SLLUPÇANI – Kalaja e pamposhtur, porё e harruarё.
Sllupçani viteve tё fundit , e sidomos 10 vitet e fundit, qё nga lufta e 2001-shit e kёndej, mendoj qё ёshtё emёr i njё fshati mё tё pёrfolur nё Maqedoni dhe mё gjёrё. Pёr kёtё fshat, kategori tё llojllojshme njerёzish kanё folur. Disa me qёllime etiketuese, disa tё tjerё me qёllime ironizuese, disa me qёllime pёrfituese etj. Pёr tё mos u ndalur pёr gjeografinё e Sllupçanit, sepse pёr atё do tё u informoheni nё pikturen e mёposhtme, do tё kaloj nё disa aspekte sociologjike tё tij. Sllupçani gjat periudhёs sё komunizmit , ka qenё fshati mё i “vizituar” nga milicia e Jugosllavisё, pёr gjoja ruajtjen e rendit publik dhe pengimin e “kriminalitetit” tё atёhershёm. Kurse banorёt e kёtij Fshati nё atё periudhё kanё qenё rreth 95 % me profesion Bujqё dhe pjesa tjetёr ishin mergimtarё. Veprimtaria bujqёsore kryesisht ishte prodhimi i duhanit, kulturё kjo industriale, nё tё cilёn tё gjithё banorёt qё nga mosha fёmijёrore e deri tek moshat mё tё shtyra, ishin tё angazhuar, vetёm e vetёm pёr tё i ngopur nevojat e ndёrmarrjes sё “famshme , -monopolit-” ( Kombinatit tё duhanit) me duhan. Prodhimi vjetorё i duhanit nё Sllupçan sillej rreth 500.000 kg. (500 tonelatё). Krahas kёsaj prodhimtarie gjigante tё duhanit nga fshatarёt e Sllupçanit, nё monopol ishin tё punёsuarё 4-5 persona, prej rreth 4000 banorёve qё kishte Sllupçani. Kjo statistik e tmerrshme nё atё periudhё, ёshtё vetёm njё segment i qёndrimit diskriminues tё shtetit tё atёhershёm, pa i cekur hajdutnitё e shumta qё iu janё bёrё gjat procedurave tё dorёzimit, matjes , pagesёs sё duhanit etj. Me fillimin e kalbjes sё rrёnjёve tё komunizmit, qё pёr kёtё ndikuan edhe burra nga ky fshat, me veprimtari tё ndryshme, banorёt e Sllupçanit filluan tё braktisin prodhimtarinё e duhanit dhe u orijentuan nё kultivimin e kulturave tё tjera, psh: prodhimin e specit, domates, lakrёs, patates misrit, grurit etj, pёr tё siguruarё egzistencёn e tyre. Shteti komunist, mё, i dobёsuarё, nuk gjeti formё tjetёr mё klasike pёr tё i ironiazuarё fshatarёt e Sllupçanit, nё qershorё tё vitit 1988 u angazhua me polici dhe arsenal policorё e ushtarak , pёr tё i rrёnuarё murnat e fshatit nё tёrёsi, me pretekstin e “zbukurimit tё fshatit”. Ky aksion policor u pengua katёr ditё me radhё nё hyrje tё fshatit, nga banorёt e Sllupçanit, deri sa intervenimet arrijnё nga Beogradi pёr pёrdorim tё forcёs nё rast tё pengimit tё aksionit. Fshati Sllupçan gjithashtu njihet me invstimet infrastrukturore nga vet banorёt e Sllupçanit. Viteve tetёdhjeta me vet finansim, bёnё asfaltimin e rrugёs dy kilometёrshe e cila ёshtё e lidhur me rrugёn rajonale tё komunёs sё Likovёs, e cila shpie pёr nё fshat, pa asnjё pёrkrahje buxhetore tё shtetit, pastaj instalimin e rymёs elektrike nёpёr fshat dhe renovimin disa herё tё saj e kanё bёrё me vetfinansim, krahas asaj qё ishin taksapagues tё shtetit. Nё fshatin Sllupçan gjithçka qё e gziston , e qё ёshtё nё shёrbim public, ёshtё e ndёrtuarё nga vet banorёt e fshatit, duke filluarё nga ndёrtimi i Shkollёs fillore ku mёsojnё 1000 nxёnёs, ndёrtimi i ambulancёs, e qё shfrytёsohet si ambulancё shtetёrore, ndёrtimi i dy Xhamive, tё cilat ishin tё rrёnuara gjat luftёs nё vitin 2001, e qё pas luftёs prap u rindёrtuan. Sllupçani gjithashtu posedon edhe klubin futbolistik “Besa” i cili funksionon me vet kontributin e fshatarёve, gjithashtu nё Sllupçan funksionon shoqёria kulturo-artistike “Jeta e re” e cila e zhvillon aktivitetin e saj , nё drejtim tё ruajtjes sё vlerave dhe traditave kombёtare dhe kulturore, mё vitin 1991 ishte hapur biblioteka e parё nё komunёn e likovёs, nё Sllupçan (biblioteka “Halid Efendiu”) tё cilёn e kishin furnizuarё tё rinjёt e Sllupçanit me libra tё ndryshёm duke i dorёzuarё librat personal, vullnetarisht ne kёtё bibliotekё, porё kjo bibliotekё u shkatrrua nё luftёn e 2001-shit nga granatimet e ushtrisё Maqedone, dhe mё nuk u renovua nga pamundёsitё ekonomike. E tёrё kjo me vetfinansim tё fshatarёve tё sllupçanit...! Si rezultat i kёsaj gjendje diskriminuese tё banorёve tё kёtij fshati, natyrisht qё nё ditёt kur mё sё shumti iu nevojitej mbёshtetje dhe pёrkrahje ushtrisё e cila do tё sillte mё vonё fitore tё pёrgjithshme, kёtё mbёshtetje e gjetёn nё kёtё fshat- nё Sllupçan. Mbёshtetja e UÇK-ёs nga banorёt e Sllupçanit ishte e qind pёr qindёt. Po thuajse tё gjitha shtёpitё e fshatit ishin shёndrruarё nё konaqe ushtarёsh, natyrisht edhe bashkangjitja e njё numri shum tё madh tё tё rinjёve tё Sllupçanit, nё radhёt e UÇK-sё, ku edhe ndiheshin tё lumtur dhe krenarё pёr nikoqirёsinё dinjitoze... Nё Sllupçan u promovuan shumё komandant tё UÇK-sё , e qё mё vonё u transferuanё nё politikaj, pёr tё i pёrfaqёsuarё interest e popullit. Me shpёrthimin e luftёs mё 2 maj tё vitit 2001, nё Sllupçan ndihej kёnga e fёmijёve gjithandej, tё veshur me rroba tё UÇK-sё e qё u qeshte fytyra, sepse po fillon njё erё e re e jona. Lufta u shpёrnda nё fshatra te tjerё ( Vaksinsё, Orizare, Hotёl, Mateç e deri nё Haraçinё) Luftimet mё tё shumta dhe mё tё ashpra u zhvilluanё nё Sllupçan, ku dhe ranё shumё dёshmorё, nё fushё tё nderit, aty ra edhe dёshmori mё i ri i kombit pёr liri, Abdulmexhid Shahini (14 vjeçarё). Lufta zgjati disa muajё. Banorёt e Sllupçanit kishin kёmbёngulur qё tё mos i lёshojnё shtёpitё e tyre, pёrkundёr thirrjeve tё vazhdueshme tё kryetarit tё atёhershmёm Boris Trajkovskit, pёr tё i lёshuarё vatrat. Nuk e kam ndёrmend tё ndalem nё detajet e luftёs, porё tё shtoj qё gjatё kёsaj lufte Sllupçani u Shkatrrua tёrёsisht, nga granatimet nga katёr anёt, me tё gjitha llojet e kalibrave dhe tё gjithё arsenalin ushtarak dhe policorё qё posedonte Maqedonia. Pas mbarimit tё luftёs, me nёnshkrimin e marveshjes politike te Ohrit, Sllupçani u shёndrrua nё njё destinacion “turistik” pёr vizitёn e varrezave tё dёshmorёve, u bё njё vend promovues i fushatave parazgjedhore te partive politike, duke u lavdruarё me sakrificёn e Sllupçanasve e duke ua kёrkuarё atyre votёn. Nё Sllupçan vijnё njerёzit vazhdimisht pёr tё u njoftuar mё pёr sё afёrmi pёr rrjedhёn e lufёs dhe pёrjetimet e njerёzve gjat luftёs. Kurse akoma nuk ka ardhur njeri, pёr tё pyetur pёr nevojat elementare tё fshatarёve tё kёtij fshati legjendarё. Pas njё lufte tё tmerrshme qё e pёrjetoi Sllupçani, me njё fitore triumfale e qё konsiderohet kthesё historike pёr shqiptarёt e Maqedonisёnё dhe mё gjёrё. Nё maj tё kёtij viti mbushen 10 vjet tё kёsaj lufte, kurse Sllupçani akoma pёrballet me plagёt e saj. Disa shtёpi ende janё nё pamjen e gjat luftёs tё granatuara, kurse njerёzit banojnё nё to, psh. Shtёpia e Adanan Abazit e cila nga pamundёsia pёr ta renovuarё, akoma ёshtё sikur dje tё ket pёrfunduarё lufta, si dhe shumё objekte tjera tё banimit. Sllupçani sot i numron rreth 700 shtёpi me rreth 6000 banorё, porё nuk posedon ujsjellёs, nuk posedon kanalizim, lumi qё rrjedh nё mes tё fshatit, ёshtё i pa rregulluarё, ura qё lidhё dy anёt e lumit , e cila gjendet nё mes tё fshatit ёshtё nё gjendje kritike, e cila ёshtё e ndёrtuarё para 50 viteve me materjal jo adekuat, pёr tё i pёrballuarё mjetet e sotit tё kumunikacionit, sot Sllupçani ёshtё nё errёsirё gjatё natёve, ne mungesё tё ndriçimit publik. D.m.th, fshati i kthesave gjendet ne errёsirё...!!, Shkolla fillore “Faik Konica” e fshatit Sllupçan ёshtё nё kushte mizerie, nё mungesё tё ujsjellsit, nё mungesё tё ngrohjes qendrore, nё mungesё tё lokaleve tё nevojshme pёr tё mёsuarё nxёnёsit, nё mungesё tё rrethojёs sё oborrit tё saj, me ç’rast ёshtё e rrezikuarё jeta e nxёnёsёve nga rruga pёrskaj shkollёs, e cila ёshtё e qarkullueshme pёr automjetet, ironia ёshtё edhe me e madhe me faktin qё akoma nuk ёshtё i ngritur lapidari i dёshmorё , tek varrezat e dёshmorёve, tё cilёt ranё pёr tё ia ndёrruar konceptin e jetёs Shqipёtarёve nё trojet e tyre. Kjo ishte njё pasqyrё e shkurtёr e fshatit Sllupçan, i cili fshat bёri kthesё historike pёr shqiptarёt, e qё tё gjith krenohen mё kёtё fshat, porё askush nuk ndёrmerr ndonjё hap, pёr tё kontribuarё pёr kёtё vatёr kthesash kombёtare shqipёtare. Konstatimi im ёshtё qё Sllupçani ёshtё i shёndrruarё, nga njё vatёr e nderit tё kombit, nё njё geto, qё shёrben vetёm pёr tё vizituarё varrezat e dёshmorёve, pёr kremtimin e dy majit, i cili organizaohet me vetёfinansimin e fshatarёve tё Sllupcanit, ku vijnё figura tё ndryshmё politike e ish ushtarake, pёr tё na thёnё sё Sllupçani ёshtё kala e pampushtur...!!! porё unё do tё ia kisha shtuarё edhe dy fjalё: E ANASHKALUARЁ DHE E HARRUARЁ...
Bajram Ramadani
viedo nga lufta 2001 sllupcan
Abedin Zymberi-Br.Ismet Jashari.mpg - YouTube
viedeo nga lufta 2001 sllupcan
sllupcani - YouTube
Jakup Hasipi - Hoxha ne sllupcan 2001
Lufta 2001 Sllupcan Jakup Hasipi - YouTube
Shenasi Ibrahimi(Komandant Togu)
Lufta 2001 Sllupçan - Shenasi Ibrahimi (Komandant TOGU) - YouTube