Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Helden von ILIRIDA

sag mal Kalosh kommen die nicht aus Dibra?? also ich meine der nachname ist oft bei dibranen anzutreffen?
 
Kenia e Qafes (Sulltanes) Variant i Zajazit

Këto komita, jalla, c`jan termouNjer ne Cafe derrat dun me shkuBurrat e Cafes, jalla i kan termouNe shpi t`Mazlamit, jalla, dun me i cou, vaj 5Na duel Sulltana besa n`at dollapNa ju ra durve, cycja, me t`perflake-Cycja bre nen, ene, ne te bohet nji xhakN`bohet një xhak mori nane, një xhak i ziNe vriten burra, ne priten grani, vaj 10Cù kthy Sulltana, heyni ne shpeiNaj mori gershenet cycja, i shtiu ne ne xhiNa dul Sulltana besa, moun mor ne shkalle-Gajret bre date mos u lidh i gjalle-eTy be Sulltana s`ta le xhakun pa mare, vaj 20-Gajret Sulltane he Zoti mo t`fryktSe bashke me daten ne shkojme shehit!Kecei Sulltana bes,dul more ne lemeJa guli komitit besa ne xhabadanJa citi derrit, besa, tej more m`at ane,vajHiken komitat, besa, tu qellu mrapaHikni bre shoke se na faroj CafaNa faroj, jimi te marrouSa nje tre vete mor naj ka vramun nji gru, vajGajrét Sulltane, moj e bije xhalitsa meir ja bone, moj, xhalit MikajlitOj, bre, erdh haberi, mor ne karakolleNe karakolle besa n`ate GostivareCaj Mazllam Cafa bon treimnei-o me gra, vaj.
178971.jpg
 
das war ein lied zu sulltana der SHOTA GALCA AUS ILIRIDA
Kenia e Qafes (Sulltanes) Variant i Zajazit

Këto komita, jalla, c`jan termouNjer ne Cafe derrat dun me shkuBurrat e Cafes, jalla i kan termouNe shpi t`Mazlamit, jalla, dun me i cou, vaj 5Na duel Sulltana besa n`at dollapNa ju ra durve, cycja, me t`perflake-Cycja bre nen, ene, ne te bohet nji xhakN`bohet një xhak mori nane, një xhak i ziNe vriten burra, ne priten grani, vaj 10Cù kthy Sulltana, heyni ne shpeiNaj mori gershenet cycja, i shtiu ne ne xhiNa dul Sulltana besa, moun mor ne shkalle-Gajret bre date mos u lidh i gjalle-eTy be Sulltana s`ta le xhakun pa mare, vaj 20-Gajret Sulltane he Zoti mo t`fryktSe bashke me daten ne shkojme shehit!Kecei Sulltana bes,dul more ne lemeJa guli komitit besa ne xhabadanJa citi derrit, besa, tej more m`at ane,vajHiken komitat, besa, tu qellu mrapaHikni bre shoke se na faroj CafaNa faroj, jimi te marrouSa nje tre vete mor naj ka vramun nji gru, vajGajrét Sulltane, moj e bije xhalitsa meir ja bone, moj, xhalit MikajlitOj, bre, erdh haberi, mor ne karakolleNe karakolle besa n`ate GostivareCaj Mazllam Cafa bon treimnei-o me gra, vaj.
 
HALIM DERALLA-PERSONALITET I SHQUAR I LËVIZJES AUTONOMISTE SHQIPTARE



Shkruan:Eugen SHEHU
Padyshim që historia e një kombi,është historia e familjeve të mëdha të këtij kombi.Familjet e mëdha shqiptare,kanë qenë në çdo kohë barrikadat e para ndaj çdo rrebeshi,të paepura në stoicizmin e tyre ato kanë pritur e janë përballur me hordhi armiqësh gjithfarësh,duke mbrojtur njëherazi nderin e tyre dhe kombin.Padyshim në vargun e këtyre familjeve të mëdha,dera e Derallëve,zë vendin e saj të merituar,në historinë shqiptare të shekullit të kaluar.Ndër pinjollët e kësaj dere,Mehmet Pashë Derralla do të linte grada dhe ndere të ofruara nga Porta e Lartë,duke u vënë plotësisht në shërbim të Shqipërisë,në radhët e para të kalorësve që kërkonin pavarsinë e trojeve etnike arbërore.Këtë shqiptarizëm të kulluar,ministri i luftës i të parit shtet shqiptar (1912) do ta përcillte pos të tjerave edhe tek djemtë e tij,Halimi,Gajuri,Hyseni etj.

Halim Deralla,ka lindur në fshatin Gradec,në rrethina e Tetovës,në vitin 1879.Fëmijërinë e kalon aty e më tej,nis mësimet e para në shkollën qytetëse të Tetovës.Mbasi mbaron mësimet aty niset në Stamboll kryeqendra e Perandorisë Osmane,e lakmuar sidomos nga djemtë e dyerve të mëdha siç ishte Halimi.Në të vërtetë mëson shumë,ku kalon pjesë më të madhe të kohës mbi libra dhe pas mbarimit të shkollës së mesme vijon studimet,në vitin 1898,në fakultetin e drejtësisë.Falë reputacionit që Mehmet Pashë Derralla,gëzonte asaj kohe në rrethet patriotike shqiptare,Halimi do të binte në kontaktë me idetë e para të rilindasve shqiptarë,për autonominë e trojeve arbërore.Studentin e Tetovës do ta shihnin me respekt në Stamboll,jo vetëm për këmbënguljen në përvetsimin e dijeve por edhe për natyrën e tij disi të heshtur,fjalëpak dhe krenarë.Kështuqë me mbarimin e fakultetit të drejtësisë emërohet si nënpunës i lartë i administratës osmane në Serbi.Ai do të dallohej për korektësinë në funksionet shtetërore,çka ishte diçka e radhë në radhët e nënpunësve të korruptuar të perandorisë së asaj kohe.Madje shkallët e karrierës së tij në fushën e jurispondencës,mund të ishin tejet të lehta,nëse në agim të shekullit të kaluar,nuk do të kishte dalë në pah,çështja shqiptare. Në fillim të vitit 1908, i jati i Halimit, Mehmet Pashë Deralla,në bashkëpunim të ngushtë me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Dervish Himën, Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin etj, ideojnë lëvizjen autonomiste në Vilajetet shqiptare,tashmë atij i duhet të udhëtojë në krahina të ndryshme,të zgjojë vetëdijen nacionale,të zgjojë bashkëkombasit e vet prej territ osman pesë shekullorë. Por i duhet të qeverisë edhe pronat e mëdha që ka në Tetovë e rrethina,dhe në këto kushte ai thërret të birin e vet,Halimin,për ta ndihmuar në detyrën e madhe që duhet të përballonte.Halimi tanimë pothuajse 30 vjeçar,me shtratin e lartë me atë vështrimin e thellë e të menduar do të ngarendë për t’u vënë plotësisht në shërbim të kombit të vet,duke kuptuar se drejt pavarsisë të trojeve etnike,shkohej me pushkë dhe dituri.Halimi do të jepte ndihmesë të madhe, në vitin 1908,sidomos në përkrahje të shkollave shqipe,në Maqedoninë shqiptare.Me nismën e tij i përkrahur edhe nga Dervish Hima, biri i Derallave do të blente abetare dhe libra shqip për t’ua shpërndarë falas nxënësve në Tetovë e rrethina.Burime të diplomacisë austrohungareze,duke folur për në këto troje na bëjnë me dije se ;”ndonëse zyrtarisht shkollat nuk janë çelur,në to zhvillohet rregullisht çdo ditë dy orë mësim për gjuhën shqipe”.(Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës.Raport i konsullit Pollanc,dërguar Vjenës,dok.26 ).
Turqit e rinj pamvarsisht se patën premtuar shumë liri e të drejta për shqiptarët,kur panë se lëvizja autonomiste sa vinte e rritej u përpoqën të ndalnin me çdo mjet atë.Kështu,ata mundën të kufizonin deri diku pjesëmarrjen e gjërë të luftëtarëve të kosovës në Ferizaj,të cilët sidoqoftë arritën të lidhin besën në atë kuvend burrash.Autoritetet ushtarake osmane u përpoqën me çdo kusht të ndalnin këtë manifestim,kinse Stambolli do t’u plotsonte shumë shpejt kërkesat.. por atdhetarët shqiptarë e kuptonin se kjo ishte një manovër sa për të kaluar radhën.Sali Gjuka,Halim Deralla,Dervish Hima, Nijazi Resnja etj,bënë çësht e mundur që marshimi i shqiptarëve drejt Shkupit të mos ndalej.Ngase Korparmata e Dytë me qendër në Manastir përbëhej në pjesën më të madhe prej shqiptarëve,ngase patën nisur të vepronin komandat lokale të shqiptarëve në Tetovë,Gostivar,Dibër,Ohër e Manastir etj,në mbrëmjen e 24 korrikut 1908,Porta e Lartë vendosi të ndal marshimin,duke dëgjuar kërkesat e shqiptarëve dhe duke iu dhënë atyre menjëherë disa prej të drejtave të mohuara.Burime të historiografisë sonë,na bëjnë me dije se në bisedimet e përfaqsuesve të luftëtarëve kanë qenë pos të tjerëve edhe Halim Deralla,i cili me autoritetin që gëzonte ka mbrojtur me logjik e vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.Pas tri katër ditësh pothuajse në gjendje lufte,Shkupi u zbraz prej luftëtarëve shqiptarë të cilët mundën të fitonin disa të drejta elementare.Ndër këto të drejta ishte edhe largimi i punonjësve turq të korruptuar,të cilët populli nuk i duronte dot.”Komiteti shqiptar,njoftonte Pllanc,po urdhërojnë autoritetet lokale turke,të pushojnë nga detyra punonjësit që nuk i do populli”.( Arkivi i Institutit të Historisë–Tiranë.Fondi i doku. të Vjenës,dt.29 korrik 1908).
Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave,në Tetovë do të shndrrohej në një çerdhe të shqiptarizmës.Mehmet Pasha dhe i biri Halimi do të shihnin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare,duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë,guximin,logjikën por edhe me pasurinë e tyre.Të dy sëbashku ata do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë, Trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën, Bedri Pejanin, Bajram Currin,Isa Boletinin,Mid’hat Frashërin,Hamdi Ohrin,Hoxhë Vokën dhe dhjetra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e mandej në fillim të viteve 1912,do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila rroku armët për t’u bërë ballë sulmeve turke dhe atyre serbo-bullgare.Në gushtin e vitit 1912,Hasan Pristina me cilësinë e përfaqsuesit shqiptar të trevave të veriut,zhvilloi disa bisedime me autoritetet e larta osmane,në Prishtinë dhe Ferizaj.Mandej në Ferizaj ai i paraqiti komisionit qeveritar osman edhe një memorandum prej 14 pikash.Ky memorandum iu dorëzua komisionit turk në 9 gusht 1912,duke deklaruar që në rast se brenda dy ditëve nuk do të pranoheshin,atëherë forcat shqiptare kryengritëse do të marshonin drejt Shkupit.Pas kësaj forcat shqiptare të komanduara prej Idriz Seferit,Isa Boletinit,Hasan Prishtinës etj,u riorganizuan dhe u nisën me tren drejt Shkupit.Meqenëse qeveria turke e vonoi përgjigjen e memorandumit atëherë shtabi madhor i kryngritjes shqiptare,vendosi të marrë Shkupin,dhe brenda 48 orëve,qyteti u rrethua nga rreth 30 mijë luftëtarë shqiptarë,ndërkaq edhe brenda qytetit,atdhetarë të tjerë në mënyrë të fshehtë po organizoheshin.Valiu i Kosovës,Masar beu,i ndodhur në këto kushte të vështira dha dorëheqjen.Ndërsa komandanti i granizonit ushtarak të Shkupit,në pamundësi t’u bënte ballë kryengritësve,u largua fshehurazi duke vënë në dijeni Portën e Lartë për revoltën e madhe të shqiptarëve.Në këto rrethana më 12 gusht 1912 rruga ishte pothuajse e hapur.Shkupi qyteti i lashtë i trojeve arbërore ishte fare pranë lirisë së ëndërruar prej 5 shekujsh.Pasi patën marrë të gjitha masat,pasi kishin njoftuar atdhetarët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë për çfar ishte arritur,burrat mëmëdhetarë,nuk munguan të hyjnë në Shkup.”Prijësit dhe udhëheqësit e shquar ;Hasan Pristina,Idriz Seferi,Isa Bolentini,Bajram Curri,Halim Tetova,Shan Prizëreni,Ramadan Zaskoci,prijnë drejt Shkupit me flamuj të shpalosur me bandën muzikore kryengritëse me brohoritje entuzijaste”.( Sh. Braha “Idriz Seferi “ – Tiranë 1982 , faqe 177 – 178 ).

Në nëntorin e vitit 1912,atëherë kur Mehmet pashë Deralla udhëtonte drejt Vlorës si një përfasues i popullit të Kosovës,i biri i tij Halimi në krye të një çete prej 200 luftëtarësh tetovarë do të virej në mbrojtje të trojeve shqiptare.Dihet tanimë se pas rënies së Turqisë fqinjët tanë të përkrahur dhe nga Fuqitë e Mëdha,kërkonin aneksimin e tokave tona.Orekset shovene parashihnin coptimin e plotë të Shqipërisë ndaj grekët,bullgarët,serbët malazezët,ishin vërsulur ndaj tokave kufitare me grykësinë e një lukunie ujqish,ndonëse formimi i shtetit të parë,të pavarur shqiptar,pati dimensionet e veta historike,ky akt nuk mundi gjithsesi të shpëtonte Shqipërinë prej coptimit të saj.Dhe ndërsa përfaqsuesit e Fuqive të Mëdha,koteshin të përgjumur kur ndahej toka shqiptare,ishin bijtë e saj si Halim Deralla,të cilët pa marrë në sy rrezikun,luftonin viseve të atdheut për lirin e tij.Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit-Vlorës,dhe kabinetit të tij,Mehmet Pashë Deralla,shkon sërish në Tetovë.Por serbët nuk mund të harrojnë as atë as birin e tij Halimin,të cilët organizuan një varg betejash për mosnështrimin e Tetovës,Gostivarit,Kumanovës e Strugës,prej çizmes sllave.Për më tepër,në luftërat e zhvilluara në këto treva në vitet 1913-1914 dera e shquar e Derrallave ishte vënë në shënjestër të qeverisë bullgaromadhe të asaj kohe.Është kjo arsyeja që atë e birrë në vjeshtën e vitit 1914 e arrestojnë dhe e dërgojnë të lidhur në Karlova të Bullgarisë.Atë e birrë,do të akuzohen rëndë prej gjygjit ushtarak bullgar,por ka qenë ndihma e pakursyer e disa atdhetarëve shqiptarë të Shkupit të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e tyre prej burgut të Karlovës,dhe ç’prej vitit 1914 e deri në fund të vitit 1915-ës,Mehmet Pashë Deralla së bashku me të birin jetojnë maleve e pyjeve të Sharrit,të ndjekur prej hafijeve serbosllave e bulgare.
Në vitin 1921,atëhrë kur hap dyert parlamenti i parë shqiptar,Halim Deralla do të ishte deputet i trevave të Maqedonisë shqiptare.Ai do të sillte në këtë parllament,me zërin e lartë krejt barbarizmat serbosllavo-bullgare që luheshin në kurriz të bashkëkombasve të vet,nën regjimin e urryer serb.Deralla ashtu si kundër i ati,do të mbronte pa u friguar çështjen shqiptare,ndonëse kërcënimet i vinin nga të katër anët,madje duke i bërë edhe tentativa për ta eleminuar fizikisht.Në rast të shpërnguljeve të mëdha që Beogradi kishte planifikuar me Stambollin,për ekstradimin e shqiptarëve mysliman në Azi,Halim Deralla jo vetëm në parlament,por sidomos në Tetovë,Gostivar e Kumanovë madje deri në fshatrat e Prilepit,do të shkonte vet të bisedonte me bashkëkombasit e tij,duke potencuar idenë se trojet shqiptare askurrë nuk duhet të braktisen.Edhe në disa raste kur autoritetet sllavobulllgare u rrëmbyen me forcë fshtarëve shqiptarë shtëpitë dhe tokat e tyre,Halim Deralla i ndihmoi ata me flori duke u blerë shtëpi të reja.Tejet vizionar,në rrafsh të politikës shqiptare dhe asaj ballkanike,Halim Deralla do të mbante një qëndrim të prerë veçanërisht në ngjarjet e qershorit të vitit 1924,si rallë kush prej politikanëve të asaj kohe ai do ta konsideronte revulucion bollshevik,veprimin e Fan Nolit dhe përkrahësve të tij,madje në shenjë revolte do të linte Tiranën ku nuk i munguan edhe ofertat për poste të rëndësishme.Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë,së toku me vëllezërit e tij Gajurin dhe Hysenin,do të kujdesej për pronat e trashëguara të familjes,pa harruar edhe kuvendet me prijësit e çetave të kaçakëve të Maqedonisë shqiptare.Lëvizjen kaçake në këto treva,Halim bej Deralla do ta ndihmonte jo vetëm me porosi e udhëzime,por sidomos me ndihmë të pakursyer materiale.Vetë shtëpia e tij në Tetovë,shpesh herë do të ishte strehë e sigurtë e prijësve kaçakë.Kur kryeministri shqiptarë Ahmet Zogu me ndihmën e shteteve të Evropës mori rrugën e udhëtimit për në Shqipëri,ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra,në shtëpinë e Halimit në Tetovë.Halim Beu e ka pritur siç e donte ndera e shqiptarit dhe sipas të dhënave familiare e ka përcjellë të nesërmen duke i bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës,Gostivarit e Kumanovës,të cilët do të përcillnin deri në Tiranë,24 dhjetori i vitit 1924,i quajtur ndryshe si Triumfi i Legalitetit,mban kësisoj brenda tij edhe bujarinë dhe besnikërinë e Halim bej Derrallës dhe tetovarëve në përgjithësi.Në vitet 1925-1928 biri i Tetovës,zgjidhet përsëri në parllamentin shqiptar si përfaqsues i trevave të Maqedonisë shqiptare.Edhe në këto vite ai do të dallohej sa për frymën e vendosmërinë për shtetin ligjor në shtetin amë,aq edhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të bashkëkombasve të vet si në Kosovë,maqedoni,çamëri etj.Fjala e tij se “na jena përgjegjës përpara historisë për jetën e 2 milion shqiptarëve që padrejtësisht u ndan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913”,do të dëgjohej e fuqishme në sallën e parllamentit shqiptar dhe do të pasohej edhe nga burra të tjerë të shquar si ; Ali bej Këlcyra,Rauf Fico,At Gjergj Fishta,Mustafa Kruja etj.
Në fillim të viteve 30 të shekullit të kaluar Halim Derralla shkon sërish në Tetovë të jetojë pranë gruas,vajzave,vëllezërve dhe bashkëluftëtarëve të vet të shumtë.Ndërkaq personaliteti i tij nuk mund të pajtohej me reformat kolonizuese serbosllavo-bullgare,si dhe me dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj banorëve të Maqedonisë shqiptare,ndaj ai e ngre lart zërin e tij në mbrojtje të fatit të bashkëkombasve të vet.Duke qenë jurist i sprovuar,Beogradi nuk mund ta arrestonte pasi gjyqi mund të demaskonte akoma më keq regjimin serbosllav.Për këtë shkak serbët,ashtu si kundër kanë vepruar edhe qindra herë të tjera,paguan njerëz për të vrarë Halim Derallën.Dy atentate radhazi në vitet 1930-1931 bënë jehonë të madhe jo vetëm në Tetovë por edhe në Tiranë e ma gjërë.Ndërsa forcat e errëta të Beogradit i tmerronte ideja se edhe pas këtyre atentateve Halim Tetova jetonte ende,ishte Mbreti i Shqiptarëve,Ahmet Zogu,i cili e ftoi bujarisht burrin e shquar të linte Tetovën dhe të shkonte në Tiranë.Një vit më pas,në pranverën e vitit 1932,Halim Derralla sëmuret në shtëpinë e tij.Ardhja e një mjeku të dyshimtë bëri që dy orë pas vizitës,burri i Tetovës të mbyllte sytë përgjithmonë,në mënyrë disi misteriose.Populli i Tiranës dhe i gjithë visive etnike shqiptare e përcollën me respekt birin e vet.personalitetin e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare
Halim20Derralla201879-1932.JPG

Halim Deralla
 
Trimat Deralla

Mësuesi pasionant në fushën e historisë, professor Zeqirja Idrizi, gradecar shpjegon se Deralla vjen derrë e rallë. Por ai e shpjegon se ka mendime se vjen edhe nga Tribaldët, fisi I Vojsavës, nënës së Skënderbeut. Shtrirja e këtij fisi është e gjërë por le të merremi më pare me prejadhjen e historinë e tyre, si njuë nga fiset më me zë të Gradecit, bijtë e të cilit bënë emër jo vetëm në gradec e në krahinat përreth por në mbarë viset Shqiptare. Ata hynë në faqet e historisë së popullit Shqiptar.
Lidhja Shqiptare e prizrenit (1878-1881), si e para organizatë politike mbarëshqiptare, me një program e structure të shtrirë në të gjitha viset shqiptare të përbërë me organe locale e qëndrore, me ushtrinë e saj, me një veprimtari të gjërë propagandistike e kulturore, lufta për çlirimin e vendit nga robëria shekullore Osmane, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, për formimin e shtetit kombëtar, është e lidhur edhe me Derallajt, me bijtë e saj të mbarë Gradecit.
Hasan Deralla ka patur një pasuri të madhe në Gradec e më gjërë, që shkon në 12 mijë ha tokë, dyqane, shumë tori etj. Ai kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në Stamboll, Akademinë dhe ishte ngarkuar me detyrë të rëndësishme ushtarake. Në një kohë kishte qenë komandant në Prizren e më tej në shërbimtë Perandorisë Osmane, por, kur interesi ishte Kombëtar e kërkonte të bënte pjesë në Lidhjen Shqipëtare të Prizrenit ai u hodh tërësisht si pjesëmarës e si drejtues I saj.
Emrin e madh ja dha këtij fisi Kurt Deralla, që e thelloi dhe e çoi më tej Hasan Deralla pë vetë ngjarjet e mëdha të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e të rolit shumë të rëndësishëm që kishte ai si komandant në Tetovë e në rrethina, përfshirë edhe Gradecin, duke qenë në krye të forcave shqiptare të Tetovës kundër zbatimit të vendimeve antishqiptare të traktatit të Shë Stefanit dhe të kongresit të Berlinit, që copëtonin aq rëndë tërësinë territoriale shqiptare në favor të shteteve fqinjë. Hasan Deralla në krye të një ushtrie nga viset e Tetovës, I rethuanga bashkëatdhetarë të tij, shumë prej të cilëve Gradecarë, mori pjesë active në mbrojtjen e krahinave Shqiptare të Plavës e Gucisë nga anaeksimii tyre Malit të Zi, sipas Vendimeve të Kongrest të Berlinit.
Gradecarët morën pjesë në betejën vendimtare të zhvilluar me 5 janar 1880 në Velikë dhe Pepiç, ku pas tre ditë luftimesh të përgjakshme, forcat malazeze thyhen. Kështu mbrojtja e Plavës e Gucisë e ngriti edhe më tej jehonën e luftës së shqiptarëve dhe të Lidhjes së Prizrenit. Për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare.
Biri tjetër I këtij trungu atdhetar, I biri I Hasanit, Mehmet Deralla kishte diplomuar në dy akadami ushtarake në Stamboll dhe qe emëruar në funksione të ndryshme si komandant I xhandarmerisë së Vilajetit të Kosovës, Manastirit, Selanikut. Ishte nga bashkëpunëtorët e afërt të Ismail Qemalit, që kryesoi Kuvendin Kombëtar në Vlorë dhe më 28 nëntor 1912 shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Plaku I urtë e mendimtar, diplomati I shquar e burri I shtetit Ismail Qemali, I njohu burrërinë, aftësitë ushtarake të gjeneral Derallës ose Mehmet Pashës, siç njihej ndjenjat e zjarrta atdhetare që e karakterizonin, përvojën e pasur jetësore e ushtarake, vendosmërinë e tij për çështjen kombëtare, prandaj e ftoi gjeneral Mehmet Derallën dhe Isa Boletinin në Kuvend dhe e emëroi me miratim tëKuvendit, Ministër të mbrojtjes Kombëtare. Mehmet Pashë Deralla hyn kështu në historinë e popullit shqiptar si Ministër I Parë I Mbrojtjes së tij. Duke qenë në këtë detyrë kaq të rëndësishme ai punoi me kompromis me çifligarët, për të siguruar mbështetjen e tyre, sidomos të shtresave të pasura e të mesme, I vendosur për krijimin e forcimin e ushtrisë kombëtare Shqiptare.
Në masakrat që u bënë më 5 nëntor 1915, Derallajt u bënë objekt sulmesh të egra e barbare të pushtuesve serbë, duke rënë mbi bijtë e këtij fisi anjë goditje barbare e bishave të tërbuara që kërkonin nënshtrimin e Derallajve e të gjithë Gradecit e të bijve të tij që I mbështesnin fuqimisht.
Një tjetër pinjoll I Derallajve, që u aktivizua në organet e larta qeveritare në Jugosllavinë e vjetër në mes dy luftërave, duke mbrojtur interesat e popullit e ë vendlindjes së tij, ishte edhe Halim Deralla (Halim Beu). Të tjerë pasardhës të kësaj dere trimash e burrash të shquar shqiptarë, u aktivizuan në jetën sociale, ekonomike, politike, gjithmonë si atdhetar, për nderin e derës së fisit, të Gradecit e të mbarë kombit, për miqësinë e popujve fqinj.
Në luftën e Dytë Botërore, kur bëhej mobilizimi total heroik në mbrojtje të trojeve nga nazizmi, bij të Gradecit dhe të Derallajve në veçanti morën pjesë me armë në dorë : Adem Sulejman-Deralla, Fetah Rexhep Shabani-Deralla, Musli Mustaf Shabani-Deralla, Remzi Musli Shabani-Deralla etj.
E dhimbshme është historia e Hysen Derallës, djalit të Mehmet Derallës, I cili qe internuar nga nazistët gjerman, sepse duke punuar në degën ushtarake, kishte mbrojtur shqiptarët nga mobilizimi në ushtri. E dërguan fillimisht në kampin famëkeq të përqëndrimit në Prishtinë, ku ishin edhe shumë shqiptarë antifashist andej e këndej kufirit, shumë prej të cilëve nuk u kthyen më. Më pas e dërguan në kampin e ës në Bicirg.
Ai vuajti edhe në burgje e internime të tjera në kohën e monizmit në Shqipëri, ku edhe vdiq në moshën 80 vjeçare. Nga tburgu I Derallajve, kësaj dere të madhe trimash e fisnikësh atdhetarë, dolën pinjollë të tjerë që e vazhdojnë me dinjitet jetën e tyre me punë ndershmëri e vdevocion për çështjen Kombëtare. Vazhdojnë disa shtëpi në Gradec, madje në lagjen "Deralla" e në lagje të tjera, mjaft prej të cilave në sajë të mundit e djersës së bijve e bijava të veta, me shtëpi shumë të bukura, të projekteve moderne evropiano-perëndimore, siç vazhdojnë të ndërtohen të tjera në Gostivar, Tetovë, Prizren, Tiranë etj.
Derallajt një nga fiset në zë për trimëri dhe fisnikëri, që tashmë I kanë shtrirë degëzimet e tyre shumë përtej Gradecit, shtrihen e shtrihen duke forcuar pareshtur trungun e tyre, sa të lashtë, aq edhe bashkëkohor.
Hysen20Derralla.JPG
 
Gradecarët në mbrojtje të trojeve të veta

Mbrojtja e trojeve te veta per Gradecin e Gradecaret eshte nje problem I hershem sa vetë historia e ketijë vendi. E kemi nenvizuar se ne shekulin X dhe XI, keto troje i u nenshtruan sulmeve barbare shkatërruese e banorët luftërave mbrojtese ne kushte te rënda rrethimi. Heroizmit për mbrojtjen e Gradecit I ka prirë me qëndrimin e vet Kurt Deralla me një masë trimash të tjerë tjerë dhe në koordinim me të e trimin Hasan Deralla dhe Gradecari trim Islam Bajraktari trimëria e të cilit kishte spikatur që para ngjarjeve të viteve 1875-1877. Në vitet e para të këtij shekulli Gradeci dhe Gradecarët angazhohen në luftë për fitorene e pavarësisë e të lirisë së vendit. Por ndonëse ata dhanë ç’kishin në mbrojtje të trojeve të veta, lojrat e Fuqive të Mëdha e diplomacia që vepronte në kuriz të Shqipërisë e la Gradecin dhe shumë toka të tjera Shqiptare jashtë atdheut amë, duke u bërë ndryshime të tjera kufinjsh. Kjo e la Gradecin dhe shumë vise Shqiptare, që përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë Shqiptare të ndarë nga vëllezërit e gjuhës e të gjakut, duke u bërë një tragjedi e vërtetë për gjysmën edhe gjithë popullin shqiptar që mbeti I copëzuar. Lëvizjet Kombëtare tërhoqën shumë breza Gradecarë e më gjerë të Fushës së Pollogut. Në Kuvende e pse jo edhe në Veprime të armatosura u evidentuan mjaft kryetrima të këtyre anëve.
Në veprimtarinë Patriotike, në luftë kundër armiqve të kombit shqiptar, është shquar Mahmut Hashku, si kryetar I vendosur në mbrojtjen e idealeve e interesave shqiptare. Në këtë veprimtari ai mbahej shumë afër nga dera e Derallajve, me të cilët bashkëpunonte.
Kryengritjet e viteve 1910-1912 u ndien të fuqishme edhe në Gradec, ku ndihej sidomosinfluenca e Mehmet Derallës, personalitet I shquar politik Atdhetar me horizont ushtarak dhe I krerëve të tjerë nga fshati dhe zona, që synonin tashmë pë pavarësinë e Shqipërisë.
Shqipëria shpalli pavarësinë më Nëntor 1912, duke lënë jashtë kufinjve të saj gjysmën e popullsisë dhe të teritoreve të saj etnike.
Në fund të muajit Maj 1915, ushtria serbe sulmoi kufirin shqiptar ne tri drejtime : Nga Prizreni në drejtim të Shqipërisë së Veriut dhe nga Dibra e Ohri në drejtim të Shqipërisë së Mesme. Ushtritë pushtuese u afronuan për të zbatuar planin e masakrës, që synonte nënshtrim të plotë dhe terror psikologjik për shqiptarët. Në një marëveshje me përfaqësuesit e fshatit paraja luajti rolin e vet, në dobi të fshatit, mbasi përfaqësuesit e fshatit paguan të dërguarit serbe, por, megjithë që I morën paratë, përsëri pas pak kohe ata filluan masakrën massive në Gradecarët. Bënë një masakër jashtëzakon isht të egër, duke masakruar 149 Gradecarë, martirë të atdhetarizmit të tyre.
Edhe periudha nga Lufta e Parë Botërore në të dytën, nuk ishte një kohë paqeje e qetësije, por vazhdim I rezistencës kundër të huajit, qëndresë për identitetin kombëtar.
Lëvizja antifashiste Nacionalçlirimtare tërhoqi forca të shumta nga familjet shqiptare dhe një numër të madh burash, prej 61 vjetësh, që morën pjesë në formacionet e rregullta të Lëvizjes dhe të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Simpatizantë të shumtë kishte kjo lëvizje në fshat, strehues të forcave partizane, me të cilët I ndanë edhe kafshatën e bukës, edhe ushqimin e bagëtive, edhe çfarë kishin, duke u bashkuar me forcat Partizane shumë bij të Gradecit. Partizanët Gradecarë luftuan me trimëri të rrallë kundër pushtuesve fashistë. Në mes të Gradecit është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim e në kujtim të bijve të fshatit, që derdhën gjakun si dëshmorë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Bilall Abazit, Mevaip Saiti, Ilmi Ademi, ndërsa u plagosën Gjatë asaj lufte Halim Beqiri, Mevaip Idrizi, Ismail Salia etj.
Gruaja e Gradecit është bërë mbështetje e fuqishme për burrat, bijtë e vëllezërit e tyre edhe gjatë viteve të luftës. Latife Elmazi insistonte të të vizitohej nga njerëzit e shtëpisë nipi I saj I plagosur si partisan, I shtruar në Gjobonë të Kroacisë. Ngurrimeve të një burri të shtëpisëpër të marrë udhën e gjatë në atë kohë të vështirë lufte, gruaja trimëreshë I përgjigjet : - Qiti pantullet e gjemi mu se shkoj vetë ta shoh, e ti veshi dimitet e mija.
Gradecarët kanë luftuar, janë mbrojtur edhe në situata tepër të vështira nga pikëpamje ushtarake apo psikologjike, duke ruajtur dinjitetin e tyre, me përgjegjësinë edhe para atyre të rinjve që do të jetojnë nesër, që koka të mos u ulet, që dinjiteti të mos u bjerë, por me mençuri, me ndershmëri e personalitet të lartë të qëndrojë ashtu si u ka hije, që brezat që vijnë ti gjykojnë e vlerësojnë, duke pasur parasysh kohë kur punuan, luftuan dhe ekzistuan, e jo në pozita e këndvështrime në bazë të situatave të reja. Mbrojtja e trojeve të veta ka qenë dhe mbetur gjithnjë një problem I jashtëzakonshëm për nga rëndësia, përherë aktual.
7586492.jpg
 
BATALIONI I LUBOTENIT

[FONT=&quot]Organizata “BESA” duke menduar se do të jenë të dobishëm në këtë ushtri, i hedh kuadrot e veta më të mira e më të afta si oficerë në këtë batalion që do të luftojë për mbrojtjen e lirisë në Tetovë e gjetiu. [/FONT]
[FONT=&quot]Njerëzit e besueshëm të organizatës “BESA”;[/FONT]
[FONT=&quot]Idriz Cërcëri punësohet si toger,[/FONT]
[FONT=&quot]Naxhi Sulejmani si nëntoger, [/FONT]
[FONT=&quot]Gani Luma - nëntoger, [/FONT]
[FONT=&quot]Harun Dehari - toger, [/FONT]
[FONT=&quot]Muharrem Jusufi - aspirant,[/FONT]
[FONT=&quot]Shaip Mani - nëntoger, [/FONT]
[FONT=&quot]Haxhi Haki - aspirant, [/FONT]
[FONT=&quot]Ali Rami Jakupi-toger, [/FONT]
[FONT=&quot]Vehab Kadriu - nëntoger etj. [/FONT]
[FONT=&quot]Ushtria u mobilizua prej popullit. Më vonë si komandat i këtij batalioni prej Shqipërisë vjen:[/FONT]
[FONT=&quot]Neshat Kolonja- kolonel komandant dhe Gajur Derralla- mbetet nënkomandant.[/FONT]
[FONT=&quot]Në këtë kohë veproi edhe organizata vullnetare për ruajtjen e atdheut nën komandën e Arif Arifit, kapiten kreshnik në Tetovë, por organizata “BESA” me Arif Arifin nuk kanë patur asnjëfarë lidhje të mundshme-thotë Shefqet Sulejmani. [/FONT]
[FONT=&quot]Organizata “BESA” dobësohet mjaft ngase kuadri që i shkoi në batalionin e “LUBOTEN”it ishin elita e saj, kështu që nuk kishte kush të organizonte në rast se kishte nevojë, pra pos këtyre emrave të lartëshunar pati edhe shumë aktivistë, simpatizues siç ishin; Muharrem Jusufi, Emin Roshi, Haxhi Hasani e shumë të tjerë që ishin për kauzën kombëtare. Kjo ushtri u organizua me mobilizimin e bijve më të mirë të kombit. [/FONT]
[FONT=&quot]Disa anëtarë të rinisë, që ishin nën udhëheqjen e Gani Lumës prej grupi të mëhallës së Sahatit nën ombrellën e “BESË-s”, por për fat të keq largohen dy aktivistë prej këtij grupi në fjalë kalojnë në SKOJ, sepse fillojnë erëra e luftës së quajtur “Nacionale Çlirimtare” në vend. [/FONT]
[FONT=&quot]Disa mësues që erdhën prej Shqipërie, agjitonin në favor të “LNÇ” – së. Disa të rinjë shqiptarë që ishin simpatizues të organizatës “BESA” u bashkëngjiten në organizatën komuniste “SKOJ”. [/FONT]
[FONT=&quot]Kështu që u krijua një anarki e përgjithshme me anomali të ndryshme. Anarkia vazhdoi në qytet. Komiteti i qytetit për të ruajtur rendin caktoi patrulla nate në përbërje një xhandar me dy qytetarë civilë-esnafë që ta ruajnë rendin publik. Kjo ide pati njëfarë suksesi, meqenëse në qytet nuk ka patur plaçkitje e të ngjashme, por nepër fshatra haseshin herë pas here plaçkitje. [/FONT]
[FONT=&quot]Selim Sheapi, anëtar i organizatës “BESA”, deputeti i Tetovës intervenoi në Tiranë për zhdukjen e disa zullumqarëve-plaçkitësve. Tirana urdhëron prefekturën e Tetovës që sa më shpejt të vihen nën kontroll zullumqarët-plaçkitësit.[/FONT]
[FONT=&quot]Por, për të gjitha ngjarjet që pësonin me dinamikë marramendëse Shefqet Sulejmani shprehet se:”Koha acarohej dhe partizanët afroheshin nga të gjitha anët, gjermanët largoheshin prej Maqedonisë Perëndimore. Organizata “BESA” shumë pak punonte, meqenëse anëtarët e qendrës u derdhën, direktiva nuk vinin, në anën tjetër shumë nacionalistë agjitonin se kurrë do të dorëzohen. Rinia komuniste shqiptare “SKOJ” dita ditës zgjerohej, me propagandën se, shumë shpejt vendin do ta qeverisin partizanët dhe se shqiptarët do të kenë të drejta të barabarta me maqedonasit, do të ketë shkolla shqipe dhe maqedone. Por, duhet shpjeguar se, me këtë më nuk do të ekzistojë shteti shqiptar, por qeverisjen do ta kenë në dorë Republika Federative Popullore e Jugosllavisë socialiste përkatësisht trevat tona do t’i takojnë Republikës Popullor të Maqedonisë. Në anën tjetër disa nëpunës të ardhur prej Shqipërisë u kthyen në vendin e tyre, e disa fshiheshin. [/FONT]
[FONT=&quot]Më 15 nëntor 1944, rinia komuniste shqiptare me ndihmën e kapitenit të xhandarmerisë të Tetovës Qazim Lusha, Vera Tetova, Ahmet -drejtor i shkollës bujqësore, Dhimitri Shuli e të tjerë pa asnjë krismë e çliruan Tetovën, d.m.th. e morën në dorë shtetin dhe Tetova ra nën kontrollin e tyre. [/FONT]
[FONT=&quot]Kryetarin e organizatës “BESA” Idriz Cërcërin dhe Harun Deharin i burgosën, gjithashtu edhe kryetarin e bashkisë së Tetovës Shaip Kamberin dhe shefin e policisë Shaqirin i burgosën. Idriz Cërcëri dhe Harun Dehari arritën të arratisën prej burgut. [/FONT]
[FONT=&quot]Më 19 nëntor 1944, pas 4 ditëve të çlirimit të Tetovës, u futën brigadat maqedonase. Këto brigada shqiptarët i pritën me muzikë frymore nën udhëheqjen e Gani Jahjës. [/FONT]
[FONT=&quot]Shqiptarët i dorëzonin armët në Shtëpinë e Rinisë para së të vinin brigadat maqedonase. Të nesërmen me ardhjen e brigadave maqedonase, Tetova bllokohet dhe maqedonasit formojnë dy burgje në Tetovë, dhe atë në godinat e Monopollit dhe në Grupçin. [/FONT]
[FONT=&quot]Filloi burgosja e shqiptarëve prej moshës 18 deri 70 vjeç, edhe atë vetëm të meshkujve. Por, anëtarët e organizatës “BESA”, shpejt u shpërndajtën, disa vullnetarisht u futën në brigadën e IV – VII shqiptare të Maqedonisë nën udhëheqjen e Nexhat Agollit-komesar dhe Nafi Sulejmanit–komandant. Më vonë Nexhat Agolli shkon në Shkup si Ministër, ndërsa komesar u bë Ramadan Daja, ky ishte edhe oficer i “KOS”-it të brigadës. [/FONT]
[FONT=&quot]Kështu organizata “BESA” tërësisht shpërndahet dhe ndalet tërësisht ekzistimi i saj. [/FONT]
[FONT=&quot]Me ardhjen e partizanëve zhduket biblioteka shqiptare “Skënderbeu” me 10.000 libra, konfiskohen instrumentet frymore dhe shpërndahet orkestra. Shtëpinë e Rinisë e okupoi ushtria-partizane dhe ajo më nuk figuron për shqiptarët.” [/FONT]
[FONT=&quot]Porosia e Shefqet Sulejmanit është mjaft modeste: ”Nuk kemi rrugë tjetër pos asaj të bashkimit kombëtar”.
BATALIONI+I+LUBOTENIT.JPG

[/FONT]
 
FORMIMI DHE FUNKSIONIMI I SHTETIT SHQIPTAR NË TETOVË


[FONT=&quot]Pranvera e 1941, shënoi kthesën historike ku shqiptarët morën të drejtën e qeverisjes me çka u bën Zot të vetvetes që shekuj të tërë u ishte mohuar nga pushtuesit, por duhet veçuar se edhe pse ishin nën okupimin italian, por në një tërësi shqiptare ku interesat kombëtare ishin në favorin tonë edhe pse nuk u përkrah ideologjia fashiste, por duhet theksuar një të vërtetë, e cila asnjëherë nuk është thënë se, Organizata “BESA”, kishte formuar një çetë të armatosur të udhëhequr nga komandanti i tyre Kasam Polaku, njeri shumë i besueshëm i organizatës. Qëllimi i kësaj çete që ishte në konspiracion të thellë, ishte vetëm e vetëm që një ditë kur të jepet urdhër të dalin në terren e të veprojnë në interes të shqiptarëve. [/FONT]
[FONT=&quot]Kjo çetë, sipas Shefqet Sulejmanit, në vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, ata gjatë tërheqjes së trupave të tyre nga Tetova, Kasam Polaku, në dalje të Tetovës sot në afërsi të dy universiteteve te shkolla e mesme e bujqësisë del me pushke në dorë që t’i ndalojë italianët, por nga naiviteti pëson rëndë ngase trupat italiane nëpër automjetet e tyre hapin zjarr dhe e vrasin përkatësisht Kasam Polakun e sharrojnë me breshëri plumbash dhe e shpartallojnë çetën. Me të kuptuar Xhemë Simnica, se italianët kanë vrarë komandantin e çetës dhe e kanë shpartalluar tërësisht, ai me shokë u del në prit diku ka Mavrova e ua merr armatimin, të cilin e ka ndarë me partizanët që kanë vepruar në atë rajon Tom Ngjelaj-Shumski, por të nesërmen forcat partizane e pushtojnë Kërçovën të cilën më vonë e ka çliruar sërish Xhemë Hasa me luftëtarët e tij edhe përkundër marrëveshjes se këto troje do të jenë Shqipëri, por partizanët kanë treguar fytyrën e vërtetë se cili ka qenë synimi i tyre.[/FONT]
[FONT=&quot]Në formimin e funksionimit të pushtetit në Tetovë u zgjodhën me sa vijon: Kryetar i komunës së Tetovës dr. Xhafer Sulejmani, kryetar i gjyqit të shkallës së parë Feti Selenica, kryetar i gjyqit të paqes Hajri Zejno, prokuror i gjyqit Fehim Qorri e kështu me radhë. Më vonë emërohen drejtorë të tjerë si i financave Ekrem Jegeni etj., vijnë gjyqtarë të ndryshëm nga Shqipëria, formohen institucionet e komunës etj. [/FONT]
[FONT=&quot]Në këto ndryshime Selim efendi Sheapi-Luma do të zgjidhet si deputet i Tetovës në parlamentin e Tiranë. Në formimin e gjyqit të shkallës së parë dhe të gjyqit të paqes, me ndihmën e kryetarit të gjyqit Feti Selenica dhe me propozimin e Idriz Cërcërit në gjyqin e Tetovës u punësuan: [/FONT]
[FONT=&quot]Gani Luma në prokurori, Shefqet Sulejmani në hetuesi, Idriz Cërcëri, Vejsel Vela, Xheladin Palloshi, Mesud Musai, Nazif Bit dhe Sadik efendiu në gjyqin e shkallës së parë. [/FONT]
[FONT=&quot]Në Gjyqin e Paqes emërohen:[/FONT]
[FONT=&quot]Selim efendiu, Sejfulla Sejfullai dhe Sadik efendiu. Në financë punësohen: [/FONT]
· [FONT=&quot]Ekrem Jegeni – drejtor, Naxhi Sulejmani, Hysein Xhaferi dhe Jusuf Bexheti. [/FONT]
· [FONT=&quot]Në bankë punësohen: Kadër Sulejmani, Abdyraman Tresi dhe Aleksandar Çerenko.[/FONT]
· [FONT=&quot]Harun Dehari-emërohet kryetar i komunës Galeshnik–rreth i Gostivarit, anëtar i organizatës“BESA”. [/FONT]
· [FONT=&quot]Drejtor i kadastrit mbetet i vjetri Çedomir Pançiqi. [/FONT]
· [FONT=&quot]Arkëtar i bashkësisë në Tetovë Çiko Spiro. [/FONT]
· [FONT=&quot]Shef për blerjen dhe shitjen e kafshëve u emërua Qemal Enisi. [/FONT]
· [FONT=&quot]Në Monopol, mbeti arkëtari i vjetër Tasiqi; e të tjerë, me këtë u formua bashkia e Tetovës. [/FONT]
SHQIPTAR%C3%8BT%2BE%2BTETOV%C3%8BS%2BN%C3%8B%2BVITIN%2B1941,%2BKREMTOJN%C3%8B%2BBASHKIMIN%2BME%2BSHQIP%C3%8BRIN%C3%8B.JPG
 
Zurück
Oben