Dinja e shumë të tjerë. Do të vinin në këtë shtëpi edhe të huaj, duke filluar nga Fullci, zonja Angleze Sibil Llojdi, ambasadorë, konsuj, gazetarë, shkrimtarë etj. Në odat ku ishte Elez Isufi e SufëXhelili këngëtarët nuk guxonin të këndonin këngë për trimëritë e tyre. Të thjeshtë ishin e pa shkollë por ata kishin shkollën e madhe të odës dibrane ku bëhej testi i mençurisë.

Në Vjenë, në takimin me kancelarin austriak, ky i fundit i kishte futur krahun dhe e kishte marrë për të shetitur në lulishten e tij. Ai kishte marrë edhe të shoqen. Përkthyesi shqiptar tregonte se Elezi ja hoqi krahun kancelarit dhe doli në krahun tjetër, duke futur në mes bashkëshorten e kancelarit, e nga kjo, kancelari, kishte mbetur i habitur. Në këtë takim ai i kishte kërkuar Elezit që populli shqiptar të mbante ushtrinë austriake me bukë e ushqime dhe përgjigja e tij qe: I thuaj perandorit, se shqiptarët janë vrarë me turqit, se na kanë kërkuar nizamë e xhelepe dhe ne nuk ua dhamë; Jemi vra me Serbinë se na kanë kërkuar tokën, ushqime e veshmbathje e nuk ua kemi dhënë, prandaj pa u vra edhe me Ju, nuk do t’ju japim asgja sepse edhe në dasha unë, nuk më lanë 300 Elezat e tjerë që janë në Dibër.

Diplomacia e Elez Isufit shkelqeu edhe në takimin që pati me Komisionin Ndërkombëtarë në Dibrën e Madhe. Elez Isufi u kishte thënë: Ç’ashtë kjo ndarje e qytetit nga rrethi i vet. A jeton njeriu pa kokë?!. Do të çuditej konsulli anglez Ayros, i cili qe ndërmjetës në takimin që kishte Elez Isufi me Ahmet Zogun në Lëvizjen e Marsit 1922. Në kujtimet e tij, ai tregon se kishte mbetur i habitur se si ranë dakort këto dy burra, njeri 26 vjeç e tjetri 60, pa protokoll zyrtar, vetëm duke i dhënë dorën njëri- tjetrit. Në takimin që pati me Shefqet Durgut Pashën, i cili kishte ardhur me hu të zjarrit në dorë, për të djegur Dibrën, vetë Pasha do të habitej, që ky malësor i thjeshtë dinte gjithçka për Portën e Lartë, për opozitën turke, për deputetët e parlamentit turk, për xhonturqit e deri tek kundërshtarët e vetëTurgut Pashës.

Populli i Dibrës i deshi me gjithë zemër Elez Isufin e Sufë Xhelilin prandaj dhe u shkoj pas, jo pak por një dekadë të tërë. Kur u rrethua nga serbët shtepia e Elez Isufit, bashkëluftëtarët e tij, për gjithë natën, hapën një kanal nëntokësorë dhe nxorrën në heshtje të plotë 70 pjestarët e familjes Ndreu, të rrethuar nga ushtarët serb, ku mbi 200 burra, i përcollën nga Sllova e deri matanë Drinit. Kur u vra në Peshkopi më 26 dhjetor 1924 malësorët trima të Reç e Dardhës e Ujë e m’Ujës, si një vargan gjigand, sollën heronjtë legjendarë në vendlindjen e tyre.Për bëmat e patriotëve Elez Isufi e Sufë Xhelili folën shumë historianë e bashkëkohës. Në fund të takimit, zoti Rremzi Ndreu i falenderoi të pranishmit dhe i ftoi ata në një koktej.


50415_58495632773_6104997_n.jpg
 
Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj. Lidhja e Prizrenit - Wikipedia
 
Zurück
Oben