Masakrat e ushtrisë serbe mbi shqiptarët e pafajshëm në Dibër
e në vendbanimet tjera shqiptare
Operacionet pushtuese të artilerisë së rëndë serbe që filluan më 1 tetor 1913, forcat kryengritëse shqiptare në trevat e Dibrës e më gjerë i gjetën në llogore, të cilat për disa ditë rresht qëndruan të pamposhtur, për t´i dhënë kështu mundësi popullatës së pambrojtur që të tërhiqen në brendësi të Shqipërisë. Dyndja më e madhe e popullatës u bë në drejtim të Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit 24, ndërkohë që fati i atyre që s´patën mundësi të ikin do të jetë tragjik. Në një telegram dërguar konsullit austro-hungarez në Durrës më 10 tetor 1913, thuhet se: ”Numri i dibranëve... të emigruar deri më sot në Tiranë e Durrës arrin në 10 mijë frymë. Mbasi vazhdimisht janë duke vërshuar të tjerë, konkludohet se pas dy-tri ditëve ka për t´u rrituar trefish. Njerëzit nuk posedojnë asgjë, veç rrobave që mbajnë të veshura dhe prandaj mjerimi i tyre është kolosal.”25
Dhe sipas të dhënave ,thuhet se qyteti i Dibrës, dikur me 18-20.000 banorë, në fund të vitit 1913 kishte mbetur me vetëm 2.000 banorë, por edhe kjo pakic vdiste nga uria.26
Ushtria barbare serbe gjatë këtij operacini pushtues, ndaj popullatës shqiptare, ushtroi një terror të pashembullt në historin e njerezimit dhe ky gjenocid nuk bëhej thjesht nga sadizmi i ushtarëve serbë, por burimin e kishte tek qarqet më të larta politike dhe ushtarake të Serbisë. Sipas një lajmi të botuar në formë komunikate në gazetën”Politika”, vet mbreti Petar Karagjorgjeviq në mbledhjen e këshillit të ministrave të qeverisë serbe, kishte dhënë pëlqimin për një ekspeditë të tillë ndëshkimore në Shqipëri.27 Krimet serbe në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai për masakrat në Dibër, shkruan:”Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish,u bë thertore njerëzish. Qytetit i vinte erë gjak njeriu, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër postat e gjindarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhëri i postkomandantit ose dëshira e ndonjë xhindarmi që të njomeshin mirë muret e atij burgu me gjak shqiptarësh të pafajshëm.”28
Gjenocidi dhe terrorizimi i ushtrisë serbe përfshiu mbarë vendbanimet shqiptare në Maqedoni. Vetëm në vijën Strugë-Dibër-Mavrovë-Gostivar-Tetovë u dogjën e u shkatrruan tërësisht 180 fshatra, ndërsa në rrethin e Ohrit u dogjën rreth 30 fshatra tjera shqiptare.29 Në këto ekspedita ushtarake, u vranë e u masakruan mizorisht mijëra shqiptarë të pafajshëm. Me këtë rast soldateska serbe dogji e shkrtoi fshatrat e Dibrës. Në Dibër të sipërme, vranë e masakruan, dogjën e plaçkitën këto fshatra:Valikardhin, Sopotin, Shupencën, Gjoricën, Homeshin, Okshatin, Topojanin, Kovashicën, Glloboçishtën, Bllacën, Zogajn, Kërçishtën, Çerenecin, Maqellarën, Pesjakën, Erebarin, Vojnikun, Allajbegun, Avdeni, Çoken, Majtarin etj. Ndërkaq në Dibër tëposhtme, barbarët serbë shkretuan fshatrat: Rabdish, Zimur, Tomin, Grazhdan, Muhurr, Ushtelenxë, Deshat, Sohodoll, Razhnapojë, Çerie, Pilaf, Luzni, Brezhdan, Bahute, Çetush, Pollozhan, Blliçe, Lipjan, Peshkopi, Trepçë, Çidhën, Penës, Venishtë, Divjak, Sllatinë, Vleshë, Kullë, Sllovë, Dardhë, Shumbat etj.30
NëGostivar dogjën: Reçanin, Zdunjën, Ravenin, Vertokun, Mirditën, Zajasin, Ternicën, Nisrovën, Jançen, Orkushtin, Simnicën, Kalishtin, Konjarën, Sollokicën, Deshatin, Verganin, Bigorin, Pilatin, Çafën, Zuznijën, Shtirovicën, Dobovën, Strazimirin, Certanin, Klenjen, Stellovan, Bllacën, Spasin, Majtaren, Çerenin, Vojnikun, Klobçishtin etj. NëReçan pasi u pushkatuan 30 vetë, repartet serbe i mblodhën 200 pleq, gra e fëmijë i mbyllën në dy shtëpi dhe i dogjën të gjallë. Në Zdunjë u dogjën 37 burra, gra e fëmijë të fshatit brenda ditës. Të nesërmen u masakruan edhe 9 të tjerë në vendin”Vakuf”të Banicës. Ato ditë tetori 1913 në fshatin Simnicë u dogjën 113 shtëpi, u vranë 18 vetë, ndër të cilët edhe dy gra. Pas tetë ditësh me ftesë të sekretarit të nënprefekturës u thirrën me emra 22 vetë, të cilët pasi u lidhën gjoja për t´i nis në nënprefekturë i masakruan po në vendin”Vakuf”të Banicës dhe masakrues ishin: Vojvoda Bogdan, Petro Mitre, Kërsti... me çetën e tyre. NëVertok u pushkatuan 18 vetë dhe u groposën në”Bigorë”, ndërsa në”Vakuf”të Banicës u pushkatuan edhe 40 burra tjerë të fshatit. Në Raven u masakruan 30 vetë nga të cilët 12 vetë janë hedhur në pus. Në fshatin Vergan u vranë 52 vetë nën moshën 25 vjeç. Në Bigor u masakruan 13 vetë, në Zuznije u masakruan 45 vetë, në Shtirovicë 45 vetë...
NëKalisht gjatë rrugës për në Pozheran u vranë e u therën 43 vetë..., ndërsa gjatë rrugës për në Gostivar u masakruan 32 shqiptarë të fshatit Çegran. Në katundin Çafëtë Gostivarit u vranë e masakruan 94 vetë:gra, pleqë, fëmijë dhe në mesin e tyre qenë:Murat Selimi me gruan dhe katër fëmijë, Jonuz Selimi me gruan dhe tre fëmijë dhe Mehmet Halili me gruan dhe katër fëmijë.31
NëRekë dogjën: Monarcin, Tërnikën, Nistrovën, Jançën, Radostushën, Kosovrastin, Skudrinën, Prisojnicën, Varbënin...etj. Në Gollobërdë dogjën :Zabzunin, Klenjën, Stellovën, Boravën, Sebishtin, Ostrenin, Okshtunin... Në Kërçovë u vranë 70 burra, nga të rrahurit dhe trupat e tyre u dogjën, poashtu në tetor 1913 edhe shumë fshatra përreth Kërçovës u dogjën dhe mashkujt u vranë dhe u masakruan pamëshirshëm. Fshati Zajas u dogjë dy herë:herën e parë u vranë 40 mashkuj dhe u hodhën me një pus, ndërsa herën e dytë u vranë mbi 200 të tjerë. Poashtu edhe në fshatin Sop rreth 200 banorë shqiptarë pasi u lidhën u futën në xhami dhe u dogjën për së gjalli, në Çellopek u masakruan 47 vetë.
Në fshatrat Llozhana, Lisiçan, Klenja, Lutvin, Zhitovcë, Deshovë, Dobrishë etj, ushtria serbe masakroi pamëshirshëm qindra shqiptarë, duke mos kursyer as gratë dhë fëmijët.32
Mizori të tilla u bënë edhenë fshatrat:Leshnicë, Dragomash, Mahmudaj, Llapkadol, Plasnicë, Lishicë, Divjakë, Venishtë, Sllatinë, Tria, Veleshkë, Kal, Dardhë, Reç, Shumbat, Palaman etj. Në Gjoricë qenë masakruar 14 vetë bashkë me plakun e katundit. Në Zogaj gjithë fshati qe plaçkitur, ... 124 shtëpi qenë djegur dhe në mënyrë të tmerrshme u dogjën nga flakët e zjarrit disa mashkuj, gra dhe fëmijë. Në Maqellar qenë plaçkitur e djegur 10 shtëpi dhe u therën me bajoneta 27 vetë. Të tjerët për të shpëtuar jetën dhanë 50 buaj, 113 dhi dhe dy lopë. Në Bllaç qe plaçkitur fshati dhe pastaj i qe vënë zjarri, ndërkohë që të gjithë fshatarët pa dallim(burra gra e fëmijë)u masakruan në mënyrën më mizore, që s´mundet njeri ta përshkruaj atë kasaphanë. Në Allajbeg u masakruan në mënyrë të tmerrshme 23 burra e gra si dhe një fëmijë 5 vjeç, ndërkohë që u plaçkit i tërë fshati e pastaj u dogjën 65 shtëpi. Në Zuznije qenë masakruar 45 vetë, u dogjën 5 shtëpi dhe u vodhën gjithë bagëtitë:1.500 dhen e 20 kuaj. Në Deshat qenë djegur 15 shtëpi ku u dogjën të gjallë dy gra, dy fëmijë nga 7 vjeç dhe një 10 vjeç si dhe qenë vjedhur 50 buaj e 500 deshë.33 Brabarizmat serbe janë shtrirë edhe në krahinën e Demirhisarit dhe të Përlepit, ku u dogjën 6 fshatra tërësisht, ndërsa u vranë e u masakruan të gjithë banorët e këtyre fshatrave.
Në një raport zyrtar me titull ”Barbarizmat serbe kundër shqiptarëve” përshkruhet tragjedia e madhe shqiptare në disa fshatra të Dibrës, por sigurisht me përmasa të zvogëluara për shkak të mungesës së informacionit. Në raport thuhet: Në Borovjan u dogjën dy shtëpi dhe u vra Rustem Muharremi, u rrëmbyen 27 dhen,119 dhi e 5 kuaj. Në Rashnapojë një pjesë e shtëpive u dogj, kurse të tjerat u plaçkitën. Nga paria e fshtit u vranë 6 vetë dhe u rrëmbyen 20 qe. Në Cerjan u dogjën të gjitha shtëpitë, u vranë 3 burra dhe 1 grua dhe u grabitën 14 kuaj dhe 60 deshë. Në Pilafe u dogjën të gjitha shtëpitë dhe një pjesë prej tyre që mbetën pa u djegur u plaçkitën. Në një mëhallë të këtij fshati u therën me bajonetë dy burra, një fëmijë 6 vjeç dhe u hodhën të gjallë në flakët e zjarrit dy fëmijë të tjerë, njëri 4 e tjetri 5 vjeç. U grabitën 100 qe, 15 lopë, 300 deshë dhe 8 kuaj. Në Blliçe u dogjën tri shtëpi, u vranë tre burra dhe një grua, u grabitën 250 dhen dhe 30 kuaj. Më pastaj u plaçkitën edhe të gjitha shtëpitë e fshatit. Në Limjan u plaçkit tërë fshati dhe u therën me bajonetë: Hasan Shahini, Sejfulla Ibrahimi, Abdurrahman Fetahu, Qerim Sadiku etj dhe u grabitën 200 deshë, 20 lopë dhe 10 kuaj.34
Më 22 nëntor 1913 majori Laffert, delegati i Gjermanisë në Komisionin e kufirin verior të Shqipërisë, informonte: ”Dibra, e cila pak përpara(kryengritjes-Sh.B)ishte një qytet me më tepër se 30 mijë banorë, sot është krejt e pabanueshme. Shtëpitë jo vetëm janë rrënuar, por janë zhveshur nga të gjitha. Serbët përfituan shumë nga kjo kryengritje e shqiptarëve, duke i deklaruar të gjithë shqiptarët pa përjashtim si kryengritës dhe duke vrarë çdo njeri me armë e pa armë. U shkaktua një panik aq i madh saqë për një kohë të shkurtër u shtërnguan të lënë trojet e veta 100 mijë veta... Në Dibër gati çdo katund është i djegur e i shkrumbuar. Banorët e ndonjë katundi sllav, që gjendet këtej, punojnë pa pushim e mbledhin të korrat e shqiptarëve të ikur.”35 Kështu,soldateska serbe i ra kryq e tërthorë të gjitha vendbanimeve shqiptare, nga Struga e Ohri e deri në Tetovë dhe kudo që shkeli këmba e saj bëri vrasje, masakrime e shkatërrime të paimagjinueshme.