VoxPopuli
Dardania
Taulanti bëhet kuqezi, sfidon Granitin!
Do të ketë një përballje vëllezërish së shpejti. Granit Xhaka Taulant vs Taulant Xhaka. Më 7 qershor, Shqipëria do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në kualifikimet për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Shqipëria në “Qemail Stafa” të Tiranës ndeshet me Norvegjinë dhe duke pasur parasysh listën që po planifikon ta bëjë trajneri i kombëtares Gianni De Biassi, mund të thuhet se Norvegjia në Tiranë, do të ketë kundërshtar një super kombëtare, e cila në radhët e saj do të ketë hiq më pak se 15 futbollistë kosovarë.
Emri i fundit është ai i Taulant Xhakës, që sipas disa burimeve të gazetës pritet të jetë përforcimi i fundit i ushtrisë kuqezi të De Biassit. Paraqitja e tij në kombëtare pritet të sjellë së shpetji edhe duelin e dy vllezërve në tabore të ndryshme, atë të Shqipërisë dhe Zvicrës. “Taulant Xhaka i ka thënë po ftesë së kombëtares dhe pritet të ftohet për ndeshjen me Norvegjinë, pas kontakteve që kanë pasur ai dhe zyrtarët e federatës shqiptare. Procedurat e nevojshme tashmë kanë filluar dhe ai pritet të jetë i grumbulluar me kombëtaren me 29 maj”, thotë burimi i gazetës.
Kjo vetëm sa tregon se De Biassi ka besim të plotë në kosovarët drejt ëndrrës shqiptare për të qenë pjesë e një evenimenti të madh të futbollit, si botërori. Pra përveq Taulantit, Valdet Ramës, që pritet të debutojë në një ndeshje kualifikuese me Shqipërinë, në këtë përballje emra të rinj janë Vullnet Basha, Azdren Llullaku e Ilir Berisha. Zyrtarët e FSHF-s kanë konfirmuar se tashmë ka nisur proceduar e nevojshme për pajisje me pasaportë shqiptare të këtyre lojtarëve, derisa kanë thënë se në procedurë paksa më të përshpejtuar është ajo Berishës, i cili edhe shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar në qendër të mbrojtjes, Lorik Canën.
Aktualisht pjesë e kombëtares janë lojtarët Etrit Berisha, Samir Ujkani, Armend Dallku. Debatik Curri, Mërgim Mavraj, Alban Meha, Lorik Cana, Ahmed Jonuzi, Burim Kukeli, ndërsa nën vëzhgim janë edhe Agon Mehmeti, Amir Abrashi, Flamur Kastrati, Alban Bunjaku, Ilir Azemin, Shkodran Mustafi e Loret Sadiku. Se kush do të jetë saktë pjesë e asaj liste do të shihet më 29 qershor kur kombëtarja pritet të jetë e plotë në grumbullimin e saj, aktualisht me kombëtaren po stërvitin vetëm lojtarët e kampionatit shqiptar, pasi që atje ka përfunduar gara dhe guxojnë të pauzojnë shumë.
Për njohësin e futbollit kosovar, Muharrem Sahiti, afrimi i kaq shumë lojtarëve në kombëtare është një sinjal i mirë për futbollin kosovar dhe se ne si vend mund të mburremi me kaq shumë lojtarë që kemi. “Padyshim është mjaft pozitive dhe një sinjal i mirë që ky vend ka futbollistë shqiptarë. Tash po e shohim që jo vetëm kombëtarja e Shqipërisë është e interesuar për futbollistë kosovarë. Këto ditë e pamë edhe njërën ndër skuadrat më të mëdha në Evropë, Borussia Dortmund që kërkon talentet e Prishtinës. Pra kjo është e mirë për futbollin tonë dhe se edhe Kosova kur të pranohet nuk do të ketë telashe për ta krijuar një kombëtare të fortë”, tha Sahiti. Kombëtarja shqiptare do të blindohet në bazën e saj në “Tropical” të Durrësit, ku do të mblidhet prej datës 29 maj e deri më 7 qershor, në ditën e zhvillimit të ndeshjes ndaj “vikingëve”.
Zeri.info | Taulanti bëhet kuqezi, sfidon Granitin!
Sie haben keine Berechtigung Anhänge anzusehen. Anhänge sind ausgeblendet.

Anhänge