Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Helden von ILIRIDA

Si u zhvillua kryengritja e Dibrës?
Një rol të veçantë në organizimin e kryengritjes shqiptare luajtën Elez Isufi, Ramadan Zaskoci, Qazim Lika etj, të cilët gjatë verës 1913 e deri në gjysmën e parë të shtatorit u morën në mënyrë intenzive me përgaditjen e saj, ndërkohë që ky aktivitet ra shpejt në sy të pushtetit serb. Kështu, komandanti i garnizonit të Oroshit, kapiteni Vukotiq në mesin e qershorit 1913, i dërgonte një raport majorit Leovac në Lumë(në Vasije), me të cilin e njoftonte se ishte vënë në lidhje me disa mercenarë shqiptarë, të cilët mund të eliminonin këta krerë të rrezikshëm. Komanda serbe në Lumë, më 26 qershor 1913, për këtë informacion, vuri në dijeni komandën supreme në Kosovë, duke theksuar se:”Ndërprerja e veprimtarisë dhe e ndikimit të këtyre krerëve kishte rëndësi për pushtetin serb, jo vetëm për këto kohë të vështira, por edhe për të ardhmen”. Ndonëse, majori Leovac kishte kërkuar që për kokat e këtyre krerëve dhe shumë të tjerëve, të paguheshin nga 1000-1200 dinarë, në një përgjigje të nënshkruar më 8 korrik, nga Nikolla Pashiqi, ndër të tjera thuhet: ”Meqë njerëzit e përmendur janë të njohur si kriminelë...ndaj tyre duhet vepruar sipas ligjit. Në qoftë se duhen para, ato të merren nga kreditet ushtarake”.6
elezisufi1.jpg
Elez Isufi
Gjithashtu më 24 gusht 1913, inspektori i policisë së Shkupit njoftonte komandën supreme serbe se Elez Isufi...gjendej në Dardhë dhe i ftonte shqiptarët për kryengritje. Prandaj propozonte shkatërrimin e fshatrave Reç, Dardhë, Kalis, prej nga vepronin të gjitha grupet e armatosura në Dibër e gjetiu. Së këndejmi, ai kërkonte që aradha e sigurimit në Zhirovnicë të përforcohej edhe me një çetë 7 për të eliminuar krerët shqiptarë.
Në historiografinë shqiptare deri më sot është thënë se kryengritja shqiptare e vitit 1913 ka filluar më 20 shtator në Dibër, ndërkohë që sipas një raporti të Kryetarit të Çarkut(naçallnikut) të Dibrës N.Çirkoviq, dërguar më 8 tetor 1913 Qeverisë serbe në Beograd, saktësohet se kryengritja ka filluar në fillim të shtatorit 1913.
T´i referohemi këtij raporti.
Naçallniku i Dibrës N.Çirkoviq në raportin e tij të gjatë, thotë se:”Më 1 shtator 1913, shqiptarët kishin filluar për t´i nxitur pararojet tona afër Pogradecit. Më 3 shtator në mes të pozitave dhe të fshatit Rinakaj, shqiptarët sulmuan patrullën serbe dhe me atë rast një ushtarë e varën dhe një e plagosën. Për këtë është lajmaruar inspektori në Shkup. Më 4 shtator është dhënë urdhëresa që të lëshohen pozitat e largëta dhe ushtria të tërhiqet afër kufirit të paraparë me Konferencën e Londrës. Më 5 shtator u bë proklamata e aneksimit të Dibrës...Më 7 shtator, një njësi e fortë shqiptare e kishte sulmuar pararojën serbe te ura e Arasit. Ajo e shpërndau atë dhe kishte kaluar në anën e djathtë të Lumit Dri(për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup). Më 8 shtator, shqiptarët me forca të mëdha e sulmuan Peshkopinë dhe atë sulm e morën në orën 6 të mëngjesit. Naçallniku i rrethit vërteton se në luftime ishin rreth 1200 shqiptarë... Prej Peshkopisë shqiptarët kryengritës janë orientuar në dy drejtime:njëri kah Dibra, ndërsa orientimi tjetër kah Zherovnica. Naçallniku i rrethit në ato rethana lajmëron se ai sulm ishte i tillë sa që ai s´ka mundur as teshat e veta për t´i veshur. Prandaj, në Peshkopi i ka mbetur e tërë arkiva me shifra... Njësia shqiptare që ka qenë në front kah Zherovnica aty-këtu i ka shkatërruar çetat tona(serbe), ndërsa në orën 8 në mbrëmje ishte në maje të Zherovnicës. Në Zherovnicë shqiptarët hyjnë në ora 9 të mëngjesit(e çliruan-Sh.B). Udhëheqësi i njësisë së tyre i drejtonte 300 veta. Me këto forca udhëhiqnin Maliq Kroqishta, ndërsa me 350 të tjerë udhëhiqte Alil Kaloshi prej Dibrës së Poshtme. Njësia tjetër që e ndiqte ushtrinë tonë në drejtim të Dibrës më 9 shtator 1913, në mëngjes ishte nja 10 km. larg prej Dibrës(për këtë e kam lajmëruar inspektorin në Shkup). Sipas marrëveshjes së lidhur me komandantin e Regjimentit XIX në Dibër, Dibra nuk ka guxuar të lëshohet pa luftë, prandaj unë menjëherë i kam dhënë disa udhëzime që në qytet të sigurohet rendi dhe së bashku më nënpunës të lëshohet qyteti vetëm atëherë kur ushtria të tërhiqet... Rreth orës 10 e 30 minuta(më 9 shtator-Sh.B) lufta zhvillohet në qytet, asisoji që plumbat kishin filluar të bien edhe në zyrën e naçallnikut. Në orën 11 paradreke ushtria kishte filluar të tërhiqet...Në anën tjetër,qëtetarët shqiptarë na sulmonin, si prej dritareve, ashtu edhe prej dyerëve, ashtu që nuk kemi mundur as sytë t´i hapim prej zjarrit të pushkëve dhe me vështirësi të madhe e kemi shpëtuar kokën. Aq ka pasur plumba saqë me rastin e hypjes në kalë, një plumb e ka goditur mbrojtësin dhe ai ka vdekur në vend... saktësisht në ora 12 në mesditë Dibra kishte rënë në duart e shqiptarëve.”
Më tutje në raport thuhet: ”Sipas të dhënave në ballë të kryengritësve shqiptarë ishin udhëheqësit: Elez Isufi dhe Mersim Dema si komandantë të përgjithshëm. Ndërsa si udhëheqës më të ulët kishin qenë:Selman Alia, Alil Kaloshi, Haxhi Lani Kaloshi. Është biseduar edhe për ardhjen e Isa Boletinit në Dibër, por askush nuk din asgjë për të, fakt ky që flet se nuk ka ardhur fare. Lidhur me këtë posa shqiptarët kishin hërë në qytet, një pjesë kishte mbetur aty, ndërsa pjesa tjetër e ka vazhduar luftën kundër ushtrisë sonë.”8 Atë ditë kryengritësit shqiptarë të drejtuar nga Elez Isufi dhe prijësit tjerë popullor:Sefedin Pustina, Selman Alia, Haxhi Llani Kaloshi, Isuf Xhelili, Mersim Dema, Iljaz Hoxha, Haziz Lila, Elez Koçi, sheh Sula, Dan Cami etj, organizuan sulmin e mëtejshëm të ndarë në disa kolona si në drejtim të Strugës e Ohrit, të Mavrovës e Gostivarit. Dhe nga betejat e një pasnjëshme luftëtarët shqiptarë çliruan:Gostivarin, Tetovën, Strugën, Ohrin..., ndërsa forcat serbe u tërhoqën me shpejtësi duke lënë 1000 ushtarë të vrarë, 300 ushtarë u zunë rob si dhe u kapën 12 topa e materiale tjera të shumta lutarake.9
luftetaretekryengritjessev.1912.jpg
Kryengritësit e Dibrës
Pas çlirimit të këtyre krahinave shqiptare, kryengritësit ngritën administratën në qytete e fshatra. Naçallniku N.Çirkoviq në raportin e tij, dërguar autoriteteve qeveritare në Beograd thekson, se:”Me të hyrë të kryengritësve në qytet(Dibër-Sh.B) beglerët e këtushëm menjëherë e formuan qeverinë:Sefejdin Pustina, Rizah Begu, dhe Sheh Latifi, ku për kryetar të asaj qeverie është zgjedhur:Sejfedin Pustina.” Z.Çirkoviq tregon edhe për mirësjelljen e kryengritësve shqiptarë ndaj ushtarëve serb, të plagosurve dhe të zënë robër. Ai shkruan:”Shqiptarët menjëherë e rregulluan telefonin në mes të Peshkopisë dhe Dibrës, e vëjnë në përdorim aparatin që nuk përdoret në ushtrinë tonë. Menjëherë e themeluan spitalin dhe filluan për t´i shëruar të plagosurit tanë(serbët). Shqiptarët ndaj të plagosurve dhe të zënëve robër janë sjellë me një korrektësi humane...”10, ndërkohë që krejtë ndryshe do të sillen ushtarët serbë me popullsinë e pambrojtur shqiptare, me gratë dhe fëmijët, që i therën me bajoneta dhe i dogjën të gjallë në zjarr!!


 
Barbarizmi serb në Shkup

Nga Ardian Jasiqi
“Disa shqiptarë ishin mirë të armatosur me armë moderne dhe komandoheshin me kode gjermane nga oficerë turq. Shqiptarët që pësuan nga kjo luftë, sipas ushtarit serb, silleshin
në rreth 3.000. Mbreti Petar Karagjorgjeviq akoma gjendet këtu në Vranjë”, shkruan në shkrimin e tij të botuar më 26 tetor gazetari Magnussen.
Në këtë shkrim ai bën edhe një përshkrim të një bisede me një ushtar serb, që sipas gazetarit, kishte ardhur nga Berlini. Ky ushtar i tregon atij se si shqiptarët janë kafshë dhe se janë ata që vrasin dhe presin popullin e vet dhe jo populli serb që po i ndihmonte atyre për liri!
Rënia e Shkupit
Në shkrimin tjetër për rënien e Shkupit, Magnussen, të titulluar “Rënia e Shkupit – Triumfi Serb – Vallja e Mbretit”, gazetari përshkruan rënien e Shkupit në duart e serbëve dhe gjuetinë e tyre kundër arnautëve.
“Shkupi kapitulloi, Serbia feston! Na u bë e ditur sonte, kur ishim ulur në sallonin e hotelit dhe darkonim. Në hotel ishim oficerë dhe korrespondentë bashkë me princin Alexis”, shkruan pos tjerash ai.
Ai tregon se si Shkupi kishte rënë në duart e Serbisë pa asnjë rezistencë të madhe të armatosur, si dhe festën serbe, ku brohoritej “Rroftë mbreti!”
“Nga Pashiçi (kryeministër) deri tek oficeri me gradë më të ulët dhe komitët, të gjithë ishin nisur rrugës te vila ku ishte vendosur për ta përuruar mbretin për fitoren”.
Në shkrim kemi edhe deklarata të çuditshme të disa gazetarëve, të cilët urojnë serbët për fitoret e tyre. “Korrespondenti çek përuroi serbët për fitoren dhe shtoi se Shkupi nuk duhej asnjëherë më të binte në duart e turqve. Ndërsa Mac Hugh nga Daily Express solli urimet e popullit anglez dhe citoi deklaratën e Lloydit Georges, ku thuhej se kjo luftë duhej t’i sillte Ballkanit të Osmanlinjve përparim kulturor”, shkruan Magnussen në këtë artikull.
Masakrat në Shkup
Në artikullin e datës 12 nëntor, të titulluar “Rëndësia e veçantë, ndalohet”, gazetari Magnussen flet për panikun në kryeqytetin maqedonas dhe vrasjet e shqiptarëve në rrugë.
“Këtu në Yskyb ne kemi mësuar për luftën më të gjithë tmerrin dhe egërsinë e saj”, shkruan ai.
Ai e përshkruan Shkupin si një qytet të bukur dhe oriental, që shtrihet në luginën e Vardarit dhe gazetari shpreh edhe frikën e tij për të treguar masakrat kundrejt shqiptarëve. “Masakrat e arnautëve sigurisht që nuk mund t’i tregosh zyrtarisht. Këto letra do të vijnë në Evropë vetëm nëpërmes telegrameve speciale ose korrierëve”, shkruan ai.
Tutje, ai tregon edhe qëllimin e ushtrisë se Serbisë për të marshuar në drejtim të Durrësit si dhe keqtrajtimin që u kishin bërë atyre.
“Nder të tjera kishin bërë ç’ishte e mundur për t’i dhënë qytetit një pamje serbe. Mijëra metra pëlhurë të kuqe, blu dhe të bardha vareshin duke formuar trengjyrëshin e shëmtuar që përshkonte çdo dere dhe dritare”, shkruan ai.
“Masakrat mbi arnautet ishin pikërisht një gjë e përditshme, një sport gjahu për ushtrinë serbe. Një dite unë isha bashkë me një korrespondent të ‘Daily Mirrors’ dhe ishim dëshmitarë të një skene të këtij lloji. Një arnaut erdhi me shpejtësi nga një rrugicë pranë nesh i ndjekur nga tre ushtarë serbë. Të shtënat na kaluan para hundës dhe djali u rrotullua përtokë. Ai ishte ulur dhe mbante kokën mbi gjunjë dhe shikonte i frikur”, shkruan ai.
Dhuna solli panikun te shqiptarët
Fritz Magnussen
Lufta e dhunshme serbe ka ngjallur panik te shqiptarët dhe te kryengritësit. Natyrisht që dëshira e udhëheqësve shqiptarë është që nëpërmjet kësaj lufte të realizojnë ëndrrën e tyre për autonomi. Me sa di unë, një diplomaci veç është ngritur në Vjenë për të ndikuar te fuqitë e mëdha për çështjen shqiptare.
Popullata tjetër e ulët shqiptare është shumë e frikësuar nga njoftimet që ata marrin nga familjarë të ikur nga fshatrat. Me siguri pritet të ketë tollovi, këtu në Shkup.
Vetëm me një patrullim në lagjet shqiptare i largojnë tollovitë për ndonjë çast. Udhëheqja serbe nuk e fsheh idenë se çka dëshiron me arritjen e paqes, që të mbetet si plaçkë e Serbisë. Çdo pjesë që është në të majtë të lindjes nga Vranja në jug e Shkupi në lindje. Kufiri i jugut do të jetë pak më në veri nga Manastiri, portën e Durrësit dhe Lezhës të mbeten nën shtetin serb. Mali i Zi të marrë një pjesë të vogël të Tregut të ri të Sanxhakut, si falënderim për ndihmën. Pra, ky duhet të jetë fitimi serbo-bullgar. Pastaj bullgarët duhet të marrin pjesën e madhe të Maqedonisë lindore, kurse grekët do marrin Selanikun dhe Manastirin.
Nga kjo ndarje nuk do të ketë më pjesë tjera, kështu që në këtë mënyrë realizohet Bizanti Bullgar. Mbreti dhe Pashiqi kanë udhëtuar për në Beograd dhe, sipas informatave, flitet se kanë shumë punë të rëndësishme, për çfarë nuk dihet, pasi që nuk ia vlen të pyetet një korrespodent i paautorizuar. Ai që në veten e tij ndërtoi duke ngritur shqiptarin dhe NJERIUN! (Në përkthime nga danishtja dhe sigurimin e materlialeve ndihmuan edhe Besnik Lajqi dhe Evenant Lataj)

 
MALSORI ME ZEMËR TË NDEZUR PËR KOMB DHE ATDHE
Populli Shqiptar është një mrekulli e historisë. Komuna e Shipkovicës në atë kohë, edhe administrativisht i përkiste Shqipërisë.
Janë të panumërta argumentet që flasin se Ajvaz Voka i Shipkovicës ishte një malësor me prirje të theksuara perëndimore dhe me zemër të ndezur për komb e atdhe. Ai ka qenë njëri nga përkrahësit më të sinqertë të çështjes shqiptare në diasporë. Nga ana e kunatës së tij në Bukuresht, këto ditë dëgjojmë se se “kur e ka braktisur Rumaninë (1941), i ka lënë 50.000 leja donacion, për mbarëvajtjen e lëvizjes së këtushme shqiptare”. Se ç’është bërë me to, këtë e dinte bashkëfshatari tij, Bajrami, që pat mbetur këtu dhe që kaherë ka vajtur në botën e hijeve. Në botën e hijeve të Shipkovicës ka vajtur edhe Ajvaz Voka, një muaj para se të shpërthejnë demonstratat e fuqishme antikomuniste në Tetovë (1968), për të cilat qenë burgosur intelektualët tanë më të mirë. Zoti Ibrahim Voka, që jeton tejmatanë restoranit të Kurtishit, aty ku Tetova kapet krahpërkrah me Reçicën, e mban mend qëndisjen e Flamurit kombëtar, para shpërthimit të demonstrateve, të cilin ia patëm treguar Vokës dhe kushëririt të tij, Selimit. Që të dy derdhnin lotë mallëngjimi për këtë simbol të shenjtë, që s’e kishin parë, që nga viti 1944.
Shqiptari parasëgjithash është shqiptar. Nuk koritet, nuk nënshtrohet, nuk lyp lëmoshë, por e siguron ekzistencën me djersën e ballit, duke kryer madje, punët më të rënda, që nga Egjypti e Konstantinopoja e dikurshme e deri në Sofje e Bukuresht, Berlin, Hamburg e gjetiu. Vlera e njerëzve matet me punën e tyre shkencore. A. Voka nuk mirrej me shkencë, ngase nuk ia kish mundësuar shkollimin dhe jetën normale: as sundimi osman i sulltan Abdylhamitit, as regjimi barbar i Nikolla Pashiqit, as ai ekspansionist i Aleksandër Karagjorgjeviçit. Sëbashku me Ademin e Avllahit, me Ismëjlin e Lahit, me Xhavitin e Abdi Zef Mnjakut, me gjyshin e dr. Kadriut dhe bashkëfshatarë të tjerë, ia kish mësyrë rrugëve të Vllahisë, qysh në rininë e tij të hershme.
“Baba jem, Batija i Xhetës, kur ka vajtur në gurbet, e ka lënë djalin ende të palindur. Kur vjen pas pesë vitesh, nuk e njeh djalin e vet”, na thot një nënë shqiptare e Shipkovicës, duke na i përshkruar pastaj, traumat që ia ka shkaktuar një spiun i fshatit. Ademi Avllahit, 18 vjet punoi si ëmbëltor në Bukuresht, 6 vjet pa ardhur fare në shtëpi. Sipas rrëfimeve të Din Danit (Fahrudin Ramadanit), në komunën Domneshti, kanë ushtruar profesionin e ëmbëltorit Luza dhe Dina i Danës (sa bukur tingëllojnë shqip, shkurtimet e onomastikës turko-arabe!). “Bashk kimi ndejt, bashk kimi shutejt, bashk kimi shejt bozë, limonadë, llokum. Bukureshti kishte plot shiptar t’Shipkovejcës: Zeqirja Merrxhani, Sefedini Lahit, vllaj vet, Ismëjli, Ademi Avllahit, babai Shukris, Myrta i Hadrrës (që e strehoi Rexhep Vokën-shën yni) ”, na thoshte deri sa ish gjallë, gjyshi i Mumin Danit, Dina i Danës. Pothuajse të gjithë ishin bozaxhinj. Shisnin ëmbëlsira, duke i mbajtur në një shportë, në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër e mbanin “gjigjimin” me bozë apo me limonadë. Dhe bërtisnin rumanisht, hushkulurit e Ballkanit: “Braga dulçe, rahat ku apa reçe!”(Bozë të ëmbël, llokum me ujë të ftohtë!).
Të këtillë e kish fatin, edhe A. Voka. Megjithatë, ai dallohej nga të tjerët. Në fillim, edhe ai pat shitur ëmbëlsira, me shportë në krah e me tepsi në kokë. Më vonë njihet me motrën e zonjës Marjeta, dhe martohet me te. Pasi e furnizonte bashkëshorten e vet me mall, shkonte dhe kontaktonte bashkatdhetarët korçarë e kërçovarë, intelektualë shqiptarë, rumunë e arumunë, diplomatë italianë, gjermanë, amerikanë. Dhe jepte për çdo ditë në mbrëmje, nga fitimet e veta, nga 20 franga për komunitetitn. Nga krejt popujt e botës, këtë gjest të shenjtë të solidaritetit me çështjen kombëtare, vetëm hebrenjtë e bëjnë. Tjetër punë është çështja e mosnjoihjes së të drejtave të barabarta të shqiptarëve nga ana e sllavëve.
Meriton të theksohet me këtë rast fakti se, derisa kurbetçinjtë tanë që punonin para Luftës së dytë botërore nëpër Egjypt, Turqi, Bullgari, Rumani, Jugosllavi, Çekosllovaki etj., memzi që e siguronin ekzistencën (pos rasteve të rralla siç ishte ai i gjyshit të Zeqir Kadriut, që me fitimet e bëra në Vllajakë i pat blerë trojet më të pasura të Shipkovicës), kubetçinjtë e tanishëm, që janë ndërlidhur me Perëndimin, kanë fat të fitojnë dhe ta fisnikërojnë vendlindjen, me vlera familjare, ekonomike dhe kulturore. Themi kulturore për ata shqiptarë që janë të vetëdijshëm se pa përkrahjen e kauzës kulturore, nuk mund të bëhet fjalë për mbarëvajtjen e kauzës kombëtare. Për ta shpënë përpara çështjen kombëtare, që është e ndërlidhur ngushtë me çështjen politike, ekziston nevoja primordiale për përkrahjen e projekteve kulturore. Ideja nuk është e jona, por e Ajvaz Vokës, që me gjithë varfërinë e tij karakteristike, shkonte vetë apo i porosiste ata që shkonin në qytet, t’ia sjellin një gazetë. Si e karakterizon këtë njeri, një femërr e huaj, Marjeta Vasilesku, 81 vjeçare?
Kunata e shqiptarit të Shipkovicës, ishte kuzhiniere e motrës së mbretëreshës
“Motra ime më e madhe, Rozalia, ndërmjet viteve 1930-40, ishte kuzhiniere në kuadrin e konakut Gruef, në komnën Dudeshti Çoplea, te motra e mbretëreshës. Më kujtohet edhe kunati im.Thuajse e shoh edhe tani. E mbaj mend mënyrën si ish veshur: me një kostum të zi prej një stofe të shtrenjtë e të bukur, këpucë të zeza, nga cilësia më e mirë, kapelë të zezë, kravatë nga më të shtrenjtat dhe çadra karakteristike e kohës.Kështu e përfytyroj, kur e kam parë për herë të fundit, në vitin 1941. Mirëkuptohet se edhe motra ime, Aurelia, ishte ndër femrat më të bukura të Bukureshtit: e veshur me elegancë, me bishtalecat palë-palë, me fustan të bardhë dhe me do këpucë princeshe. Ishte një çift i bukur, që edhe të tjerët ua kishin zilinë. Ata janë njohur për herë të parë, pranë Lulishtes Mbretërore, në bulevardin Mërëshesht. Ajvazi ish me një karrocë me ëmbëltore dhe mirësira të tjera. Ajo, duke qenë në shoqëri të motrës sime më të madhe, Rozalias, e pyet arnautin e Shipkovicës: Sa kushton një krehër? Ai deshi t’ia japë falas, ndërsa ajo, duke mos e njohur, u hidhërua dhe vazhdoi rrugën. Ky gjest i saj, e shtyri shqiptarin të krijojë përshtypjen se është fjala për një krijesë fisnike, e ndershme dhe e sinqertë. Dhe shkoi pas saj, deri në luginat transilvanase të Mureshit, 600 km. në verri të Bukureshtit, në komunën fushore të Bandit, një rrafshultë e bukur, e shkëlqyer, me njerëz të qetë, të sinqertë, të ndershëm e të pastër, si për nga veshja, ashtu edhe për nga shpirti. Dhe ndenji atje një vit të tërë, ngase nëna jonë nuk donte ta tëhuajëzojë vajzën. Një punëtor i ri, i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm, vlen më shumë se krejt ari i botës. Duke patur një durim karakteristik, në ato pllaje të simbiozës rumuno-gjermano-hungareze, Ajvazi iu rek punës fushore, fitoi para, e bindi nënën, bëri një dasmë të bukur dhe e mori motrën time për grua”.
Në bazë të një Flete të qarkullimit të Përkohshëm (Foglio di via Provvisorio), nr. 43, lëshuar nga Konsullata Italiane e Bukureshtit (25 gusht 1941), kuptojmë se Ajvaz Ymeri, i lindur në vitin 1905 në Shipkovicë të Shqipërisë, së bashku me zonjën Aurelia Graur ( e lindur më 13 korrik 1910), gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të kësaj Flete për rrugëtimin definitiv me pasaportën nr. 2.402/ 37515, e lëshuar nga legata jugosllave e Bukureshtit, më 27 korrik 1932. Se Shipkovica asokohe i përkiste Shqipërisë reale, në arkivin Drita Shqiptare e Bukureshtit, ekziston një numër i madh dokumentesh, çertifikatash bankare, korrespondencë etj. Shkollimin fillestar e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 1928 iu rrek rrugës së kurbetit. Përgjatë qëndrimit të tij në Bukuresht, përveç kontakteve që mbante me personalitete të larta letrare, kulturore, shkencore dhe diplomatike, përveç donacioneve të rregullta që jepte për çështjen shqiptare, shkruante edhe artikuj, të cilat i botonte në të përditshmet Kurentul, Porunka Vremii, Universul etj. Disa prej tyre i kemi gjetur (“Poporul Albanez shi noua ordine europeana”(Populli Shqiptar dhe rendi i ri evropian), Curentul, maj 1941), të tjerët jemi duke i kërkuar.
Një nga gjurmët konkrete të atdhedashjurisë shqiptare të këtij çifti bashkëshortor, është edhe sintagma poetike me vlerë antologjike “Rroft Shipnia ene na nimoft Perëndija!”, që e ka qëndisur zonja Aurelia, atë ditë kur është kryer kurorëzimi në komunën Band të Tërgu Mureshit (30 korrik 1932). Shqiptarët e kanë një emër të ngjashëm me bashkëshorten e Ajvaz Vokës: këngëtaren Aurela Gaçe. Se kjo zonjë rumune (Aurelia Graur), e ka përvetësuar gjuhën shqipe brenda një nate, për këtë flasin jo vetëm anëtarë të familjes së Hamdi Refikit nga Shipkovica, por edhe një një serë artikujsh të botuar. Ajo na fliste, derisa jetonte, për 35 shqiptarë të arrestuar në Bukuresht, në vitet ’40, ndër ta duke qenë edhe Ajvaz Voka: “Për të ushtruar profesionin e ëmbëltorit në qendër të Bukureshtit, tregatrët e imtë, ishin të detyruar të jepnin bakshish. Agjenti të cilit i jepte pothuajse për çdo ditë bakshish, e fton një ditë në selinë e Prefekturës. “Eja se të fton shefi!”, i kish thënë, dhe e mbajtën atje derisa i grumbulluan edhe të tjerët.Unë u nisa pas tij dhe kur arrita, e pashë se autobusin e kishin zbardhuar me parrolla: “35 shqiptarë të dënuar për politikë”. I mora treqindmijë leja t’ia çoj, por ai kish treqindmijë të tjera, të cilat m’i dha mua. I mori ato që ia dhash unë dhe, pasi i kishin dërguar në do pyje për t’i likuiduar. Ajvazi ik me nja dy kërçovarë të fuqishëm. Kërçovarët mbetën atje, kurse ne u kthyem në Shipkovicë. Merre me mend sa i gëzuar dukej, kur u kthye një ditë nga pazari. Ish takuar me kërçovarët, që ishin kthyer pas shtatë vitesh nga Rumania, diku nga vitit 1948. Ata e kishin parë edhe Ismëjlin e Lahit dhe i kishin treguar se si qeveria rumune i kishte konkretizuar propozimet e tij, të vitit 1941”.
Populli Shqiptar është i pamposhtur. Sikur të kisha mundësi, edhe bjeshkëve do t’ua kisha vënë nga një kësulë të bardhë. Le të dihet, ku fillon e ku mbaron Shqiptaria, Janë këto disa nga shprehjet e dikurshme të Ajvaz Vokës, të cilat ua shprehte, sa herë që vinin në orët e pasdarkës, Hebibi Uzahirit dhe Ismëjli Lahit. Ishim të vegjël asokohe, por zemra na bëhej mal kurr dëgjonim kritika në adresë të Rusisë staliniste dhe komplimente në adresë të Amerikës demokratike. Po këto biseda i zhvillonte edhe me do tetovarë të mirëfilltë, që kishin përkrahur lëvizjen demokratike kombëtare shqiptare, përmes Lidhjes së Dytë të Prizrenit, sidomos me Hysen Xhaferin, babain e Arbën Xhaferit, pastaj me Garip Demën, Vehbi Lushin etj. Biseda të këtilla zhvillonte edhe me Veli saraçin me prejardhje turke, në qendër të Tetovës, si dhe me njëfarë Stojani në Çarshi të Epër. Demokracia e rrit përgjegjësinë në raport me rritjen e lirisë. Ata e kishin fjalorin e lirë dhe shpirtin e lirë. Nuk i mundonte kurrfarë kompleksi nacionalist. I ndiqnin rregullisht dhe i komentonin emisionet e Zërit të Amerikës. Jo te “bashkëjetesa e vetqeverisjes socialiste” ishte fjala, por te prirjet demokratike të njerëzve tanë, që e admironin Perëndimin, në atë kohë, kur klyshët e komunizmit e spinunonin te komandiri i policisë në Veshallë, ata që mënjanë bërtisnin “Rroft Stalini!”, duke e mbajtur fotografinë e Rankoviqit në gji. Pleqtë e Shipkovicës edhe sot e mbajnë mend pranverën e vitit 1945, kur pas terrorit të ushtruar kundër shqiptarëve në Monopolin e Tetovës, pas hyrjes së partizanëve, u oraganizuan zgjedhjet. e përdhunshme. “Te shkolla në Puçalen, kishin vënë dy kutija: njëra e kuqe (e komunistëve) dhe tjetra e zezë (e demokratëve). I vetmi që e fut “kokën” (kështu quhej vota asokohe), në kutinë e zezë, ishte Ajvaz Voka. Krejt të tjerët, kishin rrotulluar brenda një nate: nga zogistë na ishin bërë komunistë”. Kështu e përshkruan mentalitetin e shqiptarit aktiv të diasporës dhe atë të hallexhinjve të fshatit, një dëshmitar okular i asaj kohe. Dikush mund të preket për këtë dhe mund të na marrë mëri, sidomos ata që e kanë mizën nën kësulë, apo bijtë e tyre, por kjo nuk don të thotë se ne kemi qenë më të mirë se ta. I tillë ishte sistemi: dikush e admironte Stalinin, dikush Enverin, dikush Titon, dikush Amerikën. Sipas rrëfimeve të Aurelias së ndjerë, në shenjë ahmarjeje, komunistët jo vetëm që ia hanin hakun, por e kishin detyruar t’i çojë kutitë e votimit në qytet, në mesnatë, rrugës së Konecit, kur kish krrisur një shi i hatashëm. Për qëndrimet e tij proshqiptare, shtëpia e tij dhjetra herë do të bastiset, edhe nga karabinierët italianë, edhe nga udbashët e koalicionit sllavo-shqiptar. Aq shumë e admironte Perëndimin, disiplinën gjermane për punë, rregullimin e kopshteve e të arave, saqë ndërmerrte një varg aksionesh për t’i bindur autoritetet për mbrojtjen ekologjike të ambientit, për thurrjen e arave, për moslëshimin e kafshëve kuturu, arave të fshatit, saqë këtë e pagoi edhe me një dajak të kurdisur, si në kohën e kaçakëve, nga ana e do “trimave” të çakërdisur. Ende nuk dihet në janë realizuar idetë progresive, proshqiptare dhe properëndimore të shqiptarit të etshëm për dituri, që e solli nga Rumania, radio-lidhjen e parë, libra, revista, dokumente. “Të gjitha këto na i mori policia, me rastin e një bastisjeje, në kohën e luftës. Mbaje mend, por mos e përrmend se cili haxhi e kish spiunuar. E lidhën me to një deng të madh sa shporeti dhe i thanë burrit tim të shkojë t’i marrë pas një jave, por ai nuk deshi të ketë punë me ta”, rrëfente Aurelie a ndjerë, e cila u shua si një nënë e shenjtë, po atë muaj, kur u shua Nënë Tereza e Shkupit (1999).
“Ishte i etshëm për dituri dhe lexonte shumë. Udhëtonte nëntë km. në këmbë, për ta blerë një gazetë. I lexonte, i komentonte artikujt dhe ua spjegonte edhe të tjerëve. Dinte t’u japë shpresë njerëzve, se edhe për shqiptarët do të vijnë ditë më të mira. Ishte kundër komunizmit dhe krimeve të Stalinit që kish bërë për së gjalli. Më rrëfente se si kulakët e fshatit ia bojkotonin aksionet për mbrojtjen e arave. Për t’i larë mëkatet, ata na janë bërë tani haxhilerë. Sikur t’i kishin dhënë ato para për mbarëvajtjen e kulturës shqiptare, sevapet e tyre do të ishin më të mëdha. Sevap është të shkosh haxhi në Krujë, Prizren e Drenicë. Sa herë që shkoja te Guri Dubnikit në punë, më ndalte e bisedonim orë të tëra. Më pyeste për shkrimtarët tanë, që sapo kishin bërë hapat e parë në krijimtari”, na thot një krijues nga fshati Gajre. E preokuponte fati i femrës shqiptare, çështja e havales, çlirimi i tyre nga veshjet fanatike të Lindjes. Së bashku me Idriz Islamin, babain e Abdylazis Islamit, Ajvaz Voka ka patur fatin ta njohë në Bukuresht Asdrenin, Ibrahim Temon, Petro Janurën. Ka patur fatin t’i përkrahë shoqëritë shqiptare të këtushme, duke i ndihmuar ato, materialisht dhe moralisht, duke prurë në vendlindje, dhe duke e shpërndarë, librin dhe shtypin shqiptar, që delte në Bukuresht e Konstancë, në kohën e mbretërisë.
u1_Ajvaz_Voka.jpg

Ajvaz Voka
 
Šipkovica (Tetovo)

Šipkovica
Шипковица
Shipkovica Hilfe zu Wappen






Basisdaten Staat: Mazedonien Region:
Gemeinde: Tetovo Koordinaten: 42° 2′ N, 20° 55′ OKoordinaten: 42° 2′ 6″ N, 20° 54′ 56″ O (Karte) Höhe: 1.150 m. i. J. Fläche: 121 km² Einwohner: 7.200 (2005) Bevölkerungsdichte: 60 Einwohner je km² Telefonvorwahl: (+389) 042 Postleitzahl: 1200 Kfz-Kennzeichen: TE Šipkovica (mazedonisch Шипковица, albanisch Shipkovica) ist ein Dorf in der Nähe von Tetovo im Norden Mazedoniens. Es gehört zur Gemeinde Tetovo und hat etwa 7.200 Einwohner.
Das Dorf Šipkovica zieht sich einen Hang entlang, der im Norden in einen über 2.700 Meter hohen Gebirgszug mündet. Dort ist die Grenze zum Kosovo. Der Ort war während der Auseinandersetzungen zwischen der albanischen UÇK in Mazedonien und der mazedonischen Regierung einer der Hauptsitze des albanischen Widerstandes. Šipkovica gehörte zu den ersten Dörfern Mazedoniens, die seit März von der UÇK kontrolliert und deshalb beschossen wurden. Zur Zeit des ehemaligen jugoslawischen Präsidenten Tito wurde Sipkovica aufgrund des albanischen Nationalismus "Klein Albanien" genannt. Dies trifft heute noch zu.
Šipkovica (Tetovo) – Wikipedia

das "klein albanien"
Shipkovica - Mir se vini n Shipkovic Fshat n Zemr t Sharrit

22.JPG

shipkovica20010823uck.jpg
 
beckante gegenden in ILIRIDA die für ihren patriotismus in der geschichte beckannt sind : Shipkovica,Drenovce,Sllatin,Poroj,Radush,Arachin,Hotel,Zajaz,Tanush,Sllupcan,likove,Simnice.... ortschaften die besonders hervorgestochen sind in der geschichte Iliridas.
Bestimmte gegenden werden heute noch als "drenice"-iliridas oder "klein-albanien" bezeichnet.
Bis heute exisiteren FREI-ZONNEN in denen die ARM nicht reinkommt bzw umgeht!
dessen bereitschaft für die albanische sache haben diese gegenden auch 2001 unter beweis gestellt
!
bw-ovl-uck1.jpg
 
Zuletzt bearbeitet:
dieser kapitani ist bosniakischer abstammung, er stammt von der familie des großen zmaj bosne, husein kapetanovic, das ist doch klar, man sieht es ihm auch auch, er ist assimiliert
 
Ismet Jashari - Komandant Kumanova (1967 - 1998)
kontribut per kosoven e panvarur nga ilirda

Ne kohen e regjimit komunist shume shqiptarë ishin të përndjekur, të burgosur, të torturuar, madje edhe të likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë do të detyronte popullatën në Kosovë të organizohet në luftë të armatosur kundër regjimit të satrapit Millosheviq.
Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëjë që shumë djem e vajza të radhiten nën emblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte edhe Ismet Jashari, djalë i ri dhe shumë modest qe me veprën e tij do t'ia ngritë lavdinë familjes, Orizares, UÇK-së dhe do të bëhet krenaria e Kombit.
U lind me 16 prill 1967 në Orizare (Kumanove-Shkup). Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin e vazhdoj në gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka edhe detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shume shokë të tjerë të idealit.
Në diasporë, nëpër shumë tubime, demonstrata e ndeja nëpër oda Ismeti do të shprehet : "Liria e një populli fitohet vetëm e vetëm me gjak". Këtë dëshirë dhe ideal do ta bëjë realitet. U thotë lamtumire te gjithëve me radhe: gruas, vajzave, farefisit, shokëve dhe miqve, te gjithëve qe i donte dhe e donin duke iu përgjigjur thirrjes "ATDHEU NË RREZIK - VENDLINDJA THËRRET" niset për në tokën arbërore dhe radhitet ndër të paret e luftëtareve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Me të ishin: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Xheve e Femi Lladrovci e shumë e shumë patriot të tjerë që nga diaspora do të vinin të futen në zonat e okupuara të Drenicës legjendare aty ku Komandanti legjendar Adem Jashari la amanet duke thënë se: "Kurrë këto troje nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë sllave, kanë qenë dhe do të jenë përjetë e mot shqiptare".
Me 25 Gusht 1998 gjatë një aksioni të guximshëm në Kleçkë ballë për ballë me ushtrinë serbe bie deshmorë për të mos vdekur kurrë.
Me 25 Gusht 2009 në 11 vjetorin e rënies së tij ish-presidenti Fatmir Sejdiu dekoroi Ismet Jasharin me urdhërin "Hero i Kosovës".

ijashari_thmb1.jpg



dokumentation per Ismet Jasharin Komandant kumanova
UQK-ë Komandat Ismet Jashari ,,Kumanova,, - YouTube

keng per Ismet Jasharin
Këng me Qitelia per Ismet jashari - YouTube

manifest ne sllupcanin-heroik per Ismet Jasharin
Kadri Ismajli - Ismet Jashari 2 Maj Sllupcan 2010 - YouTube
 
Ismet Jashari - Komandant Kumanova (1967 - 1998)
kontribut per kosoven e panvarur nga ilirda

Ne kohen e regjimit komunist shume shqiptarë ishin të përndjekur, të burgosur, të torturuar, madje edhe të likuiduar. Shtypja e vazhdueshme mbi popullin shqiptarë do të detyronte popullatën në Kosovë të organizohet në luftë të armatosur kundër regjimit të satrapit Millosheviq.
Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëjë që shumë djem e vajza të radhiten nën emblemën e kësaj ushtrie të lavdishme. Ndër ta ishte edhe Ismet Jashari, djalë i ri dhe shumë modest qe me veprën e tij do t'ia ngritë lavdinë familjes, Orizares, UÇK-së dhe do të bëhet krenaria e Kombit.
U lind me 16 prill 1967 në Orizare (Kumanove-Shkup). Shkollën fillore e kreu në vendlindje për ta vazhduar shkollimin e mesëm në Kumanovë. Si gjimnazist nis të merret me aktivitet patriotik dhe shpejt bie në sy të pushtetit të atëhershëm dhe përjashtohet nga bankat shkollore, por Ismeti shkollimin e vazhdoj në gjimnazin "Skënderbeu" në Preshevë. Gjatë kësaj kohe vazhdimisht përcillet nga organet e sigurimit shtetëror, për çka edhe detyrohet që në gusht të vitit 1988 të migron në Zvicër, ku vazhdon veprimtarinë e tij patriotike me shume shokë të tjerë të idealit.
Në diasporë, nëpër shumë tubime, demonstrata e ndeja nëpër oda Ismeti do të shprehet : "Liria e një populli fitohet vetëm e vetëm me gjak". Këtë dëshirë dhe ideal do ta bëjë realitet. U thotë lamtumire te gjithëve me radhe: gruas, vajzave, farefisit, shokëve dhe miqve, te gjithëve qe i donte dhe e donin duke iu përgjigjur thirrjes "ATDHEU NË RREZIK - VENDLINDJA THËRRET" niset për në tokën arbërore dhe radhitet ndër të paret e luftëtareve të lirisë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Me të ishin: Fatmir Limaj, Haxhi Shala, Xheve e Femi Lladrovci e shumë e shumë patriot të tjerë që nga diaspora do të vinin të futen në zonat e okupuara të Drenicës legjendare aty ku Komandanti legjendar Adem Jashari la amanet duke thënë se: "Kurrë këto troje nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë sllave, kanë qenë dhe do të jenë përjetë e mot shqiptare".
Me 25 Gusht 1998 gjatë një aksioni të guximshëm në Kleçkë ballë për ballë me ushtrinë serbe bie deshmorë për të mos vdekur kurrë.
Me 25 Gusht 2009 në 11 vjetorin e rënies së tij ish-presidenti Fatmir Sejdiu dekoroi Ismet Jasharin me urdhërin "Hero i Kosovës".

ijashari_thmb1.jpg



dokumentation per Ismet Jasharin Komandant kumanova
UQK-ë Komandat Ismet Jashari ,,Kumanova,, - YouTube

keng per Ismet Jasharin
Këng me Qitelia per Ismet jashari - YouTube

manifest ne sllupcanin-heroik per Ismet Jasharin
Kadri Ismajli - Ismet Jashari 2 Maj Sllupcan 2010 - YouTube

Ismet Jashari wurde auch das Gymnasium n'Likov umbenannt n'Kumanov glaub ich auch bin mir aber nicht sicher.
 
Zurück
Oben