Fatmir_Nimanaj
Gesperrt
Kacin: Serbia në BE pa Kosovën
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës është kyç për vazhdimin e eurointegrimeve të Serbisë. Ai thotë se Serbia duhet patjetër të përgjigjet shkurt edhe në pyetjen për sipërfaqen e territorit të saj, dhe në pyetjen për numrin e banorëve. “Unë kam përshtypjen se Serbia dëshiron në Bashkimin Evropian, por pa Kosovën - këtë nuk e dëshiron. Të gjithëve u është e qartë se Kosova sot nuk është e gatshme të bëhet pjesë e BE-së dhe Serbia duhet të vendosë nën të cilat kushte dëshiron të vazhdojë atë rrugë të përafrimit dhe asociimit në BE”, ka thënë Kacin.
“Unë jam raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe këtë që do ta them nuk është provokim. Unë jam përgjegjës vetëm për Serbinë pa Kosovën. Të gjithëve duhet t'u bëhet e qartë se kjo Marrëveshje e stabilizim-asociimit vlen vetëm për këtë Serbi, për të cilën unë jam përgjegjës, nuk vlen për Kosovën”, është shprehur Kacin për “Deutsche Welle” në gjuhën serbe