F
Fan Noli
Guest
Ein paar hundert leute sind gestern den Aufruf 30 islamischer Organisationen gefolgt und haben vor dem Regierungspräsidium in Prishtina gegen das Kopftuchverbot in Schulen protestiert.
Prishtinë: Protesta për shaminë në shkolla

Organizuar nga një grup prej 30 OJQ-ve të Kosovës, qindra vetë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar ndryshimin e nenit administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë nëpër shkollat publike.
Pas një ore e gjysmë protestë, anëtarë të këshillit drejtues të protestës janë takuar me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilit ia kanë dorëzuar kërkesën e tyre, sipas së cilës institucionet vendore do të kenë 30 ditë afat për shqyrtimin e saj.
Burim Gjigoga, anëtar i Këshillit drejtues të protestës, ka kërkuar heqjen e udhëzimit administrativ 6/2010 me të cilin po u ndalohet vajzave myslimane përdorimi i shamisë në shkollat publike në Kosovës.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovë, ne i bëjmë thirrje institucioneve në përgjithësi se në rrugën drejt integrimit në Unionin Evropian, nuk mund të shkohet më shkelje të Kushtetutës, nuk mund të shkohet me krim të organizuar, nuk mund të shkohet me shkelje të të drejtave të njeriut, nuk mund të shkohet me korrupsion, por mund të shkohet me shami”, ka thënë Gjigoga.
Leonita Islami, nxënëse në shkollën fillore “Hysni Zajmi” Gjakovë, e cila është përjashtuar nga shkolla për shkak të
bartjes së shamisë, ka vlerësuar se shamia paraqet vlerat dhe traditat e fesë islame.“Mbulesa ime dhe e motrave të mija, paraqet vlerat dhe traditat e po këtij populli, ndër shekuj. Shamia është petku i dlirësisë, sinqeritetit dhe vendosmërisë për të kontribuar për këtë shoqëri. Ne fëmijët e këtij populli thirremi në deklarate e përgjithshme në nenin 1, 2, 3, 18 dhe 26 që të lejohemi të vazhdojmë lirshëm shkollimin tonë, pa asnjë presion nga kushdo qoftë ai”, ka thënë Islami.
Protesta ka kaluar pa asnjë incident, dhe protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Protesta të ngjashme ka pasur edhe në të kaluarën, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se nuk mbështet protestat.