Aktuelles
  • Herzlich Willkommen im Balkanforum
    Sind Sie neu hier? Dann werden Sie Mitglied in unserer Community.
    Bitte hier registrieren

Kombetarja

Wieso bekommen wir dann wegen nichts Punkte??
Relevanz haben für die Berechnung nur die letzten Vier Jahre und wie stark sie in die Wertung einfließen, hängt ab wie lange das Spiel her ist. Vielleicht hat ein schwaches Spiel von uns von den letzten Qualifikationen an Gewicht verloren. Eventuell hatten wir im Mai 2010 ein Freundschaftsspiel, welches jetzt in der Berechnung nicht berücksichtig wird

- - - Aktualisiert - - -

http://asport.info/tom-syku-ne-ekipin-e-pare-te-udinezes/

Tom Syku der 17 Jährigen in der A-Mannschaft von Udine
 
Nigeriani i Bylisit, Olayinka refuzon shpresat e Shqipërisë – Asport.info

Hat Skender Gega jmd. ins Gehirn geschissen?

Manchmal denke ich mir doch was wir für Versager von Trainer haben?? wehe der wird Nationaltrainer dieser Hund.

Ti Qifsha Robt oh Skender Gega....
das ist nicht das erste mal! Gega wollte für die A-Nationalmannschaft einen Leandro(?) von Aris holen, der selber nie in Albanien gespielt hat. Enttäuschung nach entäuschung...
 
Një brazilian kuqezi. Leonardo i AEK-ut dhe Diogo i Olimpiakosit nën vëzhgim

Shqipëria Shumë shpejt në Kombëtaren shqiptare mund të luajë një futbollist amerikano-latin dhe me shumë gjasa mund të jetë brazilian. Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat konfirmuan për “Panorama Sport” se ka nisur puna intensive për të bindur një futbollist i huaj që luan në kampionatin grek. Burimet tejet të rezervuara pohuan gjithashtu se bëhet fjalë për një lojtar mes dy skuadrave të Olimpiakosit dhe AEK-ut. Fakt është se sot menaxheri i ekipeve kombëtare, Alban Bushi, dhe ndihmësi i De Biazit, Paolo Tramexani, do të jenë në Athinë për të parë derbin mes Olimpiakosit dhe AEK-ut që luhet sonte në mbrëmje. Kujtojmë se në këto skuadra nuk ka asnjë të ri shqiptar që mund të ndiqet nga afër nga pjesëtarët e kombëtares sonë, çka konfirmon se Bushi me Tramexanin po shohin nga afër një lojtar të huaj, por natyrisht jo grek.
Kandidatët Burime pranë FSHF-së konfirmuan për gazetën se lojtari të cilin synon Shqipëria që ta ketë në skuadër është amerikano-latin. Nëse iu hedh një sy listës së futbollistëve të dy skuadrave, vëren se dy amerikano-latinët e vetëm janë brazilianët Diogo i Olimpiakosit dhe Leonardo i AEK-ut. I pari është një sulmues i mirëfilltë, potent dhe agresiv para portës, ndërsa Leonardo është një gjysmësulmues me të dhëna të shkëlqyera teknike dhe fizike. Ky i fundit ka luajtur edhe një sezon me Bushin te Levadhiakosi, por nuk është e sigurt nëse është ai apo Diego. Ndërkaq, ka qenë e pamundur që të kontaktohej me Alban Bushin dje për të marrë detaje të mëtejshme, pasi ish-sulmuesi i Shqipërisë është nisur drejt Greqisë.

LEONARDO
Leonardo Rodrigues Perreira ka lindur më 22 shtator të vitit 1986 në Vila Velha në Brazil. Ai luan si një sulmues i dytë, ose si mesfushor krahu i avancuar. Braziliani që është 173 cm i gjatë e ka nisur karrierën te skuadra e Atletik Paranaense dhe më pas është aktivizuar te Thrasivulos, Levadhiakos dhe aktualisht luan me AEK-un e Athinës. Dy vitet e fundit ka shënuar 20 gola tek AEK-u.

DIOGO
Diogo Luis Santo ka lindur në San Paolo në Brazil më 20 maj të vitit 1987. Është një qendërsulmues i mirëfilltë dhe karrierën e ka nisur te skuadra e Portuguesës. Më pas kaloi tek Olimpiakosi, por u huazua sërish në Brazil te Flamengo dhe Santosi. Këtë vit është rikthyer sërish te skuadra greke e Olimpiakiosit me të cilën ka realizuar 11 gola.

Brazilianët në kombëtare
Nga Eduardo i Kroacisë te Pizeli i Armenisë
Ka disa futbollistë brazilianë në kombëtaret evropiane dhe këtu nuk i referohemi vetëm Portugalisë ku Ronaldo, Deko etj, janë brazilianë të natyralizuar si portugezë. Futbollistë karioka ka edhe atje ku nacionalizmi është realisht i lartë, fjala vjen si Eduardo i Kroacisë. Ish-sulmuesi i Arsenalit mbetet një pikë e fortë e përfaqësueses së drejtuar nga Slaven Biliç. Mbrojtësi Vagner i Bullgarisë është gjithashtu brazilian. Markos Pizeli është një nga pikat më të forta të skuadrës përfaqësueses së Armenisë. Nuk duhet të harrojmë se edhe Amauri është brazilian dhe mori një vit më parë pasaportën italiane.

Problemet e shqiptarëve
Fakti që trajneri De Biazi ka dhënë miratimin që asistenti i tij Tramexani të shkojë edhe të monitorojë një futbollist brazilian që luan në Greqi, është një tregues i qartë se lojtarët që ka në dispozicion nuk e bindin për ta përballuar edicionin kualifikues të Botërorit 2014. Me Berishën, i cili shkëlqen në Australinë e largët, me Salihin që u transferua në Amerikë, me Kapllanin që luan fare pak tek Augsburgu dhe me Bogdanin që në prill mbush 35 vjeç, De Biazi duket se është detyruar që të përdorë kartën e shqiptarizimit të talenteve të vendeve të tjera. Një ide, që me sa duket ka gjetur edhe mbështetjen e FSHF-së.

Vila e Lila
Menaxheri i ekipeve kombëtare, Alban Bushi, dhe zv.trajneri i përfaqësueses shqiptare, Paolo Tramexani, do të ndjekin nga afër edhe ndeshjen e së shtunës mes Panioniosit dhe Pas Janinës ku nën vëzhgim do të jetë mesfushori Emilajo Vila. Ata nuk do të mund ta shohin dot Lilën, pasi ky i fundit është i pezulluar prej kartonit të kuq që mori javën e shkuar.

TIFOZËT E DUAN TITULLAR ROSHIN
Odise Roshi duhet të luajë titullar te skuadra e Këlnit. Ky është përfundimi i një sondazhi që ka bërë dje radio lokale e Këlnit. Në këtë sondazh 67% e votuesve kanë qenë të mendimit se talenti shqiptar që shënoi golin e fitores javën e shkuar kundër Kaizerslauternit duhet të luajë që nga fillimi i lojës. 33% e votuesve kanë votuar kundër idesë që shqiptari të jetë titullar, pasi është në një moshë shumë të re.
JETMIR HALILAJ



Burimi: Një brazilian kuqezi. Leonardo i AEK-ut dhe Diogo i Olimpiakosit nën vëzhgim
 
Qifsha bushin e nones, mos ja qini nonen me perzi kombetaren me te huaj, se nuk kqyret mo asnje loj.

- - - Aktualisiert - - -

Kombetarja esht i vetmi Element ku bashkohen te gjith trojet shqiptare.
 
Zurück
Oben