Lorik
Workaholiker
Sehr gute Meldung. Hatte heute was wegen Rama gelesen, irgendwelche Probleme mit seinem Pass. Ich finde es aber nirgends, weißt du was davon?
Valdet Rama është larguar dje drejt familjes së tij në Gjermani, për shkak të problemeve të reja që i kanë dalë me dokumentet. Futbollisti momentalisht posedon dy pasaporta, atë gjermane dhe pasaportën kosovare. Tani që i duhet të pajiset me pasaportën shqiptare, Rama duhet të heqë dorë nga pasaporta jugosllave, pasi kështu e parashikon ligji gjerman (nuk mund të kesh më shumë se dy nënshtetësi).
Mesfushori 26-vjeçar i Valadolidit pritet ta zgjidhë këtë problem brenda dy ditësh, ndërkohë që FSHF po punon që ta pajisë me pasaportë shqiptare sa më shpejt të jetë e mundur. Kosovari i lindur në Mitrovicë vlerësohet nga trajneri De Biazi si një alternativë e mirë në mesfushë.
“Mendojmë se është një çështje burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt, ndaj lojtari do të rikthehet në grumbullim së shpejti”, – tha menaxheri i përfaqësueses, Denis Bastari.